Magazinë

Sot lansohet sezoni i dytë i serialit ‘Squid Game’

Published

on

Sezoni i dytë i “Squid Game” do të lansohet sot në platformën Netflix. Sezoni i parë i dramës jugkoreane u bë fenomen.

Arriti rekorde duke u bërë seriali më i ndjekur në historinë e Netflixit kur u lansua më 17 shator 2021 dhe vazhdon ta mbajë këtë primat.

I shkruar fillimisht si skenar filmi në vitin 2008, “Squid Game” u refuzua nga kompani të shumta produksioni koreano-jugore, përpara se të merrej nga Netflixi 10 vjet më vonë si pjesë e strategjisë për të zgjeruar programet e huaja.

Kjo doli të jetë lëvizje e mençur nga Netflixi që ka përfituar qindra miliona euro deri tash nga ky serial.

Magazinë

Çifti Michelle-Barack Obama u përfolën për divorc, si qëndron e vërteta?

Published

on

Michelle Obama duket se prej kohësh është në qendër të thashethemeve, por në fund të ditës nuk ka asgjë të vërtetë.

U përfol se çifti po shkon drejt divorcit, kjo pasi Michelle mungoi në funeralin e Jimmy Carter, ish-president i SHBA-së dhe më pas, në shpalljen e Donald Trump për të dytën herë si presidenti aktual i SHBA.

Në të dyja këto raste, Barack mori pjesë vetëm dhe zërat u shtuan. Çifti zgjodhi të mos i adresonte, derisa Michelle vendosi t’u jepte fund në podkastin e Sophia Bush, “Work in Progress”.

Ajo shpjegoi se po merret me veten e bën zgjedhjet personale, që i shtyjnë njerëzit të mendojnë se ka problem në martesën e çiftit.

“Kjo është ajo me të cilën përballemi si gra, frika se mos zhgënjejmë të tjerët,” tha Michelle Obama, duke vijuar: “Deri në atë pikë sa këtë vit njerëzit nuk mund ta konceptonin që po bëja një zgjedhje për veten. Duhej të supozonin që unë dhe bashkëshorti po divorcohemi. Nuk mund të ishte thjesht opsioni që një grua e rritur që po merrte një sërë vendimesh për veten? Kjo është ajo që shoqëria shkakton e nisim të mendojmë: “Çfarë jam unë? Ç’po bëj? Pse po e bëj?” Dhe nëse nuk përputhet me steriotipin që njerëzit mendojnë se duhet të ndjekin, atëherë etiketohet si diçka negative apo edhe e tmerrshme”.

Obama, ndonëse nuk e specifikoi, la të nënkuptohet se mungesa në funeralin e Carter apo në eventin e shpalljes së Trump si president, janë vendime që i ka marrë në të mirë të vetes. Michelle nuk është figurë politike, nuk i pëlqen, madje Barack pranoi se ndihet në “një borxh të madh” karshi së shoqes, pasi e ka përfshirë në angazhime intensive në lidhje me politikën.

Michelle u shpreh se po përjeton çlirim, më parë përdorte justifikime të ndryshme për të refuzuar ftesa. Tanimë, ajo nuk thotë më: “Duhet të sigurohem që vajzat janë mirë”; “Bashkëshorti im është president dhe unë s’mund ta bëj këtë”, por është e lirë të marrë vendime për veten.

“Tani, e di, nuk mund t’ia atribuoj vendimet apo pavendosmërinë time askujt tjetër përveç vetes,” shpjegoi Michelle. “Mendoj se, nëse do të isha e sinqertë me veten, do të kisha mundur t’i bëja shumë prej këtyre zgjedhjeve vite më parë. Por nuk ia kisha dhënë vetes atë liri.”

Pra, asgjë për t’u shqetësuar! Michelle nuk do të jetë prezente në këto evente dhe zgjedh të mos jetë!

Le të shërbejë ky si një mësim për ty që u thua “po” ftesave se nuk e ke ende në fjalor fjalën “jo”.

Continue Reading

Magazinë

Kina kufizon importet e Hollywoodit në përgjigje të tarifave amerikane

Published

on

Kina, tregu i dytë më i madh i filmit në botë, thotë se do të kufizojë menjëherë importet e filmave të rinj të Hollywood në hakmarrje për tarifat e Donald Trump.

“Ne do të ndjekim rregullat e tregut, do të respektojmë zgjedhjet e audiencës dhe do të zvogëlojmë në mënyrë të moderuar numrin e filmave amerikanë të importuar”, tha Administrata Kombëtare e Filmit e Kinës në faqen e saj të internetit, shkruan Sky News.

Kufizimet mbërrijnë përpara fillimit të biletave të verës, me publikime të tilla të mëdha si Mission Impossible — The Final Reckoning, Superman dhe The Fantastic Four të gjitha që vijnë në ekrane.

Pekini ka importuar çdo vit 10 filma të Hollywoodit që nga 1994, por ndërkohë që filmat e hershëm si Titaniku dhe Avatari i bënë Leonardo DiCaprio dhe James Cameron emra të njohur në Kinë, filmat vendas kanë tejkaluar gjithnjë e më shumë ofertat amerikane kohët e fundit.

Filmat amerikanë përbëjnë vetëm 5% të të ardhurave të përgjithshme të arkëtimeve në tregun e Kinës, ndërsa më pak se 10% e të ardhurave bruto globale të filmave amerikanë vijnë nga Kina.

Eksperti i medias dhe eksperti i filmit Chris Fenton tha se masa ishte një “mënyrë super e profilit të lartë për të bërë një deklaratë hakmarrjeje me pothuajse zero negative për Kinën”.

Continue Reading

Magazinë

“Beatles” dhe historia e 10 prillit 1970, dita fatalje e ndarjes

Published

on

Ata thyen miliona zemra kur u ndanë në fillim të viteve 1970, por, gjysmë shekulli më vonë, ”Beatles” nuk kanë humbur asnjë nga popullariteti i  tyre dhe ende mbizotërojnë skenën botërore të muzikës pop.

10 prill 1970, dita fatale e ndarjes. Paul McCartney njoftoi se “Fab Four” nuk do të regjistronin më asgjë së bashku.

“Beatles” konsiderohen aventura më përrallore e shekullit XX, askush nuk mund të parashikonte se një sukses i tillë i jashtëzakonshëm do të vazhdonte edhe në shekullin tjetër.

“50 vjet pas ndarjes së tyre, ‘Beatles’ mbeten artistikisht të patejkalueshëm dhe shtyjnë krijuesit të shtyjnë kufijtë”, nënvizon autori i librit “Beatles: All these years”.

10 prilli i vitit 1970 shënohet përgjithmonë me rreth të zi për ithtarët e grupit: atë ditë u shfaq një intervistë me Paul-in, ku ai tha se ”Beatles” do të ndalnin së punuari së bashku, pak para lëshimit të albumit të tij të parë solo.

Pa arritur aq larg sa të njoftojë përfundimin, Paul, i pyetur në lidhje me rifillimin e bashkëpunimit me John Lennon-in, u përgjigj thatë “jo”.

“McCartney prishet me ‘Beatles-at”, ishte titulli i ”New York Times”.

Prishja e lidhjeve të tyre të biznesit pak më vonë, në një gjykatë britanike, vulosi përfundimisht edhe ndarjen e tyre.

Continue Reading

Magazinë

Justin Bieber shpërthen ndaj paparacëve: Nuk pyesni për njerëzit, vetëm para doni

Published

on

Justin Bieber u përplas me fotografët që po e ndiqnin ndërsa ishte jashtë në Palm Springs dhe iu afrua njërit prej tyre duke i thënë që të largohej.

Në një video të shpërndarë nga TMZ, këngëtari shihet menjëherë duke mbuluar fytyrën kur ka vënë re fotografët duke e fotografuar.

Mirëmëngjes”, i tha një fotograf Bieber, i cili u përgjigj: “Jo! Nuk është një mëngjes i mirë! Ti tashmë e di. Pse je këtu?”.

Më pas, ylli i muzikës pop shkoi te fotografët dhe bëri me shenjë se ata thjesht “donin para” dhe vazhdonte të përsëriste: “Para, para, para, para, para”.

“Ik vëlla. Para, vetëm kaq do. Nuk të interesojnë njerëzit”, bërtiti Bieber ndërsa mbulonte telefonat e njërit prej fotografëve për t’i penguar ata ta xhironin.

Më pas Bieber u tha të largoheshin. Ai u shfaq i çuditshëm – me një triko të tërhequr mbi njërin krah dhe një palë pantallona të gjera poshtë me të brendshmet e tij që dukeshin jashtë.

Shpërthimi i Justin Bieber vjen pas një sërë publikimesh shqetësuese nga këngëtari, me zëdhënësin e tij që më parë mohoi thashethemet për abuzimin e tij të dyshuar të drogës, duke i quajtur akuza të tilla të dëmshme.

Njëkohësisht këngëtari ka vazhduar me mesazhe të çuditshme në rrjetet sociale, ndërsa së fundmi ka shkaktuar shqetësim gjatë një transmetimi live në Instagram ku është shfaqur gjysmë i zhveshur.

Continue Reading

Të kërkuara