Lajmet

Sot ditë zie në Shqipëri

Published

on

Qeveria e Shqipërisë ka shpallur 2 shtatorin ditë zie kombëtare në nderim të Dhimitër Anagnostit, një prej figurave më të shquara të artit dhe kulturës shqiptare.

Sipas njoftimit të Agjencisë për Media dhe Informim, gjatë ditës në të gjithë vendin flamujt do të ulen në gjysmështizë, ndërsa institucionet shtetërore kanë organizuar homazhe për të nderuar kontributin e tij.

Anagnosti u nda nga jeta të hënën, në moshën 89-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur në kinemanë shqiptare. Ai konsiderohet një nga ikonat më të mëdha të filmit.

Anagnosti u diplomua në Moskë më 1960 dhe që në fillim të karrierës u dallua me filmin “Njeriu kurrë nuk vdes”, i vlerësuar me Çmimin e Parë në Festivalin Botëror të Shkollave të Kinemasë në Holandë.

Gjatë katër dekadave krijimtarie ai realizoi 14 filma artistikë dhe 10 dokumentarë, duke hyrë në historinë e artit shqiptar me vepra të pavdekshme.

“Komisari i dritës”, “Duel i heshtur”, “Lulëkuqet mbi mure”, “Kthimi i ushtrisë së vdekur”, “Përrallë nga e kaluara”, “Gurët e shtëpisë sime”, “Cuca e maleve”, “Malet me blerim mbuluar” dhe “Gjoleka, djali i Abazit”, janë disa prej veprave të tij. Shumë prej tyre u shfaqën në festivale ndërkombëtare dhe u vlerësuan me çmime.

Për artin e tij të rrallë Anagnosti u nderua me titullin “Artist i Popullit” dhe me kupën e karrierës në Festivalin e 10-të të Filmit Shqiptar. Përveç kinemasë, ai dha kontribut edhe në politikë si deputet dhe ministër i Kulturës në fillim të viteve ‘90. Ishte gjithashtu ideator i fondacionit “Fan Noli” dhe autor i dramës “Nata e trokitjeve në xham”.

Dhimitër Anagnosti ishte i martuar me aktoren Roza Anagnosti, duke krijuar një nga çiftet më të dashura të skenës shqiptare. Emri dhe filmat e tij do të mbeten përjetësisht pjesë e identitetit kulturor shqiptar./D.B/EO

Lajmet

Zbulim i ri arkeologjik në Spanjë: Një dhomë romake mendohet të ketë qenë bibliotekë e lashtë

Published

on

Një zbulim i ri arkeologjik në kompleksin romak Fuente Álamo, në Kordobë të Spanjës, mund të ndryshojë mënyrën se si kuptohet historia e këtij vendbanimi antik.

Sipas një studimi të publikuar në Journal of Mediterranean Archaeology, një dhomë që më parë besohej se ishte një faltore kushtuar perëndisë Mithra, mund të ketë shërbyer si bibliotekë romake.

Studiuesit nga universitetet e Kordobës dhe Granadës kanë arritur në përfundimin se Dhoma 10 është rimodeluar në shekullin e IV pas Krishtit dhe mund të jetë protobiblioteka më e vjetër e zbuluar deri më sot në Gadishullin Iberik, si dhe biblioteka më perëndimore e njohur në Perandorinë Romake.

Analizat arkitekturore kanë zbuluar elemente tipike të bibliotekave romake, përfshirë një absidë, kamare për ruajtjen e dorëshkrimeve, podium dhe hapësira që mund të kenë shërbyer për punë ose magazinim.

Nëse konfirmohet përfundimisht, kjo bibliotekë do të përbënte një nga zbulimet më të rëndësishme për studimin e jetës kulturore dhe intelektuale në Perandorinë Romake./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Sulm ndaj zyrtarëve policorë në Rahovec, një person dërgohet në mbajtje

Published

on

Në Rahovec është arrestuar një person pasi dyshohet se, së bashku me familjarët e tij, ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë gjatë një intervenimi.

Sipas Policisë, të dyshuarit nuk i kanë respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë dhe më pas kanë ndërmarrë sulm fizik ndaj tyre.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti po hetohet./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Inspektim në 65 auto-parkingje në Prishtinë, evidentohen shkelje tatimore

Published

on

Njësitë policore të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës dhe Prokurorinë e Shtetit, kanë realizuar një aksion inspektimi në 65 auto-parkingje në rajonin e Prishtinës.

Gjatë kontrolleve janë evidentuar shkelje të ndryshme, të cilat do të trajtohen nga institucionet përkatëse në përputhje me kompetencat ligjore.

Aksioni është zhvilluar në kuadër të luftimit të shmangies nga tatimi dhe respektimit të obligimeve ligjore nga bizneset./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Lipjan për ngacmim seksual

Published

on

Në Lipjan është arrestuar një person pasi dyshohet se në vazhdimësi ka ngacmuar një grua.

Sipas Policisë, rasti është raportuar më 29 korrik 2026, ndërsa pas konsultimit me prokurorin dhe inicimit të rastit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti po hetohet./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara