Sport

Sot dita e Akil e Nora Gjakovës dhe Donjeta Sadikut në “Paris 2024”

Published

on

Sot në Lojërat Olimpike të Parisit 2024, Akil dhe Nora Gjakova nga Gjakova do përballen me konkurrencë të fortë në garat e xhudos. Akil Gjakova do të fillojë sfidën në kategorinë e tij të peshës në orën 10:00, ndërsa Nora Gjakova do të garojë më vonë, deri në ora 14:00. 

Po ashtu, një tjetër sportiste e Kosovës, Donjeta Sadiku, do të ngjitet në ring në disiplinën e boksit. Donjeta ka triumfuar në ndeshjen e saj të parë, duke treguar aftësi të jashtëzakonshme dhe vendosmëri të madhe. Garën e saj do të mund ta ndiqni në orën 20:00, që po pritet me shumë interes dhe mbështetje nga tifozët.

Në ditën e djeshme, Distria Krasniqi i solli Kosovës një medalje të argjendtë në xhudo, duke ngritur shumë krenari dhe gëzim në vendlindje për suksesin e saj të shkëlqyer në arenën ndërkombëtare.

Ky është një moment i rëndësishëm për sportin kosovar, me shpresën dhe emocionin që rritet me secilën përballje të sportistëve tanë në Lojërat Olimpike të Parisit 2024./UBTnews/

Lajmet

​Dybala mungon një muaj

Published

on

Sulmuesi argjentinas Paulo Dybala do të mungojë të paktën për një muaj pas dëmtimit muskulor që pësoi në ndeshjen kundër Milanit të dielën.

Sipas Sky Sport Italia, ekzaminimet mjekësore kanë zbuluar një dëmtim të shkallës në bicepsin femoris të majtë. “La Gazzetta dello Sport” shkruan se ai do të humbasë pesë ndeshjet e ardhshme të Romës.

Dybala pritet të mungojë në takimet kundër Rangers, Udinese, Cremonese, Midtjylland dhe, me shumë mundësi, Napoli.

Trajneri Gian Piero Gasperini shpreson ta ketë sulmuesin gati më 30 nëntor kundër Napolit, por rikthimi i tij duket më i mundshëm në ndeshjen ndaj Cagliarit më 7 dhjetor./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Ermal Krasniqi përfshihet në formacionin e javës në Poloni

Published

on

Si çdo javë në ligat evropiane publikohen formacionet e javës, ku në elitën e futbollit polak, “Ekstraklasa” u publikua 11-shja më e mirë e cila përmban një futbollist kosovar.

Ai është Ermal Krasniqi, i cili ka shkëlqyer këtë javë me Legia Varshavën duke shënuar edhe gol ndaj Widzew Lodz, skuadër kjo në të cilin luajnë lojtarë shqiptarë.

Krasniqi u vlerësua me notën 8.3 nga faqja e njohur e statistikave, “Sofascore”./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Ancelotti nuk e fton Neymarin te Brazili

Published

on

Pas disa javësh mungesë për shkak të një dëmtimi muskulor, Neymar u rikthye fundjavën e kaluar në fushë me fanellën e Santos, por rikthimi i tij në Kombëtaren braziliane do të duhet të presë edhe pak.

Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, ka publikuar listën e lojtarëve për miqësoret e këtij muaji, ku “Seleção” do të zhvillojë dy ndeshje në Evropë, më 15 nëntor ndaj Senegalit në Angli dhe më 18 nëntor ndaj Tunizisë në Francë.

Në këtë listë mungon emri i Neymarit, duke shtyrë sërish rikthimin e tij në fanellën e Brazilit. Ancelotti e justifikoi vendimin me gjendjen fizike të lojtarit, duke theksuar:

“Nuk kam folur sërish me Neymarin. Do të shohim kur të jetë gati për t’u rikthyer. Dua që ai të jetë 100% para se të bashkohet me ekipin.”, tha ai.

Ylli i Santos kishte pësuar një dëmtim në kofshën e djathtë në mes të shtatorit, që e mbajti jashtë për shtatë ndeshje. Ai u rikthye në fundjavë në ndeshjen ndaj Fortalezës, duke luajtur për 23 minuta, por duket se stafi teknik nuk dëshiron të rrezikojë.

Në mungesë të tij, Ancelotti ka zgjedhur të besojë tek brezi i ri i talenteve brazilianë, me emra si Vinicius Jr, Rodrygo, Richarlison, Matheus Cunha dhe João Pedro, ndërsa përfshihen gjithashtu edhe Estêvão i Chelseat, Luiz Henrique i Zenit dhe Vitor Roque, që po shkëlqen me Palmeiras.

Trajneri italian shtoi se lista për Botërorin 2026 është tashmë thuajse e përfunduar.

“Kemi 17 ose 18 lojtarë të sigurt në formacion. Në mars do të kemi një tjetër test të rëndësishëm dhe ajo listë do t’i ngjajë shumë asaj përfundimtare.”, shtoi ai.

Lista e Brazilit për ndeshjet e nëntorit vijon:

Portierë: Bento, Ederson, Hugo Souza

Mbrojtës: Alex Sandro, Caio Henrique, Danilo, Éder Militão, Fabricio Bruno, Gabriel Magalhães, Luciano Juba, Marquinhos, Paulo Henrique, Wesley

Mesfushorë: Andrey Santos, Bruno Guimarães, Casemiro, Fabinho, Lucas Paquetá

Sulmues: Estêvão, João Pedro, Luiz Henrique, Matheus Cunha, Richarlison, Rodrygo, Vinicius Jr, Vitor Roque. /S.K/KP/Tch/

Continue Reading

Lajmet

​Xhaka dëshmon edhe njëherë rolin që ka për Sunderlandin duke barazuar rezultatin me Evertonin

Published

on

Sunderland vazhdoi formën e mirë në shtëpi duke barazuar 1-1 me Evertonin në Stadium of Light, dhe mbeti i pamposhtur në terrenin e vet këtë sezon në Premier League.

Skuadra e David Moyes kaloi në epërsi pas 15 minutash me golin e Iliman Ndiaye, pas një aksioni të shpejtë kundër mbrojtjes vendase. Everton pati edhe disa raste të tjera për të dyfishuar avantazhin, përfshirë një goditje të shtyllës nga Jack Grealish.

Megjithatë, Sunderland reagoi fuqishëm dhe barazoi rezultatin menjëherë në fillim të pjesës së dytë.

Granit Xhaka shënoi nga distanca pas një asistimi të Enzo Le Fee, me topin që u devijua nga James Tarkoëski dhe përfundoi në rrjetë.

Edhe pse vendasit kërkuan fitoren deri në fund, barazimi mjaftoi që ata të ngjiten në katër vendet e para në tabelë. Nga ana tjetër, Everton mbetet me vetëm një fitore në tetë ndeshjet e fundit në të gjitha garat./S.K./KP/

 

Continue Reading

Të kërkuara