Sport

Sonte xhiroja e 16-të në Premier Ligën Angleze

Published

on

Premier Liga angleze rikthehet sot me disa ndeshje interesante në kuadër të xhiros së 16.

Arsenal është mysafir i skuadrës së Brighton. “Topçinjtë” do të tentojnë të vazhdojnë serinë e fitoreve, ku ndeshjen e kaluar mposhtën rivalët londinez Chelsean, dhe sot mund ta vazhdojnë me një fitore e cila do t’i lëvizte ata nga pozita e 15 në të 12-tën.

Përballja më interesante do të jetë mes Manchester United dhe Wolverhampton Wanderers. Pas 14 xhirosh, “Djajtë e Kuq” kanë regjistruar tetë fitore, tre barazime dhe tre humbje, kështu duke u pozicionuar në vendin e katërt me gjithsej 27 pikë. Në anën tjetër, Wolves pas 15 ndeshjeve, qëndrojnë në pozitën e 11, me gjashtë fitore, tre barazime dhe gjashtë humbje, ku kanë arkëtuar 21 pikë.

Programin e plotë të ndeshjeve në Premier Ligën angleze e gjeni të bashkangjitur më poshtë.

19:00 | Brighton – Arsenal | Stadiumi: American Express Community

19:00 | Burnley – Sheffield United | Stadiumi: Turf Moor

19:00 | Southampton – West Ham United | Stadiumi: St Mary’s

19:00 | West Brom – Leeds United | Stadiumi: West Bromwich Albion Football Club

21:00 | Manchester United – Wolverhampton Wanderers | Stadiumi: Old Trafford

Lajmet

Interi fiton në udhëtim te Genoa dhe rikthehet në krye të tabelës

Published

on

Inter u ngjit në krye të tabelës së Serie A falë golave të Yann Bisseck dhe Lautaro Martinez, duke i dhënë Genoas humbjen e parë nën drejtimin e Daniele De Rossit.

Inter kaloi në avantazh kur Lautaro Martinez mbajti topin në vijën e fundit dhe gjeti Yann Bisseckun, i cili me një goditje të ulët e dërgoi topin në këndin e poshtëm të afërt.

Avantazhi u dyfishua kur Nicolò Barella i pasoi Carlos Augustos në të majtë, ai shërbeu për Lautaro Martinez, i cili e dërgoi topin me këmbën e majtë në këndin e poshtëm të largët.

Genoa ngushtoi diferencën me Vitinha, i cili mori një top nga Aaron Martin, e luajti me thembër për të shmangur dy mbrojtës të Interit, ndërsa më pas kaloi Yann Sommerin dhe shënoi në portën bosh.

Interi me këtë fitore shkon në kuotën e 33 pikëve, një më shumë se Milani në pozitën e dytë, dhe dy më shumë se Napoli në pozitën e tretë./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Laporta i Barcelonës dëshmon para gjykatës

Published

on

Presidenti i FC Barcelona, Joan Laporta, është thirrur sot si dëshmitar në hetimet për “Rastin Negreira”, që heton pagesat e klubit ndaj ish-nënkryetarit të Komitetit Teknik të Arbitrave, José María Enríquez Negreira, dhe kompanive të tij.

Laporta do të japë dëshminë e tij si dëshmitar, pasi hetimi për periudhën kur ai ishte president (2003-2010) është mbyllur për shkak të afateve ligjore. Gjyqtarja do t’i drejtojë pyetje mbi arsyet dhe rritjen e pagesave gjatë asaj periudhe.

Deklarimi i tij para gjyqtares Alejandra Gil ka filluar që në orën 11:30 në Ciutat de la Justícia në Barcelonë.

Hetimi lidhet me pagesa prej mbi 8 milionë eurosh që Barcelona ka bërë gjatë viteve 2001–2018, të cilat prokuroria i dyshon. FC Barcelona ka pohuar se pagesat ishin për raporte teknike lidhur me arbitrimin.

Deklarime të rëndësishme kërkohen nga Laporta për të sqaruar arsyet e vendosjes së këtyre pagesave dhe rolin e tij në vendimet e bëra atëherë.

Përveç Laportas, trajnerët e mëparshëm të Barcelonës, Luis Enrique dhe Ernesto Valverde, janë gjithashtu të thirrur për të dëshmuar. Hetimi, i nisur pas një padie të prokurorisë në mars 2023, shqyrton nëse pagesat i korrespondojnë shërbimeve të pretenduara dhe nëse ka pasur ndikim arbitral në ndeshjet e klubit.

Continue Reading

Lajmet

Modric: Milan është klubi më i madh italian, po shijoj çdo moment

Published

on

Ylli kroat i Milan, Luka Modric, po përjeton një fillim fantastik në San Siro dhe e ka shprehur entuziazmin e tij për jetën dhe futbollin në Milano.

40-vjeçari, fitues i Topit të Artë 2018, iu bashkua Rossonerëve si agjent i lirë nga Real Madrid gjatë verës dhe ka startuar 14 ndeshje radhazi në Serie A.

“Ndjehem mirë, fizikisht dhe mendërisht, dhe po shijoj atë që bëj. Dua të vazhdoj kështu sepse po argëtohem,” tha Modric për Gazzetta dello Sport.

Milan aktualisht është në krye të tabelës së Serie A, së bashku me Napoli, edhe pse nuk marrin pjesë në garat europiane këtë sezon. Modric theksoi vështirësitë e kampionatit Italian./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Investim 5.8 milionë euro për kompleksin modern të xhudos

Published

on

Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka njoftuar nisjen e investimit për një kompleks modern sportiv në kuadër të përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare.

Ai ka bërë të ditur se është nënshkruar kontrata prej rreth 5.8 milionë eurosh për ndërtimin e Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë, qendra e parë ndërkombëtare e trajnimeve në Kosovë.

“Xhudistët tanë medalistë olimpikë e meritojnë më të mirën,” ka thënë Çeku, duke theksuar se ky projekt është një falënderim për Dritonin, Majlindën, Agronin dhe të gjithë kampionët që e kanë ngritur lart emrin e vendit.

Qendra e re do të përfshijë sallë sportive, hapësira moderne për fitness, pishinë për rigjenerim dhe trajnim, ambiente për akomodim të sportistëve dhe stafit, si dhe hapësira për kujdes mjekësor dhe funksion teknik ditor.

Sipas ministrit, punimet pritet të fillojnë shumë shpejt dhe përbëjnë një investim që i shërben sportit, sportistëve dhe imazhit të vendit./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara