Sport

Sonte finalja e Ligës së Kampionëve – Paris Saint-Germain dhe Bayern Munih

Published

on

Futbollistët e Paris Saint-Germain dhe Bayern Munih do të luajnë në finalen e Ligës së Kampionëve sonte duke filluar nga ora 21.00.

Të dy skuadrat janë në gjendje të shkëlqyeshme dhe pa dyshim, një duel interesant na pret në Lisbonë.

Parisienët eliminuan Dortmundin, Atalanta dhe Leipzig deri në finale, ndërsa klubi i Munihut ishte më i mirë se Chelsea, Barcelona dhe Lyon.

Bayern dukej veçanërisht bindës, sidomos në duelin me Barcelonën, të cilën e mposhtën me rezultat të thellë 8:2. Sidoqoftë, ata treguan dobësi në mbrojtjen kundër Lyonit, dhe PSG me siguri do të përpiqet ta shfrytëzojë këtë.

Ndërkohë janë publikuar formacionet me të cilat skuadrat do të nisin betejën për titullin e më të mirit në Evropë:

PSG: Navas – Kehrer, Bernat, Silva, Kimpbembe – Marquinhos, Paredes, Herrera – Di Maria, Neymar, Mbappe.

Bayern: Neuer – Davis, Alaba, Boateng, Kimmich – Thiago, Goretzka, Muller, Coman, Gnabry – Lewandowski.

Sport

Dhunë para duelit Gjeorgji-Shqipëri, tifozi ‘kuqezi’ përfundon në spital

Published

on

Tifozët e Gjeorgjisë kanë treguar një qëndrim agresiv para ndeshjes së sotme me Shqipërinë, duke sulmuar një tifoz shqiptar në Tbilisi mbrëmjen e djeshme. Si pasojë e goditjeve të marra, tifozi shqiptar është dërguar në spital për trajtim.

Tensionet mes tifozëve kanë qenë të pranishme, duke u rritur pas ndeshjes së kaluar në “Air Albania” në shtator, ku tifozët gjeorgjianë shprehën pakënaqësitë e tyre për atmosferën e krijuar, përfshirë vërshëllimat ndaj himnit të Gjeorgjisë. Kjo ngjarje duket se ka nxitur reagimin e ashpër të tifozëve vendas.

Ndeshja e sotme, e cila zhvillohet në stadiumin e Tbilisit, nis në orën 18:00, dhe pritet të ketë rreth 500 tifozë shqiptarë që do ta mbështesin Kombëtaren. Shqipëria ndodhet tre pikë më pak në renditje se Gjeorgjia, duke e bërë këtë ndeshje edhe më të rëndësishme për të dyja ekipet në kuadër të Ligës së Kombeve.

Përveç tensioneve të natyrshme mes tifozëve, autoritetet lokale janë të vëmendshme për të parandaluar ndodhi të tjera të dhunshme gjatë ndeshjes. Situata mbetet e ndjeshme dhe tifozët inkurajohen të ruajnë qetësinë për të siguruar një atmosferë sportive./UBTNews/

Continue Reading

Sport

Zhegrova: Unë nuk e ndjejë presionin, nesër japim maksimumin

Published

on

By

Sulmuesi i krahut te Kosova, Edon Zhegrova ka premtuar se ndaj Qipros do të jap maksimumin që Kosova të marrë një fitore të re pas asaj ndaj Lituanisë.

Ai në konferencë për media deklaroi se humbja nga Rumania në “Fadil Vokrri” ishte një episod jo i mirë, por që ka shërbyer për të mësuar nga gabimet e asaj ndeshje.

Jo, presion nuk kam. Ndaj Rumanisë kemi luajtur mirë por është dashur të bëhet më shumë. Për ndeshjen e nesërme jemi gati dhe do të japim maksimumin për ta marrë një fitore të re”, tha Zhegrova.

Kosova dhe Qipro përballen nesër në “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45.

Continue Reading

Sport

FIFA projekton një ndryshim të madh rregullash

Published

on

FIFA ka njoftuar se një dialog do të hapet me pikëpamjet për të bërë disa ndryshime në tregun e transferimeve, pas një vendimi që mori Gjykata Evropiane e Drejtësisë.

Në vitin 2014, ish-mesfushori i Real Madridit, Lassana Diarra, në mënyrë të njëanshme e kishte shkëputur kontratën e tij me Lokomotivën e Moskës, por ishte ndaluar nga FIFA që të nënshkruante për Charleroin.

39-vjeçari Diarra nuk ishte në gjendje të nënshkruante për Charleroin gjatë asaj kohe, por një vit pasi mbeti pa klub ai u transferua tek Olympique Marseille.

Ai më pas u transferua tek Al-Jazira dhe Paris Saint-Germaini para se të pensionohej në vitin 2019. Transferimi në Belgjikë u ndalua nga FIFA shkaku i thyerjes së kontratës, ka raportuar Diario AS./UBTNews/

Continue Reading

Sport

Shqetësime për Artetën, kapiteni i Arsenalit iu nënshtrua testeve mjekësore te kombëtarja

Published

on

Arsenali ka marrë një tjetër goditje pasi pas Bukayo Sakas edhe një tjetër lojtar i ‘Topçinjve’ duket se ka pësuar lëndim tek kombëtarja.

Gjatë pauzës së fundit të kombëtareve, kapiteni i Arsenalit, Martin Odegaard, pësoi një lëndim në kyçin e këmbës duke ia pamundësuar që të kthehet në fushë.

Javën e kaluar, Bukayo Saka doli nga fusha duke çaluar në humbjen shokuese të Anglisë ndaj Greqisë me rezultat 2-1.

Sidoqoftë, një tjetër shqetësim i madh për Artetën është fakti se edhe Gabriel Martinelli u dërgua për t’iu nënshtruar disa ekzaminimeve mjekësore për shkak të dhimbjes që po ndjente në kofshën e djathtë.

“Kjo mund t’i shqetësojë tifozët e Arsenalit, Gabriel Martinelli pati disa teste mjekësore mbrëmjen e djeshme pasi u ankua për dhimbje në kofshën e tij të djathtë. Martinelli është momentalisht pjesë e Brazilit teksa ata po përgatiten për ndeshjen kualifikuese të Botërorit ndaj Perusë të enjten. Ai do të vazhdojë të trajtohet nga ekipi mjekësor i Brazilit ndërsa ndeshja e ardhshme e Arsenalit është të shtunën ndaj Bournemouth”, ka raportuar “Sky Sports”.

Deri tani në sezonin 2024-2025, Martinelli ka bërë 10 paraqitje në të gjitha garat për Arsenalin duke shënuar dy gola dhe duke dhuruar po aq asistime./UBTNews/

 

Continue Reading

Të kërkuara