Lajmet

Sondazhi i KDI-së, qytetarët pak i besojnë sistemit të drejtësisë

Sondazhi është realizuar gjatë muajit shtator.

Published

on

Instituti Demokratik i Kosovës ka shpalosur rezultatet e sondazhit mbi këndvështrimin e qytetarëve për reformën në sistemin e drejtësisë në Kosovë.

Gjatë prezantimit të të dhënave hulumtuesi i KDI-së, Arbër Thaçi, theksoi se sondazhi prej 6 pyetjeve, është realizuar me metodën e Omnibusit, në të cilin kanë marrë pjesë 1065 respodentë të moshës mbi 18 vjeç nga i gjithë territori i Kosovës.

Synimi i këtij sondazhi ka qenë të nxirren perceptimet dhe dispononi i qytetarëve për nevojën e reformës në sistemin e drejtësisë, besueshmërinë e qytetarëve në organet e drejtësisë, çështjen e Vetingut dhe Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë, si dy procese të cilat janë në qendër të reformës në drejtësi.

Thaçi tha se qytetarët gjatë sondazhit vlerësuan sistemin aktual të drejtësisë me notë mesatare 3.14%, që sipas tij është përqindje mjaft e ultë.

“Lidhur me atë se sa i besojnë ata sistemit të drejtësisë në Kosovë, qytetarët vlerësuan se në një matje nga një deri në pesë, ku pesë përfaqëson maksimumin e kënaqjes me sistemin e drejtësisë, qytetarët vlerësuan se sistemi aktual në përgjithësi është me një notë mesatare 3.14%…Derisa për 47.9% të qytetarëve mendojnë se reformat e thella në drejtësi përfaqësojnë gjykata të pavarura, ndërkaq 52.6% gjyqtarë profesional. Kemi edhe një përqindje tejet të konsiderueshme që shkojnë drejt opsioneve si qasje më e lehtë në sistemin e drejtësisë 36.4%, ndërsa 39.4% shkojnë në zgjidhjen më efikase të rasteve gjyqësore, ose 40.7% të qytetarëve të anketuar shkojnë të një lufë më efikase kundër korrupsionit ose krimit të organizuar”, tha ai.

Thaqi tha se ka një përqindje relativisht të njohur të qytetarëve kanë refuzuar të përgjigjen ose nuk kanë opinione mbi përmbajtjen e reformës në drejtësi.

Sa i përket mendimit të qytetarëve se a mendojnë që sistemi i drejtësisë mund të reformohet, Thaçi tha se 70% e qytetarëve kanë shprehur mendimin se reforma në drejtësi është e mundur, për dallim të opinionit mohues ishin nga 19.3% që mendojnë se sistemi i drejtësisë nuk mund të reformohet.

Kur janë pyetur për çështje konkrete të reformës në drejtësi si çështja e vetingut, Thaçi theksoi se kjo pyetje ka pasur për qëllim të nxjerr në pah se sa e kuptojnë qytetarët çështjen e vetingut në drejtësi.

Nga rezultatet e sondazhit del se procesi i vetingut për përqindjen më të lartë të qytetareve, konkretisht mbi gjysmën e tyre prej 53.2% dhe 50% nënkupton vlerësimin e integritetit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, respektivisht vlerësimin e prejardhjes së pasurisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Në anën tjetër, për një shumicë të konsideruar të qytetarëve 49.7%, procesi i vetingut nënkupton vlerësim profesional të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Derisa 73.7% e qytetarëve janë shprehur se procesi i vetingut duhet të ndodhë në Kosovë.

“Ndërkaq kur janë pyetur se sa e përkrahin ata vetingun në sistemin e drejtësisë, shumica e qytetarëve, konkretisht 73.7% e tyre pohuan se një proces i vetingut duhet të ndodhë në Kosovë, ndërsa 13.1% të qytetarëve zgjodhën të përgjigjen se nuk janë dakord që ky proces i vettingut të ndodhë”, tha ai.

Në pyetjen e fundit të këtij sondazhi, qytetarët janë pyetur edhe për çështjen e Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së pajustifikueshme, që është po ashtu pjesë e reformës në sistemin e drejtësisë. Konkretisht për këtë çështje qytetarët janë pyetur se a e përkrahin idenë e krijimit të një organi të tillë. Lidhur me këtë, 76.6% e të anketuarave kanë shprehur mbështetje për krijimin e Byrosë Shtetërore, me 11.8% e tyre që nuk e mbështesin një gjë të tillë.

Sondazhi është realizuar gjatë muajit shtator.

Lajmet

FSK e dyta në garën ushtarake në ShBA, shkëlqen ushtaraku Ismail Ahmeti

Published

on

By

Tre pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë përfaqësuar me sukses Kosovën në “Garën për Luftëtarin më të mirë” e cila u mbajt në Ajova të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me ftesë të Gardës Kombëtare të Ajovës.

Gjatë katër ditëve sa zgjati ky aktivitet, ushtarakët iu nënshtruan sfidave të ndryshme me karakter ushtarak, të cilat vunë në provë të fortë përgatitjen e tyre fizike e mendore, aftësitë taktike si dhe qëndrueshmërinë.

Sukses të veçantë në këtë garë shënoi pjesëtari i FSK-së, OR3 Ismail Ahmeti, i cili arriti të renditet në mesin e finalistëve dhe të sigurojë vendin e dytë, duke dëshmuar nivel të lartë profesionalizmi.

Pjesëmarrja e pjesëtarëve të FSK-së në këtë garë vendimtare shërben si një mundësi e rëndësishme për shkëmbimin e përvojave, testimin e kapaciteteve profesionale, si dhe për forcimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik ndërmjet FSK-së dhe Gardës Kombëtare të Ajovës. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Kurti nderon në New York vëllezërit Bytyqi: “Koha nuk e zbeh krimin”

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe në New York në kujtim të vëllezërve Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi, të cilët i ka përshkruar si luftëtarë të lirisë nga Batalioni Atlantiku, qytetarë amerikanë dhe dëshmorë të kombit shqiptar.

Kurti ka bërë të ditur se në homazhe ishte së bashku me familjen Bytyqi, kryebashkiaken e Fairview City, Violetta Berisha, përfaqësues të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, si dhe kolegë e bashkëpunëtorë.

“Vëllezërit Bytyqi, me veprat e tyre fisnike, përfaqësojnë vlerat më të larta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të popullit tonë”, ka shkruar Kurti.

Ai ka theksuar se sakrifica e tyre, sipas tij, nderon edhe mërgatën shqiptare në Shtetet e Bashkuara, e cila i qëndroi pranë Kosovës gjatë periudhave më të vështira.

Kurti ka treguar se gjatë takimit, Ilir Bytyqi ka rrëfyer për burgosjen e tre vëllezërve të tij, transferimin, torturimin dhe vrasjen e tyre.

Sipas Kurtit, trupat e vëllezërve Bytyqi u gjetën më vonë në një varr masiv, ndërsa rasti mbetet një nga çështjet për të cilat, sipas tij, ende nuk është vendosur drejtësi.

“Kalimi i kohës nuk e zbeh krimin dhe as nuk e shuan detyrimin për përgjegjësi”, ka theksuar Kurti.

Ai ka thënë se Kosova do të vazhdojë, së bashku me Shtetet e Bashkuara, të kërkojë të vërtetën dhe drejtësinë për Yllin, Agronin dhe Mehmet Bytyqin.

Në fund, Kurti ka shprehur mirënjohje për Shtetet e Bashkuara dhe mërgatën shqiptare për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Tre persona arrestohen në Gjakovë, u gjenden dy thika dhe sprej OC

Published

on

Në Gjakovë, më 20 shtator 2026, rreth orës 17:35, janë arrestuar tre persona, meshkuj kosovarë.

Gjatë kontrollit tek të dyshuarit, Policia ka gjetur dhe konfiskuar dy thika dhe një sprej OC.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Shtetasi turk arrestohet në Prizren, i gjendet 4.31 gramë marihuanë

Published

on

Në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren, më 20 shtator 2026, rreth orës 22:17, është arrestuar një shtetas i Turqisë nën dyshimin për posedim të paautorizuar të narkotikëve.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia ka gjetur dhe konfiskuar një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë 4.31 gramë.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara