Sport

Solskjaer krahason Ronaldon me Michael Jordan

Ronaldo mbrëmë shënoi dy gola në barazimin 2:2 të United kundër Atalantas.

Published

on

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer ishte i kënaqur të shihte përsëri Cristiano Ronaldon në rolin e heroit, pasi që ylli portugez shënoi dy gola dhe siguroi një pikë të vlefshme kundër Atalantas mbëmë, ndeshje kjo e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

Ronaldo mbrëmë shënoi dy gola në barazimin 2:2 të United kundër Atalantas, fillimisht duke barazuar rezultatin në 1:1 në minutën e 45’+1 shtesë dhe më pas përsëri e barazoi rezultatin në 2:2 në minutën e 90’+1 shtesë.

Pas kësaj paraqitjeje, trajneri i United Solskjaer ishte tejet i kënaqur ku e krahasoi yllin portugez me njërin nga basketbollistët më të mirë të gjitha kohërave në NBA Michael Jordan.

“Ronaldo është i mahnitshëm, nëse dëshironi që dikush ta ketë topin në minutat e fundit, është ai. Ai është golashënuesi më i mirë i kësaj kohe, dhe kjo është e vështirë për mua ta them pasi ai me tejkaloi mua me dy golat e fundit, tani ai ka një gol më shumë për Manchester United se unë, por mbresëlënëse”, tha Solskjaer.

“Goli i fundit në këtë ndeshje, ky duhet të jetë një moment i Michael Jordan kur ai e fiton kampionatin në minutat shtesë. Askush nuk mund ta vë në pyetje karakterin dhe sjelljet e këtyre lojtarëve, ata kurrë nuk dorëzohen, dhe ndonjëherë ne luajmë më mirë se kundër Atalantas, por për sa kohë që shoh kësi lloj karakteri, kualiteti nuk do të mungojë”, shtoi Solskjaer.

Me barazimin e mbrëmshëm kundër Atalantas, Manchester United renditet në vendin e parë në Grupin F me gjithsej shtatë pikë, aq sa ka edhe skuadra e Villarrealit në vendin e dytë.

Vendi

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Laura Fazliu kalon në gjysmëfinale të Grand Slam-it në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudistja kosovare Laura Fazliu po vazhdon me sukses paraqitjen e saj në Grand Slam-in e xhudos që po heldet në Abu Dhabi, duke siguruar një vend në gjysmëfinale të këtij turneu me rëndësi.

Fazliu e nisi garën duke qenë e lirë në xhiron e parë. Në raundin e dytë, ajo mposhti me Waza-ari garuesen nga Portugalia, Joana Crisostomo. Forma e mirë e xhudistes kosovare u konfirmua edhe në çerekfinale, ku me Ippon mposhti me dominim përfaqësuesen vendase nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Tsendbazar Mashbat.

Në luftën për të siguruar finalen e madhe, Laura Fazliu do të përballet në gjysmëfinale me xhudisten nga Polonia, Angelika Szymanska. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mposht nënkampionin e botës

Published

on

By

Akil Gjakova ka shënuar fitore në Grand Slamin në Abu Dabi.

Ai në xhiron e tretë e mposhti bartësin e parë dhe nënkampionin në fuqi të botës, Makhmadbek Makhmadbekovin.

Ndaj tij dominoi prej fillimit, ndërsa fitoi me “Ippon” të bukur në kohën shtesë.

Është kjo fitorja më e madhe e Akilit në vitin e fundit. Ai po garon në kategorinë deri 73 kilogramë, dhe po duket në ditë të mirë. /D.L/

Continue Reading

Të kërkuara