Shëndet

Soja në vend të ilaçeve të kolesterolit – Çfarë tregojnë studimet?

Soja mund të jetë po aq efektive sa ilaçet për të ndihmuar menaxhimin e niveleve të kolesterolit.

Published

on

Kërkimet e kryera në të kaluarën kanë treguar se shtimi i sojës në regjimin tuaj ushqimor ose rritja e sasisë që konsumoni zakonisht, mund të ulë nivelet e kolesterolit.

Por një studim i ri, të cilit AgroWeb.org iu referua, ka zbuluar se kjo mund të jetë po aq efektive sa ilaçet e përdorura për të ndihmuar në menaxhimin e niveleve të përgjithshme të kolesterolit.

Çfarë tregon studimi?

Gjatë studimit, ekspertët morën në shqyrtim 19 lloje të ndryshme të sojës me nivele të ndryshme proteinash.

Çdo kokërr soje ishte e bluar dhe pa yndyrë. Pas përdorimit të çdo lloj mielli të përftuar, përmes një simulimi që kishte për qëllim të imitonte procesin e tretjes dhe përdorte qelizat yndyrore, u zbulua se dy proteina, glicinina dhe B-konglicinina, ndihmuan në uljen e kolesterolit.

Studiuesit më pas matën shkallën e përthithjes së kolesterolit LDL (ose “të keq”) në secilin rast dhe vlerësuan edhe efektivitetin e ilaçeve që përdoren kundër kolesterolit.

Në fund ajo çka mundën të shihnin ishte se soja arriti të reduktonte akumulinin e kolesterolit në shifra edhe më të kënaqshme se sa vetë mjekimet.

Sipas tyre konsumi i varieteteve të përzgjedhura të sojës mund të rregullojë nivelet e kolesterolit, dhe rrjedhimisht mund të nxisë parandalimin e sëmundjeve të zemrës.

Meqenëse ky ishte një studim artificial, autorët në fund u shprehën se duhet akoma punë për të vërtetuar se këto rezultate mund të jenë të njëjta edhe për njerëzit.

Gjithashtu ata thanë se për produktet e përpunuara të sojës të cilat kanë yndyrë, si tofu dhe qumështi i sojës, ky rezultat mund të mos jetë shumë i vlefshëm.

Një tjetër studim i vitit 2015, të cilit AgroWeb.org iu referua, zbuloi se efektet e uljes së kolesterolit të keq nga konsumi i sojës, ishin më të forta tek ushqimet e plota të sesa produktet e sojës që përpunoheshin.

Kokrrat e sojës janë ushqyese e të pasura me proteina, fibra, antioksidantë dhe yndyrna të pangopura dhe të shëndetshme për zemrën. Kjo është arsyeja pse përfshirja e tyre në regjimin tuaj ushqimor mund të luajë një rol të shëndetshëm për zemrën mund të jetë një zgjedhje e shkëlqyer për njerëzit që kërkojnë të ulin kolesterolin. / AgroWeb.org

Shëndet

Si të kuptoni nëse trupi juaj nuk e duron glutenin?

Published

on

Për shumë njerëz, konsumimi i glutenit mund të shkaktojë probleme të fshehta shëndetësore, të cilat shpesh interpretohen gabimisht si lodhje ose shqetësime të zakonshme të tretjes.

Më poshtë janë pesë shenja paralajmëruese që mund të tregojnë se trupi juaj nuk e duron mirë glutenin:

1. Probleme të tretjes

Simptoma si fryrja e barkut pas vakteve, gazrat, dhimbjet e barkut, diarreja e shpeshtë ose kapsllëku mund të jenë tregues të intolerancës ndaj glutenit. Kur gluteni irriton zorrët, përthithja e ushqimit ndikohet, duke shkaktuar shqetësime të vazhdueshme dhe problemet e tretjes.

2. Lodhje e vazhdueshme

Nëse ndiheni të lodhur edhe pas gjumit, shkaku mund të jetë mungesa e përthithjes së hekurit dhe lëndëve tjera ushqyese, për shkak të dëmtimeve në zorrë nga gluteni. Kjo çon në anemi, ulje të energjisë dhe ndjesi të përgjithshme të dobësisë gjatë ditës.

3. Dhimbje koke dhe “mjegull mendore”

Disa persona përjetojnë dhimbje koke, vështirësi për t’u përqendruar ose ndjesinë e “mjegullimit” në tru pas konsumimit të ushqimeve që përmbajnë gluten. Këto simptoma lidhen me proceset inflamatore që gluteni mund të shkaktojë në trup.

4. Probleme me lëkurën

Lëkura shpesh reflekton shëndetin e brendshëm. Skuqjet, aknet e papritura ose dermatiti herpetiformis mund të jenë tregues të intolerancës ndaj glutenit. Në shumë raste, këto probleme të lëkurës përmirësohen ose zhduken kur gluteni hiqet nga dieta.

5. Ndryshime të pashpjegueshme në peshë

Humbja e peshës pa arsye, ose përkundrazi shtimi i pashpjegueshëm, mund të ndodhë kur zorrët nuk funksionojnë siç duhet dhe trupi nuk përthith lëndët ushqyese mjaftueshëm. Kjo është një tjetër shenjë që mund të tregojë se gluteni është një problem. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Ushqimet që ndihmojnë në largimin e nikotinës nga trupi

Published

on

Mushkëritë janë të ndjeshme ndaj shumë kimikateve, ndër të cilat nikotina është një nga më të dëmshmet.

Kjo substancë futet në gjak dhe mund të qëndrojë aty 6-8 orë, ndërsa për t’u larguar plotësisht nga trupi duhen 2-3 ditë. Nikotina shkakton varësi, por disa ushqime mund të ndihmojnë pastrimin e organizmit dhe eliminimin e toksinës.

Lëngu i karotës

Karrota është burim i pasur i vitaminave A, C, K dhe B, dhe ndihmon ushqimin e lëkurës. Konsumimi i lëngut të karrotës ndihmon në largimin e nikotinës dhe rivendos gjallërinë e lëkurës.

Lëngu i limonit

Një litër lëng limoni në ditë përmirëson funksionin e veshkave dhe ndihmon pastrimin e trupit nga nikotina.

Brokoli

I pasur me vitamina C dhe B5. Duhanpirja ul nivelin e vitaminës C, dhe konsumimi i brokolit e rrit atë, duke neutralizuar toksinat dhe duke dhënë energji.

Shega dhe frutat e pyllit

Janë të pasura me antioksidantë dhe acide që ndihmojnë në eliminimin më të shpejtë të toksinave dhe zbutin simptomat e lënies së duhanit.

Xhenxhefili

Xhenxhefili ndihmon në reduktimin e dëshirës për duhan, largimin e toksinave nga gjaku dhe mund të kontribuojë edhe në humbjen e peshës.

Portokalli

Ky agrum rikthen nivelin e vitaminës C, i cili ulet nga nikotina, dhe ndihmon në reduktimin e stresit dhe ankthit që shoqëron lënien e duhanit.

Uji

Pini shumë ujë për të qëndruar të hidratuar, pasi duhanpirja shkakton dehidratim dhe uji ndihmon në largimin e nikotinës nga trupi.

Për të mbrojtur shëndetin dhe për të ndihmuar pastrimin natyral të trupit, përfshini këto ushqime në dietën tuaj të përditshme. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

7 arsye pse duhet të shtoni kanellë në ushqimet tuaja

Published

on

Kanella, dikur një erëz luksoze që vetëm të pasurit mund ta blinin gjatë Mesjetës, sot gjendet pothuajse në çdo kuzhinë.

Përveç aromës së saj të veçantë, kanella ka shumë përfitime për shëndetin dhe lëkurën tuaj.

Ja disa mënyra se si mund t’ju ndihmojë:

1. Pakëson aknet

Ka veti antimikrobike që ndihmojnë në luftimin e akneve, duke eliminuar bakteret dhe kërpudhat që shkaktojnë njolla, burim antioksidantësh të fuqishëm.

2. Parandalon shenjat e plakjes

Radikalet e lira kontribuojnë në plakjen e lëkurës. Antioksidantët në kanellë ngadalësojnë këtë proces dhe mbrojnë qelizat nga dëmtimi. Ajo gjithashtu mund të nxisë prodhimin e kolagjenit, duke mbajtur lëkurën më të fortë dhe të shëndetshme.

3. Përmirëson dukshmërinë e lëkurës

Rrit qarkullimin e gjakut, duke sjellë më shumë oksigjen dhe lëndë ushqyese në lëkurë. Ajo përmban përbërës që zvogëlojnë ose ngushtojnë indet e trupit, duke e bërë lëkurën më të butë dhe më të njëtrajtshme.

4. Ka veti anti-inflamatore

Inflamacioni i kontrolluar është i dobishëm, por kur shkon kundër indeve të trupit mund të shkaktojë dëme. Kanella ka veprim anti-inflamator, duke ndihmuar në reduktimin e ënjtjeve dhe inflamacionit.

5. Mbështet shëndetin e zemrës

Shtimi i kanellës në dietë mund të ndihmojë të mbani zemrën të shëndetshme. Studimet tregojnë se tek minjtë që konsumuan kanellë, rreziku i fitimit të peshës dhe sëmundjeve të zemrës ishte më i ulët, krahasuar me ata që konsumuan ushqime të yndyrshme pa kanellë.

6. Ndihmon në humbjen e peshës

Kanella është e pasur me fibra, që rrisin ndjesinë e ngopjes dhe reduktojnë dëshirën për ushqim. Gjithashtu, rrit metabolizmin, sepse trupi përdor më shumë energji për ta përpunuar, duke kontribuar në humbjen e peshës.

7. Përmirëson kujtesën

Kanella mund të ulë stresin e qelizave të trurit e stimulon plasticitetin e hipokampës, pjesë e trurit e lidhur me kujtesën dhe mësimin. Shtimi i kanellës në çajin tuaj, kafenë, drithërat ose ëmbëlsirat mund të jetë një mënyrë e thjeshtë për të përfituar nga këto avantazhe shëndetësore. /A.Z/UBT News/

 

 

 

Continue Reading

Shëndet

Vitaminat dhe ushqyesit që mbrojnë shëndetin e syve

Published

on

Shëndeti i syve neglizhohet ose merret si i mirëqenë, megjithëse ndikohet nga ushqyerja, përdorimi i pajisjeve elektronike dhe procesi natyral i plakjes.

Një nga faktorët më të rëndësishëm që ndikon në shikim është mungesa e vitaminave thelbësore. Këto përbërës luajnë rol mbrojtës kundër dëmtimeve oksiduese dhe inflamacionit që mund të dëmtojnë sytë.

Më poshtë gjeni vitaminat dhe ushqyesit më të rëndësishëm për ruajtjen e shëndetit të syve:

Vitamina A

Vitaminë jetike për funksionin normal të syve. Ajo ndihmon shikimin në kushte me ndriçim të ulët dhe parandalon tharjen e syve. Mungesa e saj shkakton dëmtime të kornesë dhe dobësim të shikimit.

Vitamina E

E njohur si antioksidant i fuqishëm, vitamina E mbron qelizat nga radikalet e lira që dëmton proteinat e syrit, duke shkaktuar mjegullim të shikimit.

Vitamina C

Një tjetër antioksidant i rëndësishëm, mbron sytë nga dëmtimet oksiduese dhe forcon enët e gjakut në retinë. Studimet tregojnë se ul me 33% rrezikun e problemeve me shikimin.

Kompleksi i Vitaminave B (B6, B9, B12)

Ky kombinim ndihmon në uljen e rrezikut të degjenerimit të syve, sidomos tek gratë. Ato luajnë rol kyç në qarkullimin e duhur të gjakut dhe funksionin nervor të syve.

Zinku

Ndihmon në transportimin e vitaminës A nga mëlçia drejt retinës, ku prodhohet melanina, pigmenti që mbron sytë nga rrezet ultraviolet. Marrja e 40-80 mg zink në ditë, e kombinuar me antioksidantë, mund të ngadalësojë përkeqësimin e shikimit deri në 25%, sipas ekspertëve.

Acidet yndyrore Omega-3

Janë të domosdoshme për shëndetin e retinës, përmirësojnë qarkullimin e gjakut drejt syve. Ato ndihmojnë në parandalimin e tharjes së syve e inflamacionit.

Këto vitamina dhe ushqyes të përfshihen në dietë për të mbajtur shikimin e qartë dhe sytë të shëndetshëm për sa më gjatë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara