Kulturë

Sofia Vergara dhe Joe Manganiello drejt ndarjes

Published

on

Martesës gati tetëvjeçare të Sofia Vergaras dhe Joe Manganiellos po i vjen fundi. Çifti njoftoi për vendimin për ndarje.

“Si dy njerëz që e duam dhe kujdesemi shumë për njëri-tjetrin, ne kërkojmë me mirësjellje respektimin e privatësisë sonë në këtë kohë derisa po kalojmë në këtë fazë të re të jetës sonë”, thuhet në deklaratën e tyre.

Aktorja e “Modern Family” u martua me Manganiellon në një dasmë luksoze në Palm Beach në vitin 2015./UBTNews/

Magazinë

Zoë Kravitz kritikon serialin “Friends”: Disa shaka duhet të mbeten në vitet e 90-ta

Published

on

Zoë Kravitz ka kritikuar sitcom-in klasik “Friends”, duke thënë se disa nga shakatë e tij nuk kanë përballuar mirë kohën dhe do të duhej të mbeteshin në vitet e 90-ta.

Aktorja ndau mendimin për serialin, ku luanin Jennifer Aniston, Courteney Cox dhe i ndjeri Matthew Perry, gjatë një interviste për People.

Kravitz theksoi se shakatë homofobike dhe disa referenca të tjera janë problematike për standardet e sotme: “Nëse shikoni Friends tani, do të thoni, ‘Uau, kjo është…’”– tha ajo, duke shtuar se është nostalgjike për modën, qytetin e New Yorkut dhe kulturën e viteve të 90-ta, por disa elemente duhet të mbahen thjesht si kujtime të kohës, shkruan DailyMail.

Zoe Kravitz në premierën e sezonit të dytë të “Big Little Lies” në New York City, 29 maj 2019. Komentet erdhën gjatë promovimit të filmit të saj të ri “Caught Stealing”, ku bashkëpunon me Austin Butler. Butler u pajtua me Kravitz, duke thënë: “Po, mbajeni këtë në vitet e 90-ta”.

Kritikat e Kravitz përputhen me reflektime të mëparshme të krijuesve të serialit, të cilët kanë pranuar se disa histori dhe shaka nuk ishin të përshtatshme dhe do të donin t’i kishin ndryshuar.

Nga ana tjetër, David Schwimmer, i njohur për rolin e Ross, ka mbrojtur serialin duke theksuar se për kohën e tij, Friends ishte inovativ në trajtimin e marrëdhënieve dhe çështjeve të seksualitetit.

Continue Reading

Magazinë

Selena Gomez në Meksikë për festën e beqarisë, fotot janë bërë virale në rrjet

Published

on

Selena Gomez ndodhet në Meksikë këto ditë me miqtë e saj për festën e beqarisë, disa javë para dasmës së saj me Benny Blanco.

Ajo ndau imazhet e para nga pushimet në Cabo San Lucas në rrjetet sociale. Të enjten, më 28 gusht, aktorja dhe këngëtarja postoi foto nga udhëtimi i tyre në “Instagram”, me të dhe miqtë e saj duke shijuar momente në det dhe në vilën ku po qëndrojnë.

Në fotot e fundit, Gomez duket e veshur ekskluzivisht me rroba të bardha, ndërsa bien në sy edhe imazhet e saj me një vello nusërie të qëndisur me frazën “nusja e ardhshme”, ndërsa në dhomën e saj ishin vendosur tullumbace që shkruanin ” nuse”.

Përveç momenteve personale, Selena Gomez publikoi foto me miqtë e saj, në njërën prej të cilave ato pozuan në një varkë.

Continue Reading

Magazinë

Shtëpia e fundit e Marilyn Monroe në rrezik shembjeje! Pronarët kërkojnë prishjen

Published

on

Shtëpia ku Marilyn Monroe kaloi ditët e fundit të jetës së saj në lagjen Brentwood të Los Anxhelosit është në rrezik të shembet, pasi pronarët aktualë, Brinah Milstein dhe Roy Bank, kanë kërkuar leje për ta rrënuar atë.

Blerë në vitin 2023 për 8.4 milionë dollarë, shtëpia është e vendosur ngjitur me rezidencën e çiftit.

Pas blerjes, siguruan leje për prishjen, por konservatorët kulturorë arritën të bindin autoritetet lokale për ta shpallur ndërtesën si monument historik, duke e ndaluar ndërtimin përkohësisht.

Tani, Milstein dhe Bank presin vendimin e Gjykatës së Lartë të Qarkut të Los Anxhelosit për të ditur nëse do të mund të vazhdojnë planet e tyre për të bashkuar shtëpinë me pronën ekzistuese. Statusi si monument historik kufizon mundësitë e tyre si pronarë të pronës.

Avokati Peter Sheridan tha se Kalifornia ka shtëpi ku kanë jetuar, por kjo nuk do të thotë që ato duhet të shpallen si monumente. Ajo bleu shtëpinë më 1962 për 75.000 dollarë, ndërsa gjatë qëndrimit fitoi një Golden Globe dhe u bë e famshme për performancën “Happy Birthday, Mr. President” për John F. Kennedy.  Pas vdekjes së saj, shtëpia ka kaluar në duar të ndryshme, duke pësuar ndryshime të shumta.

Në një përpjekje për të ruajtur ndërtesën, Milstein dhe Bank kanë propozuar që ajo të zhvendoset në një vend publik, pasi privatësia e tyre është cënuar nga turistët dhe përdorimi i dronëve për fotografi.

Continue Reading

Kulturë

Ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare regjisori i shquar, Dhimitër Anagnosti

Published

on

Është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare një prej figurave më të shquara të kinematografisë shqiptare, regjisori i madh Dhimitër Anagnosti.

Lajmin e ka bërë me dije vajza, Juna Anagnosti përmes një postimi në rrjet, e cila ka shkruar se pas një lëngimi të gjatë, iu bind ligjit të jetës.

Anagnosti ishte një nga mjeshtrat më të mëdhenj të kinematografisë shqiptare. Në karrierën 40-vjeçare ka realizuar 14 filma artistikë, 10 filma dokumentarë, fitoi mjaft çmime në konkurse të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare.

Është autor i 15 skenarëve dhe pothuajse në të gjithë filmat e tij skenarin e ka shkruar vetë. Ai është regjisor i filmave që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në kujtesën e qytetarëve si “Lulëkuqet mbi mure”, “Përrallë nga e kaluara”, “Gjoleka, djali i Abazit”, dhe shumë të tjerë.

Anagnosti kishte pasion edhe letërsinë. Ai botoi dy libra, romanin “Koburja nga Europa” (2017) dhe “Ulliri pema e dhembjes” (2019), në të cilin, i cili zbulon dy jetët e tij, atë të shkrimtarit dhe kineastit.

Për cilësitë e tij të rralla artistike, qëndrimin qytetar si dhe për veprat e tij dinjitoze është nderuar me titullin “Artist i Popullit” dhe është vlerësuar me dekoratat “Nderi i Kombit” dhe “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.

Përveç artit, ka dhënë kontribut dhe në politikë. Në fillim të viteve të 90-ta, u angazhua edhe në politikë, duke shërbyer si deputet i PD-së (1991-1996). Në 12 prill 1992 u emërua ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, post që e mbajti deri në 4 dhjetor 1994, ku dha dorëheqjen.

Anagnosti ishte ideator dhe kryetar i Fondacionit për Artin dhe Kulturën “Fan Noli”, duke mbështetur intelektualët më aktivë, duke u impenjuar në forcimin e kulturës shqiptare në vend e në botë.

Anagnosti ishte i martuar me aktoren e mirënjohur të skenës dhe ekranit shqiptar, “Artisten e Merituar” Roza Anagnosti.

Continue Reading

Të kërkuara