Dielli, deti dhe klori janë armiqtë e fshehur të flokëve – ja si të mos i lejoni t’i dëmtojnë këtë verë.
Vera është një nga periudhat më sfiduese për flokët. Dielli i fortë, uji i detit i kripur dhe klori i pishinave janë një kombinim i ashpër që dëmton fijet, i than dhe bën që maja të ndahen më shpejt. Por me disa hapa të thjeshtë, mund të ruani shkëlqimin dhe forcën e flokëve edhe në vapë dhe pushime.
Pse dëmtohen flokët në verë?
Sipas Shoqatës Amerikane të Dermatologjisë, rrezet UV dëmtojnë strukturën proteinike të flokut duke e bërë më të brishtë e pa jetë. Uji i detit, i pasur me kripë, i than flokët dhe largon vajrat natyralë, ndërsa klori i pishinës sulmon ngjyrën dhe shkëlqimin, sidomos tek flokët e ngjyrosur.
Truket kryesore për t’i mbajtur flokët të shëndetshëm:
Shpërlaje flokun para dhe pas notit – Para se të futeni në det apo pishinë, lagini flokët me ujë të pastër. Fijet e lagura thithin më pak ujë të kripur ose klor. Pas notit, shpëlajini menjëherë për të hequr mbetjet e kripës dhe klorit.
Përdorni produkte me mbrojtje UV – Njësoj si kremrat e diellit për lëkurën, ka spërkatës dhe vajra flokësh me filtër UV që formojnë shtresë mbrojtëse. Ato ndihmojnë që rrezet diellore të mos degradojnë pigmentin dhe strukturën e flokut. Markat profesionale kanë linja të dedikuara për mbrojtjen verore.
Përdorni kapele ose shall – Mënyra më e thjeshtë: mbuloni flokët! Një kapele e gjerë jo vetëm që mbron flokët, por edhe kokën dhe fytyrën nga rrezet direkte.
Aplikoni maska hidratuese rregullisht
Flokët kanë nevojë për më shumë hidratim. Përdorni maska me vaj kokosi, vaj argani apo maska të gatshme me përmbajtje keratine dhe vajra bimorë.
Mos përdorni tharëse ose piastra të tepërta – Vapa natyrale është e mjaftueshme! Lëreni flokun të thahet vetë. Përdorimi i piastrave ose tharëses përveç temperaturës së diellit e dyfishon dëmtimin.
Prisni majat para dhe pas pushimeve – Këshillë klasike nga parukierët: prisni majat e dëmtuara para pushimeve dhe kontrolloni gjendjen e tyre pas kthimit. Kështu flokët duken gjithmonë të freskët dhe të shëndetshëm.
A ka truke natyrale?
Po! Disa maska të shpejta në shtëpi, maskë me kos dhe mjaltë: hidraton thellë dhe i jep flokëve shkëlqim.
Vaj ulliri ose vaj argani: aplikojeni para larjes si “pre-shampoo” për të ushqyer flokun dhe për të zvogëluar efektin tharës të shampo-së.
A duhet të ndryshojmë shampo-n?
Shumë ekspertë rekomandojnë shampo pa sulfate, më të buta për skalpin e thatë. Përdorni balsam pas çdo larjeje për të mbyllur fijet e ruajtur lagështinë.
Mos harroni: ushqimi ndikon
Hidratimi fillon nga brenda! Pini ujë, konsumoni ushqime të pasura me omega-3 (peshk, arra), vitamina A, C, E dhe Biotinë, janë thelbësore për flokë të fortë.
Përfundim
Flokët mund të jenë po aq të bukur në gusht sa në maj, nëse i kushtoni kujdesin e duhur. Një kombinim i mbrojtjes fizike, produkteve cilësore dhe kujdesit natyral bën diferencën. E rëndësishme është të mos e lini diellin dhe detin të marrin më shumë nga sa jepni!