Kulturë

S’mund të jemi miq me të gjithë kolegët

Nënvizoni rëndësinë e respektit, i cili nuk duhet humbur në asnjë rast .

Published

on

Në vendin e punës, do të përjetoni një shumëllojshmëri të pafund të personaliteteve, bashkëpunëtorët që janë agresivë, bosët që dramatizojnë çdo gjë, kolegët që nuk bëjnë punë e tyre, thashethemexhinjtë, ziliqarët etj.

Ballafaqimi me personalitete të ndryshme në vendin e punës vjen me një sërë sfidash të reja. Megjithatë mbani mend se duhet të tregoheni profesional edhe kur bëheni pjesë e konflikteve. Ja disa këshilla se si të menaxhoni personalitete të ndryshme në punë dhe të keni një ecuri të mirë të punës tuaj dhe në grup.

1. Bëni kompromise në mënyrë që biznesi të funksionojë siç duhet – Nëse qasja juaj nuk krijon një ambient suksesi për disa nga punonjësit tuaj, mendoni për mënyrat që mund të përshtatni për çështje të caktuara. Të bësh këtë do t’u tregojë punonjësve se shqetësimet e tyre po dëgjohet dhe ju interesoheni në mendimin e secilit prej tyre. Kur punonjësit tuaj të ndihen të vlefshëm, ata do të kenë më shumë gjasa të punojnë shumë dhe kjo përkthehet në sukses të biznesit.

2. Mësoni nga punonjësit kolegët tuaj – Jini të hapur për të mësuar, pasi kjo do i bëjë gjërat të shihen me një tjetër këndvështrim dhe do të ndikojë në suksesin tuaj. Nuk ka kufi për dijen!

3. Krijo një linjë të hapur komunikimi dhe tregohuni të kujdesshme me mënyrën se si e bëni – Në këtë botë të sms-ve dhe email-ve, toni dhe theksimi i rëndësive humbet lehtësisht. Prandaj jini të kujdesshëm në mënyrën që ju komunikoni dhe krijoni një mjedis ku punonjësit apo kolegët të ndihen rehat dhe të vijnë pa hezitim tek ju për çdo çështje që mund të kenë. Komunikimi i hapur gjithashtu mund të inkurajojë punonjësit që të bashkëpunojnë në ide kreative së bashku.

4. Adresojini me kohë konfliktet – Nëse ka një konflikt të personalitetit, gjithmonë adresoni atë herët dhe me ndjeshmëri. Është e rëndësishme të mbash një qasje të paanshme dhe të zgjidhësh konfliktet sa më mirë që të jetë e mundur. Lejimi i konfliktit mund të çojë në probleme më të mëdha gjatë punës.

5. Shmangni komentet dhe sjelljet agresive apo pasive – Këto lloje veprimesh nuk ndihmojnë kurrë një situatë dhe kurrë nuk ju bëjnë të ndiheni më mirë në planin afatgjatë.

6. Nënvizoni rëndësinë e respektit, i cili nuk duhet humbur në asnjë rast – Mos u shqetësoni për t’u pëlqyer ose për të mos u pëlqyer nga të gjithë. Ju nuk mund të jeni miq me të gjithë ose të kënaqni të gjithë, por një gjë është e rëndësishme, të gjithë duhet të ndihen të respektuar. Respekti duhet të jetë përparësia numër një.

Continue Reading

Kulturë

“Young Classics” sjell muzikën klasike më pranë të rinjve në kuadër të RLIOF 2026

Published

on

By

Tenori Rame Lahaj ka njoftuar se gjithçka është gati për gala mbrëmjen Rame Lahaj & Friends”, e cila do të mbahet më 29 korrik në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në kuadër të edicionit të gjashtë të Rame Lahaj International Opera Festival.

Përmes një njoftimi, Lahaj bëri të ditur se në koncert do të performojnë sopranoja Vanessa Goikoetxea, mezzo-sopranoja çeke Štěpánka Pučálková, bas-baritoni Luca Pisaroni dhe vetë ai, nën dirigjimin e dirigjentit italian Giuseppe Finzi.

Sipas Lahajt, gala mbrëmja do të sjellë një program të përzgjedhur me disa nga veprat më të njohura të repertorit operistik, duke përcjellë edhe mesazhin e këtij edicioni të festivalit, Play Music, Not War”.

Koncerti do të nisë në orën20:30, ndërsa biletat janë në dispozicion online dhe në pikat fizike të shitjes.

D.L

Continue Reading

Kulturë

Edicioni i pestë i “Prizren Fest”: Baleti klasik ngjitet në skenën e Teatrit mbi Lum

Published

on

By

Në kuadër të edicionit të pestë të festivalit “Prizren Fest”, adhuruesit e artit skenik do të kenë mundësinë të ndjekin një shfaqje të veçantë të baletit klasik. Ngjarja do të mbahet të enjten, më 23 korrik, duke filluar nga ora 20:30, në Teatrin mbi Lum “Banka Ekonomike”.

Shfaqja vjen si produksion i “ANGELS Ballet School” nga Prishtina, në bashkëpunim me “Prizren Fest”. Një nga kryeveprat më të njohura të baletit klasik do të interpretohet nga talentet e reja të kësaj shkolle, krah për krah me solistë profesionistë ndërkombëtarë.

Përmes muzikës së pavdekshme të Tchaikovsky-t dhe lëvizjeve skenike, publiku do të përjetojë një histori magjike dedikuar dashurisë, besnikërisë dhe sakrificës.

Me një program të larmishëm ndërkombëtar të shtrirë në 11 lokacione të ndryshme, “Prizren Fest” tashmë është shndërruar në një prej ngjarjeve më të rëndësishme teatrore të verës në Kosovë.

Edicioni i pestë vjen me produksione nga vende të ndryshme të botës, me tema që trajtojnë çështje universale e shoqërore, si dhe me synimin për ta kthyer teatrin në një mjet komunikimi të drejtpërdrejtë me publikun. Edicioni i sivjetmë do të hapet zyrtarisht me shfaqjen “Borderless Body” nga Sllovenia. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Korça mirëpret “Air Beat Festival – LuluFest” me mbi 200 artistë

Published

on

Korça ka mirëpritur për dy net me radhë “Air Beat Festival – LuluFest”, aktivitet që e shndërroi qytetin në një skenë të hapur me parada artistike dhe koncerte, duke sjellë atmosferë festive për banorët dhe vizitorët.

Në festival morën pjesë mbi 200 artistë nga Shqipëria, Italia, Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, të cilët interpretuan repertore të ndryshme dhe prezantuan traditat muzikore të vendeve të tyre.

Paradat dhe koncertet e organizuara në hapësirat publike të qytetit tërhoqën një numër të madh spektatorësh, duke e kthyer Korçën në një qendër të rëndësishme të aktiviteteve kulturore gjatë sezonit veror.

“Air Beat Festival – LuluFest” i shtohet kalendarit kulturor të Korçës, duke promovuar qytetin si një destinacion tërheqës turistik dhe kulturor për vizitorët vendas dhe të huaj./atsh//A.K/

Continue Reading

Lajmet

Bogujevci përgëzon Baletin Kombëtar për debutimin në Romë

Published

on

Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, ka përgëzuar Baletin Kombëtar të Kosovës për paraqitjen në Itali, duke e cilësuar debutimin në Romë si një tjetër prezantim të suksesshëm të artit kosovar në skenën ndërkombëtare.

Baleti Kombëtar i Kosovës debutoi në Teatro Grande të Accademia Nazionale di Danza di Roma me shfaqjen “Carmina Burana”, nën koreografinë e maestros italian Toni Candeloro.

Sipas Bogujevcit, interpretimi i trupës kosovare u mirëprit me entuziazëm dhe duartrokitje nga publiku, i përbërë nga përfaqësues të institucioneve kulturore, artistë dhe personalitete të jetës kulturore në Itali.

“Një tjetër prezantim i shkëlqyer i Baletit Kombëtar të Kosovës në Itali. Përgëzime Baletit Kombëtar të Kosovës për këtë paraqitje dinjitoze”, ka shkruar ministrja.

Turneu i Baletit Kombëtar të Kosovës në Itali do të vazhdojë më 20 korrik, me shfaqjen e radhës që do të mbahet në Lecce./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara