Lajmet

Skulptura mikroskopike do të shfaqen në Wollaton Hall

Shtëpia madhështore do të mbajë ekspozitën e botës së zhdukur nga muaji prill deri në muajin tetor.

Published

on

Disa nga skulpturat më të vogla që u krijuan ndonjëherë do të shfaqen në Wollaton Hall në Nottingham.

Shtëpia madhështore do të mbajë ekspozitën e botës së zhdukur nga muaji prill deri në muajin tetor.

Artisti Willard Wigan krijoi 20 copëza arti mikroskopike në kuadër të koleksionit të tij për të theksuar çështjet mjedisore.

Këshilli i Qytetit të Nottinghamit tha se është i emocionuar për ekspozitën, e cila do të mbahet në galeritë e saporinovuara.

Ekspozita fokusohet në biodiversitetin në rrezik dhe nis së bashku me një galeri të re të historisë natyrore në Wollaton Hall, e cila thekson nevojën për të studiuar taksiderminë për të mbështetur ruajtjen globale./UBTNews/

Lajmet

Zhduket një grua bashkë me fëmijën e saj në Prizren

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar për zhdukjen e një gruaje dhe fëmijës së saj në Prizren, të cilët janë larguar nga shtëpia dhe prej ditës së djeshme nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, rasti është raportuar të enjten rreth orës 13:30.

Njësitë relevante policore janë duke e trajtuar rastin në procedurë hetimore për të zbardhur rrethanat dhe për të gjetur vendndodhjen e tyre. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

54 vjet nga Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe

Published

on

Sot shënohen 54 vjet nga hapja e punimeve të Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, i cili nisi më 20 nëntor 1972 në Tiranë, me pjesëmarrjen e albanologëve nga të gjitha trevat shqiptare.

Në Kongres morën pjesë 87 delegatë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe arbëreshët e Italisë.

Qëllimi i këtij tubimi ishte përcaktimi i parimeve dhe drejtimeve kryesore për hartimin e një sistemi të njësuar të drejtshkrimit, me synimin e krijimit të një standardi të përbashkët të gjuhës shqipe.

Në këtë proces, rol të rëndësishëm luajti edhe delegacioni nga Prishtina. Kongresi u parapri nga një takim me rëndësi i mbajtur në Prishtinë, ku ishin diskutuar dhe përcaktuar disa nga standardet gjuhësore.

Kongresi i vitit 1972 shënoi një moment të rëndësishëm në historinë e gjuhës shqipe dhe në përpjekjet për njësimin e saj në të gjitha trevat shqiptare./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Aksident fatal në Podujevë, vdes një person

Published

on

By

Një aksident i rëndë trafiku me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Podujev.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një burrë duke drejtuar veturën e tij, dyshohet se ka goditur një motoçikletë që drejtohej nga një burrë tjetër.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motoçikletës ka ndërruar jetë, vdekja e të cilit është konstatuar në vendin e ngjarjes nga njësitë përkatëse.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit nga hetuesit policorë, është dërguar në mbajtje. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Graçanicë i dyshuar për dhunim

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Dhunim” në Graçanicë.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, rasti ka ndodhur më 15 nëntor rreth orës 15:00, ndërsa arrestimi i të dyshuarit është realizuar gjatë ditës së djeshme, më 19 nëntor.

Pas intervistimit nga hetuesit policorë, me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara