Aktualitet

Skandali me videot e TikTok, ILD kërkon shkarkimin e gjyqtares Kapedani

Published

on

Pas skandalit me videot në TikTok të kryegjyqtares së Elbasanit, Enkeleda Kapedani, kreu i Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë i kërkoi Këshillit të Lartë Gjyqësor shkarkimin nga detyra të kësaj gjyqtareje për shkelje të rënda.

Në arsyetimin e kreut të ILD shkruhet se gjyqtarja Kapedani ka diskretituar rëndë figurën dhe pozitën e magjistratit dhe për këtë arsye duhet të largohet nga detyra.

“Kur Inspektori i Lartë i Drejtësisë krijon bindjen se burimi i informacionit ose ankesa është e besueshme, brenda 3 ditëve nga marrja e ankesës ose nga momenti që ka marrë dijeni për shkeljen e pretenduar, i paraqet Këshillit përkatës raport të arsyetuar, bazuar në faktet dhe provat e mbledhura deri në atë moment për fillimin e një procedimi disiplinor dhe kërkesën për pezullimin e magjistratit nga detyra”, shkruhet në njoftimin e ILD, raporton A2.

Mënyra si duhet të sillen gjyqtarët brenda dhe jashtë sallës së gjyqit, është formalizuar në një Kod të Etikës Gjyqësore, i miratuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësore në prill të vitit 2021. Pjesë e tij është edhe parimi i sjelljes së hijshme dhe me vetëpërmbajtje.

Përmes tij gjyqtarëve iu kërkohet të shmangin sjelljet e pahijshme dhe shfaqjen e saj në të gjitha aktivitetet e tyre jetësore. Referuar përmbajtjes së videove të kryegjyqtares së Elbasanit, në rast se janë publikuar prej saj, duhet se janë cenuar së paku dy nga pikat e parimit që kornizon sjelljen e gjyqtarëve.

Në pikën e tretë të këtij parimi, Kodi Etik Gjyqësor përcakton se gjyqtari nuk lejon që zyra e tij të përdoret për qëllim të tjera të ndryshme nga ato që lidhen me ushtrimin e veprimtarisë gjyqësore.

Ndërsa në një pikë tjetër, brenda të njëjtit parim, në Kod nënvizohet se gjyqtari shfaq vetëpërmbajtje në përdorimin e medias dhe rrjeteve sociale.

Lajmet

Zhduket një person në Mitorvicën e Veriut

Published

on

By

Sipas raportit 24 orësh të policisë, në Mitrovicën e Veriut në orët e vona të mbrëmjes është raportuar për zhdukjen e një burri.

Rastin e ka paraqitur gruaja e tij, duke thënë se ishte larguar nga shtëpia disa dit më parë dhe nuk është kthyer më.

Sipas policisë rasti është duke u hetuar. /A.M/

Continue Reading

Lajmet

Vdekje e dyshimtë në Mitrovicën e Veriut

Published

on

By

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një burrë është gjetur pa shenja jete në Mitrovicën e Veriut.

Autoritetet policore kanë njoftuar se rasti po hetohet si “vdekje e dyshimtë”.

Me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për t’i nënshtruar obduksionit, nga ku pritet të sqarohen rrethanat dhe shkaqet e plota të vdekjes. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Mos e neglizhoni dhimbjen e barkut – diagnostikimi në kohë mund të bëjë ndryshimin

Published

on

By

Dhimbja e barkut, edhe kur duket si një shqetësim i zakonshëm, mund të jetë shenjë e një problemi që kërkon vlerësim profesional. Për këtë arsye, kontrolli i hershëm dhe një vlerësim i plotë mjekësor janë hapa të rëndësishëm për të kuptuar shkakun dhe për të përcaktuar trajtimin e duhur.

Në një kohë kur diagnostikimi i saktë dhe ndërhyrja në kohë janë vendimtare për trajtimin e shumë sëmundjeve, United Hospital po ndërton një standard të ri të shërbimeve shëndetësore në Kosovë, duke ndërthurur teknologjinë e avancuar, ekspertizën profesionale dhe përkujdesjen e vazhdueshme ndaj pacientit.

Nga diagnostikimi dhe ekzaminimet e specializuara, te trajtimi dhe ndërhyrjet kirurgjikale, spitali synon të ofrojë një qasje të integruar për një gamë të gjerë problemesh shëndetësore. Investimi në pajisje moderne dhe në kapacitete profesionale krijon mundësi për identifikim më të saktë të sëmundjeve, vlerësim më të detajuar të gjendjes së pacientit dhe planifikim më të personalizuar të trajtimit.

Në qendër të këtij shërbimi mbetet pacienti – me nevojën për siguri, profesionalizëm dhe kujdes në çdo hap të rrugëtimit shëndetësor.

Në United Hospital, pacientëve u ofrohet Pakoja e Kirurgjisë Abdominale, e konceptuar për një vlerësim fillestar të gjendjes shëndetësore të sistemit abdominal. Paketa përfshin vizitën te kirurgu abdominal ose i përgjithshëm, hemogramin, bilirubinën totale dhe direkte, urenë, kreatininën, glikeminë esëll dhe ultrazërin abdominal, me çmim promocional prej 40 euro, nga 68 euro.

Vëmendje e veçantë i kushtohet rasteve kur ekzaminimet zbulojnë masa apo ndryshime që kërkojnë trajtim të mëtejshëm. Tumoret abdominale janë ndër sfidat më komplekse të kirurgjisë, ndaj diagnostikimi i saktë, vlerësimi i shtrirjes së masës dhe planifikimi individual i ndërhyrjes janë thelbësore për një trajtim sa më të sigurt.

Në materialin e prezantuar nga spitali, dokumentohet një ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e një tumori abdominal, e realizuar me kujdes të veçantë ndaj strukturave dhe organeve përreth.

Qasja moderne ndaj këtyre rasteve nis me diagnostikim të saktë, vazhdon me planifikim të personalizuar dhe përfshin monitorim profesional gjatë rikuperimit. Një kontroll në kohë nuk do të thotë domosdoshmërisht se ekziston një problem serioz, por ndihmon që çdo shqetësim të vlerësohet nga profesionistët dhe të mos lihet pas dore.

Kujdesi për shëndetin fillon me vëmendjen ndaj sinjaleve që jep trupi./rajonipress/

📞 038 60 70 70 / 046 60 70 70
📍 M2 Prishtinë–Ferizaj, Km 7, Prishtinë, Kosovë

 

 

 

Continue Reading

Lajmet

Afër 1 mijë pacientë marrin shërbime emergjente gjatë fundjavës në QKUK

Published

on

By

Sipas të dhënave zyrtare nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), gjatë fundjavës së fundit në Qendrën Emergjente janë realizuar gjithsej 967 shërbime mjekësore.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve të trajtuara, 291 pacientë kanë marrë ndihmë në Reanimim, 224 në Emergjencën Internistike, 208 në atë Ortopedike dhe 179 në Emergjencën Kirurgjike. Gjithashtu, 62 persona kanë marrë shërbime mjekësore në Sallën e Vogël për përpunimin, pastrimin dhe qepjen e plagëve.

Sa i përket natyrës së lëndimeve dhe incidenteve të regjistruara gjatë kësaj periudhe, numrin më të madh e përbëjnë viktimat e aksidenteve në komunikacion, me gjithsej 72 persona të lënduar. Po ashtu janë evidentuar 10 raste të personave të përfshirë në përleshje fizike, 5 raste të intoksikimit apo helmimit, 3 raste të lëndimeve nga armët e ftohta si dhe 1 rast nga arma e zjarrit.

Për trajtim të mëtejmë shëndetësor në klinika të ndryshme të QKUK-së janë hospitalizuar 86 pacientë, ndërsa gjatë kësaj fundjave janë regjistruar edhe 3 raste të vdekjes. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara