Lajmet

Sizmologu Mustafa: Në Kosovë nuk kishte tërmet

Ai kërkoi që të mos krijohet panik.

Published

on

Sizmologu Shemsi Mustafa ka kërkuar që të mos krijohet panik për tërmet sepse ai tha se në Kosovë nuk pati tërmet.

“Tërmeti ka goditur në Rumani, por për shkak të fuqisë dhe energjisë se liruar dhe përhapjes nëpër mjet valëve sizmike kap distancë deri 500km”, shkroi ai në një postim në Facebook.

Një tërmet prej 5.7 ballësh ka goditur Rumaninë të martën, tha Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane. Dridhje të tokës nga ky tërmet janë ndier edhe në Kosovë dhe Serbi./UBTNews/

Aktualitet

Begaj në OKB: Vendi i Kosovës në këtë Asamble mbetet padrejtësisht bosh

Published

on

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, në fjalimin e tij në debatin e përgjithshëm të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, vuri theksin te roli i Kosovës si kontribuuese e paqes dhe dialogut në Ballkanin Perëndimor duke thënë Kosova ka dëshmuar me vepra se është një anëtare e përgjegjshme e komunitetit ndërkombëtar, e përkushtuar ndaj stabilitetit dhe vlerave demokratike.

“Megjithatë, vendi i Kosovës në këtë Asamble mbetet padrejtësisht bosh. Njohja e pavarësisë së saj dhe mbështetja për anëtarësimin në OKB dhe organizatat e tjera ndërkombëtare është një akt drejtësie ndaj popullit të Kosovës dhe një hap që forcon paqen e sigurinë në Ballkanin Perëndimor,” u shpreh Begaj.

Ai kërkoi gjithashtu respektimin e të drejtave dhe lirive të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, integrimin e tyre, përdorimin e gjuhës shqipe dhe mbrojtjen e identitetit e kulturës së tyre.

Presidenti Begaj theksoi se Shqipëria promovon aktivisht dialogun, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe integrimin rajonal si rruga e vetme drejt stabilitetit dhe prosperitetit të qëndrueshëm.

“Vizioni ynë është integrimi, zhvillimi i qëndrueshëm dhe ruajtja e vlerave demokratike. E ardhmja e rajonit tonë qëndron te bashkëpunimi, jo konflikti,” tha ai.

Në vijim, Kreu i Shtetit kujtoi udhëtimin e Shqipërisë nga izolimi tek integrimi euroatlantik dhe theksoi përkushtimin për përfundimin e negociatave të anëtarësimit në BE në vitin 2027 dhe anëtarësimin e plotë deri në vitin 2030.

Begaj nënvizoi gjithashtu përparimet e Shqipërisë në energjinë e pastër, mbrojtjen nga ndryshimet klimatike, transformimin digjital, arsimin, shëndetësinë dhe barazinë gjinore, duke e konsideruar gjithëpërfshirjen si rrugën e vetme drejt zhvillimit të qëndrueshëm.

Ai kujtoi angazhimin e Shqipërisë në “Paktin për të Ardhmen” dhe theksoi se është koha që fjalët të kthehen në vepra për paqen, sigurinë, klimën, bashkëpunimin digjital dhe të drejtat e njeriut.

“Shqipëria do të japë shembullin duke e përfshirë Paktin në Rishikimin tonë Vullnetar Kombëtar,” theksoi presidenti Begaj./S.K/EO/

Continue Reading

Aktualitet

Kryeparlamentari Basha njofton se emri i tij është tërhequr nga bashkë-autorësia në punimin për UÇK-në

Published

on

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha ka njoftuar se ka largimin e bashkë-autorësisë, nga punimi ku flitet për lidhje të pretenduara të UÇK-së me banda kriminale.

Basha përmes rrjeteve sociale tha se tashmë emri i tij është larguar nga bashkë-autorësia bashkë me kapitullin 3 për të cilin ai pranoi se kishte shkruar për islamin fundamentalist në Kosovë.

Ai sqaroi edhe njëherë se nuk kishte autorësi në fjalët ku përmendet UÇK përveç kapitullit 3 ku përmendet islami në Kosovë, për të cilin njoftoi se ky kapitull është tërhequr plotësisht nga punimi.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Dua t’ju informoj se me t’u vënë në dijeni që një punim i imi nga studimet para 13 viteve ishte përfshirë si kapitull i veçantë në kuadër të një publikimi më të gjerë, në të cilin gabimisht isha listuar si bashkë-autor, unë kam bërë kërkesë tek Revista në fjalë që pjesa që kam kontribuar unë, pra Kapitulli 3, të hiqet tërësisht nga ai publikim. Komiteti i Publikimeve i Revistës në fjalë sot më ka njoftuar që ka miratuar kërkesën time për tërheqjen e Kapitullit 3 nga publikimi, dhe gjithashtu ka hequr edhe emrin tim nga autorësia, meqenëse unë nuk kam autorësi në pjesën tjetër të publikimit, përveç Kapitullit 3 i cili tashmë është tërhequr” sqaroi Basha./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Bashkimi arrin fitore historike kundër Anwil Wloclawek

Published

on

KB Bashkimi ka shënuar një nga fitoret më të mëdha në historinë e saj, duke mposhtur gjigantin polak Anwil Włocławek me rezultat 80-75 në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren.

Ndeshja u zhvillua në kuadër të para-kualifikimeve të FIBA Europe Cup dhe solli një atmosferë të jashtëzakonshme në tribuna, ku tifozët verdhezi krijuan një mbështetje të zjarrtë për skuadrën e tyre.

Basketbollistët e Bashkimit treguan karakter të madh, duke kontrolluar lojën në momentet vendimtare dhe duke mos lejuar që përvoja dhe emri i madh i skuadrës polake të ndikonte në rrjedhën e takimit.

Me këtë triumf, skuadra prizrenase dëshmoi se është e gatshme të përballet denjësisht me kundërshtarë të mëdhenj evropianë dhe të ëndërrojë për një kualifikim historik.

Kjo fitore pritet të mbetet gjatë në kujtesën e tifozëve, jo vetëm si një rezultat i madh sportiv, por edhe si një dëshmi se basketbolli kosovar po bën hapa të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare. /S.K/KP

Continue Reading

Aktualitet

Plagoset një i mitur në Kijevë të Malishevës, arrestohen dy të dyshuar

Published

on

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kijevë të Malishevës, ku një i mitur është plagosur në fshat me armë zjarri nga një i mitur tjetër dje në orët e pasdites.

Rastin e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ku thuhet se ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje mes të miturve.

“Rreth orës 15:45, në fshatin Kijevë të Malishevës, një i mitur është plagosur me armë zjarri pas një mosmarrëveshjeje me dy të mitur të tjerë. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, gjendja e tij shëndetësore është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë,” thuhet në raport policor.

Gjithashtu, Policia ka arrestuar dy të dyshuarit dhe ka sekuestruar një armë zjarri, ndërsa me autorizim të prokurorit po ndërmerren veprimet e mëtejme hetimore/S.K/KP/PK

Continue Reading

Të kërkuara