Lajmet

Kosova e Shqipëria me aspirata të përbashkëta në rrugën e integrimeve evropiane

Gërvalla priti në takim një delegacion nga Shqipëria.

Published

on

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, sot priti Komisionin për Integrime Evropiane në Kuvendin e Shqipërisë, të kryesuar nga kryetarja e Komisionit dhe deputetja, Jorida Tabaku.

Në takim, siç informoi MPJD, u theksua se marrëdhëniet e mira nuk kanë vetëm karakter partneriteti, por ato janë edhe historike.

“Këto marrëdhënie duhen zgjeruar përmes projekteve të përbashkëta në fusha të ndryshme, të dala nga takimet dhe marrëveshjet mes dy qeverive tona. Kosova dhe Shqipëria kanë aspirata të përbashkëta në rrugën e integrimeve evropiane”, u bë e ditur në komunikatë.

Po ashtu, u theksua domosdoshmëria e thellimit të bashkëpunimit në çdo sferë dhe shkëmbimit të përvojave të dy shteteve tona, si në aspektin e integrimeve evropiane, ashtu edhe në unifikimin e politikave për diasporën.

Kosova është e përkushtuar për bashkëpunim rajonal dhe fqinjësi të mirë me të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, si palë e barabartë, dhe ndjek interesat e saj strategjike përmes bashkëpunimit rajonal, duke konsideruar Procesin e Berlinit si rrugë për integrimin e të gjithë rajonit në Bashkimin Evropian.

Vendi

Raportohet zhdukja e dy personave në Viti

Published

on

By

Në të dhënat e raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës raportohet se kanë nisur hetimet se dy persona janë larguar nga shtëpia e tyre dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre.

Rasti po trajtohet nga njësitet përkatëse policore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Vazhdojnë punimet e Kongresit të 67-të të EOQ-së në UBT: Ekspertët vendorë dhe ndërkombëtarë diskutojnë për të ardhmen e cilësisë

Published

on

By

Në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së edhe sot do vazhdojnë punimet e Kongresit të 67-të të Organizatës Evropiane për Cilësi (EOQ), ngjarja më e madhe ndërkombëtare e këtij fusha që po mbahet për herë të parë në Kosovë.

Dita e sotme po shoqërohet me sesione të ngjeshura tematike, ku ekspertë të njohur vendorë dhe ndërkombëtarë, akademikë e profesionistë po paraqesin punimet dhe hulumtimet e tyre. Diskutimet kryesore po përqendrohen në transformimin e menaxhimit të cilësisë në epokën e Inteligjencës Artificiale, ruajtjen e besimit institucional, inovacionin e qëndrueshëm dhe integrimin e vlerave njerëzore në zhvillimin teknologjik.

Kjo ngjarje pason hapjen zyrtare nga Rektori i UBT-së Edmond Hajrizi, njëherësh edhe Zëvendëspresident i EOQ-së, i cili u shpreh se cilësia duhet të transformohet nga një koncept tradicional certifikimi në një forcë strategjike për zhvillim e inovacion.

“Cilësia duhet të bëhet një kapacitet strategjik dhe të mbetet e lidhur ngushtë me vlerat njerëzore, sepse përparimi teknologjik pa besim është i brishtë, ndërsa inovacioni pa përgjegjësi është i paplotë,” theksoi Rektori Hajrizi.

Punimet e kongresit do të vazhdojnë përgjatë gjithë ditës me panele diskutimi dhe tryeza të rrumbullakëta, duke shërbyer si një platformë kyçe për shkëmbimin e përvojave evropiane dhe avancimin e standardeve të cilësisë në Kosovë e më gjerë.

Continue Reading

Vendi

Hetim mbi vdekjen e një personi në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të cilësuar si “Hetim mbi vdekjen”.

Ngjarja ka ndodhur pasi një person është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK.

Ekipi mjekësor ka konstatuar më pas vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Kjo bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Konfiskohet lëndë narkotike dhe armë në Podujevë, arrestohet një i dyshuar

Published

on

By

Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë, një person është arrestuar gjatë kontrollit në një objekt në Podujevë, ku janë gjetur dhe sekuestruar 428 gramë marihuanë, 0.3 gramë kokainë, 18 cigare elektrike me përmbajtje THC, si dhe një pistoletë me dy fishekë dhe një peshore. 3

I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara