Lajmet

Situatë e rënduar nga shiu edhe në Baran të Pejës

Në Lugun e Baranit janë vërshuar rrugët dhe oborret e disa shtëpive.

Published

on

Gjendja më e rënduar në komunën e Pejës pas reshjeve të vazhdueshme të shiut është në fshatin Baran. Hyrja në disa shtëpi apo dyqane në një pjesë te fshatit është e pamundur, madje diku nuk mund të afrohesh as me veturë.

Në Lugun e Baranit janë vërshuar rrugët dhe oborret e disa shtëpive ku disa banorë e kanë të pamundur të qarkullojnë normalisht.

Ata janë shprehur të shqetësuar duke thënë se nëse reshjet vazhdojnë me këtë intensitet atëherë uji mund te depërtojë edhe brenda shtëpive.

“Gjendja po shihet, për çdo vit është… Sa herë ka vërshime bëhet, kush nuk vjen”, thotë Avni Selca, banor i kësaj zone.

Edhe Sali Shala, një banor tjetër nga fshati Baran, thotë se gjendje e tillë është sa herë që ka reshje më të mëdha dhe të vazhdueshme të shiut.

“Kur ka të reshura kështu bëhet çdo herë kur zgjatin të reshurat, uji vjen nga bjeshkët lartë nuk ka mundësi me e pengu… Siç po e shihni është vështirë të kalosh, lë pasoja në rrugë”, thotë ai.

Oborri dhe kopshti i tij janë vërshuar nga uji, për çka Shala thotë se pasojat vërehen në pranverë.

“Nëse vazhdojnë të reshurat sigurisht bën më shumë dëme sepse rritet sasia e ujit dhe mund të hyjë në shtëpi me bë dëme në shtëpi”, shton ai.

Ndërsa drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim në komunën e Pejës, Gëzim Gashi, tha për KosovaPress se përveç këtij fshati, gjendja është e menaxhueshme në pjesë të tjera.

“Në komunën e Pejës për momentin gjendja pas të reshurave të mëdha të shiut, sidomos në qytet është gjendja e menaxhueshme, çdo gjë është në kontroll për momentin. Pika më kritike në komunën e Pejës mundemi me thënë është kjo në Lugun e Baranit, fshati Baran, ku sasia e mëdha e të reshurave të shiut, uji i grumbulluar ka shkaktuar këtë gjendje që po shihet prapa… Për momentin pika tjera nuk kemi se është këso gjendje. Në qytetin e Pejës në përgjithësi tjerat pika janë të menaxhueshme dhe mirë për momentin përveç këtu. Deri më herët kemi pasur edhe pika të tjera pak më kritike që ka qenë gjendja por edhe te reshurat e shiut kanë filluar të ndalen”, tha Gashi.

Sipas tij, këtë gjendje e rëndon edhe mungesa e një kanali meqë nuk është hapur kur është rregulluar kjo rrugë.

“Si pasojë e reshjeve të mëdha dhe një kanal qe nuk është hapur kur është shtruar kjo rrugë nga ministria, ai kanal nuk është hapur edhe ajo është pak problem, por problemi kryesor është reshjet e mëdha të shiut”, shton ai.

Ai thotë se ekipet emergjente janë në terren për të ndihmuar banorët në këtë situatë.

lajme

Spanja mposht Çekinë dhe mbetet e pamposhtur në krye të grupit

Published

on

By

Spanja ka vazhduar rrugëtimin e shkëlqyer në Ligën e Kombeve, duke shënuar fitore minimale 1-0 ndaj Republikës së Çekisë në kuadër të Grupit 3 të Ligës A.

Kampionia e Evropës kaloi në epërsi në minutën e 39-të përmes Alex Baenës, i cili realizoi një gol të saktë. S

panja rrezikoi sërish me Fabian Ruiz, ndërsa një gol i Yeremy Pinos në fillim të pjesës së dytë u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje. Çekët e patën edhe më të vështirë nga minuta e 72-të, kur Ladislav Krejci u ndëshkua me karton të kuq pas rishikimit të një ndërhyrjeje në sistemin VAR.

Me këtë triumf, Spanja forcon pozitat në vendin e parë të grupit me 15 pikë të tubuara, pa pësuar asnjë humbje deri më tani. /E.A/

Continue Reading

Aktualitet

Italia përmbys Francën 3-1 dhe merr kreun e grupit

Published

on

By

Kombëtarja e Italisë ka regjistruar fitoren e tretë radhazi, duke mposhtur Francën me rezultat 3-1 pas një përmbysjeje dhe duke u ngjitur në vendin e parë të grupit me 10 pikë, aq sa kanë edhe “Gjelat”.

Ndeshja nisi më mirë për francezët, të cilët kaluan në epërsi në minutën e 10-të me golin e Michael Olise, i cili përfitoi nga një gabim i portierit Gianluigi Donnarumma. Megjithatë, skuadra e drejtuar nga Roberto Mancini reagoi shpejt dhe barazoi shifrat në minutën e 26-të përmes Francesco Pio Espositos, pas asistimit nga Nicolo Cambiaghi.

Në pjesën e dytë, italianët shpërdoruan një rast të artë për të kaluar në epërsi, pasi Sebastiano Esposito humbi penalltinë në minutën e 60-të. Por vetëm tri minuta më vonë, Davide Frattesi realizoi për 2-1 pas një asistimi të Federico Dimarcos.

Fitoren e Italisë e vulosi sërish Francesco Pio Esposito në minutën e 75-të, duke u treguar i saktë nga pika e bardhë pas një penalltie të shkaktuar nga Dayot Upamecano, për rezultatin përfundimtar 3-1. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Shqipëria dominon dhe mposht Finlandën 2-0, një pikë larg Ligës B

Published

on

By

Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar një fitore të rëndësishme në shtëpi ndaj Finlandës me rezultat 2-0, duke dominuar plotësisht takimin dhe duke arkëtuar pikët e plota.

Sipas vlerësimeve të platformës statistikore “Sofascore”, lojtari më i mirë i ndeshjes u shpall mesfushori Kristjan Asllani me notën 8.1, i ndjekur nga Ernest Muçi dhe Elseid Hysaj, të cilët u vlerësuan me nga 7.9. Në anën tjetër, te Finlanda paraqitjen më të dobët e pati Tenho, i cili u ndëshkua edhe me karton të kuq, duke marrë notën 5.9.

Pas këtij triumfi, kuqezinjtë e kanë fatin në duart e tyre: në përballjen e radhës kundër Bjellorusisë, Shqipërisë i mjafton së paku një pikë për të siguruar zyrtarisht promovimin në Ligën B. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Kuvendi voton sot për Ligjin e Speciales, BE-ja dhe ambasadat paralajmërojnë për obligimet ndërkombëtare

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës vazhdon sot seancën plenare në orën 11:00, ku në rend dite është votimi për rishqyrtimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, pasi seanca e djeshme u ndërpre për shkak të mungesës së deputetëve në sallë pas pauzës.

Në prag të këtij votimi, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka reaguar ashpër, duke vlerësuar se ndryshimet e propozuara bien ndesh me obligimet ndërkombëtare të vendit dhe kërkojnë konsultime paraprake.

“Ndryshimet ngrisin shqetësime serioze lidhur me obligimet ndërkombëtare të Kosovës dhe respektimin e parimeve themelore të sundimit të ligjit, në veçanti pavarësinë e gjyqësorit, mbrojtjen e viktimave dhe dëshmitarëve, vazhdimësinë e të drejtave procedurale dhe llogaridhënien efektive. Ndryshimet gjithashtu ngrisin shqetësime lidhur me kushtetutshmërinë e tyre”, thuhet në njoftimin e BE-së.

Shqetësimet e BE-së i ka mbështetur menjëherë edhe Ambasada Gjermane në Prishtinë.

“Ambasada Gjermane pajtohet plotësisht me shqetësimet e Bashkimit Evropian në Kosovë lidhur me mundësinë e votimit në Kuvendin e Kosovës të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara”, thuhet në reagimin e saj.

Edhe Ambasada e Italisë në Kosovë ka dalë me një qëndrim të ngjashëm, duke paralajmëruar për pasojat e mungesës së konsultimeve.

“Ndryshimet e propozuara ngrehin shqetësime serioze lidhur me zotimet ndërkombëtare të Kosovës dhe respektimin e parimeve themelore të sundimit të ligjit, veçanërisht pavarësinë e gjyqësorit, mbrojtjen e viktimave dhe dëshmitarëve, vazhdimësinë e të drejtave procedurale dhe sigurimin e llogaridhënies efektive. Ndryshimet gjithashtu ngrehin shqetësime sa i përket kushtetutshmërisë së tyre”, thuhet në reagimin e Ambasadës italiane, e cila shton: “Na vjen keq që këto konsultime ende nuk janë zhvilluar. Ligji aktual nuk do t’u shërbejë as interesave të Kosovës dhe as interesave të individëve që së fundmi janë dënuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës”.

Për këtë çështje, javën e kaluar gjatë prezantimit të Raportit të Progresit, edhe Komisionerja e BE-së për Zgjerim, Marta Kos, deklaroi se ndryshimet ligjore për Gjykatën Speciale paraqesin pengesë në procesin e integrimeve evropiane të Kosovës.

Ndryshe, ky projektligj u fut në rend dite me kërkesë të Grupit Parlamentar të PDK-së. Ushtruesja e detyrës së kryetares së kësaj partie, Vlora Çitaku, ka kërkuar nga deputetët që të votohet rrëzimi i vetos së presidentes Justina Shiroka-Pula, duke u zotuar për amendamentim të shpejtë të ligjit.

“Kërkoj që ta miratohet ligji sot dhe menjëherë të hënën të fillojmë procedurën e amendamentimit. Këtij procesi për të treguar seriozitet t’i japim dy javë kohë. Zotohem publikisht që të hënën do të sjellim nismën e re ligjore dhe brenda dy javësh do të bëjmë ndryshimet e Ligjit në fjalë”, ka deklaruar Çitaku.

/Ekonomia online/

Continue Reading

Të kërkuara