Lajmet

Situata e zjarreve në rajon, 5 vatra aktive në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Gjatë ditës së djeshme, siç informojnë nga Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK), kanë ndodhur gjithsej 29 zjarre në ambiente të hapura, nga të cilat pesë janë aktive, tre janë nën kontroll dhe 21 janë shuar.

Zjarret aktive në: Komuna Makedonski Brod: fshati Tazhevë – fshati Breznica – Qarkut drejt Jasenit;

Komuna Demir Hisar – Ohër: Mali Ilinska, fsh. Bazernik; Komuna e Gjevgjelisë: fsh. Furka drejt Karavalias; Komuna e Studeniçanit: fsh. Draçevicë – fsh. Crvena Voda, m.v Temna Buka; Komuna Probishtip: fsh. Zelenigrad – fsh. Jamishte.

Tre zjarret nën kontroll janë në: Kosel-Rasino-Openicë-Vapila, afër parkut me erë në Bogdanci dhe zjarri afër fshatit Latovë./UBTNews/

Aktualitet

Bëhet publike letra me të cilën Albin Kurti e paralajmëroi dorëheqjen

Published

on

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit, në mënyrë që të mund të bëjë betimin si deputet i legjislaturës së nëntë.

Dorëheqje kanë dhënë edhe anëtarët e tjerë të Qeverisë në detyrë të Kosovës, që janë zgjedhur deputetë në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ndërkohë nuk është miratuar raporti i komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve të deputetëve në Kosovë.

Kjo është hera e parë që ndodhë një gjë e tillë, e çon në ndërprerjen e seancës konstituive.

Një pjesë e deputetëve janë larguar nga salla e seancave plenare. Ndërkohë që anëtarët e komisionit janë duke diskutuar me kryesuesin e seancës për të vendosur si do të vazhdohet më tej.

 

Continue Reading

Aktualitet

Kusari Lila: PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe votuan së bashku kundër mandateve të tyre

Published

on

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari-Lila ka reaguar pas mos konsituimit të kuvendit. Ajo tha se kjo po ndodh për herë të parë duke i fajësuar deputet nga opozita dhe Lista Serbe.

“Për herë të parë në Kosovë, opozita aktuale dhe ajo e ardhshme nuk e voton raportin për certifikimin e rezultateve dhe konfirmimin e mandateve.

“PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe votuan së bashku kundër konstituimit të Kuvendit – pra edhe kundër mandateve të tyre. Me këtë veprim, sot, përmes një tjetër shfaqjeje të paaftësisë së tyre të vazhdueshme, treguan se nuk e pranojnë më rezultatin e zgjedhjeve që vetë e kishin pranuar dhe votuar në KQZ”, ka shkruar Kusari Lila.

 

Continue Reading

Aktualitet

Krasniqi: Nuk do të lejojmë që të fillojë legjislatura e re me shkelje të Kushtetutës

Published

on

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është deklaruar pasi ka dështuar të bëhet konstituimi i Kuvendit.

Krasniqi para mediave deklaroi se është e paprecedentë situate që ka krijuar Lëvizja Vetëvendosje, transmeton Telegrafi.

“Vetë e kanë miratuar ligjin pa votat tona, edhe në atë ligj e kanë shkruar vetë se nuk mundet kryeministri dhe ministrat e ekzekutivit me u betu si deputet, është çështje shumë e thjeshtë. Logjika e tyre me shkel Kushtetutën me çdo kusht është logjikë që nuk mundet me kalu në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka deklaruar tutje se LVV që katër vjet ka shkelur Kushtetutën.

“Nuk do të lejojmë të fillojë legjislatura e re me shkelje të Kushtetutës”, u shpreh ai.

Kryesuesi i seancës së Kuvendit, Avni Dehari ka ndërprerë seancën konstituive të Kuvendit. Dehari tha se pas situatës së krijuar me mosvotimin e raportit për konfirmimin e mandatave, seanca ndërpritet.

“Për shkak të rrethanave të krijuara meqë raporti i komisionit nuk mori votat e mjaftueshme në këto rrethana duhet ta ndërpresim seancën dhe me një letër ta njoftojmë presidenten sesi do të vijohet tutje”, tha Dehari.

Raporti i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve nuk kaloi. 52 deputetë ishin pro, 46 kundër e 11 abstenuan.

Continue Reading

Aktualitet

Ndërpritet seanca konstituive

Published

on

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës edhe pse ishte paraparë të fillonte në ora 10:00, ende nuk ka filluar pas një ore vonesë.

Kryesuesi i seancës Avni Dehari tha se ndërpritet senaca konstituive pas mosmiratimit të raportit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve.

UBT News do të ju mbajë të informuar në kohë reale. /UBT News/

 

Continue Reading

Të kërkuara