Lajmet

Aksioni i policisë në veri, mbyllen kaq objekte postare pa licencë

Published

on

Policia e Kosovës ka zhvilluar të hënën një aksion në objektet e Postës së Serbisë në veri të vendit tonë. Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani, i cili bëri të ditur se aksioni është ndërmarrë pas një shkrese, informate të pranuar nga Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), se në territorin e Kosovës operojnë operatorë ekonomikë pa licencë dhe të paregjistruar në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK).

“Pas një shkrese/informate të pranuar nga ARKEP, se në territorin e Kosovës operojnë operator ekonomik pa licencë dhe të pa regjistruar në ARBK, njësi policore kanë shkuar për verifikim të këtij informacioni. Informacioni ka rezultuar të jetë i sakte me ç’rast policia ka njoftuar prokurorin e shtetit dhe tutje vazhdojmë sipas autorizimeve te tij”, ka thënë Elshani në një përgjigje për KosovaPress.

Sipas tij, deri tani nga 9 lokacione të kontrolluara, 5 janë mbyllur.

Në anën tjetër, Policia e Kosovës po ashtu ka njoftuar se sipas detyrës zyrtare dhe autorizimeve ligjore e kushtetuese, po vazhdon angazhimet e saj në ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe ndërmarrjen e masave policore konform situatës dhe zhvillimeve në nivel vendi, përfshirë veriun e Kosovës.

“Sot gjatë ditës është duke u realizuar një operacion policor në veri të Kosovës, i cili bazohet në informacionet zyrtare të institucioneve të Kosovës, siç është ARKEP, mbi dyshimin se janë duke operuar posta ilegale, të paregjistruara dhe pa liçencë të institucioneve përkatëse të Republikës së Kosovës. Bazuar në informacionet zyrtare kanë filluar hetimet policore në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, ku deri më tani janë identifikuar nëntë lokacione ku funksiononin posta të tilla ilegale”, thuhet në njoftim.

Sipas policisë, të gjitha veprimet policore janë duke u realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente dhe organet e drejtësisë, ku varësisht nga të gjeturat do të ndërmerren masat e mëtejme ligjore.

Vendi

Nisi protesta në Pejë për vrasjen e Arlinda Zekajt, ngjyrosen me të kuqe këpucët e policëve

Published

on

By

Ka nisur në Pejë protesta gjithëpopullore kundër vrasjes së grave, në shenjë revolte pas rastit të rëndë të Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor në Vitomiricë.

Masa e mbledhur ka shprehur pakënaqësi të thellë ndaj dështimeve institucionale, duke kërkuar drejtësi të menjëhershme dhe llogaridhënie. Në një akt simbolik revolte, protestuesit kanë ngjyrosur me ngjyrë të kuqe këpucët e zyrtarëve policorë që po siguronin ngjarjen, teksa në kor brohorisnin thirrjet “Marre”.

Marshimi i protestuesve do të përshkojë të gjitha institucionet përgjegjëse në qytet, duke u ndalur para Komunës së Pejës, Qendrës për Punë Sociale, Stacionit Policor, Gjykatës dhe Prokurorisë Themelore.

Kjo protestë në Pejë është pjesë e valës së reagimeve qytetare që po zhvillohen në të gjithë Kosovën, me kërkesën e prerë për siguri, mbrojtje institucionalisht të garantuar dhe ndëshkim të përgjegjësve për mosveprimet që çuan në këtë tragjedi. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Jep dorëheqje drejtori i Policisë Gazmend Hoxha

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar sot kërkesën për dorëheqje nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, duke e liruar atë zyrtarisht nga detyra.

Sipas njoftimit nga Qeveria, pas propozimit të Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kryeministri Kurti ka caktuar Fehmi Hotin si ushtrues detyre të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës. Ekzekutivi ka falënderuar z. Hoxha për kontributin dhe angazhimin e tij gjatë kohës sa ushtroi këtë mandat.

Kjo dorëheqje vjen në vazhdën e masave dhe përgjegjësive institucionale pas vrasjes së Arlinda Zekajt, rast ky që shpërfaqi dështime të rënda zinxhirore brenda Policisë së Kosovës. Vetëm përmes hetimeve të Inspektoratit Policor lidhur me mosveprimet dhe mosekzekutimin e urdhrave mbrojtës për viktimën, deri më tani janë suspenduar nga detyra edhe 19 zyrtarë policorë. /E.A/

Continue Reading

lajme

Akil Gjakova mposht nënkampionin e botës

Published

on

By

Akil Gjakova ka shënuar fitore në Grand Slamin në Abu Dabi.

Ai në xhiron e tretë e mposhti bartësin e parë dhe nënkampionin në fuqi të botës, Makhmadbek Makhmadbekovin.

Ndaj tij dominoi prej fillimit, ndërsa fitoi me “Ippon” të bukur në kohën shtesë.

Është kjo fitorja më e madhe e Akilit në vitin e fundit. Ai po garon në kategorinë deri 73 kilogramë, dhe po duket në ditë të mirë. /D.L/

Continue Reading

Lajmet

Gjykata Supreme vendos: Policia nuk mund t’jua mbajë patentë-shoferin më shumë se 8 ditë

Published

on

By

Gjykata Supreme e Kosovës ka shfuqizuar rregullin e Ministrisë së Punëve të Brendshme që lejonte Policinë e Kosovës t’ju mbante patentë-shoferin shoferëve gjatë të gjithë kohës sa zgjaste masa mbrojtëse (3, 6 apo 12 muaj).

Sipas vendimit të Gjykatës Supreme, marrja e përkohshme e patentë-shoferit nga policia në vendin e ngjarjes nuk mund të zgjasë më shumë se 8 ditë. Kushtëzimi i kthimit të dokumentit me përfundimin e plotë të dënimit ishte i paligjshëm, pasi Udhëzimi Administrativ i MPB-së kishte vendosur kufizime shtesë që nuk parashiheshin me ligjin bazë të trafikun rrugor.

Vendimi erdhi pas padisë së ngritur nga 28 qytetarë kundër MPB-së dhe Policisë së Kosovës. Gjykata sqaroi se heqja e së drejtës për të ngasur makinën (masa mbrojtëse) është diçka tjetër, ndërsa mbajtja fizike e dokumentit të patentë-shoferit nga policia nuk lejohet të kalojë afatin 8-ditor. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara