Lajmet

Sipas një hetimi të OKB-së, Izraeli dhe Hamasi kanë kryer krime lufte që nga 7 tetori

Published

on

Sipas një hetimi të Kombeve të Bashkuara për muajt e parë të luftës në Gaza, rezulton se si Izraeli ashtu edhe Hamasi kanë kryer krime lufte dhe shkelje të rënda të ligjit ndërkombëtar. Ky është hetimi i parë i thellë për sulmet e 7 tetorit dhe konfliktin që pasoi.

Raporti që u publikua të mërkurën vlerëson se të dyja palët kanë shpërfillur ligjin ndërkombëtar në konfliktin i cili ka nisur qe më shumë se tetë muaj dhe i cili rriti tensionet në Lindje të Mesme.

Raportet e Komisionit Hetimor të Kombeve të Bashkuara fillojnë më 7 tetor, ditën kur Hamasi dhe grupet e tjera të armatosura palestineze filluan vrasjet dhe rrëmbimet në jug të Izraelit, duke lënë mbi 1 mijë e 200 njerëz të vrarë, kryesisht civilë. 250 njerëz të tjerë janë marrë peng./UBTNews/

Aktualitet

Osmani në bisedë telefonike me Hanrahan: U përqendrova në rëndësinë e ruajtjes së aleancës me SHBA

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar bisedë telefonike me diplomatin amerikan, Brendan Hanrahan.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Osmani tha se me diplomatin amerikan bisedoi për rëndësinë e ruajtjes së aleancës së fortë me SHBA si partner strategjik.

“Sot pata një telefonatë me Zyrtarin e Lartë të Byrosë,Brandon Hanrahan, gjatë së cilës u përqendrova në rëndësinë e ruajtjes së aleancës sonë të fortë dhe sigurimit të koordinimit të ngushtë me partnerin tonë kyç. Aleanca e fortë me SHBA-në ka qenë gjithmonë në dobi të popullit tonë, sigurisë kombëtare, stabilitetit rajonal dhe integrimit euroatlantik. Si Presidente e vendit tim, do të angazhohem me administratën e Presidentit Trump për të ruajtur dhe mbrojtur aleancën tonë bazuar në besim dhe bashkëpunim të ndërsjellë”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë që ditë më parë SHBA pezulloi Dialogun Strategjik me Kosovën për veprimet e Qeverisë aktuale në detyrë./S.K/KP/

Continue Reading

Aktualitet

Begaj takon kryeministrin hungarez, Orban

Published

on

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Hungari, ku është pritur nga Kryeministri hungarez, Viktor Orban.

Takimi pati në vëmendje diskutime të rëndësishme mbi thellimin e bashkëpunimit dypalësh, duke u fokusuar në integrimin e Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, si dhe në forcimin e sigurisë së përbashkët.

Presidenti Begaj vlerësoi lart mbështetjen e fortë të Hungarisë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, duke nënvizuar rolin kyç të këtij vendi gjatë Presidencës së Këshillit të BE-së në vitin 2024 për avancimin e negociatave.

Të dy liderët theksuan se integrimi i rajonit në Union rrit më tej sigurinë e përgjithshme.

“Ishte kënaqësi të takohesha me kryeministrin Viktor Orban. Shpreha vlerësimin për mbështetjen e Hungarisë për anëtarësimin e Shqipërisë dhe të Ballkanit Perëndimor në BE -një integrim që forcon sigurinë tonë të përbashkët. Ne riafirmuam gatishmërinë tonë të ndërsjellë për të thelluar bashkëpunimin politik, ekonomik dhe kulturor.”, shkruajti Presidenti në rrjetin social X.

Bashkëpunim ekonomik dhe investime

Diskutimet u fokusuan gjithashtu në intensifikimin e dialogut politik mes dy vendeve anëtare të NATO-s.

Për sa i përket bashkëpunimit ekonomik, u theksua suksesi i investimeve të rëndësishme hungareze në sektorin bankar, telekomunikacionin dhe transportin ajror në Shqipëri.

Presidenti Begaj ftoi sipërmarrësit hungarezë të ndjekin shembullin e kompanive të suksesshme që tashmë operojnë në vend, duke inkurajuar gjithashtu mbështetjen hungareze për lehtësimin dhe promovimin e aksesit të produkteve shqiptare në tregun hungarez.

Rritja e turizmit dhe bashkëpunim në fusha të tjera

Në takim u diskutua edhe për rritjen e ndjeshme të numrit të vizitorëve hungarezë në Shqipëri.

U vlerësuan pozitivisht hapat e ndërmarra nga qeveritë e të dy vendeve në fusha të tjera si drejtësia, bujqësia, arsimi, kultura dhe edukimi.

Presidenti Begaj shprehu mirënjohje për Kryeministrin Orban për bursat e dhëna studentëve shqiptarë./S.K/KP/Rtsh.al/

Continue Reading

Aktualitet

Sot vazhdon dëshmia e Willimas në Hagë

Published

on

E përditësuar:
07:55
Ish-këshilltari ligjor i delegacionit të Kosovës në Rambuje, Paul Williams, do të vazhdojë sot dëshminë e tij në Hagë.

Ai u paraqit të mërkurën në Gjykatë, i thirrur nga mbrojtja e Thaçit, duke dhënë dëshminë për një kohë të gjatë.

Njësoj si ish-diplomati Rubin që deklaroi se Thaçi nuk kishte kompetenca brenda UÇK-së për të marrë vendime, ashtu dëshmoi edhe Williams.

Ai foli për Marrëveshjen e Rambujesë, derisa shtoi se ai ishte thirrur nga Bujar Bukoshi në emër të ish-presidentit Ibrahim Rugovës.

Ish-këshilltari dëshmoi edhe për rolin e ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqit në këtë marrëveshje./S.K/EO/

 

Continue Reading

Aktualitet

KQZ: 34 për qind e fletëvotimeve janë dërguar për votuesit jashtë Kosovës

Published

on

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e djeshme ka prezantuar raportin lidhur me përgatitjet e procesit zgjedhor, me theks të veçantë për fillimin e periudhës së votimit jashtë Kosovës.

Kjo vlen për 43.933 shtetasit e Kosovës, të cilët janë regjistruar për të votuar përmes postës në Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale.

Drejtori i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollim Financiar të Partive Politike në KQZ, Besnik Buzhala bëri të ditur se deri më tani, rreth 10 mijë pako individuale me fletëvotime janë dërguar jashtë Kosovës, ndërsa edhe 5 mijë të tjera janë kompletuar dhe do të dërgohen më tutje.

“Sot më datë 17 shtator në orën 13:00 janë kompletuar rreth 15 mijë pako individuale me fletëvotime dhe sipas konfirmimit nga posta dhe Telekomi i Kosovës rreth 10,000 pako tashmë janë dërguar jashtë Kosovës, ku pjesa më e madhe e tyre janë për shtetet Austri dhe Gjermani. Nëse marrim për bazë numrin e votuesve të regjistruar suksesshëm që në total është 43 mijën e 993, i bie se janë proceduar rreth 34 për qind të votuesve të regjistruar suksesshëm”, tha ai.

Ai po ashtu theksoi se nëse vazhdojnë me këtë ritëm të punës, dërgimi i të gjitha fletëvotimeve për qytetarët e regjistruar jashtë vendit do të përfundojë deri në fundjavë.

Në këtë mbledhje, KQZ konfirmoi adresat e kutive postare për votimin me postë nga jashtë Kosovës.

Me qëllim të ofrimit të mundësisë për votim për shtetasit që janë regjistruar për të votuar përmes postës, kutitë postare janë funksionale në këto shtete: Australi, Austri, Belgjikë, Çeki, Danimarkë, Francë, Gjermani, Holandë, Hungari, Itali, Kanada, Kosovë, Kroaci, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Mbretëria e Bashkuar, Norvegji, ShBA, Shqipëri, Slloveni, Suedi, Turqi dhe Zvicër.

Përveç kësaj, gjatë takimit të sotëm u diskutua edhe për pjesëmarrjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në vëzhgim të zgjedhjeve që do të mbahen në Maqedoninë e Veriut, të cilat do të mbahen një javë pas atyre në Kosovë dhe po ashtu për pjesëmarrjen e disa anëtarëve të KQZ në një konferencë në Tiranë./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara