Lajmet

​Krasniqi: Krerët e UÇK-së në Hagë, testament i gjallë i përpjekjeve për liri e shtet

Published

on

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se 12 qershori i vitit 1999 është një nga ato ditët që secili e mban mend se çfarë ka qenë duke bërë.

Në seancën solemne të Kuvendit, në nder të 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës, Krasniqi tha se ajo ditë dikë e ka gjetur jashtë vendit, dikë të frikësuar apo të strehuar, por një kategori e zgjedhur e popullit e ka gjetur me pushkë në dorë, duke luftuar për çlirimin e vendit.

Krasniqi tha se këta ushtarë ishin të gatshëm të vdesin për liri, duke ndjekur shembullin e pishtarit më të ndritshëm në rrugëtimin tonë kombëtar, komandantin legjendar Adem Jashari.

“12 qershori i vitit 1999 është një ato ditët që secili që kemi jetuar e mbajmë mend mirë se ku kemi qenë dhe çfarë kemi bërë atë ditë dhe kjo ditë dikë e ka gjetur jashtë Kosovës si të dëbuar dhunshëm apo nëpër kampet e refugjatëve, dikë në Kosovë të frikësuar apo duke u strehuar maleve, dikë tjetër të degtisur nëpër shtete të ndryshme të botës e disa të tjerë nëpër burgjet Serbisë, por një kategori e zgjedhur e popullit tonë kjo ditë e ka gjetur me pushkë në dorë nëpër fronet e luftës çlirimtare të gatshëm të vdesin për liri duke ndjekur shembullin e pishtarit më të ndritshëm të rrugëtimit tonë kombëtar, komandantit legjendar Adem Jashari”, tha Krasniqi.

Duke kujtuar sakrificën e liderëve të UÇK-së që gjenden në Hagë si Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, Krasniqi tha se kjo është dëshmi se liria nuk është e garantuar dhe se për të duhet luftuar dhe mbrojtur çdo ditë.

I pari i PDK-së tha se këta burra janë testament i gjallë i përpjekjeve të pandalshme që kërkon liria dhe shteti. Krasniqi u bëri thirrje atyre që të qëndrojnë të fortë, pasi sipas tij, historia kurrë nuk do të mund të ndryshohet dhe se “Dielli do të lind përsëri”.

“Këto 25 vjet na kanë mësuar se liria kurrë nuk është e garantuar dhe nuk mund të merret si e mirëqenë. Për të duhet luftuar dhe atë duhet mbrojtur çdo ditë, për të duhet punuar ndershëm e me zell që t’ua kalojmë brezave pasues trashëgiminë, e kush e di këtë gjë më mirë se ne këtu. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe shokët e tyre në Hagë që kanë thuajse 4 dekada që luftojnë për lirinë dhe mbrojtjen e sajë, që nga protestat studentore popullore në vitet e 80-ta, celulat e para të krijimit të UÇK-së në vitet e 90-ta përpjekjet e jashtëzakonshme për pavarësi në dekadën e parë të këtij mijëvjeçari. Lufta e tyre nuk u ndal kurrë dhe beteja e tyre për lirinë tonë po vazhdon ende. Këta burra janë testament i gjallë i përpjekjeve të pandalshme që kërkon liria dhe shteti. Ju themi se jeni heronj të luftës dhe të paqes dhe se askush me asgjë nuk mund ta ndryshojë të vërtetë, qëndroni të fortë sepse padyshim Dielli do të lind përsëri”, tha Krasniqi.

Lajmet

Theret me thikë një person në Gjakovë, arrestohen tre të dyshuar

Published

on

Një person ka mbetur i lënduar pasi dyshohet se është therur me thikë në rrugën “UÇK” në Gjakovë.

Rasti ka ndodhur më 9 nëntor, rreth orës 08:00. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ndërsa sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Pas hetimeve, Policia ka arrestuar tre persona të dyshuar, të cilët pas intervistimit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”./A.K/

Continue Reading

Lajmet

I mituri raporton se vëllai tentoi ta sulmonte me thikë dhe sopatë në Graçanicë

Published

on

Një i mitur në Graçanicë ka raportuar në Polici se vëllai i tij, pas një mosmarrëveshjeje në shtëpi, kishte tentuar ta sulmonte me thikë dhe sopatë.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 9 nëntor, rreth orës 09:00. I dyshuari është larguar nga shtëpia pasi ka kuptuar se Policia ishte njoftuar dhe ende nuk është lokalizuar.

Për rastin është njoftuar prokurori, ndërsa hetimet janë duke vazhduar./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Sekuestrohen mbi 8 gramë marihuanë në një banesë në Prishtinë

Published

on

Policia e Kosovës ka sekuestruar rreth 8.31 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë në një banesë në rrugën “Hakif Zejnullahu” në Prishtinë.

Sipas raportit policor, substanca është gjetur më 9 nëntor, gjatë trajtimit të një rasti të dhunës në familje, në banesën e një të dyshuareje.

E dyshuara është shoqëruar në stacionin policor dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Sekuestrohet në Prishtinë vetura e kërkuar nga Interpoli, kap vlerën e 20 mijë eurove

Published

on

Policia e Kosovës ka sekuestruar një veturë në Prishtinë, e cila ishte në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli në Spanjë.

Sipas raportit policor, vetura është lokalizuar dhe sekuestruar më 9 nëntor, pas hetimeve të zhvilluara lidhur me një rast të mashtrimit.

Vlera e veturës së sekuestruar llogaritet të jetë rreth 20 mijë euro. Për rastin është njoftuar prokurori./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara