Lajmet

Sindikatat skeptike për Ligjin e pagave, nuk presin të hyjë në fuqi as vitin e ardhshëm

Ligji për Buxhet për vitin 2023 pritet të diskutohet dhe të votohet këtë të enjte në Kuvendin e Kosovës.

Published

on

Sindikatat e punëtorëve të sektori publik e kanë përkrahur propozimin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës që përmes amendamentimit të bëhet rritja lineare e pagave prej 30% për gjithë punëtorët e sektorit publik, deri në miratimin e Ligjit të pagave. Derisa u shprehën skeptik se ky i fundit do të hyjë në fuqi në vitin 2023.

Kjo u bë e ditur nga vetë kryesindikalistët e punëtorëve publikë gjatë një tryeze të organizuar nga Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me temën “Projektligji i Buxhetit të Kosovës për vitin 2023 – Ligji i pagave”.

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj u shpreh se në mes të dy leximeve të Ligjit për buxhet do të propozojnë amandamentimin për rritje të pagës në mënyrë lineare për 30% nëse pajtohen edhe sindikatat.

“Kemi menduar që ta shfrytëzojmë këtë kohë që një 30% nëse ju mendoni që është e arsyeshme duke u bazuar edhe në inflacion 20%, por edhe një rritje sepse trendi i inflacionit ka me shkua prapë në vitin 2023 kemi me pas kriza ekonomike dhe nuk kemi deshtë me shkua në 50% dhe me bë politik por kemi menduar që në bazë të analizave që 30% është i arsyeshëm deri në miratimin e ligjit të Pagave… Kryetema e vijave buxhetore do të jetë ky amendament që ka 30% nëse dakordohemi… Nëse e shihni ju të arsyeshme në rregull nëse ka ndonjë plotësim apo ndryshim ne mundemi gjatë rrugës të ndryshojmë”, theksoi ai.

Time Kadrijaj po ashtu nga ky subjekt politik tha se kryesindikalistët nuk i kanë ftuar për tu politizuar. Ajo tha se shihet qartë se po rrezikohet mos miratimi i Ligjit të Pagave në këtë kohë kur inflacioni ka arritur shifra të larta.

“Nuk ju kemi ftuar për me u politizuar, por ne jemi deputet të zgjedhur nga vota e popullit dhe ne duhet të përfaqësojmë interesat e popullit dhe qytetarëve të Kosovës dhe ky takim është i kësaj fryme sepse ne si deputet duhet të ngrisim gjithë padrejtësitë që bëhen në sferën shoqërore dhe në këtë rast po shihet që qytetarët tanë do të jenë të rrezikuar me mos miratimin e Ligjit të pagave dhe do të jenë të rrezikuar me paga të ulëta dhe inflacionin që është arritur në shifra enorme dhe që është padrejtësi dhe normal që ne si deputet duhet t’i ngrisim këto shqetësime”, theksoi ajo.

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj ka mbështetur idenë e AAK-së për ngritjen e pagës në mënyrë lineare për 30%. Sipas tij, kjo ide do t’i ulte tensionet të cilat pritet të ngriten në janar, pasi Jasharaj beson që nuk do të ketë miratim të Ligjit të pagave as në vitin e ardhshëm. Jasharaj u shpreh se Qeveria e Kosovës nuk po ndalet me tendencat për të zhbërë sindikatat.

“Ideja që të kemi një ngritje lineare deri në 30% do të ishte një ndihmës e madhe për të gjithë ne sidomos do të ishte domethënëse për ata që i kemi me paga tepër të ulëta në arsim e kam fjalën për punëtorët tekniko-ndihmës… Lajmet e konfirmuara se nuk është ndarë një pjesë e duhur nga projektligji për buxhetin 2023 për Ligjin e Pagave flet qartë dhe duhet ta kuptim të vërtetën e hidhur se as në vitin 2023 ligjit të Pagave nuk do të kemi dhe po e bëjë një krahasim për ta dëshmuar lojën e bërë nga Qeveria. Gjatë grevës kishin dal me pompozitet se ligji i Pagave po bëhet, arsimtarët kanë kaq koeficiente e zbuluan atë 120 që e mohuan vetë… Kërkesa 30% do t’i qetësonte gjakrat do ta qetësonte situatën të punësuarit do ta kuptonin si mbështetje të këtyre institucioneve sepse mos të harroj qeveria se greva nuk është mbyllur është pezulluar dhe ato premtimet se në janar do të kemi ligjin e Pagave dhe do të jetë i shkëlqyer prapë do të ngritën pikëpyetje dhe tensione”, theksoi ai.

Edhe kryetari i Sindikatës së Pavarur të Administratës të Kosovës, Ali Gashi e ka përshëndetur propozimin e AAK-së për rritje në mënyrë lineare të pagës për 30%. Gashi u shpreh se Ligji për shërbyesit civilë e kap dhe politizon administratën publike.

“Ky është një mashtrim i radhës nga ana e Qeverisë së Kosovës dhe për t’i vërë kapak është ky projektligj i buxhetit ku rrjedhimisht në kontingjentin për implementimin apo rritjen eventuale të pagave nuk është përfshirë… Tendenca që përmes këtij ligji ta kap dhe ta politizoj ta prish strukturën organizative të shërbimit civil i cili është formuar dhe është profesionalizuar me shumë mund dhe sakrificë është një e keqe e madhe që e ka pllakosur komplet sistemin qeveritar të Kosovës me theks të veçantë shërbimin civil, nëse lejojmë një tendencë të tillë mund të themi se nuk do të kemi shërbim civil të përfshirë dhe meritokracisë por do të kemi administratë të kapur e politike… Propozimi juaj është i jashtëzakonshëm duke marr parasysh sfidën që jemi duke kaluar megjithatë konsideroj se tek çështja e nxjerrjes së pagës mesatare të Kosovës duhet të kihet parasysh për arsye se në nxjerrje të mesatares së pagës është mirë të përjashtohen grupet e interesit, institucionet që janë të mandatuara bordet dhe agjencitë sepse një numër i tyre e ngrit këtë mesatare, por të merren për bazë zyrtar publik komunal arsimi, shëndetësia”, u shpreh Gashi.

Por ndonëse e mirëpriti një propozim të tillë, udhëheqësi i Sindikatës së Policëve të Kosovës, Imer Zeqiri tha se propozimi i AAK-së është pak për pagat e policëve të Kosovës. Ai adresoi edhe nevojën për sigurime shëndetësore.

“Do të shkojë kjo në pagën bazë apo do të jetë në neto për arsyes se e dini që paga bazë e një polici është 392 euro dhe për mendimin tim sa i përket Policisë së Kosovës kjo është pak, propozimi është shumë me vend nuk po dua të anashkalojë propozimin”, theksoi ai.

Se nuk do të ketë ndonjë rritje shumë të madhe në paga rritja lineare prej 30% u shprehën edhe nga Federata Sindikale e Mjekëve.

Ligji për Buxhet për vitin 2023 pritet të diskutohet dhe të votohet këtë të enjte në Kuvendin e Kosovës.

Rajoni

Protestuesit sulmojnë objektin e Gjykatës së Apelit

Published

on

By

Protestuesit në Shqipëri kanë hyrë në objektin e Gjykatës së Apelit. 

Pasi kanë qëndruar për pak minuta aty, ata janë larguar. 

Kjo është hera e parë që është sulmuar objekti i Gjykatës së Apelit.

Pasi janë larguar protestuesit, në vendngjarje kanë arritur pjesëtarë të Policisë. Njëri prej protestuesve është shoqëruar në Polici.

Continue Reading

Vendi

Presidenti i Malit të Zi në vizitë në Kosovë

Published

on

By

Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviq do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë. 

Policia e Kosovës ka njoftuar se sipas detyrës zyrtare, do të ndërmarrë masat e sigurisë si dhe do të kujdeset për rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të tij në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës, sipas itinerarit të lëvizjes, nga pika kufitare Kullë – Pejë, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare të vizitës në rajonin e Pejës, Policia e Kosovës, sipas nevojës, do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. 

Continue Reading

Rajoni

Alarm për bombë në disa institucione në Shqipëri

Published

on

By

Një mesazh kërcënues për bombë ka mbërritur në disa institucione shtetërore në Shqipëri. A2 CNN raporton se një email ka kërcënues ka mbërritur në kryeministri, ministri, institucione të drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë.

“Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati”, thuhet në mesazh.

Pas marrjes së mesazhit, është boshatisur Gjykata dhe Prokuroria e Fierit. Administrata është alarmuar, ndërsa në zonë është shtuar prania e forcave të Policisë. /A2 CNN/

Continue Reading

Lajmet

Vitia: 53.4 për qind e grave me kancer të gjirit diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë

Published

on

By

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e grave të diagnostikuara me kancer të gjirit në Kosovë janë identifikuar në stadin e parë dhe të dytë të sëmundjes, duke theksuar rëndësinë e zbulimit të hershëm për suksesin e trajtimit dhe rritjen e mundësive për mbijetesë.

Këtë deklaratë Vitia e bëri në Simpoziumin e Tretë për Kancerin e Gjirit, të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, ku u diskutua për ndërgjegjësimin, diagnostikimin e hershëm dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për gratë.

Ai bëri të ditur se mamografia ofrohet falas në institucionet publike shëndetësore, ndërsa gjatë këtij viti pritet të shtohen edhe tetë mamografë digjitalë në komunat ku mungojnë këto pajisje. Gjithashtu, përmes mamografit mobil, shërbimi po u ofrohet edhe grave në komunat që nuk kanë aparatura të tilla.

Sipas Vitisë, Kosova tashmë ka edhe planin e veprimit për skriningun e kancerit të gjirit për periudhën 2026–2028, me synim përmirësimin e diagnostikimit dhe qasjes në shërbime shëndetësore.

Ndërkaq, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, bëri të ditur se gjatë vitit 2025 janë realizuar gjithsej 1.847 mamografi në kuadër të aktiviteteve për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Prej tyre, 463 janë kryer vetëm gjatë muajit tetor.

Gashi njoftoi gjithashtu se gjatë këtij viti, deri në ditën e mbajtjes së simpoziumit, janë realizuar 700 mamografi, prej të cilave rreth 150 gjatë muajit tetor.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara