Lajmet

Sindikata e Policisë: Shtesat e rrezikshmërisë janë të ulëta

Nga Sindikata thonë se shtesat nuk e arsyetojnë punën dhe rrezikshmërinë në Policinë e Kosovës.

Published

on

Sindikata e Policisë së Kosovës njofton se sa i përket propozimit të Qeverisë për shtesat e rrezikshmërisë, vlerësojnë se janë të ulëta dhe nuk e arsyetojnë punën dhe rrezikshmërinë në Policinë e Kosovës.

Prandaj sipas tyre janë të papranueshme për secilën kategori, janë diskriminuese për të gjitha njësitë, sepse të gjithë zyrtarët policorë përballen çdo ditë me rrezik dhe kjo e dëshmon me numrin e zyrtarëve policorë që e kanë humbur jetën gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Në komunikatë thuhet se Këshilli Drejtues i Sindikatës së Policisë së Kosovës, pasi analizoi zhvillimet e fundit duke përfshirë edhe propozimin e Qeverisë për shtesat për rrezikshmëri, përkrahë të gjitha kërkesat e arsyeshme dhe legjitime të secilit zyrtarë policorë dhe punonjësve tjerë mbështetës të Policisë së Kosovës.

“Sindikata e Policisë së Kosovës mbron interesat e të gjithë pjesëtarëve të policisë me qëllim të përmirësimit të mirëqenies dhe kushteve për punë, këtë e bënë në mënyrë të organizuar, në konsultim dhe koordinim me anëtarësinë e vet”, thuhet në komunikatë.

Nga takimi i mbajtur, Këshilli Drejtues doli me këto kërkesa:

Shtesa për rrezikshmëri të mos mbetet më e ulët se ajo që është pranuar para hyrjes në fuqi të Ligjit të Pagave, që ka qenë në shtatë nivele duke filluar nga 105 euro dhe më larta 215 euro, ose me përqindje në pagën bazë duke filluar nga 25% deri në 50%.

Ndërsa për stafin civil, koeficienti të harmonizohet me vendin e punës dhe profesionet që i kryejnë.

Po ashtu thuhet se pakënaqësia te të gjithë pjesëtarët e policisë është e madhe, prandaj kërkohet që në afat sa më të shkurtë të bëhet realizimi i këtyre kërkesave dhe kërkesave paraprake me qëllim të përmirësimit të kushteve dhe mirëqenies në Policinë e Kosovës.

Lajmet

PDK-AAK serish para Qeverisë: Kërkohet konstituimi i Kuvendit dhe fundi i bllokadës institucionale

Published

on

By

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, të shoqëruar nga asamblistë, drejtorë komunalë dhe aktivistë nga Vitia, Gjilani e Kamenica, kanë mbajtur sërish një aksion protestues para objektit të Qeverisë për të kërkuar zhbllokimin e institucioneve dhe funksionalizimin e Kuvendit.

Gjatë aksionit, përfaqësuesit opozitarë paralajmëruan se vonesat politike po e çojnë vendin drejt një krize të thellë financiare e administrative. Valmir Sahiti nga Komuna e Vitisë ngriti shqetësimin se shumica e institucioneve po funksionojnë me ushtrues detyre, marrëveshjet ndërkombëtare janë pezulluar dhe komunat gjenden buzë falimentimit financiar, duke kërkuar nga partia fituese që t’i kthehet përgjegjësisë kushtetuese.

Në të njëjtën linjë, deputeti i PDK-së, Fadil Demaku, nënvizoi se situata aktuale jashtë kornizës kushtetuese është e papranueshme dhe i bëri thirrje mazhorancës të ndërpresë vonesat dhe arsyetimet politike.

Ndërkaq, deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, kritikoi mungesën e transparencës dhe llogaridhënies, duke kërkuar mbledhjen e menjëhershme të seancës për formimin e organeve të reja ose, në të kundërt, shpalljen e zgjedhjeve të reja si rrugëdalje nga bllokada.

Continue Reading

Lajmet

Përleshje në një lokal në Fushë Kosovë, arrestohen tre persona

Published

on

Tre persona janë arrestuar në Fushë Kosovë, pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje në një lokal janë përleshur fizikisht mes vete.

Rasti ka ndodhur më 31 gusht, rreth orës 21:20.

Sipas Policisë së Kosovës, në mesin e të arrestuarve është një mashkull kosovar dhe dy shtetas të Serbisë.

Si pasojë e përleshjes, të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore, ndërsa dyshohet se kanë dëmtuar edhe disa orendi në lokal.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Të shtëna me armë në Viti, policia në kërkim të të dyshuarit

Published

on

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të përdorimit të armës së zjarrit në Viti.

Rasti është raportuar më 31 gusht, rreth orës 19:35. Një grua kosovare ka deklaruar se, derisa kishte qenë te familja e saj, kishte pasur probleme me një burrë kosovar.

Sipas dëshmisë së saj, i dyshuari është afruar pranë oborrit të shtëpisë dhe ka shtënë me armë zjarri në ajër.

Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja. Nuk raportohet për persona të lënduar.

I dyshuari aktualisht ndodhet në kërkim nga policia./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kuriozitetet e ditës

Published

on

Lexoni pesë kuriozitete. Mund të mos i keni ditur:

 

  1. Gjirafat gumëzhijnë për të komunikuar me njëra-tjetrën. Mendohet se gumëzhitja me frekuencë të ulët mund të jetë një formë e ‘thirrjes së kontaktit’ midis individëve që janë ndarë nga tufa e tyre, duke i ndihmuar ata të gjejnë njëri-tjetrin në errësirë. Disa studiues mendojnë se ato flasin edhe në gjumë.

 

  1. Shkalla e vrasjeve rritet në verë. A keni ndjerë ndonjëherë zemërim ose humor të keq kur moti është i nxehtë? Epo, nuk jeni vetëm. Krimi i dhunshëm rritet në mot më të nxehtë, dhe në SHBA, raportohet se shkalla e vrasjeve rritet me 2.7 për qind gjatë verës.

 

  1. ‘Era e makinës së re’ është një përzierje e mbi 200 kimikateve. Këto përfshijnë hidrokarburet toksike të ëmbla dhe të pakëndshme, benzenin dhe toluenin.

 

  1. ‘Niveli i detit’ nuk është në të vërtetë i barabartë. Meqenëse forca e gjeneruar nga rrotullimi i Tokës është më e fortë në ekuator, niveli mesatar i detit fryhet jashtë atje, duke e vendosur atë më larg qendrës së Tokës sesa në pole. Dallimet në forcën e gravitetit të Tokës në pika të ndryshme gjithashtu shkaktojnë ndryshime.

 

  1. Ju thithni 50 baktere potencialisht të dëmshme çdo herë që merrni frymë. Për fat të mirë, sistemi juaj imunitar punon shumë gjatë gjithë kohës, kështu që praktikisht të gjitha këto shkatërrohen menjëherë pa ndjerë asgjë.

Continue Reading

Të kërkuara