Kronikë e zezë

Sidnei: Nxënësit lëndohen rëndë pasi eksperimenti shkencor shkon keq

Raportet thonë se të paktën dy studentë u dërguan me ambulancë në një spital me djegie të rënda.

Published

on

Shumë nxënës në një shkollë fillore në qytetin australian të Sidneit janë lënduar pasi një eksperiment shkencor në klasë shkoi keq.

Raportet thonë se të paktën dy studentë u dërguan me ambulancë në një spital me djegie të rënda. Nëntë të tjerë besohet se kanë pësuar djegie sipërfaqësore.

Raportet fillestare sugjerojnë se eksperimenti përfshinte bikarbonat natriumi dhe pije alkoolike të metiluara, tha 9news.

Në vendngjarje u panë helikopterë, ndihmësmjekë dhe zjarrfikës.

Incidenti ndodhi në shkollën publike Manly West rreth orës 13:00 me orën lokale të hënën.

Ushtruesi i detyrës së mbikëqyrësit të ambulancës së Uellsit të Ri Jugor, Phil Templemen, tha se era ndikoi në eksperiment dhe shpërtheu rreth disa prej kimikateve që u përdorën.

Fëmijët – që besohet të jenë të moshës midis 10 dhe 11, sipas raporteve – pësuan djegie në trupat e tyre, përfshirë fytyrën, gjoksin, pjesën e poshtme të barkut dhe këmbët, tha Sydney Morning Herald (SMH).

Një mësues gjithashtu është trajtuar për lëndime të lehta.

Disa prindër që u larguan nga shkolla të hënën pasdite thanë se kishin pyetje se pse u zhvillua eksperimenti, por shtuan se shkolla i kishte marrë gjërat “nën kontroll”./UBTNews/

Vendi

Sekuestrohen tri armë në Malishevë, shoqërohet në polici një person

Published

on

By

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një person është shoqëruar në stacionin policor në fshatin Carravranë të Malishevës për armëmbajtje pa leje.

Gjatë kontrollit në oborrin e të dyshuarit, policia ka gjetur dhe ka sekuestruar tri armë, dy karikatorë si dhe 26 fishekë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të vazhdojë të trajtohet në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Lajmet

Zhduket një grua në Prizren

Published

on

By

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një person është raportuar i zhdukur gjatë ditëve të fundit në Prizren.

Një burrë ka njoftuar policinë se bashkëshortja e tij është larguar nga vendi i saj i punës dhe që nga ai moment nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.

Rasti ka ndodhur mesditën e 4 prillit dhe njësitet policore tashmë kanë nisur hetimet për gjetjen e personit të raportuar si të zhdukur.

Continue Reading

Aktualitet

Aksident fatal në rrugën Drenas-Baicë: Humb jetën shoferi i veturës

Published

on

By

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një aksident me fatalitet ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në rrugën Drenas-Baicë.

Në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion me targa vendore, të cilët drejtoheshin nga dy burre kosovarë.

Si pasojë e goditjes, drejtuesi i veturës ka pësuar lëndime vdekjeprurëse, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar menjëherë në vendin e ngjarjes.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një 48-vjeçar në Gjakovë, Policia i sekuestron mbi 5 kilogramë marihuanë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për trafikim me narkotikë gjatë një aksioni të suksesshëm të realizuar këtë të premte në Gjakovë.

Operacioni është udhëhequr nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, në bashkëpunim me njësitet kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda, të cilët rreth orës 14:40 kanë ndaluar për kontroll një veturë me targa të huaja.

Sipas komunikatës zyrtare, automjeti drejtohej nga i dyshuari me inicialet A.B., i lindur në vitin 1978, tek i cili gjatë kontrollit në pjesën e ulëseve të pasme janë gjetur dhjetë paketime të mbushura me substancë narkotike të llojit marihuanë.

Pesha e përgjithshme e drogës së sekuestruar është 5 kilogramë e 413 gramë, ndërsa në cilësinë e provave materiale Policia ka konfiskuar edhe veturën dhe dy telefonat mobil që i përkisnin të dyshuarit.

Pas arrestimit, personi i dyshuar është shoqëruar për intervistim në stacionin policor, ku me vendim të prokurorit të shtetit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Ky aksion vjen si pjesë e planeve taktike të Policisë së Kosovës për luftimin e trafikut të drogës dhe krimit të organizuar në vend, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë nga drejtoritë përkatëse.

 

Continue Reading

Të kërkuara