Kulturë

Si trupa shqiptare shkëlqeu në 1970 në Festivalin Ndërkombëtar të Dijon-it?

Published

on

Më 6 shtator 1970, trupa e Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe të Valleve u nis me entuziazëm dhe krenari drejt Francës për të marrë pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Dijon-it. Ky festival, që zhvillohej në qytetin e njohur për traditat e tij kulturore dhe historinë e pasur, u bë arena ku artistët shqiptarë shpalosën talentin dhe pasionin e tyre për kulturën dhe artin.

Ansambli shqiptar, i përbërë nga 30 anëtarë, kishte për synim të demonstrojë bukurinë dhe thelbin e artit tradicional shqiptar në një skenë ndërkombëtare. Ngjarja përbënte një mundësi të jashtëzakonshme për trupën shqiptare, e cila e kishte këtë si herën e parë që përfaqësohej në një festival të tillë në një shtet perëndimor. Në një konkurrim të përqendruar dhe të përgatitur me kujdes, ansambli shqiptar arriti të rrëmbejë “Gjerdanin e Artë”, çmimin më të lartë të festivalit, për performancën e saj të shkëlqyer që zgjati 15 minuta, shkruan Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Në këtë ngjarje të paharrueshme, artistët shqiptarë performuan disa nga këngët dhe valljet më të njohura dhe të dashura për publikun shqiptar. Nën drejtimin e maestro Tish Daisë, trupa interpretoi “Vallja e Tropojës”, një kërcim që reflekton traditat dhe zakonet e rajonit, si dhe këngët “Në garë” dhe “Festë të madhe ka sot Shqipëria”, të cilat ishin të udhëhequra artistikisht nga Panajot Kanaçi. Performanca e tyre e fuqishme dhe e pasionuar u vlerësua shumë nga audienca dhe kritikët.

Suksesi i trupës shqiptare u reflektua edhe në shtypin francez të kohës, ku shkrime dhe komente të ndryshme theksuan ndikimin dhe talentin e jashtëzakonshëm të artistëve shqiptarë. Një nga artikujt e botuar shkruante: “Ata janë 2 milionë shqiptarë, por edhe 2 milionë shqiponja,” duke nënvizuar krenarinë dhe forcën kulturore që ata përfaqësonin.

Festivali i Dijon-it, i njohur ndryshe si “Festivali i Vjeshtës” ose “Festa e Rrushit” (hardhisë), ishte një ngjarje kulturore e rëndësishme që mbledh trupat folklorikë nga mbarë bota për të prezantuar dhe promovuar kulturat e tyre. Festivali zgjaste tre ditë dhe përfshinte një konkurrim intensiv të trupave folklorikë, dhe performanca e Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe të Valleve ndihmoi në forcimin e lidhjeve kulturore ndërkombëtare dhe rritjen e profilit të artit shqiptar në arenën globale./UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

Kosova zë vendin e parë në rajon për edukimin joformal në Çmimin e Vullnetarizmit Edukativ

Published

on

Kosova ka zënë vendin e parë në kategorinë e edukimit joformal në kuadër të Çmimit Rajonal për Vullnetarizmin Edukativ, në mesin e nëntë shteteve pjesëmarrëse.

Çmimi iu nda Klubit të Super-Vullnetarëve “Dituria”, nga shkolla “Dëshmorët e Kombit” në Suharekë, për kontributin në promovimin e vullnetarizmit dhe edukimit joformal.

Vlerësimi u bë gjatë ditës së dytë të Konferencës Ndërkombëtare, të organizuar nga TOKA, Instituti i Psikologjisë, Universiteti i Prishtinës dhe New Horizons Foundation. Konferenca mblodhi përfaqësues institucionalë, organizata dhe profesionistë nga Kosova dhe rajoni, me fokus promovimin e vullnetarizmit, edukimit joformal dhe mirëqenies së të rinjve.

Në këtë ngjarje morën pjesë edhe zëvendësministri i Sportit dhe Rinisë, Sejnur Veshall, zëvendësudhëheqësi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Alexis Hupin, ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Lirim Daci, si dhe drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, Habit Hajredini.

Gjatë ceremonisë u ndanë edhe Çmimet Rajonale për Shëndetin Mendor, me të cilat u vlerësuan nismat që kontribuojnë në mirëqenien dhe mbështetjen e të rinjve.

Ndërkaq, zëvendësministri Veshall ndau edhe Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit 2026 në kategorinë e rinisë. Për punën dhe ndikimin e tyre përmes angazhimit vullnetar u vlerësuan Hekuran Mustafa, Ernest Dula dhe Mjalta Lezi.

Ky vlerësim nënvizon kontributin e të rinjve nga Kosova në promovimin e solidaritetit, aktivizmit dhe përgjegjësisë shoqërore./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ekspozita “Rikthim në traditë” sjell në Prishtinë fotografi historike të veshjeve popullore shqiptare

Published

on

Ekspozita “Rikthim në traditë – Veshjet popullore të shqiptarëve” është hapur në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, në kuadër të Javës Kulturore Kombëtare Kosovë–Shqipëri.

Ekspozita është organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë, në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, ku janë prezantuar fotografi historike nga fondet arkivore të të dy institucioneve.

Përmes këtyre fotografive, publiku pati mundësinë të shohë larminë dhe veçantinë e veshjeve tradicionale shqiptare, si dhe të njihet me aspekte të jetës së përditshme dhe figura të njohura të historisë, artit e kulturës shqiptare.

Përfaqësuesi i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, dr. Denald Prifti, vlerësoi kontributin e fotografëve të hershëm shqiptarë, përfshirë edhe fotografët e familjes Marubi, për dokumentimin e kësaj pasurie të trashëgimisë kombëtare.

Ai theksoi rëndësinë e fotografive historike në ruajtjen dhe përcjelljen e traditës te brezat e rinj, si dhe vlerën e bashkëpunimit ndërinstitucional.

Ndërkaq, zëvendësdrejtori ekzekutiv i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, Mehmed Xhemajli, i cilësoi veshjet popullore si një nga shprehjet më të pasura të trashëgimisë kulturore shqiptare, duke veçuar xhubletën si dëshmi të rrallë të mjeshtërisë tradicionale.

Ekspozita synon të kontribuojë në ruajtjen, promovimin dhe përcjelljen e vlerave të përbashkëta të trashëgimisë kulturore shqiptare./A.K/

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Biblioteka e UBT-së pasurohet me romane dhe novela nga Ambasada Italiane

Published

on

By

Biblioteka e UBT-së në kampusin universitar është pasuruar me një donacion të ri nga Ambasada Italiane, i cili përfshin romane, novela dhe DVD.

Materialet e dhuruara do të jenë në dispozicion të studentëve të fakulteteve të UBT-së, si dhe të nxënësve të shkollave të mesme, duke u ofruar atyre mundësi shtesë për lexim, mësim dhe njohje me kulturën italiane.

Me këtë rast, rektori i UBT-së ka pritur ambasadorin italian dhe përfaqësuesit e Ambasadës Italiane në ambientet e kampusit. Gjatë takimit është bashkëbiseduar rreth donacionit dhe rëndësisë së pasurimit të fondit bibliotekar me materiale të reja edukative dhe kulturore.

Ky donacion kontribuon në promovimin e leximit, edukimit dhe shkëmbimit kulturor ndërmjet Kosovës dhe Italisë, duke krijuar më shumë mundësi për studentët dhe gjeneratat e reja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

“Familja moderne” rikthehet në RTK, kësaj radhe në formatin HD

Published

on

By

Seriali humoristik “Familja moderne”, një ndër prodhimet më të ndjekura të publikut në Kosovë, rikthehet në ekranin e Radio Televizionit të Kosovës (RTK) me cilësi të lartë të figurës, në formatin HD. Njoftimi u dha nga televizioni publik përmes rrjeteve sociale, duke ftuar shikuesit të rijetojnë momentet komike që kanë shoqëruar breza të tërë.
Për vite me radhë, seriali mblodhi familjet para ekranit me batutat, personazhet e veçantë dhe situatat e përditshme që mbeten të paharrueshme në historinë televizive vendore. Rikthimi i tij pritet të sjellë nostalgji për shikuesit e hershëm, por edhe t’u japë mundësi brezave të rinj ta zbulojnë për herë të parë.
“Ju mungonte? Edhe neve. ‘Familja moderne’ kthehet në RTK, tani në HD. Të njëjtat qeshje, më shumë pikselë”, thuhet në njoftimin e RTK-së. Sipas televizionit publik, transmetimi do të nisë çdo të diel nga ora 20:05. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara