Lajmet
Si t’i tregoni punëdhënësit në një intervistë pune se cilat janë pritshmëritë për pagën?
Melissa Phipps ka dhënë disa këshilla.
Published
4 years agoon
By
UBT newsPaga është njëra ndër arsyet themelore që dikush kërkon të jetë në një marrëdhënie pune. Puna në vetvete është diçka nga e cila mund të nxjerrësh të mira në shumë dimensione, por pavarësisht të gjithave, paratë janë ato që na mbajnë atje.
Në shumicën e intervistave të punës, punëdhënësi kërkon një mendim nga kandidati rreth kërkesës apo pritshmërisë që ai ka për pagën.
Autorja për planifikimin e pensioneve dhe financave personale, Melissa Phipps, thotë se punëdhënësit i bëjnë pyetjet në lidhje me pagën, sepse duan të kuptojnë nëse mund ta përballojnë atë, por edhe për të parë sesa kandidatët e vlerësojnë vetën dhe punën që bëjnë.
SI TË PËRGATITENI PËR PËRGJIGJET?
Të vendosësh për një pagë të caktuar mund të jetë e vështirë, sepse nganjëherë nuk do ta dini as se çfarë pune do ta bëni saktësisht dhe nëse puna juaj përkon me atë vlerë. Duke mos pasur një përgjigje të duhur, ekziston një mënyrë për t’u përgatitur për pyetjen dhe për të marrë atë që dëshironi.
Në mënyrë që ta përgatitni një përgjigje të duhur për pagën është mirë që fillimisht të kuptoni sesa fitimprurëse është ajo industri, në të cilën po tentoni të kyçeni, si dhe të analizoni zonën gjeografike me fitimet.
KËSHILLAT QË JU DUHEN PËR PËRGJIGJE TË MIRA!
Thoni që jeni fleksibil: Mund të përpiqeni të përgjigjeni më një përgjigje si: “Pritjet e mia të pagave janë në përputhje me përvojën dhe kualifikimet e mia”. Ose, “Nëse kjo është puna e duhur për mua, jam i sigurt që mund të arrijmë një marrëveshje për pagën” . Kjo do të tregojë se jeni të gatshëm të negocioni.Shembull: Kërkesat e mia për pagë janë fleksibile, por unë kam përvojë të konsiderueshme në këtë fushë, gjë që besoj i shton vlerë kandidaturës sime. Pres të diskutoj më në detaje, se cilat do të jenë përgjegjësitë e mia në këtë kompani. Pastaj, ne mund të përcaktojmë një pagë të drejtë për pozicionin tim.
Përgjigje e duhur sepse: Të kërkosh më shumë informacione përpara se ta caktoni një shifër, është një mënyrë e mirë për ta shmangur përmendjen e një vlere nga punëdhënësi. Pas kësaj, mund të bëni pyetjen, se çfarë kompania parashikon që t’i ofrojë kandidatit të punësuar.
Ofroni një shifër të përafërt: Edhe nëse filloni duke theksuar fleksibilitetin tuaj, shumica e punëdhënësve do të dëshirojnë të dëgjojnë një shifër specifike. Në këtë rast është mirë që të tregohet një vlerë, por duke e specifikuar që jeni rreth kësaj vlere (më shumë apo më pak), por që nuk është fikse. Kjo do t’ju lejojë të qëndroni fleksibil, ndërsa i jepni punëdhënësit një përgjigje të qartë. Këtë përgjigje duhet ta jepni bazuar në kualifikimet apo përvojën tuaj në atë industri.
Mendoni për pagën tuaj aktuale: Përveç të tjerave, përgjigja për pagë mund të jetë edhe duke marrë si pikënisje pagën në punën aktuale, apo atë në të kaluarën, sidomos nëse lëvizja juaj po bëhet në të njëjtën industri. Por kjo këshillë, nuk duhet të aplikohet në rastet kur po filloni punën në një vend me ekonomi tjetër.
Jepi vetes një ngritje: Mendoni se çfarë vlere do ta konsideronit si rritje të drejtë nga punëdhënësi aktual apo ai i kaluar. Pasi ta keni menduar një vlerë që e konsideroni që është e drejtë për përvojën tuaj, thojani atë punëdhënësit, pasi t’ju ketë pyetur rreth pagës. Kjo mund të jetë një pikënisje e mirë në punën e re.
Jepni vetëm numra me të cilët do të ishit të kënaqur: Nuk ka nevojë që ta thoni një vlerë, që përveç që nuk përkon me arritjet tuaja profesionale, as nuk do të t’i mbulojë shpenzimet e familjes dhe vetes. Në fundit të fundit, punëdhënësi përsëri do ta jap vlerën vendimtare, pasi ta keni negociuar.
Theksoni aftësitë tuaja: Në përgjigjen tuaj, ju mund të theksoni në mënyrë të hollësishme pse jeni një punonjës i mirë për pozicionin, i cili po kërkohet. P.sh. ju mund të thoni: “Bazuar në përvojën time 10 vjeçare në këtë fushë, unë do të prisja një pagë në intervalin prej X euro deri në X euro”. Para se të përmendni ndonjë numër, kujtojani intervistuesit, pse ai ose ajo duhet t’ju ofrojë një pagë fillestare.
Jini të gatshëm të negocioni: Shumë kandidatë hezitojnë, që të kërkojnë më shumë para, sepse frikësohen që kjo do të jetë arsye që ta humbasin fare atë ofertë pune. Por, është shumë në rregull që të përpiqeni të negocioni për një pagë fillestare.
ÇFARË NUK DUHET TË THUHET
Shmangni një shumë të caktuar: Nuk është shumë e preferueshme që të përmendni një shumë specifike, derisa punëdhënësi ta përmendë atë. Pas kësaj, negociata do të jenë më shumë në favorin tuaj.
Mos e çmoni veten më shumë sesa duhet: Nuk do të ishte mirë që të kërkoni një pagë shumë të lartë, në rast që pasi të keni hulumtuar, e keni kuptuar që puna të cilën do ta bëni do të vlejë sa gjysma e saj. Mund ta vlerësoni kaq shumë veten, në rast se faktet tregojnë që ju keni qenë në gjendje më përpara të bëni ndryshime.
Mos jini negativ: Edhe nëse shuma që ju ofrohet duket fyese, përgjigjuni me hijeshi dhe pyesni nëse ka vend për të negociuar. /Akademi Pune/
Vendi
Studentët e Arkitekturës në UBT realizojnë vizitë studimore në terren në lagjen Kalabria
Published
11 hours agoon
April 2, 2026By
ubtnews
Në kuadër të lëndës Studio e Planifikimit Urban, studentët e vitit të dytë nga Fakulteti i Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT kanë zhvilluar një vizitë studimore në lagjen Kalabria në Prishtinë, së bashku me profesoreshën Elvida Sahatqiu Pallaska.
Vizita në terren kishte për qëllim mbledhjen e të dhënave dhe vëzhgimin e drejtpërdrejtë të hapësirës urbane, si hap fillestar drejt analizës së gjendjes ekzistuese. Kjo analizë do të shërbejë si bazë për zhvillimin e detyrave semestrale të studentëve në këtë lëndë.
Përmes kësaj përvoje praktike, studentët patën mundësinë të thellojnë njohuritë e tyre duke lidhur aspektet teorike me realitetin urban, si dhe të zhvillojnë një qasje kritike ndaj organizimit dhe funksionimit të hapësirës në qytet.
Vizita u realizua në bashkëpunim me profesoreshën Elvida Sahatqiu Pallaska dhe asistentët Gazmend Uka dhe Agnesa Thaqi, të cilët udhëhoqën studentët gjatë procesit të vëzhgimit dhe analizës në terren.
Aktualitet
Konjufca pret ambasadorin Malaj: Koordinim i shtuar në politikën e jashtme dhe ftesë për Samitin e Diasporës
Published
16 hours agoon
April 2, 2026By
UBTNews
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në një takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ku fokus i diskutimit ishte fuqizimi i raporteve mes dy vendeve dhe interesi strategjik kombëtar.
Gjatë kësaj bashkëbisede, u vu theksi te nevoja për një bashkëpunim më të ngushtë ndërinstitucional dhe për harmonizimin e qëndrimeve në diplomacinë ndërkombëtare.
Palët u pajtuan se rritja e koordinimit në politikën e jashtme është në funksion të mbrojtjes dhe avancimit të interesave të përbashkëta në arenën globale.
Në kuadër të këtij takimi, ambasadori Malaj i përcolli ministrit Konjufca ftesën zyrtare për të marrë pjesë në Samitin e Diasporës, i cili organizohet çdo vit nga Republika e Shqipërisë.
Ky samit tashmë është kthyer në një platformë kyçe për forcimin e lidhjeve me mërgatën dhe bashkimin e forcave për qëllimet kombëtare.
Nga ana e tij, Konjufca ritheksoi se për Republikën e Kosovës mbetet prioritet i vazhdueshëm thellimi i marrëdhënieve me Shqipërinë, duke e cilësuar bashkëpunimin dypalësh si rrugën kryesore drejt avancimit të interesave strategjike të të dyja shteteve.
Vendi
Gjykata refuzon kërkesën e Thaçit, ZPS-së i lejohet dorëzimi i materialeve pas mbylljes së rastit
Published
16 hours agoon
April 2, 2026By
UBTNews
Trupi Gjykues në rastin e madh të Speciales ku po gjykohen krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, kanë rrëzuar kërkesën e mbrojtjes së Thaçit, e përkrahur edhe nga mbrojtja e Selimit, se Prokuroria nuk duhet të dorëzojë apo zbulojë materiale të tjera, cilado qofshin ato, që nga momenti i mbylljes së çështjes gjyqësore – 18 shkurt 2026.
Sipas Trupit Gjykues, Prokuroria me materialet që ia ka komunikuar gjyqtarëve në sistemin e brendshëm të punës më 4 dhe 10 mars 2026, respektivisht më 4 mars ka dorëzuar katër materiale dhe gjashtë ditë më vonë edhe një material tjetër, nuk janë prova të reja në proces, raporton Klan Kosova.
“Për dallim nga parashtrimet e Mbrojtjes, Paneli gjen se dorëzimi nuk përbën parashtrim apo prova drejtuar Panelit në kuadër të këtij Rregulli. Zbulimi i provave nuk i është komunikuar gjykatës për qëllime të pranueshmërisë por si njoftim për palën e kundërt, pjesëmarrësit dhe Panelin”, thuhet në vendimin e Charles Smith.
“Paneli gjithashtu nuk sheh ndonjë meritë në argumentin e Mbrojtjes se, me mbylljen e rastit, interesi legjitim i Panelit në mbikëqyrjen e detyrimeve të zbulimit, siç përcaktohet në vendimin e kornizës ligjore, nuk vlen më”.
Mbrojtja e Hashim Thaçit i konsideroi materialet e dorëzuara javë pas mbylljes së rastit, të padrejta dhe të papranueshme. Sipas kryembrojtësit të Thaçit, Luka Misetiq, paraqitja e njëanshme e provave nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, në këtë fazë, përfshirë materiale që ZPS i sheh si inkriminuese në procese tjera, mohojnë të drejtën e Thaçit për një proces kundërshtues. /Ekonomia Online/
Lajmet
Zhvilloni të ardhmen e turizmit modern përmes vizionit akademik të UBT-së
Published
17 hours agoon
April 2, 2026By
UBTNews
Misioni i Fakultetit të Turizmit në UBT është përqendruar në aplikimin e përsosmërisë në mësimdhënie dhe kërkime shkencore, duke krijuar një mjedis gjithëpërfshirës ku studenti është në qendër të vëmendjes për t’u përgatitur si udhëheqës i ardhshëm në biznes, shërbime publike dhe industri.
Ky program studimi ofron njohuritë më të avancuara në të gjitha dimensionet e turizmit, duke ndërthurur ekspertizën ndërkombëtare me nevojat e tregut lokal për të rritur bashkëpunimin midis studentëve, stafit akademik dhe komunitetit.
UBT, gjithashtu ka marrëveshje bashkëpunimi për Diplomë të Dyfishtë (Double Degree) me IMC Krems – University of Applied Sciences në Austri, një nga modelet më të suksesshme evropiane në arsimin për turizëm.
Përmes një natyre të fokusuar aplikative, programi synon formimin e specialistëve të mirëfilltë të cilët pajisen me aftësi të thelluara zbatuese për të garantuar një karrierë të suksesshme profesionale në një mjedis ekonomik gjithnjë e më kompleks.
Gjatë rrugëtimit akademik, studentët zhvillojnë kuptim kritik mbi teoritë ekonomike, mësojnë të përdorin teknologjinë e informacionit në dizajnimin e organizatave turistike dhe fitojnë aftësi inovative për zgjidhjen e problemeve të paparashikuara në këtë fushë.
Një nga pikat më të forta të këtij programi është lidhja e ngushtë me sektorin e industrisë, përfshirë hotelierinë, gastronominë dhe agjencitë turistike, çka siguron që kurrikula t’u përgjigjet plotësisht nevojave reale të tregut të punës.
Studentët përgatiten të menaxhojnë projekte komplekse, të kuptojnë pozicionin financiar të bizneseve turistike dhe të zbatojnë procedurat e menaxhimit të rreziqeve në operacionet e përditshme.
Për të mbështetur zhvillimin e gjeneratave të reja, UBT ofron mundësi të shkëlqyera financiare, duke përfshirë një bursë prej 20% për tre vitet e studimit për studentët e rinj që regjistrohen në këtë fakultet.
Kjo mbështetje, e kombinuar me transferimin e njohurive dhe nxitjen e krijimtarisë, bën që të diplomuarit në Turizëm të jenë të gatshëm të marrin role udhëheqëse dhe të kontribuojnë drejtpërdrejt në zhvillimin arsimor, kulturor dhe ekonomik të vendit dhe rajonit.
Aplikimet e hershme kanë filluar, këtu gjeni linkun për me shumë informata.
Lively dhe Baldoni: Shumica e padisë hidhet, tri akuza në gjyq
Trashëgimia e Michael Jackson gjeneron mbi 3.5 miliardë dollarë pas vdekjes
Kinematografia kosovare me projekt të ri ambicioz: “KARMA”
Ekspozita “Dritë në heshtje” në kuadër të Ditës së Autizmit
Studentët e Arkitekturës në UBT realizojnë vizitë studimore në terren në lagjen Kalabria
Konjufca pret ambasadorin Malaj: Koordinim i shtuar në politikën e jashtme dhe ftesë për Samitin e Diasporës
Nora Gjakova nis karrierën si trajnere në Belgjikë
Gjykata refuzon kërkesën e Thaçit, ZPS-së i lejohet dorëzimi i materialeve pas mbylljes së rastit
Dorëhiqet Gabriele Gravina, Italia mbetet jashtë Botërorit për herë të tretë radhazi
Të kërkuara
-
Aktualitet3 months agoStudentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin
-
Vendi2 months agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Lajmet3 months agoNumërohen 31.58% e votave me kusht
-
Lajmet nga UBT3 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
