Kulturë

Si të zgjedhni fjalët e duhura për të përshkruar vetën në CV?

Sipas US News duhen më pak se 20 sekonda për punëdhënësin për ta vendosur bazuar në CV-në tuaj.

Published

on

Hapi i parë përmes të cilit do ta krijoni përshtypjen e parë te punëdhënësi potencial është CV-ja. Sipas US News & World Report, duhen më pak se 20 sekonda për punëdhënësin për ta marrë një vendim bazuar në CV-në tuaj. Çfarë do të thotë kjo? Janë disa fjalë “kyçe” që kërkohen nga çdo punëdhënës e disa të tjera që nuk mund t’i tolerojnë.

15 fjalët që duhet t’i përdorni

Sipas një gjetje të CareerBuilder, të bërë me 2201 profesionistë të burimeve njerëzore, rekruterë dhe punëdhënës, këto janë 15 fjalët që duhet t’i përfshini në CV-në tuaj.

E arritur

Kjo përdoret sidomos në pjesën e përvojës së punës. Punëdhënësit duan të dinë se çka mund t’i ofroni kompanisë dhe kjo fjalë e përshkruan më së miri. “E arritur” është fjalë e cila iu tregon punëdhënësve që keni pasur sukses në të gjitha detyrat e kaluara.

Përmirësuar

Kjo fjalë tregon që e keni bërë diferencën në kompaninë ku keni punuar më parë. Shembull mund të thoni “Efikasitet i përmirësuar të punëve administrative përmes digjitalizimit të sistemit”. Kjo nuk tregon vetëm që keni arritur diçka, por edhe i tregon aftësitë që i keni përdorur për ta arritur atë.

Trajnuar/mentoruar

Këto fjalë janë edhe më të kërkuara kur aplikoni për pozita menaxheriale, udhëheqëse ose këshillues për të tjerët. Shembull, “I kam trajnuar 15 shankistë për të punuar me makinerinë e re të ‘cappuccinos’”.

Menaxhuar

Si fjalët paraprake edhe kjo fjalë e veprimit që tregon aftësi për t’i udhëhequr të tjerët. Përpiquni të përfshini edhe numra të njerëzve që i keni menaxhuar.

Krijuar

Kjo fjalë tregon që jeni në gjendje të bëni më shumë sesa thjesht të ndiqni urdhëra, pra mund të konstruktoni diçka dhe ta vendosni në jetë. Kjo fjalë tregon pavarësi dhe vetëmotivim.

Zgjidhur

Punëdhënësit e duan dikë i cili është në gjendje që t’i njohë dhe t’i zgjidhë problemet. Përdorni këtë fjalë për ato pozita të cilat konsiderohen si “më të larta”, por po aq mirë munden edhe punonjësit me pozita të zakonshme.

Vullnetarizëm

Kjo fjalë tregon që jeni në gjendje ta ofroni ndihmën tuaj në ekip, edhe nëse ajo punë nuk lidhet drejtpërdrejt me ju. Pra, merrni edhe iniciativa.

Ndikuar

Punëdhënësit i duan po ashtu ata punonjës të cilët janë bindës për gjëra të mira në kompani.

Marrje/dhënie

Përcaktoni më anë të sasisë suksesin tuaj! Përfshini numra për të treguar se si u keni ndihmuar kompanive tjera për të kursyer para, për të fituar donacione apo edhe për të arritur suksese tjera. Shembull “Kemi krijuar një buxhet të ri i cili ka rezultuar në uljen prej 10% të shpenzimeve të zyrës, ose e kemi rritur numrin e donacioneve për 15% për mes iniciativave të reja.”

Ide

Kreativiteti është një gjë tjetër që e kërkojnë punëdhënësit, në këtë mënyrë do të jeni në gjendje të sillni zgjidhje të reja në tavolinë. Shpjegoni se si ideja juaj i ndihmoi kompanisë për të arritur suksese! Kjo i tregon edhe aftësitë tuaja për të deleguar.

Lansuar

Kjo fjalë tregon që do të jeni në gjendje që me sukses t’i përfundoni projektet. Pavarësisht nëse keni lansuar ndonjë aplikacion, e dizajnuar ndonjë ëebfaqe etj.

Përfituar

Punëdhënësi po ashtu dëshiron ta dijë se si në kompaninë në të cilën keni punuar keni dhënë vlera. Një mënyrë për ta bërë këtë është të treguar të ardhurat që i keni sjellur në kompani, pra paratë. Mundësisht përdorni numra!

Nën buxhet

Gjersa kompanitë duan të dinë që jeni në gjendje t’u sillni para, gjithashtu duan të dinë nëse jeni në gjendje t’u ruani para. Përmendi ndonjë rast!

Fituar

Si fjalët tjera të ngjashme edhe kjo i tregon punëdhënësit që keni qenë të suksesshëm në punët e mëparshme. Nëse keni fituar ndonjë mirënjohje apo çmim, mos ngurroni ta përmendni!

15 fjalët që duhet t’i shmangni

Më i miri

Shmangni klishetë dhe frazat e turpshme si kjo në CV!

I pari

Edhe kjo është një klishe tjetër, nëse e përmendni në rastet pa e përmendur ndonjë rast specifik, kur njëmend keni dalur i pari.

Mendoj jashtë kornizave

Kjo është ndoshta fjala që më së shpeshti e dëgjojnë punëdhënësit edhe pse mund të mos ju duket. Edhe këtë mund ta zëvendësoni me një shembull, apo me fjalë të tjera si “krijuar”, “konceptualizuar”, “zhvilluar”.

Sinergjia

Sinergjia mund të duket si term në modë, por kjo fjalë edhe mund t’i irritojë punëdhënësit. Pse të mos thoni “bashkëveproj” ose “bashkëpunoj” me departamentet tjera?

Urdhërues

Pak e pasjellshme apo jo? Epo mos e bëni këtë gabim! Nëse jeni person i cili ka deleguar detyra ose të tjerët e kanë marrë gjithmonë mendimin tuaj, mund të përdorni terma tjerë, ose edhe të jepni shembuj për këtë. Përshkrimi është më i mirë së komentimi.

Shtues vlerash

Kjo i bën punëdhënësit të mendojnë sikur jeni person që mburret gjatë gjithë kohës.

Prodhues rezultatesh

Ja edhe një tjetër frazë e thatë! Argumentoni ju lutemi!

Lojtar ekipi

Të gjithë e thonë këtë, duke qenë se të gjithë e dinë se sa e rëndësishme është në kompanitë e sotme kjo aftësi. Po si ta dijë punëdhënësi që jeni vërtetë ashtu?!

Punëtor i palodhur

Të gjithë punonjësit lodhen një ditë, shto këtu që askush nuk e beson që një punonjës mund të punojë me të njëjtin ritëm pa u lodhur asnjëherë. Sikur është më mirë të tregoni raste kritike kur është nevojitur puna juaj e palodhur?

Mendimtar strategjik

Nëse e paraqisni veten si dikush i cili mendon, kjo mund të nënkuptojë si dikush që vetëm mendon por nuk ndërmerr diçka.

Dinamik

Kjo fjalë më shumë e përshkruan personalitetin tuaj sesa etikën e punës apo aftësitë. Është intervista ajo që ia jep mundësinë punëdhënësit ta shoh energjinë që keni.

I vetëmotivuar

Edhe kjo është një fjalë e ngjashme si fjala paraprake. Do të ishte më mirë sikur ta përmendni ndonjë projekt që e keni arritur, por e keni bërë në mënyrë vullnetare.

I orientuar ndaj detajeve

Mos! Ky është gabimi më i shpeshtë që e bëjnë aplikuesit. A e dini pse? Sepse ata e shkruajnë këtë e në ndërkohë kanë plot gabime në CV.

Pika e fundit

Çka pika e fundit? Kjo është shpesh një frazë e paqartë, rastet në të kaluarën do ta qartësonin më shumë. /Akademi Pune

Lajmet

Filmi kosovar “Shame and Money” prezantohet në mbrëmjen hapëse të festivalit në Hagë

Published

on

Filmi kosovar “Shame and Money”, me regji të Visar Morinës, është prezantuar në mbrëmjen hapëse të festivalit Eastern Neighbours Film Festival (ENFF), në Hagë të Holandës, duke sjellë kinematografinë kosovare para publikut ndërkombëtar.

Mbrëmja u mbështet nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Hagë, e cila kontribuoi në organizimin dhe promovimin e kulturës kosovare gjatë këtij aktiviteti.

Programi nisi me fjalën përshëndetëse të drejtoreshës së festivalit, Kostana Banovic, ndërsa u pasurua me një performancë muzikore nga pianisti kosovar Arben Ramadani, muzika e të cilit ndërthuri ndikime nga folklori shqiptar.

Të pranishmit patën mundësinë të ndiqnin filmin “Shame and Money”, i cili trajton historinë e një familjeje nga Kosova, përballë vështirësive ekonomike dhe pasojave të një tradhtie brenda familjes, që rrezikon jetesën e saj.

Në mesin e të pranishmëve ishte edhe Veton Nurkollari, drejtor artistik dhe bashkëthemelues i DokuFest-it në Prizren, i cili në këtë edicion ishte pjesë e jurisë së festivalit në kategorinë e talenteve të rinj.

Mbrëmja u përmbyll me një pritje për të ftuarit, ku u prezantuan edhe ushqime tradicionale dhe verëra nga Kosova.

Përmes këtij aktiviteti, kinematografia dhe kultura kosovare u prezantuan para publikut në Hagë, ndërsa pjesëmarrja e profesionistëve nga Kosova në festival kontribuoi në forcimin e lidhjeve me skenën ndërkombëtare të filmit.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Bogujevci dhe ambasadori i BE-së diskutojnë për trashëgiminë kulturore dhe zhvillimin e turizmit

Published

on

Ministrja Saranda Bogujevci dhe zëvendësministrja Nora Arapi Krasniqi kanë pritur sot në takim Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian dhe ambasadorin e BE-së në Kosovë, Dirk Schuebel.

Gjatë takimit u diskutua për promovimin e trashëgimisë kulturore të Kosovës, zhvillimin e turizmit dhe pjesëmarrjen e vendit në programin “Evropa Kreative”, si dhe për vazhdimin e bashkëpunimit me Bashkimin Evropian.

Ministrja Bogujevci theksoi rëndësinë e mbështetjes evropiane dhe avancimit të projekteve në fushën e kulturës dhe turizmit.

Ndërkaq, ambasadori Schuebel ritheksoi përkushtimin e Bashkimit Evropian ndaj së ardhmes evropiane të Kosovës, duke theksuar se mbështetja e BE-së përfshin edhe zhvillimin e kulturës dhe turizmit në vend.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kosovari Rexhep Rexhepi fiton çmimin kryesor “Aiguille d’Or” që njihet si “Oscari” i orëndreqjes

Published

on

By

Orëndreqësi me origjinë nga Kosova që jeton dhe vepron në Zvicër, Rexhep Rexhepi, ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm duke fituar çmimin prestigjioz “Aiguille d’Or” gjatë ceremonisë madhështore të Grand Prix d’Horlogerie de Genève (GPHG).

Ky çmim, i cili konsiderohet si “Oscari” i industrisë së prodhimit të orëve, ishte i hapur për të gjitha kategoritë. Rexhepi triumfoi me modelin e tij “Chronograph Flyback”, duke pasuar gjigantin e industrisë Breguet që e kishte fituar atë një vit më parë.

Ora fituese dallon për përmasat elegante dhe fushën në ngjyrë blu të errët të punuar me teknikën tradicionale Grand Feu, e frymëzuar nga kronografët e vjetër të orëve të xhepit. Çmimi zyrtar i orës fituese është 150 mijë franga zvicerane, rreth 160 mijë euro, mirëpo vlera e saj në tregun e koleksionistëve pritet të jetë dukshëm më e lartë. Rexhepi e nisi karrierën e tij si praktikant 15-vjeçar te kompania e njohur Patek Philippe, ndërsa sot udhëheq markën e tij të pavarur në Gjenevë.

 

Në këtë edicion të GPHG-së garuan 84 orë dhe mekanizma kohorë në 14 kategori të ndryshme. Fituesit u përzgjodhën nga një juri ndërkombëtare ekspertësh, ku për herë të parë organizatorët hoqën ndarjet gjinore duke prezantuar kategori të reja teknike si Essential Watch dhe Complication Watch.

Continue Reading

Kulturë

Pierce Brosnan: Callum Turner i ka të gjitha cilësitë për t’u bërë James Bondi i ardhshëm

Published

on

By

Aktori i njohur Pierce Brosnan beson se koleg i tij Callum Turner posedon të gjitha cilësitë e duhura për t’u veshur me kostumin e agjentit legjendar 007. Ish-interpretimi i famshëm i James Bondit ka vlerësuar se 36-vjeçari ka praninë, fizikun dhe karizmën e nevojshme për të marrë përsipër këtë rol ikonik.

Brosnan, i cili portretizoi agjentin britanik në katër filma ndërmjet viteve 1995 dhe 2002, tregoi për revistën Vanity Fair se e admiron Turnerin, me të cilin kishte bashkëpunuar më parë në filmin “The Only Living Boy In New York” të vitit 2017.

“Callum Turner është dikush me të cilin kam punuar dhe është një aktor shumë i fortë,” u shpreh Brosnan, duke shtuar se mezi pret të mësojë emrin e pasardhësit të Daniel Craig dhe të festojë zgjedhjen e tij.

Ndonëse Turner është përfolur gjatë si një nga favoritët kryesorë për këtë post, vetë ai ka mohuar të ketë ndonjë informacion zyrtar rreth kastingut. “Di po aq sa dini edhe ju. Miqtë e mi më pyesin vazhdimisht, ndërsa unë nuk di asgjë,” kishte deklaruar ai më parë.

Brosnan po ashtu shfaqi entuziazmin e tij për projektin e ardhshëm të franshizës, i cili do të drejtohet nga regjisori vizionar Denis Villeneuve. “Besoj se do të mbetemi të mahnitur. Mënyra se si ai ndërton historinë dhe përdor kamerën është e jashtëzakonshme, prandaj filmi do të jetë vërtet madhështor,” përfundoi ai. /E.A/

 

Continue Reading

Të kërkuara