Shëndeti

Si të trajtoni në kushte shtëpie dhimbjen dhe infeksionin e veshit?

Published

on

Dhimbja dhe infeksioni i veshit janë të zakonshme, veçanërisht tek fëmijët e vegjël.

Ato shoqërohen me dhimbje dhe shqetësime të forta, të cilat mund të bëhen të padurueshme, duke shkaktuar vështirësi në të fjetur, në të ngrënë dhe për të kryer edhe aktivitetet e zakonshme.

Shkaku më i shpeshtë i dhimbjes së veshit janë infeksionet. Inflamacioni dhe presioni shkaktojnë dhimbje shumë të forta, si dhe simptoma të tjera, si presioni në sinuse ose dhimbja e fytit. Kjo ndodh për shkak se këto zona janë mjaft afërta me njëra-tjetrën.

Cilat janë shenjat e infeksionit të veshit?

  • Një dhimbje e mprehtë, e papritur ose një dhimbje e shurdhër dhe e vazhdueshme
  • Një ndjenjë zhurme në vesh
  • Të përziera
  • Dëgjim i dobësuar
  • Rrjedhje lëngu nga veshët

Edhe pse shumë njerëz vrapojnë tek antibiotikët dhe ilaçet e ndryshme, AgroWeb.org në këtë artikull ju njeh me një mënyrë shumë efektive për të lehtësuar këto lloj dhimbjesh.

Është jashtëzakonisht e thjeshtë, dhe gjithçka që ju nevojitet janë një çorape dhe pak kripë deti!

Materialet që ju nevojiten:

  • Një çorape pambuku
  • 1 ½ filxhan kripë deti

Mënyra e përgatitjes:

Ngrohni në sobë, një tigan në nxehtësi mesatare. Ndërkohë në një çorape shtoni kripën e detit, mbylleni duke e lidhur mirë dhe vendoseni në tigan dhe lëreni të ngrohet për 4 deri në 6 minuta.

Pasi çorapja me kripë të jetë ngrohur, vendoseni atë në veshin që ndjeni dhimbje. Nxehtësia do të lehtësojë dhimbjen, do të shërojë infeksionin dhe do të thithë toksinat.

Për më tepër, kripa e detit mund të veprojë si antiseptik dhe do të eleminojë lagështinë nga veshi.

Kjo metodë kaq e thjeshtë funksionon si për të rriturit ashtu edhe për fëmijët.

Është një mënyrë krejtësisht natyrale, e lirë dhe efektive, për t’i dhënë fund infeksionit ose dhimbjes së veshit.

Prandaj, herën tjetër kur të keni një dhimbje veshi, AgroWeb.org ju sugjeron ta provoni!/AgroWeb.org

Shëndeti

Keni dhjamë të tepërt në kofshë? Bëni këtë dhe shtresat zhduken brenda një kohe të shkurtër

Published

on

Dhjami në pjesën e brendshme të kofshëve është më i vështirë për t’u shkrirë, por me këto ushtrime është gjithashtu i mundur

Nëse jeni duke luftuar me depozitat në pjesën e brendshme të kofshëve, e dini shumë mirë se është sfidë e vërtetë t’i largoni ato.

Duhet durim dhe këmbëngulje që rezultatet të jenë të dukshme, prandaj ne kemi gjetur ushtrime që funksionojnë më me efektivitet në këtë zonë të trupit.

Duhet të ndani 15 minuta në ditë dhe në një kohë rekord do të keni këmbë më të holla dhe më të shtrënguara.

Rekomandohet që këto ushtrime të përsëriten të paktën 4 herë në javë. Ju nuk keni nevojë për asgjë nga pajisjet. Vetëm pak vullnet të mirë dhe pak hapësirë.

Continue Reading

Shëndeti

Studimi: Dieta vegane më efikase se ajo mesdhetare

Published

on

Heqja dorë nga mishi dhe produktet e qumështit rezulton më efekase për rënien në peshë, sipas një studimi të ri të publikuar në revistën shkencore Frontiers in Nutrition.

Studiuesit zbuluan se personat që ndoqën një dietë vegane me pak yndyrë humbën mesatarisht rreth 6 kilogramë në vetëm 16 javë, dukshëm më shumë se ata që ndoqën dietën mesdhetare. Dieta mesdhetare, e njohur për përfitimet afatgjata për shëndetin, përfshin mish të bardhë, vaj ulliri e perime të freskëta.

Por, në këtë krahasim të drejtpërdrejtë, vegjetarianët peshuan më pak.

“Konsumimi i ushqimeve që prodhojnë acid në trup, si mishi, vezët dhe produktet e bulmetit, rrit ngarkesën acidike në organizëm, duke shkaktuar inflamacion që lidhet me shtimin në peshë”, shpjegon autorja kryesore e studimit, doktoresha Hana Kahleova.

Ajo shton se zëvendësimi i produkteve shtazore me ushqime si perimet jeshile, manaferrat e bishtajoret, ndihmon në rënien në peshë e përmirësimin e florës bakteriale të zorrëve. Në studim morën pjesë 62 të rritur mbipeshë, u ndanë në dy grupe; njëri ndoqi një dietë mesdhetare, tjetri dietë vegane me pak yndyrë.

Personat që ndoqën dietën vegane kishin ulje të madhe të ngarkesës acidike në trup, te grupi mesdhetar nuk pati ndonjë ndryshim të dukshëm.

“Dieta alkaline është lidhur me disa përfitime shëndetësore, përfshirë rënien në peshë, ndjeshmërinë e përmirësuar ndaj insulinës dhe uljen e tensionit të gjakut”, thuhet ne raportin e studimit.

Ushqimet më të mira vegane dhe alkaline për humbje në peshë:

Spinaqi

Kale (lloj i sallatës së gjelbër)

Brokoli

Avokado

Manaferrat

Mollët

Bananet

Qiqrat

Thjerrëzat

Kinoa

Patatet e ëmbla

Bajamet

Djathi tofu

Trangujt

Specat e ëmbël

Continue Reading

Shëndeti

Uji, aleati i verës: Sa gota duhet të konsumoni çdo ditë, sipas ekspertëve

Published

on

Vera sjell me vete nxehtësinë, diellin dhe humorin e mirë, por edhe nevojën për të pirë më shumë ujë. Ndërsa temperatura rritet, trupi humbet më shumë lëngje përmes djersës, sidomos nëse jeni aktiv ose kaloni shumë kohë jashtë.

Hidratimi i duhur nuk është vetëm zakon i mirë, por thelbësor për shëndetin. Ai mban temperaturën e trupit të qëndrueshme, parandalon dhimbjet e kokës dhe marramendjen, dhe ju ndihmon të shijoni pushimet në maksimum.

Sa gota ujë duhet të pini në ditë?

Ekspertët rekomandojnë 8 gota ujë në ditë, por kjo sasi ndryshon në varësi të nevojave. Në verë, është mirë 10-12 gota, sidomos nëse ushtroni apo nëse temperatura është shumë e lartë. Një mënyrë e thjeshtë për ta mbajtur mend është të mbani me vete një shishe uji dhe ta mbushni sa herë që zbrazet.

Shenjat që tregojnë se duhet të pini më shumë ujë:

Urinë e errët, që tregon mungesë hidratimi

Goja dhe buzët e thata

Marramendje dhe lodhje të papritura

Dhimbje koke, një problem i zakonshëm veror që zgjidhet me ujë

Si të pini më shumë ujë?

Filloni ditën me një gotë ujë për të zgjuar trupin dhe për të nxitur metabolizmin

Shtoni shije ujit me feta limoni, kastraveci apo nenexhiku për freski dhe shije më të mirë

Konsumoni smoothie dhe lëngje frutash për hidratim shtesë

Përdorni aplikacione për kujtesë që t’ju ndihmojnë të mos harroni të pini ujë, sidomos gjatë pushimeve me miqtë.

Continue Reading

Shëndeti

Çfarë suplemente duhet të merrni gjatë ekspozimit në diell?

Published

on

Suplemente për diell që rekomandohen për shëndetin e lëkurës.

Edhe pse prej kohësh dimë që dielli nuk është mik i lëkurës sonë, e vërteta e hidhur është se të gjithë duam gjatë verës të kemi ngjyrë të artë të lëkurës.

Dimë se celuliti dhe çrregullimet tjera duken më pak kur rrezitemi pak. Për të arritur ngjyrën e dëshiruar, duke shmangur dëmtimet nga dielli, naduhet një rutinë bukurie që përfshin përdorimin adekuat të produkteve me SPF dhe rinovimin e mbrojtjes dhe kujdesin e duhur, në këtë ekuacion futen edhe suplementet, që janë të rëndësishme gjatë sezonit të diellit.

Kur ekspozohemi, trupi ka nevojë për disa lëndë ushqyese, rrezet UV janë stres për lëkurën dhe organizmin në tërësi, për shkak të mundësisë së dehidratimit.

Suplementimi i duhur është i rëndësishëm, përfitimi shtesë është se shumë prej tyre nxisin ngjyrimin më të shpejtë, duke na mundësuar të marrim ngjyrë bronzi në kohë më të shkurtër në diell. Ndihmojnë të shmangim skuqjen, puçrrat dhe djegiet, ngadalësojnë plakjen e shmangin humbjen e lagështisë.

Cilat suplemente duhet të merrni gjatë ekspozimit në diell?

Beta-karoteni – Ky pigment natyral mbron lëkurën nga brenda dhe lehtëson ngjyrimin e njëtrajtshëm dhe më të shpejtë, ndërkohë që redukton ndjeshmërinë e lëkurës ndaj rrezeve UV. Doza e rekomanduar: 15-30 mg në ditë.

Astaksantini – Në antioksidant i fuqishëm, 500 herë më i fuqishëm se vitamina E në efektin antioksidativ. Mbron lëkurën nga skuqjet, djegiet dhe humbja e elasticitetit që shkaktohen nga rrezet UV. Doza e rekomanduar: 4-8 mg në ditë

Vitamina D – Promovon imunitetin, shëndetin e kockave dhe disponimin. Edhe pse trupi e prodhon këtë vitaminë gjatë ekspozimit, duhet pasur parasysh që kremrat me SPF ulin sintezën e saj, prandaj suplementimi mbetet i rëndësishëm. Doza e rekomanduar: 1,000-2,000 IU në ditë (më shumë nëse ka deficit).

Vitaminat C dhe E – Janë antioksidantë të fuqishëm që luftojnë radikalet e lira të shkaktuara nga rrezet UV. Roli i tyre është të mbështesin rigjenerimin e lëkurës dhe të ngadalësojnë procesin e plakjes. Doza: vitamina C: 500-1,000 mg në ditë; vitamina E: 100–200 IU në ditë

Çinku dhe seleni – Minerale që stimulojnë rigjenerimin e lëkurës e kanë veti antiinflamatore. Reduktojnë reaksionet alergjike pas ekspozimit në diell.

Doza e rekomanduar: çinku: 15-30 mg në ditë; seleni: 100-200 µg në ditë.

Acidet yndyrore Omega-3 – Roli i acidit yndyror omega-3 është të ulin inflamacionin e mbrojnë membranat qelizore të lëkurës. Ato rrisin elasticitetin dhe hidratojnë lëkurën, duke e bërë më të qëndrueshme ndaj rrezeve UV. Doza e rekomanduar: 1,000-2,000 mg EPA/DHA në ditë.

Kolagjeni – Suplementimi me kolagjen të hidrolizuar kompenson dëmtimet që rrezet UV shkaktojnë në lëkurë, duke ruajtur fortësinë e nivelin e lagështisë.

Doza e rekomanduar: 5-10 g në ditë (ideal në kombinim me vitaminë C për absorbim më të mirë)

Si të merrni suplementet?

Filloni 2-3 javë para pushimeve, më pas vazhdoni t’i konsumoni gjatë qëndrimit në plazh, por edhe pas kthimit në shtëpi, deri në fillim të vjeshtës.

Suplementet si beta-karoteni, astaksantini, vitamina C, acidet yndyrore omega-3 dhe vitamina D është më mirë t’i merrni në mëngjes, ndërsa çinku, seleni dhe vitamina E në mbrëmje. Kini parasysh se pavarësisht suplementimit, përdorimi i kremrave me SPF është i domosdoshëm, si dhe shmangia e ekspozimit në diell midis orës 11:00 dhe 17:00. Lexoni edhe si të dalloni ndryshimet malinje nga ato beninje në lëkurë.

 

Continue Reading

Të kërkuara