Lajmet

Si të shmangni tharjen e dëmshme të ajrit nga kondicioneri në dimër?

Mbajtja e një niveli normal të lagështisë në shtëpi është shumë e rëndësishme.

Published

on

Me ardhjen e dimrit, ajri në shtëpi thahet me tepri për shkak të përdorimit të pakufizuar të kondicionerëve apo ngrohësve të ndryshëm.

Mbajtja e një niveli normal të lagështisë në shtëpi është shumë e rëndësishme. Mungesa e lagështisë në shtëpi shkakton kruarje të fytit, syve, rrjedhje të hundëve, ashpërsim të lëkurës dhe çarje të buzëve. Pajisjet e ndryshme që rrisin nivelet e lagështisë janë të shtrenjta dhe bazohen kryesisht në përmasat e apartamentit.

Por për fat të mirë nivelin e lagështisë në shtëpinë tuaj mund ta rrisni në mënyrë natyrale pa pasur nevojë të shpenzoni shumë:

Thajini rrobat e lara në dhomë: Gjatë tharjes, lagështia e rrobave avullon ngadalë në dhomë. Nëse i mbani ato në dhomë gjatë natës, lagështia do të jetë e mjaftueshme ndërkohë që ju jeni në gjumë.

Bimët: Bimët e mbajnë ajrin të lagësht. Mjafton t’i ujisni ato dhe t’i spërkasni gjethet me ujë disa herë në ditë. Avulli që bimët lëshojnë gjatë ditës do të rrisë lagështinë në ajrin e shtëpisë.

Enë me ujë pranë një burimi nxehtësie: Një nga mënyrat më të mira për të garantuar lagështinë në ajër është të vendosni një enë me ujë pranë burimit të preferuar të nxehtësisë siç mund të jetë kaloriferi ose ngrohësit. Nxehtësia do të rrisë nivelin e avullimit dhe ajri në dhomë do të jetë më e lagësht.

Uji i valuar: Një mënyrë tjetër krejt natyrale e rritjes së lagështisë në ajër është që të vloni ujin. Ju mund ta lini të vlojë për një kohë të gjatë ose ta mbani enën pranë një burimi të nxehtësisë. Vlimi i ujit është një nga mënyrat më të thjeshta për të rritur lagështinë në ajër.

Gatimi: Përdorimi i sobës dhe gatimi në të çliron lagështi në ajër jo vetëm në kuzhinë, por edhe në të gjithë shtëpinë.

Sfungjerët: Zhyteni një sfungjer në ujë dhe vendoseni në një enë të hapur. Enën mbajeni në qendër të dhomës dhe do të kuptoni se si do të përmirësohet ajri vetëm falë sfungjerit.

Spërkatja e perdeve: Spërkatja e perdeve me ujë është një mënyrë shumë e shpejtë për të rritur nivelin e lagështisë./Classlifestyle

Lajmet

Kurti i bën thirrje Hamzës për takim, do ta votojmë një deputet të PDK-së për nënkryetar të Kuvendit

Published

on

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje do ta votojë një deputet të PDK-së për nënkryetar të Kuvendit.

Ai ka kërkuar që emrat e kandidatëve të diskutohen në takimet mes partive dhe ka thënë se ende nuk është tepër vonë për të arritur marrëveshje.

“Ne medoemos një deputet të PDK-së do ta votojmë për nënkryetar të Kuvendit. Ne medoemos një deputet ose deputete të LDK-së do ta votojmë për nënkryetar të Kuvendit”, ka deklaruar Kurti.

Kurti ka thënë se dëshiron të takohet me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, për të diskutuar emrat e kandidatëve.

Ai e ka cilësuar si të keqardhshme braktisjen e procesit të konstituimit të Kuvendit, duke thënë se sot është humbur një mundësi për përmbylljen e tij.

“Jemi vonë, por nuk është tepër vonë. Nëse e bëjmë këtë të dielën, megjithatë do të konsiderojmë që përgjithësisht dhe së bashku ishim të suksesshëm”, ka deklaruar Kurti./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Avokati: Kërkojmë shpalljen të pafajshëm të Fazliut, të akuzuarit s’u intervistuan nga ZPS-ja

Published

on

Avokati i Fadil Fazliut, David Young ka kërkuar shpalljen të pafajshëm të Fadil Fazliut.

“Kërkojë me respekt që verdikti në këtë rast të korrigjohet dhe të jetë në përputhje me detyrën publike që është pafajësia e z.Fazliu”, tha Young.

Ai tha se gjatë ngritjeve të akuzave në këtë çështje, Prokuroria nuk ka intervistuar asnjëherë të dyshuarit.

 “Pjesa më e madhe e këtyre personave, e këtyre të akuzuarve nuk janë intervistuar asnjëherë. Besoj që z.Kilaj mund të ketë qenë para shumë shumë vitesh por pjesa më e madhe e të akuzuarve nuk janë intervistuar asnjëherë nga Prokuroria. Pra, mund të nxjerrim deduktimin nga kjo që Prokuroria ka marrë qasjen strategjike për të mos i intervistuar ata. Për të mos i intervistuar këta persona lidhur me pretendimet dhe a është kjo mënyrë  e drejtë për të filluar hetimet ap ngritur akuzat?! Unë besoj që jo. Unë thgem qartësisht që nuk është kështu”, tha David Young.

Young parashtroi se Fadil Fazliu duhej të paktën që të intervistohej por atij nuk iu dha mundësia të thoshte atë që kishte për të thënë.

“Nga përvoja juaj e gjerë i nderuar gjykatës ju e dini që normalisht ju jepet prokurorëve dhe hetuesve mundësia për pyetjet që do i bëjnë dëshmitarit për pretendimet dhe lidhur me provat. Në të njëjtën mënyrë, intervista I jep mundësinë të dyshuarit që të jep përgjigjet e tij ndaj pretendimeve që ngrihen kundër tij. Ndonjëherë është mënyrë e mirë për të vërtetuar provat dhe për të verifikuar pretendimet dhe për të parë se si personi përgjigjet”, tha ai.

David Young tha se kjo është mënyrë e duhur për të verifikuar provat nga mënyra se si përgjigjet I dyshuari.

“Por pas intervistave, është praktikë e zakonshme për prokurorët në nivel kombëtar dhe ndërkombëtarë që të marrin vendimin se nëse do të vazhdojnë më tej ndjekjen kundër të dyshuarit, të ngrenë akuza ndaj tij dhe kjo mund të varet nga ajo që është thënë gjatë intervistës apo jo”, tha ai.

Me kaq përfundoi fjalën përfundimtare mbrojtja e Fadil Fazliut për të vazhduar më pas me mbrojtjen e Hajredin Kucit e përfaqësuar nga avokati Alexander Admiral./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Avokati i Kuçit: ZPS-ja ndërtoi teorinë e saj mbi gabime në përkthim

Published

on

Alexander Admiral, avokat i Hajredin Kuçit, tha se Prokuroria ka ndërtuar teorinë e saj për Hajredin Kuçin mbi transkripta të përkthyera gabim dhe sipas tij versioni i korrigjuar dëshmon tjetër gjë.

Ai tha se Prokuroria ka hetuar Kuçin për më shumë se dy vjet duke kontrolluar shtëpinë e tij, telefonin, kompjuterin dhe mesazhet e tij. 

Ai tha se pas gjithë kësaj, provat e Prokurorisë mbështetën vetëm në një mesazh dhe në një bisedë e regjistruar pas të cilës asnjë dëshmitar nuk është kontaktuar dhe asgjë nuk është ndërmarrë si veprim.

Admiral tha se Prokuroria i ka thënë gjyqtarit të procedurës paraprake se Kuçi i kishte shkruar këto fjalë “Mik, ai të përgëzon për profesionalizimin, idetë e qarta, për vendin, luftën dhe guximin tënd! Bravo!”.

Sipas avokatit, me frazën “ai”, Prokuroria e ndërtoi teorinë e saj dhe në fjalën hyrëse kishte thënë që Kuçi i kishte përcjell përgëzimet e një personi të paemëruar duke shtuar se idetë e atij personi të paemëruar ishin të Fazliut.

“Kjo teori ishte e gabuar. Njësia e përkthimit tani ka dhënë përkthimin e duhur. Mesazhi lexon: Mik, ju përgëzoj unë (veta e parë). Z. Kuçi pra vetë. Nuk ka person të emëruar. Nuk ka mesazh nga askush”, tha Admiral.

Admiral tha se mbrojtja nuk e mohon faktin që është dërguar një mesazh por korrigjimi i përkthimit e ndryshon kuptimin e atij mesazhi.

“Hiqet pretendimi se z.Kuci ka shërbyer si lajmës. Gjithashtu nuk është më e vlefshme baza mbi të cilën është mbështetur Prokuroria për të thënë se ka pasur një plan më të gjerë për të ndërhyrë ndaj dëshmitarëve. Ky nuk është një ndryshim i vogël. Ndryshon kuptimin dhe peshën e mesazhit”, tha ai.

Admiral tha se ky mesazh ishte dërguar nga Kuçi tek Mustafa dhe se ky i fundit e kishte dhënë intervistën përpara se t’i dërgohej mesazhi.

 Sipas tij, deklaratat e Mutafës në Hagë ishin paraqitur në media dhe se Kuçi e pa se çfarë u tha dhe thjesht ia dërgoi dy fjali shokut të tij prej 30 vjetësh./A.K/

Continue Reading

Lajmet

“Liria ka Emër” fton qytetarët në “Marshin për Liri” më 12 shtator

Published

on

Platforma qytetare “Liria ka Emër” u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet të shtunën, më 12 shtator, në orën 14:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Përfaqësuesit e platformës, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, kanë bërë të ditur se në marsh janë ftuar liderët e katër partive parlamentare shqiptare. Sipas tyre, pozitivisht janë përgjigjur vetëm kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, dhe ai i AAK-së, Ardian Gjini.

Në aktivitet pritet të ketë edhe fjalime nga përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, familjarë të dëshmorëve dhe këngë patriotike.

Organizatorët kanë njoftuar gjithashtu se është siguruar transport me autobusë nga qytete të ndryshme të Kosovës dhe kanë bërë thirrje që qytetarët të marrin pjesë së bashku me familjet.

Marshi zhvillohet pak ditë para shpalljes së vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së, më 16 shtator në Hagë./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara