Lajmet

Si të përdorni mjaltin për shëndetin perfekt të lëkurës?

Ai është i dobishëm për lëkurën dhe ndihmon në pastrimin e saj.

Published

on

Mjalti është një ushqim fantastik për shëndetin e njeriut.

Ai është veçanërisht i dobishëm për lëkurën dhe ndihmon në pastrimin dhe ushqimin e saj.

Maskë me mjaltë

Njerëzit që vuajnë nga lëkura e thatë apo ekzema duhet të përdorin mjaltin. Mjalti është veçanërisht i rekomandueshëm në dimër kur lëkura thahet ndjeshëm.

Lyjeni lëkurën me mjaltë, mbajeni një orë dhe më pas shpërlajeni me ujë të ngrohtë.

Larja e lëkurës

Njerëzit që kanë akne si pasojë e lëkurës së thatë mund të gjejnë shpëtim tek mjalti. Përzieni një lugë çaji me mjaltë, lëngun e një limoni dhe dy lugë çaji me ujë. Me këtë maskë kremoze mund të lani lëkurën.

Limoni do të eliminojë qelizat e vdekura ndërsa mjalti do ta ushqejë lëkurën me vitamina.

Kundër plakjes

Ju mund të përgatisni një maskë për lëkurën që të luftoni shenjat e plakjes.

Përzieni dy lugë gjelle me mjaltë, një çerek avokado, një lugë çaji me tërshërë të thatë dhe dy lugë çaji me lëng limoni. Kjo maskë do të pastrojë lëkurën dhe do ta ushqejë atë me vitamin E dhe antioksidantë.

Maska mund të aplikohet disa herë në javë ndërkohë që rezultatet e para vërehen pas një muaji.

Si të ruani cilësinë e mjaltit?

Mjalti duhet ruajtur në një vend të errët dhe të freskët.

Ai nuk duhet futur në frigorifer sepse ngurtësohet dhe nuk përhapet dot në lëkurë.

Nëse e ruani në mënyrën e duhur, mjalti mund të rezistojë për vite të tëra./AgroWeb.org

Lajmet

Mourinho: Gabim që shkova te Fenerbahce, po kthehem te niveli im

Published

on

Trajneri i njohur portugez, Jose Mourinho, është rikthyer në vendlindje dhe është bërë zyrtarisht trajneri i ri i Benficës, vetëm pak ditë pas largimit nga Fenerbahçe.

Në konferencën për prezantim, Mourinho nuk e fshehu pendimin për aventurën në Turqi.

“Bëra gabim që shkova te Fenerbahce. Duke menaxhuar Benfican, tregon se po kthehem te niveli im. Dhe niveli im është që unë të jem trajner i klubeve të mëdha të botës”, u shpreh ai.

Kjo është hera e parë që Mourinho drejton një klub portugez që prej fillimit të karrierës së tij si trajner.

Ndeshja e parë zyrtare e tij do të jetë në Ligën e Kampionëve kundër Chelseat, klub me të cilin ai ka fituar dy herë Premier Leaguen./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

​Nënshkruhet Master Plani mes Federatës së Hendbollit të Kosovës dhe EHF-së

Published

on

Federata e Hendbollit të Kosovës ka arritur një tjetër marrëveshje të rëndësishme në kuadër të zhvillimit të këtij sporti.

Të enjten mbrëma në Austri është nënshkruar Master Plani me Federatën Evropiane të Hendbollit (EHF).

Ky plan është i vlefshëm për tre vjet dhe synon kryesisht shtrirjen e hendbollit nëpër shkolla, gjë që pritet të ndikojë në rritjen e numrit të fëmijëve dhe lojtarëve të rinj që merren me këtë sport.

Marrëveshja u nënshkrua në prag të Kongresit Zgjedhor të EHF-së, i cili po mbahet sot dhe nesër në Andau të Austrisë./S.K/KP/

Continue Reading

Aktualitet

Tre të lënduar në një aksident trafiku në Prishtinë

Published

on

Tre persona kanë mbetur të lënduar në një aksident që ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 08:30 në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prishtinë.

Sipas Policisë, në aksidentin  në afërsi të rrethit me flamur, u përfshinë tri vetura dhe të lënduarit morën trajtim mjekësor.

Rasti po hetohet nga Njësia e Trafikut të Kryeqytetit.

“Sot rreth orës 08:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë tri vetura. Si pasojë lëndime kanë pësuar tre persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit”, thuhet në përgjigjen e policisë./S.K/EO/PK/

Continue Reading

Aktualitet

Ambasadori Rohde përshëndetet me Kosovën: Do ta mbaj gjithmonë pranë zemrës

Published

on

Ambasadori në largim i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, javën e ardhshme e mbyll zyrtarisht mandatin e tij diplomatik në Prishtinë.

Në pritjen e organizuar me rastin e lamtumirës së tij, ku ndër të pranishmit ishte edhe Presidentja Vjosa Osmani, tha se përvoja e tij këtu  ka qenë e paharrueshme dhe se lidhjet e krijuara do t’i ruajë gjithmonë.

Ndërkohë Osmani, nënvizoi raportet e afërta që Kosova dhe Gjermania kanë ndërtuar gjatë viteve të fundit.

Rohde sipas postimit të Ambasadës gjermane në Kosovë,  tha se përvoja e tij këtu  ka qenë e paharrueshme dhe se lidhjet e krijuara do t’i ruajë gjithmonë.

Duke reflektuar mbi pesë vitet e kaluar në vend, ambasadori foli për mikpritjen që ka përjetuar, për bukuritë e natyrës që ka eksploruar në ecjet malore dhe për emocionet në fushën e futbollit, ku veçoi fitoren e fundit të Kosovës kundër Suedisë.

Ai përmendi me krenari edhe lojtarët e lindur në Gjermani që zgjodhën të përfaqësojnë rrënjët e tyre kosovare.

Në fjalën e tij, Rohde vlerësoi liberalizimin e vizave në vitin 2024, duke e quajtur atë një hap të rëndësishëm për afrimin e Kosovës me Bashkimin Evropian.

Ai po ashtu theksoi rolin e fuqishëm të diasporës kosovare, që nga sipërmarrësit, politikanët deri te artistët, në forcimin e marrëdhënieve mes dy shteteve./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara