Shëndet

Si të përdorni lëngun e kamomilit për flokë të shëndetshëm

Tek shëndeti i flokëve kjo bimë ndikon në dukjen bukur të tyre ashtu edhe në rritjen e shëndetëshme.

Published

on

Kamomili është një nga bimët më të njohura në të gjithë botën për shekuj me rradhë.

Kjo jo pa arsye, pasi lulet e bardha të tij janë të pasura me vlera dhe aromë të mrekullueshme.

Në përdorimin e gjerë është i njohur në formën e çajit për konsum të përditëshëm, pasi dhuron qetësi dhe relaks për trupin.

Është prezent në çdo shtëpi dhe njihet si një nga mënyrat popullore më të famshme për të qetësuar dhimbjet apo inflamacionin.

Krahas të gjitha këtyre vlerave që i dhuron organizmit kamomili mund të jetë shumë i dobishëm edhe për flokët tuaj.

Tek shëndeti i flokëve kjo bimë e vogël mund të bëjë mrekulli si në dukjen bukur të tyre ashtu edhe në rritjen e shëndetëshme.

Nëse doni të keni flokë të gjatë dhe plot shkëlqim ktheni sytë tek çaji i kamomilit që me siguri e keni në shtëpi.

Në këtë artikull AgroWeb.org ju tregon disa përdorime të shpejta të kësaj bime të mahnitëshme për shëndetin e flokëve tuaj.

Vlerat e kamomilit për flokët
  • Lufton zbokthin
  • Çaji i kamomilit ndihmon në zbutjen e skalpit të irrituar të kokës duke hequr edhe zbokthin e tepërt.
Rrit flokët

Elementët antiseptikë që gjendet tek kjo bimë largojnë qelizat e vdekura dhe papastërditë që mund të ngecin në kokën tuaj.

Në këtë mënyrë flokët tuaj do të kenë mundësi të rriten sërisht të shëndetëshëm dhe të shkëlqyeshëm.

Heq majat dyshe

Përdorimi i shpeshtë i kurave me kamomil do t’i bëjë flokët tuaj më të shkrifët dhe do të largojë majat dyshe.

Si ta përdorni?

Vendosni një tenxhere të vlojë në zjarr të lartë me 2-3 gota ujë për disa minuta.

Më pas shtoni tek uji edhe 6 bustina çaji kamomil ose një tufë mesatare kamomili të freskët.

Ujin mund t’a mbushni në varësi të gjatësisë së flokëve që doni të trajtoni, kini parasysh që për çdo gotë uji 250 ml të shtoni 2 bustina kamomil.

Lërini të ziejnë për të paktën 10-15 minuta dhe më pas hiqeni tenxheren nga zjarri.

Nëse keni përdorur kamomil të freskët kulloni ujin në një enë të pastër ose thjesht hiqni bustinat e çajit.

Lëreni të ftohet për disa kohë dhe vazhdoni të lani flokët me shampo si zakonisht.

Në fund të dushit, kur flokët tuaj të jenë të pastër shpëlajini me çajin e kamomilit që përgatitët më parë.

Sigurohuni që të jetë i ftohtë në mënyrë që të mos ju djegë lëkurën.

Më pas thajini flokët si zakonisht, tashmë flokët tuaj do të jenë të shkrifët dhe plot shkëlqim.

Këtë trajtim mund t’a përdorni sa herë që të laheni ose minimum 2 herë në javë./AgroWeb.org

Shëndet

Sekretet natyrale për të luftuar kollën tek fëmijët

Published

on

Edhe pse kollitjet nuk duhet lënë pa u trajtuar, se përkeqësohen ose shkaktojnë shqetësime të mëtejshme, ekzistojnë disa ilaçe shtëpiake natyrale që mund të ndihmojnë në lehtësimin e tyre dhe në përmirësimin e gjendjes së fëmijëve.

Mjalti

Njihet për vetitë antibakteriale e qetësuese, ndaj konsiderohet një alternativë e mirë natyrale për lehtësimin e kollës. Për fëmijët, mund të përgatitet një solucion: dy lugë gjelle mjaltë të tretura në një gotë qumësht të ngrohtë. Ky kombinim ndihmon në qetësimin e fytit dhe përmirëson gjumin. Për rezultate më të mira, rekomandohet që fëmijët ta pinë këtë përzierje çdo mbrëmje para gjumit për pesë ditë rresht.

Banja e ngrohtë

Një banjë ndihmon fëmijët të djersijnë dhe të pastrojnë rrugët e frymëmarrjes, duke lehtësuar simptomat e kollës dhe ngushtimin e hundës. Banjat e ngrohta bëhen dy herë në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje, për të përmirësuar qarkullimin e gjakut dhe për të relaksuar fëmijët.

Hidratimi i duhur

Uji është një nga mjetet më të thjeshta, por efektive për lehtësimin e kollës tek fëmijët. Ai mban fytin të lagur e ndihmon në hollimin e sekrecioneve, duke lehtësuar gulçimin. Fëmijët duhet të pinë rreth 6–8 gota ujë në ditë, sipas moshës së tyre. Përveç ujit, çajrat e ngrohtë, sidomos çaji me xhinxher ose me kamomil, mund të qetësojnë fytin dhe të ndihmojnë në reduktimin e kollës.

Këshilla shtesë:

Mbani ajrin e dhomës së fëmijëve të lagësht, sidomos gjatë dimrit ose kur përdoret ngrohja. Një lagështues ajri mund të ndihmojë shumë.

Shmangni ekspozimin ndaj tymit të duhanit ose ndotjes së ajrit, pasi ato irritojnë fytin dhe e përkeqësojnë kollën.

Sigurohuni që fëmija të pushojë mjaftueshëm dhe të marrë ushqim të shëndetshëm, i cili forcon sistemin imunitar.

Me këto metoda natyrale e kujdes të thjeshtë në shtëpi, kollitja e fëmijëve mund të lehtësohet ndjeshëm. Nëse kollitja zgjat më shumë se një javë, shoqërohet me temperaturë të lartë, vështirësi në frymëmarrje, duhet të kontaktoni menjëherë mjekun pediatër. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Sa ujë duhet të pimë çdo ditë? Ja çfarë thonë ekspertët

Published

on

Gjithmonë dëgjojmë këshilla për të pirë sa më shumë ujë për të qëndruar të hidratuar dhe të shëndetshëm.

Ka pasur shumë debate mbi sasinë e duhur të ujit që duhet të konsumojmë çdo ditë. CNN publikon një artikull që sqaron këtë çështje.

Sipas Akademisë Mjekësore Amerikane, konsumimi i ujit ndryshon bazuar në gjini.

Meshkujt rekomandohet të pinë 3.7 litra ujë në ditë, rreth 16 gota, ndërsa gratë 2.7 litra, ose rreth 12 gota.

Dehidratimi mund të shkaktojë lodhje të tepërt, mungesë motivimi dhe vështirësi për të kryer ushtrimet në mënyrën e duhur.

Ai gjithashtu ndikon në përqendrim, kujtesë dhe mund të shkaktojë nervozizëm dhe ankth.

Dy shenja kryesore që tregojnë hidratimin janë etja dhe ngjyra e urinës. Nëse nuk ndjen etje të shpeshtë dhe urina është e verdhë e hapur, kjo tregon që je i hidratuar mirë. Në të kundërtën, tregon se je i dehidratuar.

Dehidratimi ndikon edhe në qarkullimin e gjakut, mënyrën se si pompon zemra dhe mund të shkaktojë dhimbje koke.

Po ashtu, kripa dhe mineralet që grumbullohen në trup formojnë kristale të vogla në traktin urinar, duke shkaktuar dhimbje.

Personat që vuajnë nga migrena mund të përjetojnë dhimbje më të shpeshta në rast dehidratimi. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Insulina pa gjilpëra, trajtimi i ri që aplikohet në lëkurë

Published

on

Krema transdermale e insulinës normalizon glukozën për 12 orë në testimet para-klinike.

Një grup shkencëtarësh nga Universiteti Zhejiang në Kinë ka zhvilluar një trajtim të ri revolucionar për diabetin: një krem transdermal që fut insulinën në organizëm përmes lëkurës, duke shmangur nevojën për injeksione.

Ky zbulim mund të hapë rrugën drejt eliminimit të gjilpërave për miliona njerëz që varen çdo ditë nga insulina.

Insulina mund të absorbohet përmes lëkurës

Deri më sot, përdorimi si trajtim lokal ishte konsideruar i pamundur për shkak të madhësisë së madhe të molekulave dhe natyrës hidrofile, që pengojnë depërtimin përmes shtresave yndyrore të lëkurës. Por, duke përdorur minj, mini-derra dhe lëkurë njerëzore të kultivuar, studiuesit arritën të demonstrojnë se insulina mund të futet në trup përmes një sistemi të ri transdermal.

Sipas ekipit kërkimor, polimeri depërtues i zhvilluar prej tyre mundëson shpërndarje jo-invazive të insulinës, duke hapur mundësi të reja për administrimin transdermal të proteinave dhe peptideve në të ardhmen. Rezultatet janë botuar në revistën Nature.

Sfida e barrierës së lëkurës

Aplikimi i barnave përmes lëkurës është i thjeshtë, pa dhimbje e lejon çlirim të kontrolluar të substancave. Stratum corneum, shtresa e jashtme e lëkurës është barrierë e fortë që lejon vetëm molekula të vogla dhe lipofile të depërtojnë.

Insulina, e madhe dhe hidrofile, nuk mund të kalojë natyrshëm këtë barrierë. Studiuesit shfrytëzuan një tipar tjetër të lëkurës, gradientin acid-bazë të pH-së, i cili është acid në sipërfaqe dhe neutral në shtresat e brendshme.

Si funksionon kremi?

Ekipi krijoi një polimer të quajtur OP (poli[2-(N-oksid-N,N-dimetilamino)etil metakrilat]), që ndryshon ngarkesën e tij në varësi të pH-së.

Ky polimer lidhet me insulinën dhe formon kompleksin OP-1:

Në sipërfaqen më të acidifikuar të lëkurës, OP ka ngarkesë pozitive dhe lidhet me lipidet. Në shtresat më të thella, ku pH është neutral, ai humbet ngarkesën dhe shkëputet, duke lejuar insulinën të kalojë pengesën e lëkurës.

Rezultatet para-klinike

Në testet laboratorike dhe eksperimentet me kafshë, OP-1 tregoi rezultate shumë premtuese. Minjtë diabetikë arritën normalizim të glukozës brenda një ore, dhe efekti zgjati 12 orë, me efikasitet të krahasueshëm me injeksionet nënlëkurore.

Mini-derrat diabetikë, modeli më afër njeriut, treguan të njëjtin efekt: glukoza u ul brenda 2 orëve dhe mbeti stabile për 12 orë.

Ky trajtim transdermal përfaqëson një hap të madh drejt mënyrave më të lehta, pa dhimbje e të sigurta të administrimit të insulinës në të ardhmen. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Mos e pini kafenë në çdo orar, ja koha më e mirë sipas ekspertëve

Published

on

Për shumë prej nesh, kafeja është një pjesë e domosdoshme e rutinës së përditshme. Ajo është aty për të na dhënë atë dozë të energjisë që na nevojitet gjatë ditës.

Megjithatë, kafeja nuk këshillohet të konsumohet në çdo orar.

Sipas studimeve, duhet të shmangni konsumimin e kafeinës pas orës 02:00 ose të paktën shtatë orë para se të flini gjumë, pasi mund të ndikojë negativisht në gjumin tuaj.

Një studim, botuar në Journal of Clinical Sleep Medicine, zbuloi se konsumimi i kafeinës gjashtë orë para se të shkoni në shtrat ndikonte në cilësinë e gjumit, edhe pse efektet e kafeinës mund të mos ndiheshin më.

Pjesëmarrësit e studimit ishin në gjendje të binin në gjumë pa problem, por cilësia e gjumit nuk ishte njësoj si te dikush që nuk kishte konsumuar kafe disa orë para gjumit.

Sipas studimeve të bëra nga studiues në Britani dhe SHBA, pirja e një ekspresi të dopio tri orë para gjumit mund të kthejë orën e trupit prapa pothuajse një orë. Kjo gjë lidhet me sëmundjet e zemrës dhe çrregullimet neurodegjeneruese, të tilla si Alzheimeri.

Nuk bëhet fjalë vetëm për kafeinën që gjendet në kafe, por edhe për atë që gjendet te pijet me sodë apo ato energjike.

Koha më e mirë për të konsumuar kafe është ora 10 e paradites. Sa i përket konsumit të përgjithshëm, Klinika Mayo rekomandon mbajtjen e konsumit të kafeinës në 400mg në ditë, ose afërsisht katër filxhanë kafeje. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara