Teknologji
Si të mbrosh jetën private në epokën e mediave sociale?
Gjithsecili ka qasje në një audiencë globale.
Published
4 years agoon
By
Betim GashiBryce Dallas Howard
Në vitin 2016, filmova një episod të “Black Mirror”, me titull “Nosedive”. Bënte fjalë për një grua me emrin Lacie, e cila jetonte në një botë futuriste, ku çdokush vlerëson dhe rendit ndërveprimet e tua shoqërore. Dhe për ata që nuk e kanë parë, po ju zbuloj diçka. Në episod, kaloj në një krizë nervore për shkak të përpjekjeve që të marr pëlqime nga njerëzit. Për shumë njerëz, ai episod ngjau shumë i njohur.
Deri kohët e fundit, vetëm një pjesë shumë e vogël e popullsisë njerëzore e jetonin jetën e tyre në publik. Dhe, ndërkohë që ende nuk kemi hyrë në botën e Black Mirror, ne gjithësesi jemi futur në një epokë të re.
Gjithsecili ka qasje në një audiencë globale.
Ne të gjithë jetojmë në publik. Disa e bëjnë këtë, më me dëshirë se të tjerë. Ka një presion për të ndarë nga vetja jonë, më shumë se sa do të donim. Shpesh herë ndjehemi sikur nuk kemi zgjedhje tjetër. Duam të jemi të rëndësishëm. Të zëmë një vend. Të çajmë përpara. Të na besojnë dhe të na pëlqejnë. Të na pranojnë dhe të na kuptojnë.
Kjo shtytje e re drejt vetëekspozimit, është ndoshta eksperimenti social më i madh i historisë. Ne jemi duke marrë vendime, nga ato që të ndryshojnë jetën, në lidhje me kufijtë personalë, pa patur një udhërrëfyes dhe pa precedentë. Për fat të mirë, një gjurmë gjithësesi ekziston.
Kushdo që ka jetuar në sytë e publikut si sportist, aktor apo politikan, ka kaluar nëpër një version të kësaj situate.
Babai im ka qenë figurë publike, që në moshën 5 vjeç. Si aktor, me një fëmijë aktore dhe më pas regjisor. Dhe unë kam qenë aktore që në fillim të 20-tave. Në fakt, familja ime ka qenë e përfshirë në fushën e kinemasë dhe argëtimit për tre breza. Në 70 vitet e fundit, kemi vrarë vazhdimisht mendjen se si duhet të shfaqemi në sytë e publikut.
Mamaja ime, Cheryl, nuk ka dashur kurrë që të jetë në sytë e publikut. Por, ndodhi që ra në dashuri me një burrë që ishte në sytë e publikut. Mamaja ime u njoh me tim atë, Ronin, kur ishte 16 vjeç. Në atë moshë, ajo tashmë kishte fluturuar e vetme në avion, ishte bërë anëtare e një klubi armësh vetëm për çuna, ishte përfshirë në dhjetëra grindje me grushta, dhe kishte ndihmuar babanë e saj që të rriste motrat e saj më të vogla. I them këto, për të treguar se ime më ishte një grua e re shumë e angazhuar dhe pasionante, e cilla fillimisht e injoroi vëmendjen e djaloshit të famshëm në shkollë të mesme. Ishte fillimi i viteve shtatëdhjetë, dhe babai im ishte i njohur sepse luante rolin e Opie në “Andy Griffith Shoë”, dhe shumë shpejt do të filmonte serinë e parë të një serieli me emrin “Happy Days”. Por, mamasë time shumica e këtyre nuk i bënin përshtypje. E vetmja gjë që ajo shikonte në televizor, ishte “Star Trek”.
Pasi babai im i propozoi tre herë, pasi ata u martuan dhe lindën fëmijë, ime më u transformua në një grua luftëtare e gatshme për të mbrojtur.
Por, vetëm kur mua më dhanë një skenar në moshë parashkollore, si një mënyrë që ai skenar të gjente rrugën për tek babai, ime më kuptoi se vizibiliteti i tim eti, po shtrohej tek e gjithë familja, dhe se ajo do të duhej të na përgatiste ne fëmijëve, për diçka që, ajo vetë nuk e kishte përjetuar kurrë.
Të rriteshim, në sytë e publikut.
Dhe kjo kërkonte disa taktika prindërimi ekstreme. Së pari, nuk lejoheshin përkëdhelitë. Kurrë. Në fëmijëri, unë isha e tmerruar nga gjarpërinjtë, dhe çfarë bëri mamaja? Më bleu një gjarpër të vogël. Kur ngeca në recitalin tim të parë të pianos dhe u largova nga skena duke qarë, ime më këmbënguli që të qëndroja dhe të duartrokisja shokët. Vite më vonë, kur im bir zgërdhihej përballë skeletit të një ketri që macja jonë kishte lënë tek porta, Cheryl e detyroi që të pastronte mbetjet.
IMe më donte që të na bënte sa më të fortë, me qëllim që ne të kishim më shumë kurajë dhe më pak frikë kur të përballeshim me situata të sikletshme. Dhe kjo nënkuptonte zero përkëdhelira. Largoje rehatinë, na predikonte ajo. Çdo sfidë që shfaqej, ishte në fakt një shans për të qenë më të fortë.
Vetëbesimi vjen prej karakterit, dhe jo prej pamjes sonë, thoshte ajo.
Kur vinte re që po shihesha në pasqyrë, kur isha fëmijë, ajo mbulonte të gjitha pasqyrat e shtëpisë. Një kompliment i bukur ishte “ti ke karakter të mrekullueshëm”, dhe jo “ti je e bukur”.
Dhe karakteri, ndërtohej duke bërë punët e shtëpisë.
Kur nuk isha duke pastruar haurin, unë isha duke qethur delet, ndërruar gomat, pastruar tualetet, bërë punë vullnetare, pastruar dëborën. Cheryl besonte se puna, sidomos në shërbim të të tjerëve, ushqen vetëbesimin, diçka që na duhet gjithmonë e më shumë kur ekspozohemi në sytë e publikut.
Por, ndoshta mësimi më i rëndësishëm ishte: është jeta private, ajo që bën të ia vlejë të jetuarit e jetës publike. Cheryl, e dinte se, ndërkohë që fama vjen bashkë me shumë bekime, kishte gjithësesi një impakt dhe një kosto potenciale, të jetuarit e jetës tënde në publik. Dhe kështu, më shumë se çdo gjë, ajo, ashtu si gjyshërit e mi përpara saj, theksonte fort vlerën e privatësisë.
Sepse kultivimi i një jete private është diçka e çmuar. Eshtë e shenjtë. Vlera e saj qëndron në atë që nuk ndan me të tjerët. Atë që mban. Dhe për kë e mban.
Bota është sot një qytet i madh e i vogël në të njëjtën kohë. Por, brenda atij sheshi virtual të këtij qyteti, ka shtresëzime marrëdhëniesh, ka shkallë intimiteti, dhe gjithësecili meriton një sasi të ndryshme të personit tënd, një anë të ndryshme.
Tani, se ku qëndrojnë ata kufij, kjo varet nga ti.
Por që të marrim këto vendime, ne të gjithë duhet të jemi Cheryli i vetes sonë, duhet të jemi mbrojtës të vetes sonë. Sepse është tunduese të mendosh që, sa më shumë të ndaj me të tjerët nga jeta private, aq më shumë ata kanë rrugë për t’u lidhur me mua. Por ka diçka speciale, kur di se çfarëdo që të jetë që unë ndaj me tim shoq, me fëmijët a me miqtë, është vetëm për ta dhe për askënd tjetër. Pa atë rreth të brendshëm, ne mbetemi me një cektësi dhe një boshllëk. Jemi të njohur, por nuk na njeh kush me të vërtetë, madje as vetja jonë.
Të jetuarit në publik kërkon prej nesh të jemi të guximshëm dhe të fortë, por ruajtja e jetës private na fuqizon për të patur këto aftësi.
Kështu, kur im bir, 15 vjeç hapi një kanal në YouTube, dhe ime bijë, 10 vjeç kërkoi që të futej në TikTok, unë pyeta veten “çfarë do të bënte Cheryl?”
Sado që dua t’i mbroj fëmijët e mi, unë e di se përgjigja nuk është që t’i inkurajoj të rrijnë larg këtyre. Pra, unë nuk i dua fëmijët në përleshjen e madhe digjitale, deri kur ata të dijnë se kush janë. Por, njeriu e zhvillon sensin e vetes duke marrë pjesë në botë. Kështu që, unë përpiqem t’i mbroj të njohin veten, përmes këtyre teknologjive, jo duke mbetur jashtë tyre. Dhe i jap vetes sime, po atë mbrojtje dhe këshillë mëmësore, duke zbatuar dy parime kryesore.
Parimi i parë, vonesa dy ditore.
Çfarëdo që të jem duke përjetuar, unë përpiqem të pres 48 orë para se të postoj në rrjete sociale. Sepse në këtë mënyrë, unë mund të jem e pranishme në atë që po ndodh me njerëzit që dua, para se të filloj të llogaris se si do ta pozicionoj publikisht.
Parimi i dytë, posto me një qëllim.
Para se të ndaj diçka, unë pyes veten pse? Kush është qëllimi? Dhe më e rëndësishme, si u shërben postimi njerzve që unë dua?
Rrëziqet dhe shanset e të jetuarit të jetës në publik kanë ekzistuar shumë kohë më parë. Por është e rëndësishme të dimë, atë që familja ime e dinte atëherë, dhe e di edhe sot. Se vlera jote e vërtetë, matet prej pasurisë së vlerave të jetës tënde private. Ajo copëz e jotja, që vetëm pak njerëz e njohin dhe kanë qasje.
Sepse trashëgimia që ne krijojmë privatësisht, është po aq e fuqishme dhe jetëgjatë, sa çdo vlerësim publik. Ndoshta edhe më shumë. / TED Talks – Bota.al
Teknologji
TikTok nënshkruan marrëveshje për ndarjen e aseteve në ShBA
Published
21 hours agoon
December 19, 2025By
UBTnews
TikTok ka nënshkruar një marrëveshje të mbështetur nga Presidenti Donald Trump për të ndarë asetet e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për të krijuar një entitet të ri të përbashkët, të kontrolluar kryesisht nga investitorë amerikanë.
Lajmi u konfirmua nga CEO i TikTok, Shou Chew, në një memo drejtuar punonjësve të enjten, e siguruar nga CNN. Edhe pse transaksioni nuk është finalizuar ende, marrëveshja e çon platformën një hap më afër sigurimit të së ardhmes së saj afatgjatë në tregun amerikan.

Ky zhvillim vjen pas një ligji të miratuar vitin e kaluar, i cili kërkonte që TikTok në ShBA të shkëputej nga kompania mëmë kineze ByteDance, ose përndryshe të përballej me ndalim. Presidenti Trump e ka shtyrë zbatimin e ligjit disa herë, duke favorizuar një marrëveshje që do ta kalonte kontrollin e aplikacionit në duar amerikane.
“Sapo kemi nënshkruar marrëveshje me investitorët për krijimin e një sipërmarrjeje të re të përbashkët TikTok në ShBA, duke u mundësuar mbi 170 milionë amerikanëve të vazhdojnë të zbulojnë një botë me mundësi të pafundme,” shkroi Chew në memo.
Sipas marrëveshjes, 50% e entitetit të ri do të jetë në pronësi të një konsorciumi investitorësh që përfshin Oracle, Silver Lake dhe MGX, një firmë investimesh e mbështetur nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Rreth 30% do të zotërohet nga bashkëpunëtorë të investitorëve ekzistues të ByteDance, ndërsa 19.9% do të mbetet në pronësi të vetë ByteDance.
Chew theksoi se ka ende hapa për t’u përfunduar, por palët synojnë finalizimin e marrëveshjes deri më 22 janar 2026. ByteDance dhe TikTok tashmë kanë rënë dakord për kushtet kryesore të transaksionit.
Administrata Trump njoftoi në shtator se kishte arritur një marrëveshje paraprake për transferimin e kontrollit të operacioneve amerikane të TikTok te investitorë kryesisht amerikanë. Presidenti nënshkroi një urdhër ekzekutiv që e cilëson marrëveshjen si një “shitje të kualifikuar” dhe shtyu zbatimin e ndalimit për 120 ditë.
Sipas ligjit amerikan, i cili teknikisht hyri në fuqi në janar, TikTok do të ndalohej nëse ByteDance nuk shiste rreth 80% të aseteve të saj në ShBA investitorëve jo-kinezë.
Entiteti i ri amerikan do të ritrajojë algoritmin e TikTok mbi të dhënat e përdoruesve amerikanë, ndërsa Oracle do të mbikëqyrë ruajtjen e të dhënave dhe sigurinë kibernetike. Gjithashtu, ndërmarrja e re do të jetë përgjegjëse për moderimin e përmbajtjes për përdoruesit në ShBA. Megjithatë, ByteDance pritet të vazhdojë të menaxhojë tregtinë elektronike, reklamimin dhe marketingun global të platformës.
Marrëveshja do të kërkojë gjithashtu miratimin e qeverisë kineze, i cili ende nuk është konfirmuar zyrtarisht. Ndërsa Trump ka deklaruar se Presidenti kinez Xi Jinping është dakord me marrëveshjen, Pekini ka mbajtur një qëndrim të rezervuar, duke theksuar se pozicioni i Kinës për çështjen e TikTok mbetet “i qartë dhe konsistent”./CNN/UBTnews
Teknologji
OpenAI ka prezantuar një gjenerator të ri imazhesh
Published
3 days agoon
December 17, 2025By
UBT News
Kompanitë e teknologjisë po avancojnë me shpejtësi në fushën e inteligjencës artificiale, dhe OpenAI sapo ka prezantuar një gjenerator të ri imazhesh të quajtur ChatGPT Images.
Ky zhvillim shënon një hap të rëndësishëm drejt krijimit të imazheve me anë të inteligjencës artificiale, duke u mundësuar përdoruesve të shprehin kreativitetin e tyre në mënyra të reja dhe më të avancuara.
Sipas deklaratave, ky gjenerator është katër herë më i shpejtë se versionet e mëparshme, ndjek udhëzimet që përdoruesit japin dhe bën më pak gabime në detaje.
Ky përmirësim teknik e bën procesin e krijimit të imazheve më të saktë, më efikas dhe më të kënaqshëm për përdoruesit, duke lehtësuar punën kreative dhe duke reduktuar nevojën për redaktime të mëvonshme.
Sam Altman, CEO i OpenAI, kishte paralajmëruar prezantimin e këtij modeli më parë dhe e përshkroi atë si një “model argëtues”, duke lënë të kuptohet se përdoruesit mund të presin një përvojë interaktive dhe kreative.
Krijimi i imazheve me cilësi të lartë bëhet i thjeshtë: mjafton të japësh komandat e duhura, dhe inteligjenca artificiale punon për të gjeneruar rezultatin në mënyrë të shpejtë dhe të saktë. ChatGPT Images synon të thjeshtojë procesin e krijimit të imazheve e të ofrojë një eksperiencë më të shpejtë, më të saktë dhe më argëtuese për përdoruesit.
Përveç përdorimit personal, ky mjet ka ndikim edhe në fusha të ndryshme profesionale, si dizajni grafik, marketingu, arsimi dhe krijimi i përmbajtjes digjitale, duke e bërë AI një partner të dobishëm për inovacion dhe krijimtari. /A.Z/UBT News/
Teknologji
Gjysma e makinave të Ford do të jenë elektrike ose hibride deri në 2030
Published
4 days agoon
December 16, 2025By
UBT News
Industria automobilistike po përshtatet vazhdimisht me kërkesat e tregut.
Pas një përqendrimi agresiv në automjetet elektrike (EV), Ford po ndryshon strategji për shkak të kostove të larta, mungesës së infrastrukturës dhe klimës politike, duke u orientuar më shumë drejt modeleve hibride.
Aktualisht, automjetet hibride dhe elektrike përbëjnë 17% të shitjeve globale të Ford, ndërsa synimi është që kjo shifër të arrijë 50%.
Kjo do të mbështetet nga një platformë e re universale EV dhe më shumë modele hibride e me rreze të zgjatur.
Një kamionçinë elektrike e mesme pritet të hyjë në prodhim në vitin 2027, ndërsa F-150 Lightning EREV do të ofrojë rreth 700 milje autonomi.
Ford po redukton investimet në automjete elektrike të mëdha, të cilat nuk po gjenerojnë kërkesë të mjaftueshme, dhe do të fokusohet në modele më të përballueshme me benzinë, hibride dhe elektrike.
Deri në fund të dekadës, kompania planifikon të prezantojë pesë automjete të reja me çmime më të ulëta.
Gjithashtu, Ford synon të hyjë në tregun e ruajtjes së energjisë, duke përdorur kapacitetet e prodhimit të baterive për qendra të të dhënave dhe banesa.
Këto lëvizje janë pjesë e strategjisë Ford+ dhe përputhen me objektivin për neutralitet karbonik deri më 2050, duke synuar njëkohësisht qëndrueshmëri dhe fitim. /A.Z/UBT News/
Teknologji
Pamja e ndarë e kamerës vjen në Pixel 9 Pro Fold me përditësimin e ri
Published
5 days agoon
December 15, 2025By
UBT News
Me rritjen e vazhdueshme të popullaritetit të telefonave të palosshëm, pritet që gjithnjë e më shumë aplikacione të palëve të treta të optimizohen për këtë faktor forme.
Kjo vlen edhe më tepër për aplikacionet e sistemit. Pikërisht për këtë arsye, Google po përmirëson përvojën e aplikacionit Camera për përdoruesit e Pixel 9 Pro Fold, duke sjellë një veçori të re që debutoi fillimisht në Pixel 10 Pro Fold.
Funksioni në fjalë mundëson shikimin paraprak të fotove në gjysmën e majtë të ekranit të brendshëm, ndërsa pamësi (viewfinder) i kamerës mbetet aktiv në anën e djathtë. Kjo e bën procesin e fotografimit më praktik dhe më efikas,.
Sinqerisht, është disi befasuese që Google-it i është dashur kaq shumë kohë për ta implementuar këtë veçori, pasi pamja e ndarë është tashmë standard në shumicën e telefonave të tjerë të palosshëm.
Për më tepër, ekziston një buton i dedikuar poshtë qepenit, i cili ju lejon të shikoni jo vetëm fotot e realizuara gjatë seancës aktuale, por edhe gjithë galerinë tuaj – një shkurtore praktike drejt Google Photos. /A.Z/UBT News/
Ujërat e Kosovës: Sfida dhe zgjidhjet e qëndrueshme sipas Profesor Hazir Çadrakut
Profesori bullgar Dimitar Keranov ligjëroi në UBT mbi të ardhmen evropiane të Kosovës dhe përvojën e Bullgarisë
Zgjerimi urban i Prishtinës analizohet shkencërisht në një temë masteri nga studentja e UBT-së, Eglantina Buja
Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, bëhet zyrtarisht anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencave
Ambasada amerikane e quan sukses të madh ushtrimin e përbashkët me Policinë
Simboli i Ujkut, FSK dëshmon nivelin e lartë të përgatitjes profesionale
Fotot më të fuqishme të vitit 2025
Këshilli i Evropës do të vëzhgojë zgjedhjet në Kosovë
Elezi: Për tri ditë janë shpërndarë me sukses 93% e pakove me fletëvotime për votimin me postë të diasporës
Të kërkuara
-
Aktualitet2 months agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Lajmet3 months agoPolicia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Rajoni3 months agoUBT shpall thirrjen për Konferencën Ndërkombëtare të Gjuhës dhe Kulturës 2025
-
Vendi3 months agoNë UBT diplomon ushtaraku i FSK-së, Major Vilson Musaj
