Kuriozitete

Pesë mënyra efektive për të reduktuar kohën e kaluar para ekranit

Teknologjia dhe mediat sociale mund të kenë një efekt vërtet pozitiv në jetën tonë.

Publikuar

Shumë prej nesh nuk e shohin problemin që ekziston me kohën e qëndrimit para ekranit, gjë që është një pjesë kaq thelbësore e jetës në botën moderne.

Teknologjia dhe mediat sociale mund të kenë një efekt vërtet pozitiv në jetën tonë. Por ajo që ndihet si një pjesë normale dhe e nevojshme e ditës sonë, mund të ketë edhe pasoja negative.

Psikologët i kanë lidhur aplikacionet e mediave sociale me rritjen e vetmisë dhe depresionit, pjesërisht për shkak të mënyrës se si ato ju nxitin ta krahasoni jetën tuaj me atë të të tjerëve në mediat sociale, dhe pjesërisht sepse lidhja virtuale me të tjerët nuk përmbush nevojat tona si krijesa sociale në të njëjtat mënyra si takimi fizik në jetën reale.

Shpërblimi që marrim nga lidhja në mediat sociale është si të luajmë në një automat, ndërsa takimi personal na lidh me shoqërinë në një nivel shumë më të thellë. Ekspertët sugjerojnë se koha ideale për të kaluar në rrjetet sociale në ditë është 2 orë, në mënyrë që të mund të maksimizoni lumturinë tuaj. Mendoni se dëshironi që të zvogëloni sasinë e kohës që shpenzoni me teknologjinë? Ja cilat janë 5 mënyrat efektive për të reduktuar kohën që kaloni çdo ditë para ekranit:

1. Çaktivizo opsionin e njoftimeve

Impulsi më i dukshëm kur telefoni ynë lëshon një tingull, është që ta kontrollojmë atë. Por telefonat inteligjentë ju japin fuqinë për t’i çaktivizuar këto njoftime, dhe për t’i mbajtur shpërqendrimet në nivelet e tyre minimale. Për më tepër iPhone-ët tani kanë opsionin “fokus” për të caktuar një kohë për grumbullimin e njoftimeve në një dritare të caktuar.

Do të habiteni se sa shumë do ta bëjë diferencën, veçanërisht kur e marrim në dorë në mënyrë të pandërgjegjshme telefonin tonë për ta kontrolluar mesatarisht më shumë se 50 herë në ditë. Nëse doni të dini mesataren tuaj personale, ju mund të gjeni dhe aktivizonin funksionin e kohës të kaluar para ekranit në telefonin tuaj celular.

2. Mos e merrni telefonin në dhomën e gjumit

Disa njerëz flenë me telefonat pranë shtratit të tyre. Arsyetimi për ta pasur telefonin kaq afër, është se dikush mund të ketë nevojë të kontaktojë me ju gjatë natës në rast urgjence. Por këtu duhen marrë parasysh dy elementë.

Së pari, nëse diçka është kaq urgjente, zhurma e telefonit do të jetë e mjaftueshme për t’ju zgjuar në një shtëpi të qetë kudo që ta lini atë. Së dyti, ia vlen ta vendosni telefonin tuaj në modalitetin e gjumit, dhe të zgjidhni se cilët numra mund t’ju telefonojnë dhe t’ju njoftojnë edhe pse gjithçka tjetër është në heshtje.

Duke e lënë telefonin jashtë dhomës së gjumit, do të reduktoni jo vetëm kohën e kaluar para ekranit, por do të krijoni gjithashtu një hapësirë të qetë dhe pa teknologji për t’u çlodhur. Kjo mund t’ju ndihmojë të largoheni më shpejt nga varësia që keni nga telefoni.

3. Kthejeni ekranin e telefonin tuaj nga varianti shumëngjyrësh në atë gri

Një pjesë e problemit me telefonat celularë, është varësia ndaj pamjeve vizuale të ekranit. Lëvizja “Go Grey” inkurajon njerëzit të ndryshojnë ekranin në ngjyrë gri, e cila do të reduktojë ndjenjën e varësisë nga telefoni. Truri ynë tërhiqet nga gjërat shumëngjyrëshe dhe me shkëlqim, prandaj zvogëlimi i atraktivitetit të telefonit, i rrit shanset për të shtypur dëshirat tuaja për t’u marrë gjatë me të.

4. Tregojuni miqve tuaj kohën kur e fikni telefonin

Nëse jeni të shqetësuar se fikja e telefonit tuaj do të shkaktojë shqetësimin e miqve, tregojuni atyre se po e bëni atë. Askush nuk dëshiron që miqtë e tyre të ndihen sikur po bëhen fantazmë. Ata me siguri që do t’ju mbështesin shumë në misionin tuaj për të reduktuar kohën e kaluar para ekranit. Zvogëlimi i pritjeve që të jeni menjëherë i disponueshëm ndaj thirrjeve telefonike apo mesazheve, është një mbrojtës i rëndësishëm i shëndetit tuaj mendor

5. Ndërroni bisedat në internet me takime të jetës reale

Ndërsa interneti është një mënyrë e shkëlqyer për t’u lidhur shpejt me njerëzit, marrëdhëniet domethënëse krijohen dhe mbahen kur takohemi në jetën reale. Ndaj bëjeni si prioritet planifikimin e pirjes së kafes me një mik, ose shfrytëzojini orët e pushimit të drekës për të biseduar me kolegët në vend se vetëm të merreni me telefonin tuaj. Kjo do të sjellë një ndryshim të madh të rutinës tuaj.

Kuriozitete

Si ndodhi klonimi i qengjit Dolly?

Shkenca e paraqiti Dollyn si arritjen të vitit.

Publikuar

nga

Shkencëtarët skocezë më 22 shkurt të vitit 1997, njoftuan klonimin e suksesshëm të një qengji, Dolly, me kontributin e tre deleve nëna, një me vezë , tjetra me ADN-në, dhe e treta kishte mbajtur në fetus embrionin e klonuar.

Shkenca e paraqiti Dollyn si arritjen të vitit. Dolly jetoi në Institutin Roslin në Edinburg, Skoci, madje lindi edhe gjashtë qengja.

Dolly u prek nga artriti dhe më 14 shkurt 2003 u vu në gjumë për vdekje për shkak të sëmundjes progresive të mushkërive. Klonimi i gjitarëve (grupim qeniesh ku bën pjesë edhe njeriu) është provuar tejet joefikas. Dolly ishte e vetmja mes 277 përpjekjeve që mbijetoi dhe arriti deri në atë moshë 6 vjeç, edhe pse në vitin 2014 shkencëtarët kinezë raportuan sukses në klonimin e derrave.

Shkencëtarët që klonuan Dollyn, shpallën në vitin 2007 se teknika e përdorur në rastin e Dollyt nuk mund të jetë e efektshme për klonimin e njeriut.

Vazhdo të lexosh

Kuriozitete

Pesë fakte interesante rreth Diellit

Dielli ka një moshë mesatare, astronomët besojnë të jetë formuar 4.59 miliardë vjet më parë. Në pesë miliardë vjet do të hyjë në fazën e Gjigantit të Kuq.

Publikuar

nga

Dielli është afro 25 mijë vite dritë larg nga qendra e galaktikës tonë “Udha e Qumështit”.

Dielli ka një moshë mesatare, astronomët besojnë të jetë formuar 4.59 miliardë vjet më parë. Në pesë miliardë vjet do të hyjë në fazën e Gjigantit të Kuq.

Dielli prodhon një sasi enorme të energjisë për të nxehur sistemin tonë diellor. Çdo sekondë rreth 700 milionë ton të Hidrogjenit shndërrohen në Helium, me procesin kimik të Fusionit Nuklear.

Dielli përbëhet nga 72% hidrogjen dhe 26% helium, dhe disa elemente të tjera në gjurmë. Kjo masë e dendur përbën rreth 99% të tërë masës në sistemin tonë diellor.

Nëse dielli do të shuhej, brenda një jave temperatura e tokës do të bëhej -18  ̊C. Për një vjet do të bëhej -73  ̊C, ndërsa brenda disa milionë viteve do të stabilizohej në -240  ̊C./UBTNews/

 

Vazhdo të lexosh

Kuriozitete

Një nga fenomenet më të mahnitshme të natyrës

Shkaku i kësaj shfaqje të pabesueshme është një proces kimik që ndodhë në ujë.

Publikuar

nga

“Vala luminoze” në Maldive është një nga fenomenet më të mahnitshme të natyrës. Oqeani shndritë me një hije të pastër kaltër dhe gjelbër. Ky fenomen i mahnitshëm njihet si “vala luminoze”.

Shkaku i kësaj shfaqje të pabesueshme është një proces kimik që ndodhë në ujë. Organizmat mikroskopikë, si planktoni dhe bakteret, shkaktojnë një reaksion kimik kur lëvizin në ujë. Këto organizma shkaktojnë një efekt bioluminescent, duke shkaktuar dritë në ujë kur janë të shqetësuar ose të përzier me ujin.

Për vizitorët që kanë fatin të shohin këtë shfaqje të mrekullueshme, ajo ofron një përvojë të pazakontë dhe të mahnitshme. Në këtë spektakël të natyrës, oqeani bëhet si një qiell me yje, duke e bërë atë një destinacion të veçantë për të eksploruar bukuritë dhe misteret e botës nën ujë./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Kuriozitete

Sahara – shkretëtira më e madhe dhe e nxehtë në botë

Studimet thonë se është e vjetër mbi 4 milionë e 600 mijë vjet.

Publikuar

nga

Sahara një shkretëtirë unike në botë, si për nga madhësia e saj ashtu edhe për ekosistemin që është krijuar në të. Ajo llogaritet të jetë 9 milionë e 200 mijë kilometra katrorë, që nënkupton përafërsisht sa sipërfaqja e Kinës.

Shtrihet në dhjetë shtete Algjeri, Çadi, Egjipt, Libi, Mali, Mauritani, Marok, Nigeri, Sudan dhe Tunizi. Studimet thonë se është e vjetër mbi 4 milionë e 600 mijë vjet. Temperaturat shkojnë mbi 55  ̊c, madje në raste edhe më shumë.

Sahara është nje nga shkretëtirat më të thata në botë dhe ka një numër të ulët të rreshjeve vjetore. Rreshjet në këtë shkretëtirë gjithashtu janë të parregullta. Në disa pjesë të shkretëtires dhe kryesisht në pjesën e Libisë,Egjiptit dhe Sudanit ka dekada qe nuk jane parë me rreshje të shumta shiu dhe këto vende mbajnë rekord kryesor për sasinë më të ulët shiu në botë rreth 10 mm shi. Disa herë dhe për shkak të nxehtësise së madhe në shkretëtirë shiu avullon dhe para se të bjeri. Mesatarisht bie shi rreth 10 ose 15 ditë në vite por ka edhe vende në të cilat bie vetëm 5 ditë në vit./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara