Lajmet

Si të kuptoni që vuani nga gurët në veshka, 4 simptomat që nuk duhet të injoroni kurrë

Published

on

Ndonëse disa nga këto simptomat mund t’iu ngatërrojnë me sëmundje të tjera, nëse shfaqen dy ose më shumë prej tyre atëherë lini një takim me doktorin tuaj.

Veshkat luajnë një rol të rëndësishëm në detoksifikimin e trupit. Ndonëse ne nuk e shohin, ato punojnë ditë e natë me filtrimin dhe heqjen e mbetjeve që kalojnë në gjak. Për shkak të saj, kur ato kanë vështirësi në funksionin e tyre optimal, kripërat minerale dhe përbërësit e tjerë kimikë formojnë kristale të njohura gjerësisht si gurë në veshka. Është një gjendje që mund të shkaktojë pengesa në traktin urinar, duke ndërhyrë në urinim dhe duke rezultuar në dhimbje të forta që mund të ndikojnë në cilësinë e jetës. Më poshtë ju listojmë 8 simptomat që mund t’iu ndihmojnë në identifikimin e gurëve në veshka.

 
1. Urinim i shpeshtë dhe me dhimbje: Ndryshime në traktin urinar duhet të jetë gjithmonë një sinjal alarmi. Ndjenja e vazhdueshme urinimit, e shoqëruar me dhimbje në fund të stomakut, mund të tregojë se keni gurë në veshka. Në përgjithësi, sasia e urinës zvogëlohet, por vazhdimisht ndjeni tkurrje jo normale të zorrëve (spazma) në fshikëz. Dhimbja bëhet më e papërballueshme kur gurët e veshkave lëvizin nga fshikëza në uretër.

 
2. Dhimbje shpine: Dhimbjet e shpinës mund të ngatërrohen si një simptomë e problemeve muskulore, por duhet ta konsideroni pasi mund të tregojë dhe prezencën e gurëve në veshka.
Dhimbje akute, sidomos vetëm në njërën anë të shpinës, janë të shpeshta tek ata që kanë bllokime për shkak të këtyre kristaleve. Ndonjëherë, prodhon valë dhimbjesh.

 
3. Të përziera dhe të vjella: Ne e dimë që të përzierit dhe të vjellat kanë tendencë të shfaqen kur vuajmë nga problemet që lidhen me tretjen. Gjithsesi, nëse janë të shpeshta dhe shoqërohen me simptomat e lartë përmendura, atëherë duhet të vizitoheni nga një mjek. Këto simptoma shfaqen kur përmasat e gurëve në veshka janë rritur, duke shkaktuar kështu bllokim të traktit urinar. Ato shfaqen për shkak të vështirësive të veshkave për të eliminuar mbeturinat e trupit.

 
4. Gjakderdhje gjatë urinimit / Gjak në urinë: Kini kujdes! Kjo simptomë duhet të vlerësohet nga një mjek sapo ta vini re atë. Gjakderdhja në urinim sinjalizon probleme me funksionimin e veshkave ose infeksione të rënda./Burimi ”Living”

Vendi

Eliza Dushku nderohet me titullin “Doktor Honoris Causa”

Published

on

Aktorja me origjinë shqiptare Eliza Dushku është nderuar me titullin “Doktor Honoris Causa” nga Lesley University gjatë ceremonisë së diplomimit 2026, për kontributin e saj në art, shëndetin mendor dhe mbështetjen për veteranët.

E njohur për rolet në filmat “Bring It On” dhe “Wrong Turn”, Dushku ka orientuar vitet e fundit angazhimin e saj drejt ndërgjegjësimit për traumën dhe shëndetin mendor, duke mbështetur terapi inovative për trajtimin e PTSD-së.

Ajo është gjithashtu producente ekzekutive e dokumentarit “In Waves and War”, që trajton traumën, luftën dhe procesin e shërimit. Nderimi vlerëson transformimin e saj nga yll i Hollywood-it në një zë të rëndësishëm të aktivizmit social dhe shëndetit mendor.

Continue Reading

Vendi

Arrestohet i dyshuari për tentim vrasje në Prizren

Published

on

By

Një rast i tentim vrasjes është raportuar mbrëmjen e së shtunës në Prizren, ku një person dyshohet se ka sulmuar me thikë një tjetër.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 në rrugën “Rexhep Kabashi”.

I dyshuari, burrë, është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka therur viktimën pas një konflikti.

Viktima ka marrë trajtim mjekësor në spital, ndërsa gjendja e tij nuk është bërë e ditur.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe rasti po hetohet si “vrasje në tentativë”.

Continue Reading

Vendi

Arrestohet një person në Aeroportin “Adem Jashari” për kanosje

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për kanosje në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, Adem Jashari.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 17:20, pas një mosmarrëveshjeje mes dy personave, ku i dyshuari, dyshohet se ka kanosur një tjetër burrë.

Gjatë intervenimit, policia ka sekuestruar nga i dyshuari një pistoletë me leje dhe 45 fishekë.

Ndërsa, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti po hetohet më tej.

Continue Reading

Lajmet

Javë me mot të qëndrueshëm në Kosovë, fundjava sjell reshje lokale shiu

Published

on

By

Gjatë kësaj jave në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i qëndrueshëm, me periudha të gjata me diell dhe vranësira të lehta në pjesën më të madhe të vendit. Temperaturat do të mbeten relativisht të larta për këtë periudhë, ku maksimalet do të sillen nga 22 deri në 29 gradë Celsius.

Ditët e para të javës, nga e hëna deri të mërkurën, parashihen më të ngrohta dhe me më shumë kthjellime. Në disa zona malore mund të ketë shtim të vranësirave, por pa reshje të theksuara.

Ndërkaq, nga e enjtja moti pritet të ndryshojë gradualisht, me vranësira më të dendura dhe mundësi për reshje lokale shiu të shoqëruara herë pas here edhe me shkarkime elektrike. Edhe dita e premte pritet të sjellë mot më të paqëndrueshëm, me intervale dielli dhe riga të izoluara shiu në disa pjesë të vendit.

Continue Reading

Të kërkuara