Shëndeti

Si të humbni pesë kilogramë pa shkuar fare në palestër?

Nutricionistja Susie Burrell kohët e fundit zbuloi se si mund të digjni 500kcal me përpjekje minimale.

Published

on

Dëshironi të humbni peshë pa iu nënshtruar ndonjë diete të rreptë apo sforcimeve fizike? Më poshtë mund të gjeni disa mënyra të thjeshta për të djegur 500 kalori çdo ditë.

Nutricionistja Susie Burrell kohët e fundit zbuloi se si mund të digjni 500kcal me përpjekje minimale.

Më poshtë mund të gjeni këshillat e saj:

1. Investoni në kaloritë tuaja sa herë të jeni ulur në tavolinë

Susie zbuloi se ju mund të digjni 50kcal për çdo orë që qëndroni në tavolinën tuaj.

Pra, të ngrihesh nga pozicioni yt i ngurtë është një mënyrë e sigurt për të humbur qindra kalori çdo javë.

Ndërsa kjo mund të duket si një punë e përditshme, qëndrimi i shkurtër prej 20 minuta në këmbët tuaja pas një ore qëndrimi në tavolinë është e gjitha që duhet të bëni për të humbur peshë.

2. Bëni ecje

Në vend që të takoni shokët apo kolegët tuaj për ndonjë kafe apo tortë, fillo të ecësh.

Ju mund të shfrytëzoni ecjen në park apo në ndonjë hapësirë tjetër të disponueshme për personat e interesuar për ecje.

3. Merrni më shumë proteinë

Trupi juaj duhet të punojë më shumë për të përpunuar proteinat.

Ndërsa lënda ushqyese merr më shumë kohë për t’u tretur se karbohidratet ose sheqernat, ju humbni më shumë kalori duke ngrënë ato.

Ushqime të pasura me proteina thuhet gjithashtu se ndihmojnë në humbjen e peshës pasi ndihmojnë në djegien e yndyrës dhe ndërtimin e muskujve.

4. Bëni që t’iu rrahë zemra më shumë

Mendoni të ecni për 10-15 minuta apo të ecni në shkallë për 20-30 herë.

5. Pini ujë të ftohtë

Të qëndruarit të hidratuar iu ndihmon të shmangni dëshirën për të ngrënë përgjatë ditës.

Hulumtuesit thonë që ju mund të digjni 100 kalori shtesë duke e bërë këtë praktikë çdo ditë.

Shëndeti

Forconi zemrën pa ilaçe, këshillat praktike për shëndet kardiovaskular

Published

on

Sëmundjet kardiovaskulare janë ndër shkaktarët kryesorë të vdekjeve në botë, por shumica e tyre mund të parandalohen përmes stilit të shëndetshëm të jetesës.

Ja disa këshilla të thjeshta për të forcuar zemrën:

Aktivitet fizik i rregullt

Bëni të paktën 30 minuta ushtrime 5 herë në javë – ecje, not, biçikletë – për të përmirësuar qarkullimin dhe ulur tensionin.

Ushqehuni shëndetshëm

Zgjidhni ushqime me fibra, omega-3, fruta e perime. Shmangni yndyrnat e ngopura, ushqimet e përpunuara dhe sheqerin e tepërt.

Hiqni dorë nga duhani

Lënia e duhanit ul ndjeshëm rrezikun e sëmundjeve të zemrës, edhe në një kohë të shkurtër.

Menaxhoni stresin

Përdorni teknika relaksuese si joga, meditimi apo ecja në natyrë për të mbajtur zemrën të qetë dhe presionin e gjakut të qëndrueshëm.

Kontrolloni shëndetin rregullisht

Matni tensionin dhe kolesterolin herë pas here, pasi nuk japin shenja, por dëmtojnë zemrën në heshtje.

Flini mjaftueshëm

Gjumi 7–8 orë në natë ndihmon në ruajtjen e funksioneve të zemrës dhe balancimin e sheqerit në gjak.

Ruani peshën ideale

Mbipesha rrit rrezikun për sëmundje kardiake. Ushqimi i balancuar dhe lëvizja janë çelësi për peshë të qëndrueshme.

Me këto zakone, zemra juaj mund të jetë më e fortë dhe më e shëndetshme për një kohë të gjatë.

Përgatiti: A.Z. /UBT News/

Continue Reading

Shëndeti

Kur mund të jetë e rrezikshme “kërcitja” në qafë?

Published

on

Kërcitja në qafë, e njohur si krepitacion, shpesh është e padëmshme dhe lidhet me shpërthimin e flluskave të gazit në lëngun sinovial ose me fërkimin e tendinave dhe ligamenteve mbi kocka.

Ky fenomen bëhet më i shpeshtë me moshën dhe qëndrimin e keq të trupit.

Sipas kiropraktikut Dr. Andrew Bang nga Cleveland Clinic, kërcitja krijon ndjesi lehtësimi, pasi ul presionin në nyje. Shkaqet kryesore janë: presioni negativ në nyje, lëvizja e tendinave/ligamenteve dhe ndarja e fascias nga lëkura.

Kur duhet të shqetësohemi?

Nëse kërcitja shoqërohet me dhimbje, ënjtje, ngurtësi ose kufizim të lëvizshmërisë, mund të tregojë probleme si artriti, dëmtime të ligamenteve apo shtypje të nervave. Raste të rralla lidhen edhe me dëmtim të enëve të gjakut në qafë.

Ju bëjmë apel të keni kujdes me manipulimet kiropraktike, përdorimi i shpeshtë mund të dëmtojë stabilitetin e nyjeve, rekomandohet jo më shumë se një herë në javë.

Përgatiti: A.Z. /UBT News/

Continue Reading

Shëndeti

Noti nuk është vetëm për trupin, ndihmon edhe trurin!

Published

on

Një studim i publikuar në Physiology & Behavior ka zbuluar se vetëm 60 minuta not në ditë, për shtatë ditë radhazi, sjell përmirësime të ndjeshme si në kujtesën afatshkurtër, ashtu edhe në atë afatgjatë.

Sipas studiuesve, noti ndihmon në:

•Rritjen e qarkullimit të gjakut në tru

•Rritjen e niveleve të proteinës BDNF, e cila lidhet ngushtë me funksionin e kujtesës dhe procesin e të nxënit

•Nxitjen e krijimit të qelizave të reja nervore, veçanërisht në zonat e trurit që lidhen me kujtesën

Lëvizjet e koordinuara të trupit gjatë notit aktivizojnë të dyja hemisferat e trurit, duke përmirësuar fokusin, funksionin njohës dhe orientimin hapësinor.

Përgatiti: A.Z. /UBT News/

Continue Reading

Shëndeti

Çfarë ndodh me trupin tuaj kur pini ujë në këmbë?

Published

on

Një studim i kohëve të fundit ka treguar se mënyra se si qëndroni gjatë pirjes së ujit ka një ndikim të madh në shëndetin tuaj.

Sipas hulumtimeve, pozita ulur është mënyra më e rekomanduar për ta pirë ujin, që trupi të përfitojë sa më shumë nga kjo pije jetike.

Çdo ditë humbim  sasi të konsiderueshme uji, është e rëndësishme të konsumohet në formën më të përshtatshme për thithje e përpunim nga organizmi.

Nëse pini ujë shumë shpejt, trupi nuk arrin të shfrytëzojë të gjitha përfitimet e tij. Qëndrimi gjatë këtij procesi ka rëndësi të madhe.

Kur pini në këmbë, nervat dhe muskujt janë më të tendosur dhe trupi reagon sikur të ishte nën presion. Për më tepër, qëndrimi në këmbë lidhet me konsumimin më të shpejtë të ujit, gjë që mund të ndikojë negativisht në tretje.

Ngjashëm me ujin dhe pijet tjera, edhe ushqimi duhet konsumuar ngadalë, pasi kjo ndihmon në përmirësimin e procesit të tretjes. Duhet ta kemi parasysh se uji kalon në stomak, dhe kur jemi në këmbë ky proces është edhe më i përshpejtuar.

Studiuesit sugjerojnë të kthehemi tek mënyrat natyrale, të hamë e të pimë ulur, pas mbetet pozita më e shëndetshme dhe më e përshtatshme për organizmin.

Continue Reading

Të kërkuara