Shëndet

Si të forconi mushkëritë në kohën e COVID-19

Merrni frymë thellë përmes hundës.

Published

on

Mushkëritë e shëndetshme janë një nga mënyrat më të mira për të mbrojtur shëndetin e të gjithë organizmit tuaj. Sidomos në kohët kur gripi dhe viruset po qarkullojnë gjithnjë e më shumë rreth jush.

Virusi më i ri Covid-19, që është përhapur në të gjithë botën, sulmon pikërisht mushkëritë ndaj forcimi i tyre është i domosdoshëm. Në këtë artikull ju tregojmë 6 mënyra si të forconi mushkëritë tuaja për më shumë shëndet.

Merrni frymë thellë përmes hundës
Mënyra më e lehtë për të mbajtur mushkëritë tuaja të forta dhe të shëndetshëm është të merrni frymë përmes hundës. Shkencëtarët kanadezë thonë se sinuset teksa punojnë lëshojnë oksid nitrik, një përbërje që më pas futet thellë në mushkëri. Oksid nitrik frenon zhvillimin e viruseve dhe baktereve, hap rrugët e frymëmarrjes dhe përmirëson qarkullimin e gjakut në mushkëri, duke rritur thithjen e oksigjenit me 20%. Specialisti fytit Len Zhang, shton se thithja në këtë mënyrë e ajrit e bën më të lehtë frymëmarrjen nëse keni alergji, bronkit ose një infeksion serioz të mushkërive.

Hani një mollë në ditë
Lëkurat e mollëve përmban përbërje (polifenole) që zvogëlojnë inflamacionin e dëmshëm të rrugëve të frymëmarrjes. Gjithashtu ato shërojnë dhe forcojnë indet që veshin mushkëritë tuaja sipas imunologëve. Ngrënia e një molle çdo ditë rrit rezistencën ndaj pneumonisë, bronkitit dhe kollës kronike me 32% dhe e bën frymëmarrjen tre herë më e lehtë kur jeni të sëmurë.

Lini duhanin
Organizata Botërore e Shëndetësisë pohon se lënia e duhanit ul rrezikun e bronkitit me 90%, gjithashtu zvogëlon rrezikun e ndërlikimeve të rënda të mushkërive COVID-19 me 70%. Prandaj mundohuni të qënroni sa më larg duhanit.

Ndërroni perderdet e dushit
Studimet tregojnë se 80% e perdeve të dushi janë të mbushura me baktere që irritojnë mushkëritë dhe krijojnë myk. Fatmirësisht, studiuesit e UCLA thonë se perdja e dushit duhet larë me uje të ngrohtë dhe sapun të paktën dy herë në muaj. Në këtë mënyrë do të largoni mikrobet dhe mykut që mund të thithni teksa bëni dush.

Konsumoni vaj peshku
Marrja e 2,000 mg vaj peshku çdo ditë ushqen indet dhe ngadalëson plakjen e mushkërive deri ne 70%. Ul rrezikun e bronikit kronik me 69% dhe përmirëson funksionimin e përditëshëm të tyre edhe gjatë kohës kur ushtroheni.

Bëni avull me kripë
Për mushkëri më të forta kujdesuni që të bëni të paktën dy herë në javë avull me kripë. Kjo do të relaksojë rrugët e frymëmarrjes tuaj, do të eliminojë mukozën dhe do të stimulojë qarkillimin e gjakut në zonën e mushkërive. Kështu do të arrini të zvogëloni çdo inflamacion të mundëshëm.

Si ta përgatisni
Përzieni dy lugë kripë të trrashë në 500 ml ujë të nxehtë që lëshon avull. Vendosni sipër tij fytyrën tuaj e sidomos pjesën e hundës duke bërë kujdes q ëtë mos afroheni shumë pasi mund të digjeni. Më pas mbuloni kokën me një peshqir apo napë dhe qëndroni në atë pozicion për 10 minuta./AgroWeb

Shëndet

Kur dieta dhe pesha nuk mjaftojnë, arsyeja e fshehur e kolesterolit të lartë

Published

on

Studimet tregojnë se nivelet e kolesterolit në gjak ndikohen më shumë nga gjenet sesa nga ushqimi, pesha apo aktiviteti fizik.

Mëlçia prodhon shumicën e kolesterolit dhe kjo prodhimtari kontrollohet nga gjenet, ndaj disa persona ka kolesterol LDL të lartë edhe pse jetojnë shëndetshëm.

Edhe pse faktorët e stilit të jetesës si ushqimi i pashëndetshëm, mungesa e aktivitetit fizik, mbipesha dhe stresi janë shkaktarë të shpeshtë, forma e trashëguar – hiperkolesterolemia familjare (FH) – përbën rreth 5% të rasteve dhe është më e rrezikshme.

Ajo shfaqet herët dhe shpesh nuk përmirësohet vetëm me dietë.

FH shkaktohet nga mutacione gjenetike që pengojnë largimin e kolesterolit LDL nga gjaku, duke rritur ndjeshëm rrezikun për infarkt ose goditje në tru në moshë të re, shpesh pa simptoma.

Ekspertët theksojnë se pamja e jashtme nuk garanton shëndet të mirë.

Kontrolli i profilit lipidik të paktën një herë në vit, pasi kolesteroli i lartë nuk dhemb, por dëmton në heshtje zemrën dhe enët e gjakut. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Si ta kuptoni nëse trupi juaj ka mungesë të vitaminës D?

Published

on

Vitamina D është thelbësore për shëndetin e kockave, pasi ndihmon trupin të përthithë kalciumin dhe kontribuon në forcimin e tyre.

Ajo luan rol të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin e qelizave, ul inflamacionin dhe mbështet funksionimin e sistemit imunitar.

Kur trupi ka mungesë të vitaminës D, mund të shfaqen disa shenja paralajmëruese.

Djersitje e tepruar

Djersitja e pazakontë, sidomos gjatë dimrit, lidhet me mungesën e vitaminës D, pasi trupi ka vështirësi në rregullimin e temperaturës.

Lodhje e vazhdueshme

Ndjenja e lodhjes, edhe pas gjumit të mjaftueshëm, si dhe marramendja, janë shenja të shpeshta të mungesës së kësaj vitamine.

Ndryshime në humor

Mungesa e saj lidhet me ndjenja trishtimi e depresioni, pasi ndikon në prodhimin e hormoneve të mirëqenies si serotonina dhe dopamina.

Dhimbje në kocka dhe muskuj

Dhimbjet në kyçe, kocka dhe muskuj janë shenjë e niveleve të ulëta të vitaminës D, veçanërisht te personat me probleme reumatike.

Si ta furnizoni trupin me vitaminë D?

Ekspozimi i moderuar në diell ndihmon prodhimin e vitaminës D, duke përdorur gjithmonë mbrojtje nga rrezet UV.

Përveç kësaj, vitamina D merret edhe nga ushqimi, si: peshqit e yndyrshëm (salmon, sardele, ton), vezët, qumështi dhe produktet e bulmetit, kërpudhat, drithërat dhe lëngu i portokallit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Çfarë të hani para gjumit për një natë më të qetë?

Published

on

Nëse vetëm mendimi për gjumin të shqetëson, ajo që ha mund të ketë ndikim të madh. Gjumi cilësor ndihmon shëndetin e trurit, forcon sistemin imunitar dhe ul rrezikun për sëmundje kronike.

Edhe pse rekomandohen 7–8 orë gjumë çdo natë, shumë njerëz e kanë të vështirë ta arrijnë këtë.

Përveç zakoneve të mira të gjumit, edhe ushqimi luan rol kyç.

Ja 9 ushqime dhe pije që mund të ndihmojnë për gjumë më të mirë:

Bajamet – të pasura me magnez, vitamina B dhe melatoninë.

Gjeli i detit – përmban triptofan që nxit përgjumjen.

Çaji i kamomilit – ka efekt qetësues dhe ndihmon kundër pagjumësisë.

Kivi – përmban serotonin dhe antioksidantë.

Lëngu i qershisë së thartë – burim natyral i melatoninës.

Peshqit e yndyrshëm – të pasur me vitaminë D dhe omega-3.

Arrat – ndihmojnë rregullimin e ciklit të gjumit.

Çaji i lules së pasionit – ul stresin dhe nxit relaksimin.

Orizi i bardhë – karbohidratet mund të ndihmojnë rënien në gjumë kur konsumohet me masë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Pulsi në qetësi, kur ta matni dhe kur duhet të shqetësoheni?

Published

on

Pulsi në qetësi është numri i rrahjeve të zemrës për 60 sekonda kur trupi është i relaksuar dhe ofron një pasqyrë të shëndetit kardiovaskular.

Vlerat normale për të rriturit janë 60–100 rrahje në minutë, por pulsi mund të rritet për shkak të stresit, ankthit ose aktivitetit fizik.

Si ta matni saktë?

Mëngjesin pas zgjimit, para kafesë ose aktivitetit fizik.

Me gishta tek kyçi i dorës ose qafa, numëroni rrahjet për 60 sekonda.

Shënoni vlerën dhe ndiqni ndryshimet në kohë.

Çfarë tregon pulsi?

Pulsi i ulët (në sportistë ose njerëz të formë të mirë) tregon zemër të fortë.

Pulsi i lartë kronik (>90 rrahje/min) mund të lidhet me stres, dehidratim ose probleme më serioze dhe kërkon vlerësim mjekësor.

Pulsi shumë i ulët (<50 rrahje/min) te personat joaktivë mund të jetë shqetësues nëse shoqërohet me marramendje ose lodhje.

Këshilla për puls të shëndetshëm

Ushtrime të rregullta aerobike (ecje, not, çiklizëm).

Gjumë i mjaftueshëm dhe menaxhim stresi (meditim, frymëmarrje e thellë).

Hidratim adekuat dhe kufizim i kafeinës dhe alkoolit.

Mbajtja e peshës trupore dhe presionit të gjakut në nivel të shëndetshëm.

Pulsi është tregues i rëndësishëm i shëndetit kardiovaskular. Nëse shfaqet pulsi vazhdimisht i lartë ose i ulët pa arsye të dukshme, konsultohuni me mjekun. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara