Shëndeti

Si të forcojmë sistemin imunitar në mënyrë natyrale?

Ja disa nga ushqimet natyrale, të cilat luajnë një veprim të rëndësishëm për të forcuar mbrojtjen e trupit.

Published

on

Herpesi në buzë, ulcera, flokë të brishtë, lodhje,  gjuha e bardhë, infeksione të shpeshta dhe simptoma të gripit, janë të gjitha shenja që mund të tregojnë sesi sistemi ynë imunitar nuk është në funksion të plotë.

Përveç luhatjeve të temperaturës, stresit, dietës së përshpejtuar dhe mungesës së ushqyesve të dobishëm për trupin tonë, rënia e sistemit imunitar mund të varet edhe nga mënyra sesi jemi rritur, dhe në veçanti, nga mungesa e ekspozimit ndaj baktereve, të rëndësishme për të forcuar mikroorganizmat e dobishëm që jetojnë në zorrët tona.

Ja disa nga ushqimet natyrale, të cilat luajnë një veprim të rëndësishëm për të forcuar mbrojtjen e trupit.

1.Hudhra  |  është një nga ato ushqime që ka aftësinë për të forcuar sistemin imunitar duke stimuluar shumëzimin e qelizave që kanë rolin në luftimin e infeksioneve. Ajo gjithashtu ndihmon në pastrimin e toksinave dhe qelizave kancerogjene nga trupi dhe mbron zemrën nga formimi i pllakave në arterie.

2.Ginseng  |  i dobishëm në trajtimin e stresit, stimulon lirimin e hormonit të kortizolit dhe ndihmon trupin për një sistem nervor qendror të qetë. Gjithashtu, lehtëson një rezistencë të madhe ndaj temperaturave të nxehta apo të ftohta dhe lodhjes.

3.Agrumet   |  Burim i shkëlqyer më sistemin imunitar, Vitamina C mbron nga sëmundjet përveçse e forcon trupin. Favorizon përthithjen e hekurit marrë nga perimet. Agrumet të shkëlqyera edhe për parandalimin e ftohjeve stinore, gripit, stomatitit, gengiviteve dhe sëmundjeve infektive.

4.Echinacea (bimë mjekësore)   |  Gjithmonë e këshilluar, për parandalimin e ftohjeve tipike në periudhën dimërore, por mund të përftohet edhe në formë kapsule apo si çaj. Ekstraktet e saj ndihmojnë për mbrojtjen sistemit imunitar të organizmit, që kur reagon shton aftësinë e rruazave të bardha të gjakut të shkatërrojnë bakteret dhe viruset.

5.Karota   |  Të pasura me betakarotene, ndihmon në rritjen e numrit të qelizave të gjakut për të luftuar infeksionet, duke mbështetur veprimin e limfociteve dhe për të ndihmuar në eliminimin e radikaleve të lira, duke e pastruar trupin dhe ngadalësuar plakjen. Ato janë një nxitës i mirë i qelizave makrofage, të cilat prodhojnë ato substanca që shkatërrojnë qelizat e kancerit.

6.Kërpudhat   |  Disa lloje kërpudhash janë konsideruar si ilaëe të vërteta. Për shembull, shiitake, maitake dhe reishi. Gjenden edhe si kapsula, të lehta për t’u përtypur, duke lehtësuar aktivitetin e sistemit imunitar ndaj infeksioneve, kancerit dhe alergjive.

7.Jo sheqerit të përpunuar   |  Sheqeri, veçanërisht ai i përpunuar, komprometon aktivitetin e sistemit imunitar. Ndaj duhen evituar pijet me gaz, lëngjet dhe produktet e konservuara të cilat kanë shumë.

8.Zvogëlon stresin  |  Stresi është shkaku kryesor i rënies së sistemit imunitar, pasi dobëson qelizat e bardha të gjakut që reagojnë më pak ndaj stimujve të jashtëm, duke e lënë trupin tonë më të prekshëm ndaj sëmundjeve. Thjesht kushtojini disa orë në javë yoga-s, shëtitjeve në natyrë dhe aktivitete të tjera që na lejojnë të pushojmë dhe të harrojmë ngarkesat ditore. Aktiviteti fizik është një bekim.

9.Flini më shumë  |  Të flini orët e duhura, e lejon trupin tonë të rigjenerohet dhe të rifitojë energjitë e konsumuara gjatë ditës.

10.Mos tymosni  |  Duhani është i dëmshëm për shëndetin tuaj. Por duhani është një kontribuues i madh për rritjen e inflamacionit, rrit formimin e mukusit në traktin respirator. Sistemi imunitar është i lodhur dhe nuk është më në gjendje të kryejë plotësisht punën e vet.

11.Vitamina D  |  Është e rëndësishme jo vetëm për kockat tuaja, por edhe për mbrojtjen imunitare dhe parandalimin e kancerit dhe diabetit. Ndaj, konsumoni produktet e qumështit, peshk,  vezë dhe perime të gjelbra. Edhe ekspozimi ndaj diellit, nëse bëhet në orët e rekomanduara dhe me mbrojtjen e duhur, është një mënyrë e shkëlqyer që trupi të përthithë në sasinë e duhur këtë  vitaminë të çmuar. Për të mos lënë pa vëmendje, edhe Vitamina A (e pasur te radhiqet), antioksident i fuqishëm, dhe Vitamina B, e cila ndihmon metabolizmin, flokët, lëkurën dhe sytë.

12.Kukurma  |  Hyrë në mjekësi me termin Ayurvedic për pastrimin e përgjithshëm, tretjen, anti-inflamator, artritit dhe çrregullimet e mëlçisë, përmban vitaminë C dhe ka veti të larta antioksidante. Lufton gripin dhe sëmundjet sezonale.

13.Probiotikët  |  Bakteret e mira të pranishme në shumë ushqime, të tilla si kosi, janë një bekim për trupi, duke përforcuar sistemin imunitar. Probiotikët të pengojnë rritjen e mikroorganizmave të dëmshme që gjenden në zorrë, duke siguruar një mbrojtje të duhur kundër një game të baktereve patogjene, duke ruajtur përbërjen e saktë të mikroflorës dhe kontribuuese për një sistem të ekuilibruar të mukozës dhe si pasojë, të të gjithë sistemit imunitar.

Aktualitet

Pse burrat janë më të rrezikuar nga sulmi në zemër se gratë? Shpjegon kardiologu Edis Demiri

Published

on

Gjatë podcastit “Shëndeti në rend të parë”, e mbështetur nga United Hospital, kardiologu invaziv Edis Demiri shpjegoi arsyet pse burrat preken më shpesh nga sulmet në zemër në krahasim me gratë.

Ai theksoi rolin kyç të hormoneve mashkullore, si testosteroni dhe dihidrotestosteroni, të cilat gjenden në nivele shumë më të larta tek burrat.

“Së pari, këto hormone janë të nevojshme për funksionimin normal të trupit mashkullor, por njëkohësisht ato përshpejtojnë procesin e aterosklerozës – ngushtimin dhe ngurtësimin e arterieve”, shpjegoi Demiri.

Ai shtoi se testosteroni ndikon edhe në intensifikimin e faktorëve të rrezikut për sëmundjet e zemrës, duke i përkeqësuar në mënyrë indirekte.

Në anën tjetër, Demiri theksoi se gratë kanë nivele shumë më të ulëta të testosteronit, ndërsa hormone femërore si estrogjeni ushtrojnë një efekt mbrojtës ndaj sëmundjeve të zemrës, duke reduktuar rrezikun e infarktit dhe ngushtimit të arterieve.

Për më shumë informacion dhe këshilla të dobishme, shikoni episodin e plotë të podcastit “Shëndeti në rend të parë”. /Telegrafi/

Continue Reading

Shëndeti

Kujdes! Kafeina, sheqeri dhe sëmundjet që vijnë me pijet energjetike

Published

on

Ndikimi i kafeinës në zemër, tru dhe metabolizëm. Në kundërshtim me besimin e zakonshëm, kafeina nuk rrit përqendrimin e kërkuar për të menduar dhe mësuar, por vëmendjen afatshkurtër të nevojshme për lojëra dhe vozitje.

Në sasi më të mëdha, kafeina ndikon negativisht në sistemin nervor duke shkaktuar nervozizëm, çrregullime të gjumit e shqetësim.

Pijet energjike janë të gazuara e përmbajnë kafeinë, sasi të madhe sheqeri dhe substanca tjera që pretendohet se kanë efekt stimulues. Përdorimi i tyre është i përhapur, ka gjithnjë e më shumë studime që bazuar në rastet e raportuara, paralajmërojnë për rrezik serioz për shëndetin (Al-Shaar et al., 2017).

Përveç kafeinës e sheqerit, pijet përmbajnë përbërës taurinë, inozitol, vitaminë B, ekstrakt guarana, L-carnitine, kreatinë, xhensen e xhinko biloba. Sasia e kafeinës është e kufizuar në 320 mg/L, e barabartë me 3-4 filxhanë kafeje. Toleranca ndaj kafeinës ndryshon sipas përdorimit dhe ndjeshmërisë individuale.

Personat që nuk janë të mësuar me doza të larta të kafeinës, mund të përjetojnë rrahje të shpejta të çrregullta të zemrës, dridhje të duarve, ankth, e probleme me sistemin tretës. Janë raportuar edhe raste vdekjesh për shkak të çrregullimeve kardiake të paidentifikuara më parë, sidomos te të rinjtë. Kjo është vërtetuar nga studimi i publikuar në Front Public Health, që tregon rritje të presionit të gjakut, sheqerit në gjak e trashjes së gjakut pas konsumimit të pijeve.

Kush duhet të shmangë posaçërisht kafeinën?

Kafeina duhet të shmanget ose të kufizohet nga personat që janë të ndjeshëm ndaj saj, gratë shtatzëna, dhe ata që vuajnë nga sindroma e zorrës nervoze, gastriti ose ulcera. Sipas Shoqatës Amerikane të Pediatrisë, fëmijët dhe adoleshentët duhet ta shmangin plotësisht përdorimin e këtyre produkteve.

Ekstrakti i guaranës në pijet energjike kontribuon në sasinë e përgjithshme të kafeinës. Kafeina shkakton irritim, çrregullime të gjumit dhe shqetësim, që janë të kundërta me përfitimet e nevojshme për përqendrim të thellë gjatë studimit ose punës.

Dozat e rekomanduara dhe efektet e kafeinës

Sipas Mayo Clinic, dozat më të ulëta se 500 mg kafeinë rrisin vigjilencën, përmirësojnë të menduarit dhe të folurin, të reduktojnë lodhjen e nevojën për gjumë. Dozat më të larta lidhen me nervozizëm, ankth, pagjumësi, dridhje dhe kriza epileptike rezistente ndaj terapive.

Ndikimi i dëmshëm te të rinjtë dhe shëndeti i tyre

Krahas kafeinës, pijet energjike përmbajnë sasi të mëdha sheqeri. Përthithja e shpejtë e glukozës shkakton rritje të nivelit të sheqerit në gjak, duke ndikuar në dëmtim të dhëmbëve, rënim të mishrave, varësi dopaminike, rezistencë ndaj insulinës, obezitet dhe sindromë metabolike.

Meqenëse të rinjtë janë objektivi i marketingut të produkteve, zhvillimi i varësisë psikologjike nga dopamina është shqetësues, sepse i nxit ata të kërkojnë burime të tjera stimulimi përmes lojërave, substancave, rrjeteve sociale, etj.

Reklamimi i rrezikshëm që synon të rinjtë

Prodhuesit e pijeve energjike shpesh i paraqesin produktet si pjesë e pandashme e jetës moderne, të suksesshme dhe dinamike. Në të vërtetë, këto pije nuk duhet të përfaqësohen me imazhe të njerëzve të shëndetshëm, por me paralajmërime që pasqyrojnë efektet e tyre të mundshme në shëndet.

Çka tregojnë studimet e fundit klinike?

Studime si ai i Seifert et al, kanë treguar efekte anësore nga konsumimi i shpeshtë i pijeve energjike, përfshirë aritmi, spazma koronare, infarkt, fibrilacion atrial dhe diseksion të aortës. Janë raportuar ndalim kardiak dhe vdekje e papritur te të rinj pa sëmundje të mëparshme.

Konsumimi ka çuar në zbulimin e patologjive të panjohura, si aneurizma e gjakderdhje cerebrale, në persona që kishin pirë 5 kënaçe në ditë për katër ditë.

Problemet shëndetësore të tjera të raportuara

Këto përfshijnë ndalim zemre, sulm kardiak pas përzierjes me alkool, bllokim të degës së djathtë të His-it pas dy kënaçeve, çarje të aortës, gastrit atrofi, hepatit akut, pankreatit akut, kriza epileptike, ndalim të funksionit të veshkave dhe rabdomiolizë – të gjitha të lidhura me konsum të tepruar të pijeve energjike.

A do të thotë kjo që nuk duhet kurrë të pijmë një pije energjike?

Duke pasur parasysh përqendrimin e kafeinës që varion nga 50 deri 150 mg për kënaçe  deri 200 mg në 60 ml për produkte të veçanta), rekomandohet të mos pihet më shumë se një kënaçe për njëherë dhe jo më shumë se dy brenda ditës për të qëndruar brenda kufijve të sigurisë (EFSA, 2015; Mayo Clinic).

 

Continue Reading

Shëndeti

Çka i bëjnë trupit valët e telefonit?

Published

on

Continue Reading

Shëndeti

Si të mbrohet shëndeti i syve të fëmijëve?

Published

on

Që nga mëngjesi e deri në fund të ditës, misioni i një prindi është ta mbajë fëmijën e tij, të sigurt, të mbrojtur e të shëndetshëm. Sytë e të vegjëlve janë ndjeshëm të rrezikuar jo vetëm nga televizori, por edhe nga ushqyerja, kompjuteri, tableti e telefoni.

Përkujdesja për sytë e fëmijëve është e një rëndësie jetësore.

Shëndeti i syve është shumë i brishtë në fazat e para të jetës dhe është detyra e prindit të mbikëqyrë me kujdes rritjen dhe zhvillimin e tij.

Etapat e evolucionit të shikimit të fëmijëve

Mjekët shpjegojnë se të porsalindurit janë në gjendje të dallojnë ngjyrën e bardhë nga e zeza ndërkohë që rrezja e shikimit është në një distancë prej 0.5 metra. Pas dy muajve, fushëpamja e tyre zgjerohet me 60 º dhe fëmija arrin të dallojë ngjyrën e kuqe dhe të gjelbër

Fushëpamja e fëmijëS 4 muajsh zgjerohet në 110 º, kur arrin në 1 vjeç, ajo arrin në 180 º. Maturimi i syve të fëmijëve nis në moshën 6 vjeç e përfundon 10 vjeçare. Sëmundjet e syve më të përhapura tek fëmijët janë: shtrembërimi i syve, hipermetropia, myopia, glaucoma e lindur dhe perdja e lindur.

Ky evolucion në shikimin e fëmijës ka nevojë për mbikëqyrje dhe vizita të detyrueshme tek okulisti

Si të mbroni sytë e fëmijëve tuaj?

Bebet nga 0-4 muaj

Bebet e kësaj grupmoshe duhet të qëndrojnë të mbrojtur nga ndriçimi i fortë. Drita në dhomën e fëmijës nuk duhet të jetë shumë e fortë. Nëse krevati i bebes sheh nga dritarja, atëherë kthejeni nga ana e kundërt. Aparatet elektronike duhen mbajtur të paktën 30 cm larg fëmijës.

Bebet nga 5-8 muaj

Ekspertët rekomandojnë që në pjesën e sipërme të krevatit të varni lodra të vogla sepse ato bëjnë mirë për shikimin. Përveç shikimit, mbajtja e lodrave të tilla ndihmon në sinkronizimin e lëvizjes së duarve dhe këmbëve. Fëmijët e kësaj grupmoshe duhet të kalojnë pak kohë në natyrë.

Ushqimet e duhura për sy të mprehtë

Për fëmijët e grupmoshave të tjera, ushqyerja është rruga e duhur për tu mbrojtur sytë.

Barishtet

Barishtet janë të pasura me luteinë dhe zeaksanthinë. Këto antioksidantë ulin rrezikun e formimit të perdes së syve dhe sëmundjeve të tjera të shikimit.

Vezët

E verdha e vezës është shumë e pasur me luteinë, zeaksanthinë dhe zink. Këto të treja ulin rrezikun e sëmundjeve të syve që në moshë të vogël e deri më vonë.

Agrumet dhe frutat e pyllit

Frutat e pyllit dhe agrumet përmbajnë sasi të bollshme të vitaminës C. Kjo e fundit ul në mënyrë dramatike rrezikun e kataraktit dhe miopizimit të syve.

Bajamet

Studimet kanë konfirmuar se konsumi i rregullt i bajameve ngadalëson humbjen e shikimit dhe sëmundjet e tjera që prekin retinën.

Kjo vjen falë vitaminës E që gjendet tek bajamet. Një grusht me këto arror në ditë plotëson gjysmën e nevojës ditore për vitaminën E.

Continue Reading

Të kërkuara