Lajmet

Si po i shmangen sanksioneve oligarkët rusë?

Disa kanë transferuar pasurinë dhe asetet e tyre tek një i afërm apo bashkëpunëtor i besuar.

Published

on

Mark Hollingsworth “Spectator”

Më 25 shkurt 2022, një ditë pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës, një grup i përzgjedhur oligarkësh morën pjesë në një takim privat me presidentin Putin në Sallën e Shën Katerinës në Kremlin. Me sa duket arsyeja ishte sqarimi se si qeveria do t’i ndihmonte bankat ruse shtetërore, që do të vendoseshin nën sanksionet e SHBA-së, veçanërisht “Sberbank” dhe  “VTB Group”.

Zëvendëskryeministri rus Andrey Belousov, u kërkoi oligarkëve dhe drejtuesve të korporatave të mëdha të vazhdonin të bashkëpunonin me bankat që do të vendoseshin nën sanksionet e Perëndimit. Ai u tha ndër të tjera, se besimi tek sistemi bankar ishte vendimtar për një vend, ku kaosi financiar ka shkatërruar historikisht kursimet dhe jetesën e njerëzve.

Në mesin e të pranishmëve ndodhej edhe miliarderi rus Dmitry Mazepin, më i njohur në Britaninë e Madhe për sponsorizimin e ekipit të Formula 1, Haas, ku djali i tij Nikita ka qenë një nga pilotët. Mazepin ishte midis miliarderëve të tjerë të pasur dhe të plotfuqishëm, si Alexey Miller i “Gazprom” dhe Igor Sechin i “Rosneft”.

Shumë shpejt ai e kuptoi se sanksione nuk do të vendoseshin vetëm ndaj bankave ruse, por edhe ndaj oligarkëve. Dhe kishte të drejtë. Dy javë më vonë, më 9 mars, Mazepin u përfshi në listën e biznesmenëve të sanksionuar nga BE, dhe shumë shpejt asetet e tij nëpër bankat e Perëndimit u bllokuan nga Britania, Kanadaja dhe Zvicra.

Vendosja nën sanksione e kleptokratëve të Putinit, që e kanë financuar makinerinë e tij të luftës, është diçka e mirë-dokumentuar. Por ajo që dihet më pak, janë hapat e tyre të fshehta për të anashkaluar sanksionet, duke fshehur dhe transferuar pronësinë e kompanive të tyre tek të afërm dhe bashkëpunëtorë në biznes, duke anashkaluar kësisoj edhe ndikimin e ngrirjes së aseteve.

Dhe duket se entet rregullatore në Perëndim, e kanë harruar faktin se këta oligarkë janë të aftë në shfrytëzimin e boshllëqeve ligjore. Vetëm disa ditë pasi u vendos nën sanksione, Mazepin i shiti aksionet e tij në shumicë në kompaninë gjigante të plehrave kimike “Uralchem”, duke ia transferuar pronësinë bashkëpunëtorëve dhe kolegëve të tij të vjetër, Dmitry Tatyanin dhe Dmitry Konyaev.

Të tre kishin qenë partnerë biznesi që nga viti 2007 kur u themelua “Uralchem”, dhe ishin bërë shumë miq. Tatyanin, kreu i çështjeve ligjore të kompanisë, u bë pronari i 48 për qind të aksioneve të “Basic Chemical Uralchem”, ndërsa Konyaev, ish-drejtor i tregtisë, mori 4 për qind të aksioneve.
Nga data 21 mars e në vazhdim, miliarderi Mazepin nuk ishte më pronari i shumicës së kompanisë, dhe kishte hequr dorë nga pozicionet drejtuese në “Uralchem”, e cila zotëron fabrikën “Uralkali”, prodhuesja më e madhe e potasit në botë. Po ashtu, u ndryshua me shpejtësi edhe struktura e pronësisë së dy fabrikave të tij në Riga të Letonisë.

Papritur, bashkëpronare ishte një kompani zvicerane e quajtur “Svizraa”, dhe përfituesi ishte një individ i quajtur Bhidwal Aamer Atta, kombësia e të cilit nuk përmendet në dokumentet zyrtare të korporatës. Duke e transferuar pronësinë e bizneseve të tij tek dy partnerët e tij më të ngushtë, efekti ndëshkues ndaj Mazepin për besnikërinë e tij ndaj Putinit, duket të jetë i kufizuar.

Edhe miliarderët e tjerë që janë në listën e sanksioneve, i kanë transferuar pasuritë e tyre tek familjarët. Ish-bankieri Andrey Melnichenko, me një pasuri prej rreth 16 miliardë dollarësh, pronar i kompanisë së plehrave kimike “EuroChem” dhe i prodhuesit të qymyrit “SUEK”, u sanksionua nga Zvicra më 4 mars.

Miliarderi mund të jetë informuar në kohë për sanksione të tjera që do të vendoseshin, pasi më 8 mars dha dorëheqjen si përfitues i instituti financiar në Qipro, që mbante 90 për qind të aksioneve të tij në “EuroChem’, me vlerë miliarda dollarë.

Përfituesja e re ishte një familjare e afërt, bashkëshortja e tij, Aleksandra, një ish-modele dhe këngëtare serbe. Të nesërmen multi-miliarderi rus u sanksionua nga BE dhe javën e ardhshme nga Britania e Madhe. Çuditërisht, “EuroChem” fitoi më pas një tender nga qeveria zvicerane, pasi enti i saj rregullator, përgjegjës për monitorimin e sanksioneve kundër Rusisë, u informua për strukturën e re të pronësisë.

Për pasojë, “EuroChem” nuk ishte më një kompani në sanksione, dhe ju zhbllokuan llogaritë e saj bankare. Por në fillim të këtij muaji, Bashkimi Evropian e kuptoi se Melnichenko po merrte një trajtim të favorshëm. Më 3 qershor, ajo vendosi nën sanksione edhe gruan e miliarderit.

Një javë më vonë, edhe Zvicra futi në listën e zezë zonjën Melnichenko, duke këmbëngulur që “EuroChem” të siguronte prova se është në përputhje me sanksionet e vendosura ndaj pronarit të saj të ri. Edhe Alexey Mordashev, me një pasuri rreth 21.2 miliardë dollarë, pronar i “Severstal”, kompania më e madhe ruse e çelikut dhe minierave, ia transferoi bashkëshortes së tij asetet me vlerë miliarda euro.

Më 28 shkurt, 4 ditë pas pushtimit të Ukrainës, Mordashev u vendos nën sanksionet e BE-së dhe më vonë të Britanisë, SHBA-së dhe Zvicrës. Por dosjet e korporatave në Londër, tregojnë se në mars miliarderi pro-Putinit transferoi në heshtje aksione me vlerë 1.1 miliardë dollarësh nga kompaninë e tij “Nordgold” tek gruaja e tij, Marina Mordashev.

Po ashtu, ai e transferoi pjesën më të madhe të aksioneve të tij të pronësisë tek konglomerati në fushën e  turizmit “TUI”, në një kompani në Karaibe të quajtur “Ondero Ltd”, e cila kontrollohet gjithashtu nga bashkëshortja e tij Marina. Këta oligarkë nuk kanë shkelur asnjë ligj, por transferimi i pronësisë tek një i afërm apo mik, shkon rrezikshëm afër shkeljes së ligjit.

Një aspekt problematik lidhet me kontrollin e një aseti, veçanërisht pasi një oligark i sanksionuar e ka shitur pronësinë e tij. “Një person i caktuar mund të mbajë kontrollin mbi kompaninë edhe pas shitjes, pra edhe pa pasur të drejta formale votimi apo të drejtë për të emëruar drejtorë.

Ai mund të vendosë të emëruar prej tij ose pronarë përfaqësues, të cilët do të veprojnë në përputhje me dëshirat e tij. Në këto rrethana, vetë kompania trajtohet si subjekt i sanksioneve. Rrjedhimisht, është e paligjshme që kompanitë e tjera të bëjnë biznes me të”- thotë Robert Dalling, mbështetës i sanksioneve, dhe partner në kompaninë konsulente “Jenner and Block”.

Prandaj thekson ai është shumë e rëndësishme që bizneset të shohin nëse kompanitë e zotëruara më parë nga persona të sanksionuar, mund të jenë ende të kontrolluara prej tyre. Nëse po, marrëdhënia mund të duhet të ndërpritet.

Të tre oligarkët, Mazepin, Melnichenko dhe Mordashev, janë të zemëruar me vendosjen e sanksioneve, dhe kanë ngritur padi në Gjykatën e Drejtësisë së BE-së, për të anuluar atë që ata i konsiderojnë si masa ndëshkuese. Ata pretendojnë se është e padrejtë t’i fajësosh për luftën e Putinit, dhe nuk ka “asnjë justifikim” për të qenë objekt i sanksioneve.

Por pavarësisht nga protestat e tyre, këta oligarkë kanë gjetur mënyrën për t’iu shmangur sanksioneve, dhe transferuar pasurinë dhe asetet e tyre tek një i afërm apo bashkëpunëtor i besuar. Sanksionet mund të dëmtojnë në dukje kleptokratët e Putinit. Por në botën e fshehtë të pronësisë së aseteve, oligarkët e gjejnë shpeshherë një rrugëdalje./bota.al/

Shënim: Mark Hollingsworth, autor i librit “Londongrad: Nga Rusia me para, historia e brendshme e oligarkëve”.

Vendi

ATK: Mbi 900 milionë euro të hyra gjatë vitit 2026

Published

on

Agjencia Tatimore e Kosovës ka njoftuar se nga janari deri në shtator të këtij viti ka mbledhur 908.8 milionë euro të hyra tatimore, apo 114.5 milionë më tepër se në periudhën e njëjtë të vitit 2025.

Kjo është një rritje prej 14.5 për qind.

Po ashtu ATK ka thënë se ka rënë numri i ndëshkimeve për 22 për qind.

“Këta tregues pasqyrojnë një qasje të orientuar drejt përmbushjes më të madhe tatimore, parandalimit të parregullsive dhe administrimit më efikas të obligimeve tatimore. Rezultatet mbështeten nga puna e vazhdueshme e ATK-së në disa drejtime, duke përfshira monitorimin e bizneseve, me fokus të veçantë te tatimpaguesit me rrezik të lartë tatimor.  Informimi dhe edukimi i tatimpaguesve, përmes komunikimit më të gjerë dhe orientimit për përmbushjen e drejtë të obligimeve.  Parandalimi i shkeljeve, duke synuar rritjen e përmbushjes vullnetare dhe zvogëlimin e nevojës për masa ndëshkuese. Digjitalizimi i shërbimeve tatimore, për qasje më të lehtë, procedura më efikase dhe shërbime më të mira për tatimpaguesit”, ka njoftuar ATK. /A.K/

Continue Reading

Rajoni

Policia në Shqipëri: 71 policë të plagosur, disa prej tyre rëndë

Published

on

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, u kërkoi protestuesve që të distancohen nga dhuna. 

Ai në  një konferencë për media ka thënë se deri tash janë plagosur 71 policë, disa prej tyre me lëndime të rënda.

Ka shtuar se protesta është e drejtë e garantuar, por s’mund të jetë mburojë për dhunën e shkatërrimin.

“U bëj thirrje prindërve e mësuesve që të mos lejojnë nxënësit të përfshihen në akte dhune të organizuar. Pas maskave që udhëheqin protestën me shembullin e dhunës nuk  janë studentë, por janë individë te rekrutuar për qëllimet e errta të organizatoreve te vërtetë te kësaj proteste, brenda e jashtë vendit. Nga të gjithë të ndaluarit në natën e parë, asnjë nuk është student. Në natën e dytë një numër shumë i vogël i tyre ishin studentë. Çdo sulm ndaj policëve është sulm ndaj shtetit”, ka thënë ai. 

Ai ka thënë që nuk duhet ngatërruar vetëpërmbajtjen e policisë së shtetit me dobësi.

Hita ka thënë për vjedhje janë arrestuar disa persona dhe ndaj tyre janë ngritur edhe aktakuza.

Ai ka thënë se kreu i forcave të rendit në Shkodër është lënduar rëndë gjatë protestës, porse tashmë është  në trajtim dhe në gjendje stabile.

Hita ka deklaruar se reagimi i policisë ka qenë proporcional me sjelljen e protestuesve.

“Nuk ka pasur qasje të ndryshme nga policia. Jemi të vendosur të përballojmë çdo akt dhune ndaj çdo institucioni shtetëror dhe privat, si dhe të mbrojmë jetën e qytetarëve. Reagimi ka qenë proporcional. Ju nuk e keni parë lumin e gurëve që kanë rënë mbi policët”, tha ai./A.K/

Continue Reading

lajme

Kosova rrezikon organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030, ICMG paralajmëron masa

Published

on

By

Kosova rrezikon të humbasë të drejtën e organizimit të Lojërave Mesdhetare 2030, pas paralajmërimeve nga Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare (ICMG) për mospërmbushjen e detyrimeve financiare dhe administrative.

Përmes një letre drejtuar kryeministrit Albin Kurti, kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, dhe presidentit të Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, ICMG-ja ka shprehur shqetësimin për vonesat në përgatitjet e këtij organizimi madhor sportiv.

Sipas dokumentit të publikuar nga Rama, institucionet përgjegjëse nuk i janë përgjigjur letrës së dërguar më 21 shtator 2026. Po ashtu, mungon garancia bankare që duhej të sigurohej në janar, ndërsa mbetet e papaguar edhe tarifa e muajit qershor.

ICMG-ja ka paralajmëruar se këto mangësi mund të rrezikojnë seriozisht organizimin e Lojërave Mesdhetare në Prishtinë.

Më 19 dhjetor, Komiteti Ekzekutiv pritet të shqyrtojë mundësinë e thirrjes së një Asambleje të Jashtëzakonshme, e cila do të vendosë për të ardhmen e këtij eventi.

Pas publikimit të letrës, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për situatën e krijuar, duke e cilësuar rrezikun e humbjes së organizimit si një goditje të madhe për sportin kosovar.

Ai ka theksuar se mungesa e përgjigjeve institucionale dhe mosrealizimi i obligimeve po e vënë në pikëpyetje një mundësi historike për vendin.

Fitimi i së drejtës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030 ishte vlerësuar si një nga arritjet më të rëndësishme në historinë e sportit të Kosovës, ndërsa zhvillimet e fundit kanë ngritur shqetësime për realizimin e këtij projekti.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Zyrtarë të lartë të NATO-s vizitojnë veriun e Kosovës, vlerësojnë situatën e sigurisë

Published

on

By

Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, admirali George M. Wikoff, së bashku me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, kanë vizituar të enjten veriun e Kosovës.

Gjatë vizitës, ata kanë vëzhguar nga afër patrullimin e përbashkët të pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës përgjatë vijës kufitare.

Dy zyrtarët janë takuar gjithashtu me kryetarin e komunës së Zubin-Potokut, Milosh Peroviq, me të cilin kanë diskutuar për gjendjen e sigurisë dhe zhvillimet në këtë pjesë të vendit.

Përmes një njoftimi, KFOR-i ka ritheksuar përkushtimin për ruajtjen e sigurisë, duke bërë të ditur se vazhdon të monitorojë situatën në terren, të bashkëpunojë me komunitetet dhe të mbajë gatishmërinë operacionale.

Një ditë më parë, Wikoff dhe Vergori kanë zhvilluar takime me drejtues shtetërorë, përfaqësues institucionalë dhe komunitete të ndryshme.

Ndërkohë, NATO ka vlerësuar se situata e sigurisë në Kosovë mbetet përgjithësisht e qëndrueshme dhe ka shënuar përmirësime. Megjithatë, Aleanca ka theksuar se çdo ndryshim në praninë dhe strukturën e KFOR-it do të varet nga zhvillimet në terren, duke mos përjashtuar rikthimin e masave të mëparshme në rast të përkeqësimit të sigurisë.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara