Lajmet

Si ndikon leximi në cilësinë e gjumit dhe në mënyrën e jetesës?

Lexuesit kanë një këndvështrim më pozitiv për jetën.

Published

on

Sipas një sondazhi të fundit, në të cilin AgroWeb.org u bazua, të përfundoni ditën tuaj me leximin e një libri, duket se ka përfitime të mahnitshme ju.

Rezultatet treguan se pavarësisht nëse lexoni apo jo çdo natë, leximi ju relakson, ul stresin, nxit dhe përmirëson cilësinë e gjumit dhe rrit përqëndrimin.

Pra, nuk është befasi që ky ritual i natës, të ndikojë gjithashtu në mënyrë indirekte edhe në aspekte të tjera të rëndësishme të jetës.

Këtu mund të përfshijmë suksesin profesional, shëndetin fizik dhe këndvështrimin për jetën.

AgroWeb.org ju njeh më poshtë me zbulimet interesante të këtij sondazhi.

Lexuesit fitojnë më tepër para

Të anketuarit e këtij sondazhi të cilët lexojnë para se të flenë, duket se kanë më tepër sukses në aspektin professional dhe rrjedhimisht më tepër të ardhua financiare, se ata që nuk lexojnë.

Lexuesit ushqehen më shëndetshëm

Përtej parave, njerëzit që lexojnë para gjumit janë më të prirur për tu ushqyer shëndetshëm dhe për të bërë zgjedhje më të mira në jetë.

Një arsye më tepër për të nisur leximin para se të flini.

Lexuesit kanë një këndvështrim më pozitiv për jetën

Kur të anketuarit u pyetën nëse ata besojnë se “japin maksimumin nga vetja”, rezultoi se lexuesit e natës kishin një këndvështrim më pozitiv për jetën.

Po nëse nuk ju ka pëlqyer kurrë të lexoni para se të flini? A do të thotë kjo se jeni i trishtuar dhe i pasuksesshëm? Sigurisht që jo.

Ju mund të shpenzoni disa minuta në mëngjes për të lexuar një libër kur pini filxhanin e kafesë.

Por mund ta bëni këtë edhe kur jeni ulur në një kafene gjatë pushimit të drekës.

Në fund një gjë është e sigurt, nëse keni probleme me gjumin dhe nuk keni provuar të lexoni diçka për të qetësuar mendjen tuaj, mund të jetë koha ta provoni.

Lajmet

Kryeministri Rama përsërit ftesën për dialog në ditën e 18-të të protestave

Published

on

By

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ripërsëritur sot ftesën e tij drejtuar protestuesve për të hyrë në dialog. Në ditën e 18-të të tubimeve para godinës së Kryeministrisë, ai ka publikuar një video në rrjetet sociale ku shfaqet tryeza e betonit e vendosur për përfaqësuesit e protestës.

Pavarësisht një rënieje në numrin e pjesëmarrësve gjatë ditëve të fundit, tubimet po vazhdojnë me kërkesën kryesore për dorëheqjen e kryeministrit. Nga ana e tij, Rama ka bërë të ditur se mbetet i hapur për të diskutuar kërkesat, por deri më tani nuk ka ndonjë përgjigje zyrtare nga organizatorët e protestës. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet në Prishtinë i dënuari për keqpërdorim të besimit

Published

on

By

Njësitë e Stacionit Policor Veriu në Prishtinë kanë arrestuar një 36-vjeçar të kërkuar nga drejtësia.

Personi me inicialet V. R. kërkohej për veprën penale “Keqpërdorim i besimit”, për të cilën është dënuar me një vit burgim.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Kosovës, pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, i arrestuari është dërguar menjëherë në vuajtje të dënimit në përputhje me vendimin e gjykatës. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare aktori i njohur britanik Sir Patrick Stewart

Published

on

By

Aktori i njohur britanik Sir Patrick Stewart, i shquar për rolet e tij ikonike si Kapiten Jean-Luc Picard në “Star Trek” dhe Profesor Charles Xavier në sagën “X-Men”, ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare në shtëpinë e tij në Los Angeles. Njoftimi u bë i ditur përmes llogarisë së tij zyrtare në Instagram, ku u konfirmua se ai u ndaj nga jeta të mërkurën, më 28 tetor, pas një beteje të shkurtër me sëmundjen e Alzheimerit dhe demencën me trupat Lewy.

Në deklaratën zyrtare thuhet se Stewart u ndaj nga jeta i rrethuar nga bashkëshortja e tij, Sunny, si dhe familjarët e miqtë e ngushtë. Përveç karrierës së tij të bujshme në kinematografi dhe televizion, ai u vlerësua lart si një nga aktorët më të mëdhenj të skenës teatrale, fitues i dy çmimeve “Laurence Olivier” dhe një çmimi “Grammy”, ndërsa në vitin 2010 u dekorua me titullin “Kalorës” nga Mbretëresha Elizabeth II.

Karriera e tij e pasur përfshin dekada pune në teatër dhe film, ndërsa roli i tij i fundit i xhiruar do të shfaqet në filmin “Avengers: Doomsday”. Ndarja e tij nga jeta ka nxitur reagime të shumta dhe ngushëllime nga koleget, industria e artit dhe adhuruesit e tij në mbarë botën. /The Guardian/

 

Continue Reading

Lajmet

Liverpooli refuzon ofertën e Bayernit prej 60 milionë funtesh për Rio Ngumohan

Published

on

By

Liverpooli ka shprehur vendosmëri të plotë për të mos lejuar largimin e talentit të tij, Rio Ngumoha, pavarësisht interesimit të madh nga Bayern Munichu. Sipas raportimeve nga gazetari i The Telegraph, Sam Dean, gjiganti gjerman ishte i gatshëm të ofronte rreth 60 milionë funte për shërbimet e futbollistit.

Klubi anglez ka refuzuar çdo mundësi për hapjen e negociatave, duke e konsideruar Ngumohan si një pjesë kyçe të projektit të tij afatgjatë. Paraqitjet e tij kanë tërhequr vëmendjen e disa prej klubeve më të mëdha evropiane, por Liverpooli po punon për t’i blinduar shërbimet e tij.

Aktualisht, përfaqësuesit e lojtarit janë në bisedime me drejtuesit e klubit nga “Anfield” për nënshkrimin e një kontrate të re. Kjo marrëveshje do të pasqyronte statusin e tij në rritje dhe do t’i mbyllte përfundimisht dyert për interesimin nga skuadrat e tjera.

/D.L/

Continue Reading

Të kërkuara