Shëndet
Si ndikon duhani dhe alkooli te shëndeti i kockave?
Published
11 months agoon
By
UBT NewsPohimi që duhani dhe alkooli janë dy kombinime të dëmshme për trupin e njeriut është i njohur tashmë. Megjithatë konsumi i tyre është i përhapur në të gjithë globin dhe fillon që në mosha të hershme.
Duke e bërë këtë një problem të theksuar të shoqërive sot i cili shkakton dëme të pariparueshme në organizëm, studime të fundit krahas qindra të tjerave që janë bërë tregojnë se pirja e vazhdueshme e duhanit dhe alkoolit shton rrezikun e shfaqjes së osteoporozës.
Studimi mbi dëmtimin e kockave:
Sudiuesit e Universitetit të Pensilvanisë shpjegojnë se si sistemi imunitar arrin të dëmtojë kockat, kjo ndodh kur konsumohet duhan apo alkool si pjesë e jetës së përditëshme.
Një tip qelizash që jetojnë në organizëm arrijnë të kthehen në osteoklate të cilat shkrijnë kockat, kur mitokondria është nën presion nga shkaqe të jashtëme apo faktorë stresues shton prodhimin e osteoklasteve.
Mbi prodhimi i këtyre qelizave që dëmtojnë kockat shtohet edhe për personat që konumojnë cigaren apo alkoolin, faktorë të tjerë që lidhen me lindjen e kësaj sëmundje mund të jenë medikamentet e forta apo të qënurit nën stres të vazhdueshëm.
Ndikimi i osteoporozës në kocka:
Osteoporoza është sëmundje që i bën kockat e dobëta dhe vurnerabël ndaj dëmtimeve e dhimbjeve, rrit ndjeshëm rrezikun e frakturave në trup e shfaqet me kalimin e moshës. Kur balanca mes rigjenerimit të kockave pas dëmtimit të tyre nuk është e njëjtë dhimbjet shtohen.
Sipas Fondacionit Internacional të Osteoporozës në SHBA, 1 në 3 gra dhe 1 në 5 burra mbi moshën 50 vjeç vuajnë nga osteoporoza.
Numërohen 75 milion persona në Amerikë, Europë dhe Azi që vuajnë nga probleme të osteoporozës, 8.9 milion nga këta vuajnë nga fraktura që shkaktohen nga kjo sëmundje. Shkaqet kryesore përveç moshës të shfaqjes janë abuzimet me stilin e jetesës në përditshmëri.
Reduktimi sa më i shpejtë i pirjes së duhanit apo alkoolit ul ndjeshëm rrezikun që i kanoset kockave tuaja. /UBT News/
Shëndet
Shëro aneminë me këto ushqime të fuqishme
Published
17 hours agoon
November 26, 2025By
UBT News
Një ditë, teksa ngjitesh shkallët, ndjen lodhje të tepërt. Më vonë vëren se zemra të rreh më fort se zakonisht, pa ndonjë arsye të qartë.
Kjo të shqetëson dhe vendos të shkosh te mjeku. Për fat të mirë, nuk është asgjë serioze, thjesht hemoglobinë e ulët, pra anemi.
Atëherë lind pyetja: çfarë duhet të hash për të rritur hemoglobinën?
Mëlçia
Ndër burimet më të pasura me hekur, i cili është thelbësor për prodhimin e hemoglobinës. Edhe pse disa njerëz nuk e preferojnë për shkak të shijes, i’a vlen ta provoni. Me kohën mund të mësoheni dhe përfitimet janë të mëdha.
Bishtajoret dhe perimet
Vetëm bishtajoret nuk sigurojnë sasi të larta hekuri, këshillohet t’i kombinoni me ushqime të pasura me vitaminë C, që ndihmon në përthithjen e hekurit. Perimet që përmbajnë vitaminë C, duhen ngrënë të freskëta janë: specat, brokoli, lulelakra, lakra e Brukselit, speci djegës, spinaqi, majdanozi, karotat dhe panxhari.
Ushqimet e pasura me acid folik
Acidi folik është i rëndësishëm jo vetëm gjatë shtatzënisë, por edhe në rastet e anemisë, pasi ndihmon në prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut. Ushqimet që janë të pasura me acid folik: asparagët, portokajtë, kokrrat e grurit, avokadon, fasulet, sojën dhe farat e kungullit.
Peshqit e kaltër
Ofrojnë yndyra të shëndetshme, vitamina të grupit B dhe Omega-3, të rëndësishme për shëndetin e rruazave të kuqe të gjakut. Disa prej tyre janë salmoni, toni, sardelja dhe skumbria. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Përfundimisht pa duhan, bima që redukton dëshirën për të
Published
20 hours agoon
November 26, 2025By
UBT News
Personat që prej shumë vitesh janë konsumues të duhanit, e kanë shumë të vështirë të heqin dorë me lehtësi.
Nikotina është ajo që krijon varësinë ndaj pirjes së duhanit e shkakton probleme në organizmin tuaj. Pra, sa më shumë pini duhan, aq më shumë trupi juaj ka nevojë për nikotinë.
Por, kur ju vendosni të lini duhanin, sigurisht kjo është shumë e vështirë por ka një mënyrë për t’ju ndihmuar në këtë rrugë.
Përdorni bimën Stevia ( bimë shkurreje në gjethin e së cilës gjenden shumë glikozide të ëmbla) për të hequr dorë nga duhani.
Kjo është përdorur si sheqer diabetik. Përdorimi i sheqerit diabetik bllokon sinjalet që dërgon truri nga mungesa e cigareve dhe ju nuk do të ndjeni shumë moskonsumimin.
Stevian mund ta gjeni të lëngshme ose pluhur. Ju mund ta gjeni atë në supermarkete dhe dyqane të ushqimit të shëndetshëm.
Stevia është gjithashtu e rekomandueshme për ata që janë duke u përpjekur për të humbur peshë dhe për rregullimin e presionit të gjakut. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Vitamina C: Ushqyesi që trupi juaj ka më shumë nevojë këtë stinë
Published
21 hours agoon
November 26, 2025By
UBT News
Vitamina C është ushqyes i domosdoshëm për organizmin, veçanërisht në periudhën kur janë më të shpeshta virozat.
Ajo ndihmon në shkurtime të kohës së sëmundjes, forcon sistemin imunitar dhe vepron si antioksidant kundër radikaleve të lira.
Për më tepër, vitamina C mbështet shëndetin e zemrës, syve, ndihmon gjatë shtatzanisë, parandalon rrudhat e parakohshme dhe ndihmon rritjen dhe zhvillimin normal të trupit, si dhe përthithjen e hekurit.
Organizmi i njeriut nuk mund të prodhojë apo ruajë vitaminën C, prandaj marrja përmes ushqimeve është thelbësore.
Sasia ditore e rekomanduar:
Meshkujt: 90 mg
Femrat: 75 mg
Femrat shtatzënë: 85 mg
Nënat që ushqejnë me gji: 120 mg
Duhanpirësit: +35 mg mbi dozat e mësipërme
Sasia maksimale e sigurt për përdorim është 2000 mg në ditë. Një regjim ushqimor i shëndetshëm ofron sasi të mjaftueshme të vitaminës C.
Ushqimet më të pasura me vitaminë C:
1 gotë lëng portokalli: 93 mg
1 gotë lëng qitro: 70 mg
1 kivi: 64 mg
Gjysmë racioni brokoli: 51 mg
Gjysmë racioni luleshtrydhe: 49 mg
Speca të kuq: burim i shkëlqyer i vitaminës C
Vitamina C dhe stresi
Stresi gjatë ditës është i pashmangshëm. Mungesa e vitaminës rrit ndjeshmërinë ndaj saj, duke e bërë më të vështirë menaxhimin. Personat me mungesë të kësaj vitamine shpesh ndihen të lodhur, të paenergjik dhe të depresionuar.
Simptoma të mungesës së vitaminës C:
Probleme me dhëmbët dhe mishrat: Mund të shkaktojë erozion dhe rënie të dhëmbëve.
Sistem imunitar i dobët: Organizmi sëmuret më shpesh dhe rikuperimi zgjat më shumë.
Plogështi: Shfaqet si pasojë e niveleve të ulëta të hemoglobinës dhe mund të shkaktojë anemi.
Shtim në peshë: Trupi nuk përdor yndyrnat si burim energjie, duke rritur masën dhjamore.
Përfshirja e ushqimeve të pasura me vitaminë C në dietë ndihmon në mbrojtjen e shëndetit dhe në ruajtjen e energjisë së përgjithshme. /A.Z/UBT News/
Kuriozitete
Zbulim i ri: Truri arrin kulmin në 32 vjeç
Published
24 hours agoon
November 26, 2025By
UBT News
Shkencëtarët kanë zbuluar se truri kalon në pesë faza kryesore gjatë jetës, me pika të rëndësishme kthese në moshat 9, 32, 66 dhe 83 vjeç, raporton BBC.
Studimi përfshiu rreth 4,000 persona deri në moshën 90 vjeç dhe analizoi mënyrën se si ndryshojnë lidhjet midis qelizave të trurit.
Sipas hulumtimit të Universitetit të Kembrixhit, truri vazhdon të zhvillohet deri në fillim të të tridhjetave — periudha që konsiderohet si kulmi neurologjik. Ky ritëm ndryshimi shpjegon edhe pse rreziku për çrregullime të shëndetit mendor apo demencë ndryshon me moshën.
Pesë fazat e trurit janë:
• Fëmijëria (0–9 vjeç): rritje e shpejtë e trurit dhe formim i shumtë i sinapseve, por me efikasitet të ulët.
• Adoleshenca (9–32 vjeç): faza më e madhe e riorganizimit; truri bëhet më efikas dhe arrin kulmin në të 30-at. Kjo periudhë shoqërohet me rrezik më të lartë për çrregullime mendore.
• Mosha e rritur (32–66 vjeç): stabilitet i funksioneve dhe personalitetit, me ndryshime të ngadalta.
• Plakja e hershme (66–83 vjeç): truri ndahet në zona që punojnë më fort veçmas; fillojnë të shfaqen rreziqe si demenca apo hipertensioni.
• Plakja e vonë (83+): ndryshime të mëtejshme në lidhjet e trurit, të ngjashme me fazën e mëparshme, por më të theksuara.
Studiuesja Alexa Mousley thotë se fazat përputhen dukshëm me momente kyçe të jetës — nga puberteti te ndryshimet sociale në të 30-at dhe sfidat shëndetësore në moshë të thyer. /A.Z/UBT News/
ChatGPT can make mistakes. Check important info.
Qeveria e Kosovës mblidhet në ora 12:00
“Dita e Forcës”, Ushtria e Kosovës hap dyert për qytetarët
Shqipëri: Qeveria miraton vendimin për shpërblimin e fundvitit për pensionistët
Greva e Trafikut Urban – Komuna e Prishtinës mban sot seancë të jashtëzakonshme
Arbëreshi që pushtoi letërsinë italiane
Pamje dramatike nga Hong Kongu: Zjarr i madh lë dhjetëra viktima dhe qindra të zhdukur
Countdown-i i “Fest 64” ka nisur, festivali që elektrizon fundvitin
Si t’i bëni peshqirët sërish të butë me një produkt krejt natyral?
Dy çmime për studentët e UBT-së në Konventën e Industrisë së Drurit
Të kërkuara
-
Aktualitet1 month agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Rajoni2 months agoPolicia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Vendi3 months agoVotoni për UBT-në dhe Rektorin Hajrizi në Triple E Awards: Dy nominime të reja ndërkombëtare për institucionin dhe Kosovën
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së fiton grant prestigjioz kërkimor në Universitetin Çarls të Pragës
