Lajmet

Si ndikon dimri tek shëndeti i të gjithë organizmit?

Truri funksionon më mirë dhe më shpejt kur ndodhet në një ambient të ftohtë.

Published

on

Kur flasim për dimrin përjetimet dhe mendimet mund të jenë të ndryshme.

Ka persona që stinën e ftohtë e pëlqejnë dhe ka të tjerë që nuk e preferojnë aspak. Përtej preferencave, dimri njihet si stina ku viruse të ndryshme gripale prekin organizmin për shkak të motit të ftohtë.

Temperatura të cilat kanë shumë ndikim tek procese apo funksione të të gjithë trupit.

Ndiqni më poshtë të gjitha këshillat e ekspertëve mbi ndikimin e dimrit në organizëm.

I ftohti dhe truri

Nëse e keni pyetur veten a është i ftohti mirë për shëndetin e trurit tuaj, përgjigja është po.

Ekspertët thonë se, truri funksionon më mirë dhe më shpejt kur ndodhet në një ambient të ftohtë, në krahasim me të nxehtin.

Kështu që shëtitjet herë pas here jashtë ambienteve të mbyllura gjatë dimrit janë rifreskuese për trurin.

Djeg kaloritë

Gjatë periudhave të të ftohtit trupi harxhon më shumë energji për të mbajtur një temperaturë të balancuar trupi.

Për këtë arsye ju ndihmon që të digjni më shumë kalori e të dobësoheni.

Largon alergjitë

Nëse keni alergji nga mjedisi i jashtëm, gjatë dimrit nuk keni pse të shqetësoheni.

Polenet, lulet apo pemët gjatë dimrit nuk janë aspak prezente, ndaj ju mund të dilni e të shëtisni të qetë kudo që dëshironi.

Kundër inflamacionit

Nëse vuani nga fryrja e kyçeve, duarve apo e këmbëve, gjatë dimrit ky problem do të jetë më pak i pranishëm.

Kjo sepse temperaturat e ftohta e ndihmojnë organizmin që të qetësojë zonat ku po zhvillohet inflamacionit.

Flini më mirë

Temperatura e trupit është më e ulët gjatë kohës kur flini gjumë.

Gjatë verës procesi i uljes së temperaturës për të siguruar gjumë të mirë zgjat rreth dy orë, ndërsa në dimër kryhet shumë më shpejt.

I bën mirë lëkurës

Moti i ftohtë i bën mirë lëkurës sipas ekspertëve.

Temperaturat e ftohta ngushtojnë enët e gjakut që kalojnë në lëkurë dhe funksionojnë si një tonik natyral.

Sigurisht bëhet fjalë për temperatura të ftohta normale dhe jo për periudha të acarta të papërballueshme për trupin e njeriut./AgroWeb.org

Vendi

Arrestohet një person në Lipjan për ngacmim seksual

Published

on

Në Lipjan është arrestuar një person pasi dyshohet se në vazhdimësi ka ngacmuar një grua.

Sipas Policisë, rasti është raportuar më 29 korrik 2026, ndërsa pas konsultimit me prokurorin dhe inicimit të rastit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti po hetohet./A.K/

Continue Reading

Vendi

Arrestohet i dyshuari për dhunim në Mitrovicën e Veriut

Published

on

Në Mitrovicën e Veriut është arrestuar një person pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një viktimë të mitur.

Sipas Policisë, rasti është raportuar më 28 korrik 2026, ndërsa në konsultim me prokurorin viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor.

I dyshuari, pas inicimit të rastit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti po hetohet./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Disa raste të dhunës në familje në Komoran, Prishtinë, Kaçanik, Pejë dhe Gjakovë

Published

on

Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në komuna të ndryshme të vendit, ku janë përfshirë sulme fizike ndaj familjarëve.

Në Komoran, një person është arrestuar pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje verbale ka ushtruar dhunë fizike ndaj tre familjarëve të tij. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Në Prishtinë, një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.

Në Kaçanik, është raportuar se një grua ka pësuar në vazhdimësi dhunë nga bashkëshorti i saj. Pas intervistimit, palët janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Në Pejë, një grua ka raportuar dhunë të vazhdueshme nga djali i saj. I dyshuari është arrestuar, por më pas është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa viktima është dërguar në një shtëpi të sigurt.

Ndërkohë, në Gjakovë, një person është arrestuar pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje familjare ka sulmuar fizikisht vëllain e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit./A.K/

Continue Reading

lajme

U përmbyll me sukses Akademia Verore “Karrierë, Inovacion dhe Punësim” në kuadër të Global UBT Fest 2026

Published

on

By

Qendra e Karrierës në UBT përmbylli me sukses Akademinë Verore “Karrierë, Inovacion dhe Punësim”, një aktivitet i organizuar në kuadër të Global UBT Fest 2026, i cili solli së bashku studentë, ekspertë dhe përfaqësues të kompanive për të diskutuar mbi zhvillimin profesional dhe mundësitë që ofron tregu modern i punës.

Përgjatë akademisë, studentët morën pjesë në ligjërata, prezantime dhe diskutime interaktive, ku u trajtuan tema të rëndësishme që lidhen me ndërtimin e karrierës, zhvillimin e aftësive profesionale, trendet bashkëkohore të punësimit, si dhe mundësitë për praktikë profesionale dhe punësim në kompani vendore e ndërkombëtare.

Një vlerë e veçantë e këtij aktiviteti ishte pjesëmarrja e kompanive partnere LinkPlus IT, Foleja Group, PwC Kosova dhe Coca-Cola HBC Kosova, të cilat prezantuan përvojat e tyre, ndanë praktikat më të mira të industrisë dhe informuan studentët për kërkesat e tregut të punës, kompetencat më të kërkuara dhe mundësitë konkrete për zhvillim profesional.

Akademia Verore shërbeu si një platformë e rëndësishme për lidhjen e studentëve me industrinë, duke krijuar mundësi për rrjetëzim, shkëmbim përvojash dhe orientim profesional. Përmes bashkëpunimit të ngushtë me partnerët e sektorit privat, UBT vazhdon të fuqizojë urën ndërmjet arsimit dhe tregut të punës, duke i përgatitur studentët për sfidat dhe mundësitë e ekonomisë moderne.

Continue Reading

Të kërkuara