

Published
3 years agoon
By
UBT newsEkzema, e njohur gjithashtu si dermatiti, është një gjendje e zakonshme inflamatore e lëkurës.
Ajo shpesh shoqërohet me shenja në lëkurë, skuqje apo kruarje të cilat kthehen në një problem të vërtetë për personin që i përjeton ato.
Ekzema duket ndryshe për çdo person, por mund të përjetoni njolla të lëkurës së thatë me luspa, gunga të vogla të ngritura dhe kruajtje të rëndë.
Kjo mund të ndodhë në disa pjesë të vogla ose mund të përhapet gjerësisht në të gjithë trupin.
Një gjendje që lidhet ngushtë edhe me kushtet atmosferike pasi lëkura është nga pjesët e para të trupit që preket nga temperaturat.
Tanimë që jemi në kulmin e ekstremeve të temperaturave me siguri që këto shqetësime të lëkurës i ndjeni shpesh nëse vuani nga ekzema.
Si e ndikon i ftohti ekzemën?
Ka disa variante të ekzemës është ai i dermatitit alergjik dhe dermatitis irritues i shkaktuar nga kontakti me diçka që e acaron lëkurën. Gjatë dimrit ndodh shpesh që të kaloni nga ai ngrohti në të ftohtë dhe anasjalltas. Këto temperature për lëkurën ndihen si ekstreme dhe reagimi i saj është i menjëhershëm.
Kështu lëkura fillon të shfaqe ose përkeqësojë gjendjen e saj.
Sikur të mos mjaftonte kjo, disa njerëz përjetojnë simptoma të përkeqësuara të ekzemës nga pluhuri rreth tyre.
Në dimër ambientet e mbyllura e të paajrosura mirë mund të kthehen në një problem.
Një faktor tjetër ndikues është mungesa e vitaminës D gjatë dimrit, të cilën disa studime e kanë lidhur me përkeqësim të ekzemës.
Gripi, infeksionet apo inflamacionet e ndryshme gjithashtu lidhen me dermatitin pasi sheqetësojnë sistemin imunitar në përgjithësi.
Çfarë duhet të bëni?
Edhe pse ndodhemi në dimër dhe i ftohti mund ta përkeqësojë gjendjen e lëkurës tuaj fare lehtë, duhet të bëni kujdes edhe nga ngrohja e tepërt.
Evitoni tharjen e lëkurës dhe të ajrit nga ngrohësit e ambientit.
Sigurohuni që shtëpia juaj të mos jetë e mbinxehur dhe blini paisje që mbajnë lagështinë në parametrat e duhura.
Kur bëni dush, kini parasysh që uji duhet të jetë i vakët dhe jo i nxehtë dhe evitoni veshjet shumë të rënda.
Kjo pasi trupi drejsitet dhe mund të përjetoni irritime e përkeqësim të gjendjes.
Shoqata Kombëtare e Ekzemës në SHBA, këshillon të vishni disa shtresa me rroba duke bërë kujdes që këto materiale të jenë pambuk ose mëndafsh./AgroWeb.org
Shëndeti
Ushqimet më të mira për rigjenerimin e qelizave
Published
51 minutes agoon
August 20, 2025By
UBT News
Trupi i njeriut është në gjendje të rigjenerohet në mënyrë natyrale dhe në intervale të caktuara. Lëkura rigjenerohet në 30 ditë, ndërsa rruazat e kuqe të gjakut në katër muaj.
Trupi shkarkon 50 miliardë qeliza, kjo aftësi rigjeneruese e trupit ka frymëzuar shkencëtarët në gjetjen e kurave për sëmundje të ndryshme dhe lëndime të gjymtyrëve. Superfuqia e organizmit i ka dhënë jetë Mjekësisë Rigjeneruese që synon të luftojë inflamacionin që ndodh në trup duke garantuar shëndetin.
Mjekësia Rigjeneruese bazohet tek një regjim i shëndetshëm ushqimor falë të cilit qelizat rigjenerohen më lehtë dhe inflamacioni zhduket shpejt.
Lidhja mes inflamacionit dhe rigjenerimit të qelizave
Inflamacioni shfaqet kur trupi pëson lëndim të caktuar, ai shkatërron qelizat dhe këto të fundit nuk e përfundojnë procesin e rigjenerimit. Për t’u ardhur në ndihmë qelizave, njeriu duhet të hajë ushqimet e duhura, siç janë frutat dhe perimet.
Njeriu mund ta dallojë lehtë nëse një ushqim lufton inflamacionin bazuar në ngjyrën që ka. Rregulli është që pjata e një vakti duhet të jetë e ylbertë. Ushqimet me ngjyrë portokalli si karrotat, janë të pasura me vitaminë A. Kjo vitaminë i vjen në ndihmë rigjenerimit të mushkërive e lëkurës. Ushqimet e gjelbra nga ana tjetër janë të pasura me kompleksin e vitaminave B, ndërsa ato të kuqet përmbajnë vitaminën C dhe antioksidantë.
Frutat e pyllit
Të pasura me antioksidantë e vitamina që zhdukin inflamacionin, mbështesin procesin e riparimit të qelizave. Ato përmirësojnë funksionin e mëlçisë dhe zbusin dhimbjet e kyçeve.
Produktet e detit
Janë thelbësore për shëndetin se përmbajnë acide yndyrore që luftojnë inflamacionin. Ushqimet që na ofron deti i bëjnë mirë shëndetit të trurit dhe zemrës.
Brokoli
Kjo perime është e pasur me substanca që luftojnë inflamacionin, mbështesin mëlçinë dhe gjithë procesin rigjenerues të trupit, është një perime e mirë për pastrimin e organizmit nga toksinat.
Xhenxhefili
Ky zhardhok pikant është një mik i mirë për shëndetin. Ai e lufton inflamacionin që në fillim dhe i jep krahë procesit natyral të rigjenerimit.
Arrorët dhe farat
Janë të pasur me acide yndyrore dhe proteina. Përveç mbështetjes për procesin e rigjenerimit të ndihmojnë për humbjen e kileve. Arrat, bajamet, farat e linit janë të shkëlqyera kundër inflamacionit.
Kërpudhat
Substancat e kërpudhave janë të mira për të mbrojtur qelizat e mëlçisë nga inflamacioni e pastruar organizmin në mënyrë natyrale. Kini parasysh që natyra e ka pajisur njeriun me instrumentat e duhur për të luftuar sëmundjet dhe për të jetuar shëndetshëm.
Shëndeti
Studimi: Një stërvitje e vetme mund të ndihmojë trupin të luftojë qelizat kancerogjene
Published
2 hours agoon
August 20, 2025By
UBT News
Një studim i ri nga Edith Cowan University tregon se edhe një seancë stërvitjeje, qoftë me pesha apo HIIT, mund të ndihmojë trupin të mbrohet nga kanceri.
Studiuesit zbuluan se një stërvitje e vetme rriti nivelin e myokine-ve, proteina të lëshuara nga muskujt gjatë ushtrimeve, të cilat mund të frenojnë rritjen e qelizave kancerogjene. Tek të mbijetuarat e kancerit të gjirit, kjo ndikoi në uljen e rritjes së qelizave deri në 30%.
Myokine-t u matën para, menjëherë pas dhe 30 minuta pas stërvitjes, duke treguar rritje të qëndrueshme pavarësisht llojit të ushtrimit. Studiuesit theksuan se aktiviteti fizik mund të veprojë si ilaç, duke përmirësuar jo vetëm kondicionin, por edhe duke ofruar mbrojtje biologjike kundër kancerit.
Ndërtimi i muskujve dhe ulja e yndyrës përmes stërvitjes së vazhdueshme mund të ulë inflamacionin, një faktor kryesor në përparimin dhe rikthimin e kancerit. Ndërsa dieta vetëm nuk prodhon proteina mbrojtëse apo nuk ul shenjat inflamatore, ushtrimi fizik është një pjesë kyçe e kujdesit kundër kancerit.
Shëndeti
Uji i oksigjenuar dhe zbardhja e dhëmbëve: Çfarë thonë ekspertët?
Published
6 hours agoon
August 20, 2025By
UBT News
Dhëmbë më të bardhë në shtëpi, pa rreziqe. Peroksidi i hidrogjenit, i njohur si ujë i oksigjenuar, është agjent natyral me veti dezinfektuese dhe antibakteriale. Ai përdoret për pastrimin e plagëve dhe parandalimin e infeksioneve. Por, a është efektiv kur bëhet fjalë për zbardhjen e dhëmbëve?
Platforma si YouTube e TikTok promovojnë përdorimin e ujit të oksigjenuar në kushte shtëpie për zbardhjen e dhëmbëve. Burimet mjekësore të besueshme, si Healthline, theksojnë se shumica e produkteve komerciale të zbardhjes së dhëmbëve përmbajnë peroksid hidrogjeni në përqendrim më të lartë se sa solucionet e thjeshta të blera në farmaci.
Sipas Journal of Clinical Dentistry, nuk ekziston një studim që të vlerësojë efektin e shpëlarjes së gojës me peroksid hidrogjeni në mënyrë direkte.
Megjithatë, disa studime mbi pasta dhëmbësh që përmbajnë peroksid tregojnë rezultate pozitive. P.sh një studim zbuloi se pasta me sodë buke dhe 1% peroksid hidrogjeni i bëri dhëmbët më të bardhë krahasuar me pastat tjera standarde.
Rregulla të sigurisë për përdorimin e ujit të oksigjenuar:
▪ Zgjidhni solucion të holluar 1.5% ose 3% për të shmangur irritimin e mishit të dhëmbëve dhe ndjeshmërinë dentare.
▪ Një mënyrë e sigurt është të shpëlani gojën me ujë të oksigjenuar për disa sekonda para se të lani dhëmbët.
▪ Për një efekt më të thellë, përzieni 2 lugë çaji peroksid hidrogjeni me 1 lugë çaji sodë buke për të krijuar një pastë të butë. Pastroni dhëmbët me kujdes dhe kufizoni përdorimin në një herë ose dy herë në javë.
Kujdes!
Përdorimi i tepërt ose me përqendrim të lartë mund të dëmtojë smaltin dhe të shkaktojë irritim të mishit të dhëmbëve.
Konsultimi me dentistin para përdorimit të rregullt të ujit të oksigjenuar është gjithmonë i rekomanduar.

Një studim i publikuar në revistën Microbial Cell tregon se kafeina aktivizon një mekanizëm të lashtë biologjik të quajtur AMPK, që studiuesit e njohin si “butoni i jetëgjatësisë”.
Ky mekanizëm funksionon si një roje energjie: kur qelizat ndihen të lodhura, të dëmtuara apo nën stres, AMPK ndizet për t’i rikthyer në ekuilibër, për të riparuar ADN-në dhe për t’i ndihmuar të mbijetojnë më gjatë.
Është e mrekullueshme të mendosh se ky proces nuk është diçka e rastësishme. I njëjti mekanizëm aktivizohet kur ushtrohemi, kur agjërojmë apo kur ndjekim një mënyrë jetese të shëndetshme.
Ja ku futet kafeja, si një rrugë e ëmbël dhe e këndshme për të ndezur këtë çelës biologjik që lidhet me jetëgjatësinë. Nuk është për t’u habitur që media ndërkombëtare e ka cilësuar këtë zbulim si një nga historitë më intriguese të vitit:
“Filxhani yt i kafesë ndez një mekanizëm të lashtë jetëgjatësie”, shkruan ScienceDaily, ndërsa New York Post paralajmëron me një ton provokues: “Kafeja mund t’ju ndihmojë të qëndroni të rinj – por ka një kusht”.
Ky kusht është ekuilibri, ashtu si çdo gjë tjetër, edhe kafeina ka dy anët e saj. Nga njëra anë, i bën qelizat më rezistente ndaj plakjes, nga ana tjetër, mund t’i shtyjë të ndahen më shpejt edhe kur nuk janë gati, duke rritur rrezikun e dëmtimeve. Është një lojë e hollë mes mbrojtjes dhe rrezikut, që e bën kafenë edhe më interesante: një pije që flet me gjuhën e qelizave tona dhe luan me kohën në mënyra të padukshme.
Ky është shpjegimi pse kafeja nuk është thjesht një pije, por metaforë e gjallërisë, rinisë dhe përjetësisë. Një filxhan që e ndajmë me veten ose me të tjerët, por që në thelb është një përqafim i vogël i jetës. Dhe ndoshta tani, pasi e dimë sekretin e saj shkencor, çdo mëngjes me kafe bëhet edhe më i çmuar.

Top destinacionet ku njerëzit zhvendosen për të jetuar më mirë

Asani, sulmuesi i Kombëtares prezantohet te klubi legjendar

Ushqimet më të mira për rigjenerimin e qelizave

Zeniti gjobitet për fyerjet e tifozëve ndaj Dakut

UBT në mesin e 5 institucioneve finaliste në botë për çmimet Triple E

Studimi: Një stërvitje e vetme mund të ndihmojë trupin të luftojë qelizat kancerogjene

Zbulohet arsyeja pse Princi William refuzon pajtimin me Princin Harry

Guardiola zbulon se ku e sheh veten pas katër vjetësh

Apple po teston integrimin e Touch ID në Apple Watch
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT organizon debat rreth zgjerimit të BE-së dhe ruajtjes së vlerave evropiane
-
Lajmet nga UBT3 months ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës
-
Lajmet nga UBT3 months ago
UBT rilicencohet nga MAShTI për ofrimin e arsimit profesional në katër drejtime të rëndësishme shëndetësore
-
Lajmet nga UBT3 months ago
UBT organizoi Akademi Përkujtimore në nder të Prof. Dr. Naser Kamberit