Lajmet

Si ndikon ankthi tek luhatja e peshës?

Çrregullimet e ankthit kanë një sërë efektesh në trurin dhe trupin tuaj.

Published

on

Ankthi mund të shkaktojë shtim në peshë duke prishur rutinën e gjumit, ngrënies, stërvitjes, si dhe duke ndikuar tek hormonet që lidhen me stresin.

Por gjithashtu ju mund të humbisni peshë në mënyrë të paqëllimshme duke harruar dhe anashkaluar vaktet tuaja.

Si shkakton ankthi humbje të peshës?

Studimet tregojnë se që kjo mund të jetë për shkak të rritjes së metabolizmit gjatë periudhave të larta të ankthit dhe disa ilaçeve kundër ankthit që shkaktojnë humbje peshe si efekt anësor.

Mund të përshpejtojë metabolizmin tuaj!

Sipas ekspertëve, ankthi mund t’ju ​​bëjë të shpenzoni më shumë energji, që do të thotë se ju do të digjni më shumë nga energjia që trupi juaj ruan në rezervat yndyrore. Kjo mund të çojë në humbjen e peshës.

Disa ilaçe kundër ankthit mund të shkaktojnë humbje peshe

Në një studim, ku AgroWeb.org u mbështet, tregoi se disa ilaçe kundër ankthit, si efekt anësor shkaktuan të humbje peshës, pas një periudhe të gjatë përdorimi.

Gjithsesi është mirë të flisni me mjekun tuaj, nëse ilaçet e sugjeruara po ndikojnë në peshën tuaj.

Mund të heqë oreksin

Një kërkim tregoi se trupi gjatë periudhave stresuese, prodhon një hormon të quajtur kortikotropina, i cili mund të largojë dëshirën për të ngrënë.

Ndërkohë që ju konsumoni më pak, metabolizmi juaj punon më shpejt dhe kjo mund të çojë në humbje të peshës.

Si shkakton ankthi shtim të peshës?

Ankthi ndikon tek cilësia e gjumit! Kjo gjendje mund t’jua prishë gjumin dhe kur nuk flini mjaftueshëm, ju do të ndiheni më të lodhur por gjithashtu edhe të uritur.

Të dyja këto mund të bëjnë që ju të konsumoni ushqime jo të shëndetshme dhe të digjni më pak kalori, gjë që sigurisht çon në shtim të peshës.

Mund të shkaktojë rritje të kortizolit

Kortizoli është një hormon që lidhet me ngushtë stresin dhe bën që trupi juaj të prodhojë sheqer. Shkencëtarët besojnë se trupi çliron kortizol kur ne përjetojmë nivele të rritura të stresit ose ankthit. Kur trupi juaj vëren se jeni të stresuar, mendon se keni nevojë për më shumë energji, prandaj kërkon të prodhojë më shumë sheqer. Kjo mund të shkaktojë dëshirë të shtuar për ushqime të ëmbla, gjë që ndikon në peshën tuaj.

Ankthi mund ta bëjë më të vështirë marrjen e vendimeve

Sipas ekspertëve, njerëzit me ankth mund ta kenë të vështirë të marrin vendime, si përshembull se çfarë të hanë. Kjo gjë mund t’i drejtojë ata tek ushqimet jo të shëndetshme.

Ankthi mund të bëjë që njerëzit të shpërqendrohen, duke i kushtuar më pak vëmendje asaj që po hanë ose sa po hanë.

Mund ta keni më të vështirë të kryeni aktivitet fizik

Aktiviteti fizik mund t’ju ​​ndihmojnë të humbni peshë dhe t’ju ​​qetësojë. Por kur ndiheni të shqetësuar, kjo mund të jetë gjëja e fundit që ju pëlqen të bëni./AgroWeb.org

Vendi

Mbi 100 gramë kokainë dhe marihuanë kapen në Vërmicë

Published

on

Dogana e Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka zbuluar dy raste të substancave narkotike gjatë kontrolleve në Pikën Kufitare të Vërmicës.

Në rastin e parë, gjatë kontrollit të një automjeti që po hynte në Kosovë, janë gjetur 104.90 gramë substancë e dyshuar si kokainë, e fshehur në çantën personale të një udhëtari.

Ndërkaq, në rastin e dytë janë zbuluar 5.53 gramë substancë e dyshuar si marihuanë, e fshehur në bagazhin e një automjeti. Gjatë kontrollit është gjetur edhe një thikë kuzhine e padeklaruar.

Rastet janë proceduar për hetime të mëtejshme nga autoritetet kompetente.

/A.K/

Continue Reading

Vendi

Mbyten dy vajza të mitura në Tale

Published

on

By

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në plazhin e Tales, ku dy vajza të mitura, të moshës 11 dhe 9 vjeçe, janë mbytur në det.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, tragjedia ka ndodhur rreth orës 12:50. Pas marrjes së informatës, zyrtarët policorë kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe, në bashkëpunim të ngushtë me pushuesit e tjerë, kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupave të pajetë në breg.

“Në bashkëpunim me pushuesit, është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupave të pajetë në breg“, thuhet në njoftimin e policisë.  /E.A/

Continue Reading

Vendi

Dyshime për cilësinë: Bllokohen mbi 1 mijë e 400 infuzione në Spitalin e Mitrovicës

Published

on

By

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se ka bllokuar përkohësisht 1,432 njësi të një produkti mjekësor në Spitalin Rajonal “Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, pas dyshimeve se ai mund të mos jetë brenda specifikave të kërkuara të cilësisë.

Bëhet fjalë për infuzionet e llojit Compound Sodium Lactate (500 ml). Alarmi u ngrit fillimisht nga farmacistja përgjegjëse e spitalit, gjë që vuri në lëvizje Inspektoratin Farmaceutik dhe Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM).

Pas një inspektimi të dytë të kryer më 17 qershor, autoritetet urdhëruan bllokimin e menjëhershëm të këtij kontingjenti deri në pranimin e rezultateve nga analizat laboratorike. ShSKUK ka njoftuar opinionin publik se ky është një masë parandaluese dhe se mbetet e përkushtuar për të garantuar sigurinë e plotë të pacientëve dhe cilësinë e barnave nëpër spitalet publike. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

KQZ gati për rezultatet përfundimtare: Përfundon rinumërimi i 185 vendvotimeve

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përmbyllur zyrtarisht procesin e rinumërimit për të gjitha 185 vendvotimet e kontestuara. Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, procesi ka përfunduar sot në orën 12:00 dhe të dhënat e reja tashmë janë përditësuar në platformën zyrtare të rezultateve.

Me këtë hap, KQZ-ja ka mbyllur teknikisht të gjitha aktivitetet e administrimit të votave dhe është gati për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit.

Megjithatë, përpara shpalljes zyrtare, duhet të respektohen afatet ligjore për ankesat e mundshme. Elezi sqaroi se sot përfundon afati për ankesat lidhur me administrimin e numërimit nga dita e mërkurë (17 qershor), ndërsa po ashtu do të pritet nëse do të ketë ankesa për procesin e rinumërimit të përmbyllur sot.

Për më tepër, para se të procedohet tutje, KQZ-ja do të kërkojë një konfirmim zyrtar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për të vërtetuar nëse ka ndonjë ankesë tjetër ende në shqyrtim.

Në fund, Qendra e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) do të hartojë një raport të detajuar për gjetjet në secilin prej 185 vendvotimeve. Ky raport synon të konfirmojë se procesi i parë i numërimit nëpër komuna është zhvilluar me saktësi dhe në përputhje të plotë me vullnetin e shprehur të qytetarëve, raporton Ekonomia Online. /Ekonomia Online/ /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara