Lajmet

Si ndikojnë mediat digjitale në marrëdhëniet tona?

Published

on

Njerëzit ndërveprojnë në mediat sociale, platformat online dhe me chatbots. Këto marrëdhënie ndikojnë gjithnjë e më shumë në mënyrën si i drejtojmë marrëdhëniet në jetën reale.

Kur përdorim mediat sociale, nevojat luajnë rol të rëndësishëm. Përveç arsyeve praktike si kërkimi i informacionit apo argëtimi, ajo që na motivon më shumë është dëshira për të krijuar marrëdhënie. Aktualisht janë po hulumtohet për ndikimin që kanë këto marrëdhënie dhe mënyra se si ne i ndërtojmë marrëdhëniet në internet, në jetën tonë reale.

Psikologia sociale Johanna Lisa Degen nga Universiteti i Flensburgut është një nga shkencëtaret që studion në thellësi krijimin e marrëdhënieve digjitale në mediat sociale, platformat e tyre dhe chatbots. Në kërkimet më të fundit psikologjike, për të përshkruar këtë fenomen përdoret termi “parasocialitet”.

Kështu quheshin marrëdhëniet e njëanshme mes fansave dhe yjeve të preferuar prej tyre. Sot, ekziston një spektër më i gjerë i parasocialitetit në internet.

Spektër i gjerë i krijimit të marrëdhënieve në internet

Johanna Lisa Degen përfshin në termin parasocialitet, p.sh marrëdhënie të krijuara përmes shërbimeve të mesazheve a aplikacioneve për takime.

Kjo përfaqëson “pothuajse gjysmën e të gjitha marrëdhënieve të krijuara në pesë vitet e fundit”.

Tema e xhelozisë në internet hyn në spektrin e parasocialitetit. Kjo ka të bëjë, p.sh me sa akses ka dikush në të dhënat e partnerit. A është pëlqimi i fotove të njerëzve të tjerë në internet apo ndjekja e tyre në rrjetet sociale?

Mënyra si e prezantojmë veten në internet, duke e bërë gjithçka të bukur, tërheqëse dhe interesante—do të thotë që edhe në kulturën e takimeve në jetën reale, shumë gjëra janë të orientuara te performanca. Psikologia sociale Lisa Degen shpjegon se kjo shkon deri aty sa të thotë se disa njerëz përpiqen të mos përjetojnë orgazëm në jetën reale gjatë seksit, në mënyrë që të mos u gërvishten fytyrat.

Konfliktet zgjidhen më mirë në internet

Në ditët e sotme, jo vetëm takimet, por edhe marrëdhëniet familjare dhe miqësie organizohen përmes shërbimeve të mesazheve si WhatsApp ose platforma të tjera të mediave sociale. Pjesë të rëndësishme të marrëdhënieve transferohen në sferën digjitale. Një pasojë e kësaj është se konfliktet zgjidhen pak ballë për ballë dhe më shumë përmes WhatsApp-it.

Kjo na jep pak më shumë kohë dhe na lejon të arsyetojmë pa iu përgjigjur menjëherë personi tjetër. Shumë njerëz janë mësuar me këtë lloj komunikimi relacional dhe e shohin atë më të këndshëm sesa zgjidhja e një konflikti në jetën reale.

Kërkim relaksimi në mediat sociale

Një tjetër fenomen parasocial është se njerëzit kërkojnë e gjejnë relaksim në mediat sociale. Këto rrjete janë vend i sigurt në dispozicion, ku gjejnë përmbajtje të parashikueshme që i lejon të qetësohen dhe të zhyten në një atmosferë mirëqenieje. Kjo ka një ndikim në sjelljen tonë dhe aftësinë tonë për t’u vetërregulluar, shpjegon psikologia sociale Degen në një konferencë shtypi të Shoqatës Gjermane për Mjekësinë Psikosomatike dhe Psikoterapi Mjekësore.

Pranohet fitimi i parave në marrëdhëniet digjitale

Marrëdhëniet digjitale mund të jenë të njëanshme, p.sh kur ndiqni njerëz me ndikim, influencer, dhe merrni pjesë në jetën e tyre.

Që ka një interes ekonomik pas këtyre marrëdhënieve konsiderohet gjithashtu gjithnjë e më shumë normale.

Shumë e demonstrojnë besnikërinë duke thënë: “Sigurisht që do t’i blej edhe unë produktet, sepse dua ta mbështes këtë person.”

Kjo është ajo që ka zbuluar në kërkimin e saj psikologia sociale Degen. Ajo paralajmëron se po mësohemi me faktin se në marrëdhëniet shoqërore mund të luajnë edhe interesat ekonomike.

Konkurrenca midis marrëdhënieve digjitale dhe reale

Sado të këndshme që janë marrëdhëniet digjitale, konkurrojnë për kohën dhe emocionet me marrëdhëniet e jetës reale. Psikologët paralajmërojnë se kemi të njëjtat pritshmëri në marrëdhëniet e jetës reale si në ato digjitale. Kjo do të thotë që ne presim që marrëdhëniet reale të jenë në dispozicion, absolutisht të paraqitshme, të pandryshueshme dhe të mos na sfidojnë ose të mos na përballin me opinione të kundërta. /DW/

Vendi

Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në seancë të jashtëzakonshme për Ligjin e Speciales

Published

on

By

Deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen sot në orën 09:00 në një seancë të jashtëzakonshme, ku pika kryesore e rendit të ditës është votimi i Ligjit për Specialen.

Ky zhvillim vjen pas mbledhjes së Komisionit për Legjislacion, e cila është caktuar për orën 08:00 për të shqyrtuar këtë projektligj në lexim të parë.

 

Continue Reading

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara