Teknologji

Si mund ta karikoni telefonin katër herë më shpejt?

Published

on

Karikuesi i telefonit është pajisja që përdoret për të ngarkuar baterinë e telefonit, duke siguruar energjinë elektrike që i nevojitet për funksionim. Karikuesit mund të jenë të ndryshëm në varësi të llojit të telefonit dhe teknologjisë që përdor. Si proces mund të zgjasë deri në katër orë që të karikohet një telefon nga 0% deri në 100% e duke marrë parasysh fakin se sa shumë të varur jemi nga telefonat, këto katër orë mund të duken të pafundme.

Ekspertët e teknologjisë, kanë zbuluar një metodë që karikon telefonin tuaj më shpejt dhe mund të karikohet deri në 90% brenda një kohë të shkurtër.

Ekspertët sugjerojnë që në momentin që karikoni telefonin, vendoseni atë në “Airplane Mode” dhe në këtë mënyrë cdo aplikacion që harxhon batërinë do të ndalojë dhe si pasojë telefoni do të karikohet më shpejt.

Gjithashtu, një tjetër gjë që mund të bëni është se pasi të aktivizoni “Airplane Mode”, shkoni tek opsioni i baterisë dhe aktivizoni “Low Battery Mode” dhe si pasojë shpejtësia e karikimit do të rritet. /UBT News/

Automobilizëm elektrikë

Këto janë veturat elektrike dhe hibride me bateritë më të qëndrueshme

Published

on

Platforma suedeze e ankandeve të automjeteve Kvdbil ka kryer një hulumtim mbi gjendjen e baterive të më shumë se 1300 veturave elektrike dhe hibride plug-in të përdorura.

Rezultatet tregojnë se tetë nga dhjetë automjete janë ende në gjendje të shkëlqyer, sipas testimeve të “gjendjes së shëndetit të baterisë” (SOH – State of Health), që mat se sa kapacitet ka mbetur në krahasim me një bateri të re.

Sipas raportit të publikuar nga Göteborgs-Posten, shumica e makinave elektrike të përdorura ruajnë mbi 90% të kapacitetit fillestar të baterisë, edhe pas disa vitesh përdorimi.

Drejtuesi i testimit, Martin Reinholdsson, theksoi se ky rezultat është meritë e teknologjisë së përparuar të ftohjes dhe menaxhimit të temperaturës, që përdoret në paketat moderne të baterive.

Sipas tij, këto të dhëna rrëzojnë mitin se makinat elektrike të përdorura janë të pasigurta apo jo të qëndrueshme.

Për blerësit potencialë të automjeteve elektrike të përdorura, raporti thekson se Kia del si marka më e besueshme, duke arritur rezultatet më të larta si në kategorinë e hibrideve plug-in ashtu edhe në atë të veturave elektrike.

Hulumtimi konkludon se frika për degradimin e shpejtë të baterive është në masë të madhe e pabazuar. Në fakt, makinat elektrike të përdorura mund të jenë një zgjedhje e mençur ekonomike dhe ekologjike.

Reinholdsson shton se, përveç markës dhe modelit, zakonet e drejtuesit, kushtet klimatike dhe mosha e automjetit janë faktorë kyç për jetëgjatësinë e baterisë. Ai këshillon që:

të shmanget karikimi i shpeshtë mbi 80%,

të ruhet automjeti nga temperaturat ekstreme,

dhe të përdoren me kujdes karikuesit e shpejtë.

Nëse këto rregulla respektohen, kapaciteti i baterisë humbet vetëm disa për qind çdo vit.

Kvdbil nuk ka zbuluar listën e plotë të modeleve pas dhjetëshes më të mirë, por ka publikuar renditjet kryesore:

Top 10 hibride plug-in me bateritë më të mira:

Kia Sportage

Kia Optima

Volvo XC60

Kia Ceed

Volvo V60

Peugeot 3008

BMW 530e

Volkswagen Passat GTE

BMW X1

BMW 330e

Top 10 makina elektrike me bateritë më të mira

Kia EV6

Kia e-Niro

Tesla Model Y

Opel Mokka-e

Mazda MX-30

Audi Q4 e-tron

Fiat 500

Volvo XC40 Recharge

Citroën ë-C4

Volkswagen ID.4

Duke u bazuar në këto të dhëna, Kia del si lider i qartë në besueshmëri dhe qëndrueshmëri të baterive, ndërsa rezultatet në përgjithësi tregojnë se automjetet elektrike të përdorura janë shumë më të qëndrueshme sesa mendohej më parë. /A.Z/UBT News/

 

 

Continue Reading

Teknologji

Google njofton planin më të madh të investimeve në Gjermani

Published

on

Google pritet të prezantojë projektin e saj më të madh të investimeve në Gjermani në një konferencë të përbashkët me Ministrin gjerman të Financave, Lars Klingbeil.

Sipas njoftimeve, plani përfshin ndërtimin e infrastrukturës dhe qendrave të reja të të dhënave, si dhe zhvillimin e projekteve inovative për përdorimin e energjive të rinovueshme.

Google synon të zgjerojë praninë e saj në qytetet Mynih, Frankfurt e Berlin, duke forcuar kapacitetet teknologjike dhe pozicionin në Evropë.

Detajet e plota pritet të bëhen publike më 11 nëntor, gjatë konferencës për shtyp ku do të marrë pjesë ministri Klingbeil. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Teknologji

Google Maps përforcohet me AI-në Gemini

Published

on

Google Maps do të fuqizohet nga asistenti i AI-së, Gemini, duke ofruar një “përvojë bisedore dhe drejtimi pa duar”.

Sipas kompanisë, përdoruesit do të ndihen sikur kanë një mik të ditur në ulësen e pasagjerit që i ndihmon të arrijnë destinacionin me besim.

Gemini mund të përgjigjet në pyetje komplekse, të shtojë ngjarje në kalendarin Google dhe madje të raportojë ndërprerje trafiku vetëm me zërin tuaj. Këto veçori do të lansohet gradualisht në Android dhe iOS në SHBA.

Udhëzimet në Maps gjithashtu përmirësohen me pika referimi, të cilat shfaqen edhe në hartë, duke ju udhëhequr më qartë, për shembull: “kthehuni djathtas pas restorantit Thai Siam”.

Përdoruesit mund të përdorin kamerën për të identifikuar vende rreth tyre – restorante, kafene, dyqane ose monumente – dhe të bëjnë pyetje në stil bisedor, duke marrë përgjigje falë kombinimit të aftësive Gemini dhe njohjes së Google Maps.

Kjo veçori e re e Lens do të lançohet gradualisht më vonë këtë muaj në SHBA për Android dhe iOS. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Lajmet

Një kontribut shkencor për ruajtjen e trashëgimisë inxhinierike në Kosovë – Publikohet artikulli i profesorëve të UBT-së, Naser Morina dhe Hazir Çadraku

Published

on

Një studim i ri i realizuar nga profesorët Naser Morina dhe Hazir Çadraku, nga Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës në UBT, është publikuar në revistën ndërkombëtare SSRG International Journal of Civil Engineering (Volume 12, Issue 10, October 2025), duke shënuar një tjetër hap të rëndësishëm në zhvillimin profesional dhe kërkimin shkencor të këtij institucioni.

Punimi me titull: “Structural Condition Assessment and Strengthening of the Reinforced Concrete Arch Bridge”, trajton një temë të rëndësishme për sigurinë infrastrukturore – analizën strukturore, vlerësimin e gjendjes aktuale dhe metodat bashkëkohore të përforcimit të urave me hark prej betoni të armuar.

Ky studim bazohet në analiza të avancuara numerike, inspektime vizuale dhe testime joshkatërruese të një ure të rëndësishme në rrugën kombëtare N2, Prishtinë–Blacë, duke theksuar rëndësinë e mirëmbajtjes dhe rehabilitimit të urave ekzistuese për të siguruar jetëgjatësi dhe qëndrueshmëri strukturore.

Sipas rezultateve, ura e ndërtuar në vitin 1967 paraqet dëmtime të konsiderueshme në mbistrukturë dhe nënstrukturë, për shkak të faktorëve si:

  • degradimi i betonit dhe korrozioni i armaturës,
  • mbingarkesat nga trafiku,
  • mungesa e mirëmbajtjes dhe drenazhimit adekuat,
  • lëvizjet e terrenit përreth themeleve.

Autorët kanë zhvilluar strategji të detajuara për rikthimin e kapacitetit mbajtës dhe përforcimin e elementeve konstruktive, në përputhje me standardet bashkëkohore evropiane (Eurocodes), duke kontribuar në ruajtjen e trashëgimisë inxhinierike dhe përmirësimin e sigurisë publike.

Ky botim përbën një kontribut të vlefshëm shkencor e praktik, që ndihmon profesionistët e fushës në planifikimin e ndërhyrjeve në strukturat ekzistuese dhe promovon qasjen moderne të inxhinierisë rehabilituese.

Publikuar në: SSRG International Journal of Civil Engineering, Volume 12 Issue 10, 230-236, October 2025

Continue Reading

Të kërkuara