Shëndet

Si manifestohet Delta te fëmijët?

Published

on

Javëve të fundit, Kosova po regjistron rritje të rasteve me koronavirus, teksa varianti Delta – që është variant më ngjitës – është bërë variant dominues i koronavirusit. Në baza ditore, Ministria e Shëndetësisë raporton se ky variant po prekë edhe fëmijët dhe adoleshentët.

Vetëm më 24 gusht, 45 persona të grupmoshës 0-9 vjeç u infektuan me koronavirus si dhe 200 të tjerë të grupmoshës 10-19 vjeç. Për shkak të infektimit me COVID-19, më 24 gusht, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar raportoi se në Klinikën e Pediatrisë po trajtohen nëntë pacientë.

Nga varianti fillestar i koronavirusit, por edhe variantet pasuese, fëmijët duket se ishin “imunë” ndaj COVID-19, në kuptimin që, pavarësisht se infektoheshin, ata në të shumtën e rasteve manifestonin simptoma të buta ose ishin asimtomaptik.

Por, varianti Delta duket se ka ndryshuar situatën.

Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara (CDC), përderisa një person i infektuar me variantin fillestar të koronavirusit infektonte dy persona, me variantin Delta, një person i infektuar e transmeton virusin te pesë e më shumë persona.

Personat e pavaksinuar janë kryesisht ata që po infektohen me variantin Delta. Dhe në shumë vende të botës, autoritetet kanë autorizuar që personat mbi 12 vjeç të vaksinohen kundër koronavirusit. Në Kosovë, personat mbi 16 vjeç mund të imunizohen, ndërkaq vaksinimi për fëmijët e grupmoshës 12-15 bëhet “me prioritet dhe sipas indikacioneve shëndetësore”, ka thënë Ministria e Shëndetësisë më 16 gusht.

Simptomat e Deltës te fëmijët

Yale Medicine ka raportuar se kollitja dhe humbja e shijes janë simptoma më të rralla te njerëzit e infektuar me variantin Delta, derisa kokëdhimbja, dhimbja e fytit, rrjedhje nga hunda dhe temperatura janë simptomat kryesore të këtij varianti.

Por, te fëmijët, duket se simptomat janë më të ndryshme.

“Simptomat kryesore te fëmijët dhe adoleshentët duket se janë temperatura dhe kollitja, ndërkaq simptomat nazale, ato gastrointestinale dhe skuqjet ndodhin më rrallë”, thotë Dr. Michael Gross, shef mjekësor në spitalin Huntington, ka shkruar Healthline.

Pediatrja dhe ekspertja e sëmundjeve ngjitëse në Klinikën Mayo, Nipunie Rajapakse thotë se niveli i të infektuarve me variantin Delta te fëmijët dhe të rinjtë është i lartë.

“Gjëja më e rëndësishme që ne mund të bëjmë për të mbrojtur fëmijët që janë nën moshën 12-vjeçare, e që ende nuk mund të vaksinohen, është që të sigurohemi që sa më shumë njerëz që janë përreth tyre dhe që ndërveprojnë me ta, të jenë të vaksinuar. Çdokush mbi moshën 12-vjeçare duhet të vaksinohet për të mbrojtur veten, por edhe të tjerët, përfshirë edhe fëmijët nën 12 vjeç”, tha ajo për ueb-faqen e Klinikës Mayo.

Në Shtetet e Bashkuara, Akademia amerikane e Pediatërve, ka rekomanduar që të gjithë fëmijët mbi dy vjet të mbajnë maska, kur të kthehen në shkolla.

Por, dr. Jennifer Lighter, specialiste për sëmundje ngjitëse te fëmijët në Langone Health, tha se varianti Delta, pavarësisht se është më ngjitës “nuk duhet se është më i rrezikshëm për fëmijët sesa variantet tjera”.

Vaksinat për fëmijët

Në Shtetet e Bashkuara personat mbi 12 vjeç janë të lejuar që të marrin vaksinat kundër koronavirusit të Pfizer/BioNTech dhe Modernas.

Këto dy kompani farmaceutike veçse kanë nisur studimet e tyre për fëmijët nën 12 vjeç.

Në studimin e Pfizer/BioNTech janë përfshirë mbi 4.600 fëmijë nga 11 vjeç deri në gjashtë muaj, kanë thënë për CNN nga kompania Pfizer.

Ndërkaq, në studimin e kompanisë Moderna janë përfshirë rreth 6.700 fëmijë.

Por, përderisa të dalin rezultatet e këtyre studimeve për të parë nëse edhe fëmijët nën 12 vjet mund të imunizohen, arma më e mirë për t’u mbrojtur nga Delta, sipas ekspertëve, është kujdesi./REL

Shëndet

Ndotja e ajrit, armiku i fshehur i flokëve tuaj

Published

on

Ndotja e tepërt e ajrit ndikon në rënien e flokëve, duke e zvogëluar sasinë e proteinave specifike, të cilat nevojiten për rritjen e flokëve.

Për herë të parë, hulumtuesit kanë dëshmuar se disa substanca toksike të ajrit mund të dëmtojnë proceset kimike të qelizave, që nxisin rritjen e flokëve. Sipas shkencëtarëve, këto substanca mund të çojnë në rënie masive të flokëve.

Ekspertët, këshillojnë që pak këtij studimi, njerëzit duhet ta reduktojnë kohën e kaluar jashtë, në ambiente ku ka ndotje të madhe të ajrit, në mënyrë që ta shmangin rënien e flokut.

Hulumtimi është bërë duke ju referuar ajrit të ndotur nga makinat, industritë dhe ngrohjet e tjera, që prodhojnë tym.

Tanimë dihet se ajri i ndotur është gjithashtu shkaktar i shumë sëmundjeve të zemrës, të mushkërive dhe astmës.

Studimi është bërë nga një grup shkencëtarësh nga “The Future Science Research Centre” në Korenë Jugore. Eksperimenti është bërë në kushte laboratorike, duke përdorur qeliza të humanëve. Këto qeliza pasi janë ekspozuar ndaj disa substancave, që gjenden në ajrin e ndotur, niveli i proteinave, që e stimulojnë rritjen e flokut është zvogëluar dukshëm.

Shkencëtarët thonë se eksperimente të reja duhet të bëhen, për shkak se studimi është bërë në kushte laboratorike.

Ky studim është prezantuar në Kongresin Europian të Dermatologjisë dhe Venerologjisë në Madrid, dhe nuk është publikuar ende në asnjë revistë shkencore. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

8 shije që të sjellin gjumë të artë, ushqimet dhe pijet që qetësojnë trupin

Published

on

Gjumë i mirë është thelbësor për shëndetin: ndihmon në parandalimin e sëmundjeve kronike, ruan shëndetin e trurit dhe forcon sistemin imunitar. Për këtë arsye, rekomandohet të flini 7-8 orë pa ndërprerje çdo natë.

Shumë njerëz kanë vështirësi për të arritur këtë. Një mënyrë për të përmirësuar është zgjedhja e ushqimeve dhe pijeve para gjumit.

Disa nga më të efektshmet: bajamet, që përmbajnë magnez dhe vitaminë B që ndihmojnë në relaksim dhe përmirësojnë cilësinë e gjumit.

Gjeldeti, i pasur me triptofan, aminoacid që stimulon prodhimin e melatoninës dhe ndihmon të bini në gjumë; çaji i kamomilit, i njohur për efektin qetësues në trurin dhe për të reduktuar pagjumësinë.

Kivi, i pasur me serotoninë dhe antioksidantë që mbështesin ciklin natyror të gjumit dhe lëngu i qershisë , i cili përmban melatonin dhe ndihmon në relaksim. Peshku i yndyrshëm, si salmoni dhe tuna, përmban vitamina dhe acide yndyrore omega-3 që përmirësojnë gjumin, ndërsa arrat, dhe orizi i bardhë kanë gjithashtu veti qetësuese dhe stimuluese të melatoninës.

Ekspertët rekomandojnë që këto ushqime të konsumohen 2-3 orë para gjumit për të shmangur probleme të tretjes. Duhet evituar ushqimet e ëmbla, pikante, alkooli dhe kafeina pranë kohës së gjumit, pasi mund të pengojnë pushimin.

Megjithëse kërkime të mëtejshme janë të nevojshme për të konfirmuar efektet e sakta të këtyre ushqimeve, ato janë një ndihmë premtuese për një gjumë më të mirë dhe më të qetë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Intoleranca ndaj laktozës! Shkaqet, simptomat dhe si të lehtësohet?

Published

on

Intoleranca ndaj laktozës është një gjendje e zakonshme që shkakton shqetësime të stomakut, sepse trupi nuk e tret sheqerin e qumështit.

Nuk është kërcënuese për jetën dhe mund të shfaqet që nga fëmijëria ose më vonë.

Simptomat kryesore:

Dhimbje dhe gurgulim barku

Fryerje dhe gazra

Përzierje, diarre

Ndjesi e kruajtjes ose dhimbje pas konsumimit të qumështit

Shkaqet:

Mungesa e enzimit laktazë, i cili ndihmon në tretjen e laktozës në zorrën e vogël. Kjo mungesë mund të jetë e trashëguar ose e shkaktuar nga infeksione dhe sëmundje të zorrëve.

Diagnoza:

Test i qumështit (sfida e qumështit)

Test gjaku ose test frymëmarrjeje për hidrogjen

Teste gjenetike ose biopsi në raste të rralla

Si të lehtësohet?

Reduktoni konsumimin e produkteve të qumështit, provoni ushqime me pak laktozë (djathë i fortë, dhallë), zëvendësoni me produkte jo-qumështi, si qumështi soje, merrni suplemente laktazë për tretje të mirë, hani ushqime me kalcium natyral (perime me gjethe, brokoli)

Nuk ka shërim të plotë, menaxhimi bëhet duke kontrolluar dietën e kufizuar produktet që shkaktojnë shqetësim. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Këto sinjale tregojnë se keni alergji nga ushqimi

Published

on

Faktorët që ndikojnë në shfaqjen e alergjive nga ushqimet përfshijnë:

Obezitetin

Gjenetikën – gjenet e trashëguara mund të rrisin rrezikun për alergji.

Etninë – fëmijët aziatikë dhe ata me ngjyrë kanë rrezik më të lartë krahasuar me fëmijët e bardhë.

Dietën e dobët – mungesa e omega-3 dhe vitaminës D konsiderohet ndër faktorët kryesorë që ndikojnë në shfaqjen e alergjive.

Simptomat e zakonshme të alergjive ushqimore

Reaksionet alergjike nga ushqimi nuk shfaqen menjëherë pas ngrënies, në disa raste dalin edhe pas disa orësh.

Nëse dyshoni për alergji, kontrolloni nëse keni këto shenja:

1. Puçra dhe kruarje lëkure

Shfaqja e puçrave të kuq dhe kruarja e tyre është tregues i mundshëm alergjie. Mund të jetë reaksion nga kontakti me një substancë.

2. Kruarje në gojë

Kruarja e gjuhës apo e qiellzës mund të jetë shenjë e reagimit ndaj një ushqimi.

3. Përzierje, të vjella dhe dhimbje stomaku

Nëse trupi reagon menjëherë me përzierje apo të vjella, mund të jetë alergji ose edhe helmim ushqimor.

4. Enjtje e gojës, gjuhës apo fytyrës

Enjtja e fytit është e rrezikshme, pasi mund të bllokojë frymëmarrjen. Në këtë rast kërkohet trajtim urgjent.

5. Marramendje

Marramendja ose humbja e ndjenjave pas konsumimit të ushqimit mund të jetë sinjal alergjie. Nëse lëkura merr ngjyrë blu dhe pulsi dobësohet, reagimi është i rëndë.

6. Vështirësi në frymëmarrje

Kollitja, vështirësia në frymë, shtrëngimi në gjoks ose ndjesia e një “guri” në fyt janë shenja serioze. Duhet kërkuar ndihmë mjekësore.

Sipas American College of Asthma, Allergy and Immunology, forma më e rrezikshme e alergjisë është anaphylaxis, një reagim potencialisht fatal që shfaqet brenda minutave dhe shkakton bllokim të frymëmarrjes, rënie ose përshpejtim të fortë të pulsit.

Trajtimi i vetëm efektiv i menjëhershëm është injektimi i epinefrinës (adrenalinës). /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Të kërkuara