Lajmet

Si krijohen efektet zanore në filma?

Ekspertët tregojnë se si realizohet kjo.

Published

on

Si është tingulli i një grushti që godet nofullën e dikujt? I thatë dhe shumë i shkurtër në kohë. Por në një skenë filmi s’ka arsye pse të jetë kështu, pasi një tingull i tillë nuk ka një ndikim emocional.

“Për këtë arsye, ai rikrijohet artificialisht duke mbivendosur 4 nivele:2 duar që duartrokasin, 1 dorezë boksi që përplaset në tokë, një pirg librash të mbështjellë me një xhaketë lëkure që bien përtokë, dhe një goditje e dhënë ndaj një sallatë të ngrirë, e aftë të prodhojë ato frekuenca zanore të shkëlqyera që të bëjnë të mendosh për një kockë të thyer”, thotë Mauro Euzepi, një krijues zhurmash, që ka krijuar tingujt e dhjetëra filmave.

Sipas tij, gjatë xhirimit të një filmi, mikrofonët fokusohen te goja e aktorëve për dialogun, ndaj të gjithë tingujt e tjerë janë të zbehtë dhe jashtë fokusit, dhe kjo është arsyeja pse ato duhet të rikrijohen në studio. Ndërsa inxhinieri i tingujve kujdeset për dialogët, të incizuar live ose të dubluar, dhe kompozitori krijon muzikën, Euzepi punon së bashku me një projektues të tingujve.

“Ai krijon pjesën mjedisore si makinat që kalojnë në rrugë, detin, zogjtë. Për disa filma me suspansë, ai punon me efekte, që janë të aftë ta theksojnë emocionalitetin e një skene. Kjo vlen shumë në një film horror, ku tinguj shoqërojnë shfaqjen e papritur të një personi. Ndërkohë unë krijoj të gjitha zhurmat e personazheve, pra hapat, objektet që lëvizin ose prekin, rrobat që ata veshin, zhurmat e putrave të kafshëve e kështu me radhë”, thotë Euzepi.

Në SHBA, ku këto profesione kanë lindur që me kinemanë, krijuesi i zhurmave quhet Foley Artist, për nder të Jack Foley, i cili ishte i pari që krijoi tingujt në filmin e vitit 1929 “Show Boat”, një nga filmat e parë pa zë të shndërruar më pas me zë. Me kalimin e kohës, edhe midis këtij profesioni ka pasur specializime.

“Në filmin ‘Star Wars: The Rise of Skywalker’ ne duhej të realizonim rrufetë, ndaj dolëm në terren për një regjistrim”-thotë Dajvid Akord, një krijues i tingujve që punon në “Skyëalker Sound”, një nga qendrat më të mira në botë për kolonat zanore të filmave, krijuar nga Xhoxh Lukas dhe që më pas u blerë nga “Disney”.

“Ne kemi në studio i një arkiv të madh me efekte zanore. Por jo gjithmonë gjen atë që të nevojitet, ndaj në këtë rast donim një tingull specifik. Unë shkova në Kolorado për të takuar dike që kishte një saldatriçe të vjetër me hark karboni, e përdorur dikur në teatër për të krijuar shkëndija. Sot imazhi i rrufesë prodhohet nga kompjuteri, por ai tingull i regjistruar live ishte i pakrahasueshëm”, tregon Akord.

Nëse do të realizohet një shpërthim apo zhurma e një tornadoje, projektuesi i zërit regjistron origjinalin, ose për efekte më imagjinative, siç ai në filmin “Ghostbusters”, ai fillon nga tingujt e vërtetë (si p.sh hungërima e një leopardi, e përpunuar më pas për të ndryshuar ndjesinë e dëgjuesit) ose nga zhurmat e krijuara enkas.

“Kur njerëzit më pyesin se çfarë bëjmë, unë u them gjithmonë që ne krijojmë tinguj midis atyre reale dhe asaj që ju doni të besoni. Sepse një objekt nuk tingëllon gjithmonë ashtu siç do të dëshironit”, thotë Roni Braun, eksperti i efekteve zanore që ka punuar në disa sezone për serialin e famshëm “Star Wars”, por edhe në filma me superheronj si “Iron Man” dhe “Captain America”.

“Për shembull, gërshërët mund të tingëllojnë ndryshe në varësi të materialit me të cilin janë bërë. Tingulli që do të krijohet varet nga konteksti emocional: A janë ato gërshërë që prodhojnë një vibrim të tmerrshëm, apo janë duart e një fëmije që po luan? Efektet zanore të filmit, lindin nga dialogu mes krijuesit të zhurmave me regjisorin. Për të bërë këtë punë duhet një kombinim i kohës dhe mjeshtërisë”, shpjegon Euzepi.

Në fillim Jack Foley dhe ndjekësit e tij të parë u mbështetën ndoshta tek instinkti, por pas dekadave të ushtrimit të këtij profesionit, disa teknika janë standardizuar.

Ndonjë shembull? Zhurma e putrave të qenve, realizohet duke përplasur kapëset prej letre me majat e gishtave të dorës së veshura me një dorezë, hapat në borën e freskët duke ecur mbi thasë plot me niseshte misri, ndërsa një çizme e fërkuar në një plastikë të ngurtë, krijon zhurmën e krisjes dhe thyerjes së akullit.

Shumë dizajnerë të tingullit e studiojnë shkencën e tingullit, dhe e njëjta gjë ndodh me disa zhurmues si Euzepi ose Braun, të cilët më pas specializohen, edhe sepse nuk ka shkolla enkas për këtë punë. Ndoshta në fillim ndiqni një kurs, dhe më pas fitoni përvojë duke punuar.

Eksperienca dhe kreativiteti janë çelësi për t’iu përgjigjur kërkesave ndonjëherë të çuditshme të regjisorëve.

“Për filmin e tij të famshëm ‘Rinia’, Paolo Sorrentino Rininë më kërkoi të rikrijoja tingujt e një përqafimi, duke specifikuar se ato duhet të ishin të rrëshqitshëm dhe të lagësht. Unë ia krijova duke përdorur mish të freskët dhe lecka të lagura”, tregon duke qeshur Euzepi.

Marrë me shkurtime nga Focus – Bota.al

Vendi

Tensione te Kuvendi për ndryshimet në ligjin për Specialen

Published

on

By

Situata rreth Kuvendit të Kosovës është tensionuar mbrëmjen e sotme, ku janë parë forca të shumta policore të dislokuara në hyrje-daljet e oborrit të ndërtesës. Ndërhyrja e policisë erdhi pasi protestuesit tentuan të bllokojnë rrugëkalimet për të parandaluar largimin e deputetëve nga objekti.

Kërkesa kryesore e protestuesve është miratimi i plotë në lexim të dytë i ndryshimeve ligjore për Gjykatën Speciale, proces ky që aktualisht mbetet në pikëpyetje.

Për të menaxhuar situatën dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm, në perimetrin e Kuvendit janë zhvendosur edhe njësite speciale policore për kontrollin e turmave. Ndërtesa vazhdon të mbetet nën monitorim të rreptë sigurie. /E.A/

Continue Reading

Aktualitet

Përfundon takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka përfunduar takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.

Siç bëhet e ditur pas takimit është parë të mblidhet grupi parlamentar i PDK-së.

Ende nuk ka deklarime për media.

Continue Reading

Vendi

United Hospital pasuron ekipin mjekësor me ortopedin dhe traumatologun Dr. Arzen Balidemaj

Published

on

By

United Hospital ka mirëpritur në ekipin e saj mjekësor Dr. Arzen Balidemaj, specialist i Ortopedisë dhe Traumatologjisë, duke zgjeruar kështu gamën e shërbimeve profesionale për trajtimin e sëmundjeve dhe dëmtimeve të sistemit muskuloskeletal. Përmes sjelljes së ekspertizës bashkëkohore, përvojës ndërkombëtare dhe qasjeve të reja diagnostikuese e trajtuese, spitali po i jep një dimension të ri mjekësisë moderne dhe po krijon mundësi që pacientët të marrin shërbime të specializuara me standarde të avancuara.

Dr. Balidemaj sjell në United Hospital përvojën dhe njohuritë e fituara në fushën e ortopedisë, si dhe standarde të trajtimit të bazuara në praktikat evropiane.

Sipas njoftimit të spitalit, ai është i certifikuar nga AGA dhe EndoCert në Gjermani.

United Hospital fuqizon mjekësinë moderne me ekspertë të njohur dhe profesionistë të rinj

United Hospital po vazhdon të ndërtojë një standard të ri në shërbimet shëndetësore në Kosovë, duke zgjeruar vazhdimisht ekipin me mjekë të dëshmuar, kuadro me renome dhe profesionistë të fushave të ndryshme të mjekësisë.

Përmes sjelljes së ekspertizës bashkëkohore, përvojës ndërkombëtare dhe qasjeve të reja diagnostikuese e trajtuese, spitali po i jep një dimension të ri mjekësisë moderne dhe po krijon mundësi që pacientët të marrin shërbime të specializuara me standarde të avancuara.

Në këtë rrugëtim të zhvillimit dhe inovacionit, United Hospital po e pasuron ekipin e vet edhe me emra të rinj të mjekësisë, të cilët me profesionalizmin, përkushtimin dhe përvojën e tyre po sjellin energji të re dhe po kontribuojnë në ngritjen e cilësisë së kujdesit shëndetësor.

Një nga këta profesionistë është edhe Dr. Arzen Balidemaj, specialist i Ortopedisë dhe Traumatologjisë, i cili tashmë i është bashkuar ekipit të United Hospital. Me përvojën e tij dhe kualifikimet profesionale, ai sjell ekspertizë të avancuar në trajtimin e sëmundjeve dhe dëmtimeve të nyjeve, ortopedisë sportive dhe traumatologjisë.

Ky është vizioni i United Hospital: të sjellë ekspertizën te pacienti, të hapë rrugë për risi në mjekësi dhe të ndërtojë një ekip ku profesionalizmi, teknologjia dhe përkushtimi ndaj pacientit bashkohen në një standard të ri të kujdesit shëndetësor.

Fokusi i tij profesional përfshin trajtimin e problemeve të nyjeve, dëmtimeve sportive dhe rasteve traumatologjike, ndërsa ndër shërbimet që do të ofrojë janë:

Endoprotetika e nyjeve të mëdha, përfshirë shpatullën, gjurin dhe kërdhokullën;

Kirurgjia artroskopike dhe minimalisht invazive;

Ortopedia sportive dhe trajtimet për ruajtjen e nyjeve;

Ndërhyrjet kirurgjikale në shpatull, kërdhokull, gju, dorë, bërryl dhe shputë.

Me angazhimin e Dr. Balidemajt, United Hospital synon të vazhdojë zgjerimin e shërbimeve të specializuara dhe t’u ofrojë pacientëve qasje në trajtime bashkëkohore në fushën e ortopedisë dhe traumatologjisë.

Për të caktuar një vizitë:
📞 046 60 70 70
📍 M2 Prishtinë–Ferizaj, Km 7, Prishtinë, Kosovë

United Hospital – kujdes i specializuar për shëndetin e nyjeve dhe sistemit muskuloskeletal./rajonipress/

Continue Reading

Lajmet

Kurti dhe Hamza takohen në Kuvend

Published

on

Ka filluar takimi mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, raporton Ekonomia Online.

Takimi mes dy liderëve politikë po zhvillohet në objektin e Kuvendit të Kosovës.

Takimi vjen në një kohë kur në Kuvend po zhvillohen diskutime për çështje të rëndësishme politike dhe institucionale./EO/A.K/

 

Continue Reading

Të kërkuara