Lajmet

Si kanë ndikuar nomadët në formimin e qytetërimit tonë?

Nga Anthony Sattin.

Published

on

Nga Anthony Sattin

Një i ri ecën drejt meje me një kërrabë të varur mbi shpinë. Një tufë delesh ecin pranë tij, dhe e marrin për nga shtegu si një turmë fëmijësh të zhurmshëm. Një burrë i moshuar i ndjek nga pas, i lodhur nga vitet që ka mbi shpinë, por që ende mbahet, me një pushkë mbi supin emajtë.

Ai përdor gjuhën e tij fisnore për të drejtuar kopenë. Pas tij vijnë 2 gra të hipura mbi 2 gomerë. Mendoj se janë gruaja dhe vajza e tij. Ato duken së jashtmi si gra të forta. Gjithsesi jeta është e vështirë nën majat e maleve Zagros në Iranin perëndimor. Disa gomerë të tjerë bartin sendet e tyre, të grumbulluara brenda një harari të madh ngjyrë kafe, që është thururnga gratë, dhe që shumë shpejt do të ripërdoret si një strehë në hyrjes së tendës së tyre të ndërtuar me lëkurë dhie.

Në këto lartësi ka shumë pak pemë. Por bora ka shkrirë, dhe dominojnë kullotat me bar dhe shumë të shumëllojshme. Familja buzëqesh ndërsa zhvendos delet dhe dhitë e saj përgjatë shtegut që gjarpëron drejt terrenit shkëmbor.

Edhe unë u buzëqesh, i pushtuar nga emocioni i migrimit vjetor të fisit Bakhtiari nga fushat e ultësirës në male, në kërkim të kullotës verore. Këtu kudo është bukur. Rrezet e pjerrëta të diellit ngjyrosin malet ngjyrë rozë, dhe veshin si me ar gjithë sipërfaqen e përroit. Gjatë dy ditëve në vijim, familja nomade më njohu me luginën dhe njerëzit e fisit të tyre.

Ata më treguan për jetën e tyre, tokat fisnore, kafshët që mbarështojnë, fëmijët për të cilët kujdesen. A duhet t’i dërgojnë ata në një shkollë me konvikt shtetëror, apo t’i rrisin si nomadë pa asnjë arsimim bazë? Por edhe për shumë sfida të tjera, me të cilat përballet një komunitet baritor në shekullin XXI-të

Unë kam dëgjuar histori të ngjashme nga beduinët dhe berberët në Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme, ku kam kaluar shumë vite. Nga Tuaregët dhe Uodabit tek shtëpitë dhe bibliotekave prej balte të Timbuktusë. Nga Masait që jetojnë nëpër shkurret e kuqe të Afrikës Lindore; tek nomadët që jetojnë në buzë të shkretëtirës Tar në Indi.

Me të gjithë ata, biseda priret të fokusohet mbi të njëjtën çështje:atë të vazhdimësisë, të krenarisë për përkatësinë, mbi të qenit në harmoni me mjedisin e tyre, dhe të respektimit të asaj që ofron natyra. Gjithashtu, edhe tek vështirësitë e të bërit një jete nomade, sidomos kur qeveritë duan që të nguliteni në një vend të caktuar.

Këta njerëz më kujtojnë harmoninë që ka ekzistuar midis njeriut dhe botës natyrore. Ata e njohin mjedisin e tyre në një mënyrë që mund të fitohet vetëm nëpërmjet të jetuarit në kushte të barabarta me botën natyrore, dhe jo në dominim. Banorët e fisi Bakhtiar në Iranit, e dinë rëndësinë që ka toni i blegërimës së kafshëve që kanë në tufat e tyre.

Ata e kuptojnë kur kafshët janë të kënaqura, të uritura apo të kërcënuara. Ashtu siç dinë të lexojnë retë dhe aromat që përhapin erërat. Sa më shumë i shoh dhe dëgjoj, aq më shumë më kujtohet se ne të gjithë kemi jetuar dikur në këtë mënyrë. Rrënjët e fjalës “nomad” gjenden tek gjuhët e hershme indo-evropiane.

Ajo buron nga fjala nomos, e cila mund të përkthehet si “një zonë fikse ose e kufizuar” ose “kullotë”. Nga kjo fjalë-rrënjë u kaluan tek nomas, që do të thotë “një pjesëtar i një fisi baritor endacak”, dhe që nënkupton “dikë që kërkon një vend për të kullotur kopetë e tij”.

Më vonë, pasi u ndërtuan qytete dhe fshatra, dhe më shumë njerëz u vendosën përgjithmonëdiku, fjala nomad nisi të përshkruajë ata që jetonin pa mure rrethuese dhe përtej kufijve. Sot termi nomad përdoret nga njerëzit në dy mënyra shumë të ndryshme. Për disa nga ne, kjo fjalë bart një ndjenjë nostalgjie romantike.

Por shumë shpesh mbart një gjykim të nënkuptuar, se njerëz të tillë janë hajdutë, emigrantë, endacakë, njerëz në lëvizje e sipër apo edhe në arrati. Pra janë njerëz që nuk i njohim. Kjo e fundit, ka bërë që njerëzit që kanë një banim të përhershëm diku, të hedhin poshtë arritjet e popujve nomadë.

Edhe pse ne priremi ta shohim ndryshe historinë e tyre, historia e popujve nomadë nuk është as më pak e mrekullueshme dhe as më pak domethënëse se ajo e popujve që u ngulitën dikur përgjithmonë. Historitë e tyre të ndryshme dhe të jashtëzakonshme, janë vendosur në disa nga peizazhet më ekstreme të botës, dhe përgjatë një linje kronologjike që shtrihet që nga koha e fillimit të arkitekturës monumentale, në Gobekli Tepe në Turqi rreth vitit 9500 para Erës Sonë.

Kontributet e tyre kanë qenë thelbësore në marshimin e asaj që shumë historianë tradicionalisht e kanë quajtur qytetërim. Marrin rastin e Pars, një fis nomad indo-evropian që doli nga stepat e mëdha euroaziatike, dhe që u vendos në pllajën malore ku sot shtrihet Irani.

Nën një udhëheqës dinamik si Kiri në shekullin VI Para Erës Sonë, Pars vendosi kontrollin e një territori të madh nga Maqedonia deri në Luginën Indus, dhe nga Omani në gadishullin arabik dhe deri në Detin e Zi. Pra ai sundonte mbi rreth 40 për qind të popullsisë së botës.

17 vjet pas vdekjes së Kirit, një nga pasardhësit e tij, Dari I, një burrë nomad, mbretëria e të cilit nuk kishte qytete, ndërtoi një lloj të ri monumenti, të cilin grekët e lashtë e quanin Persepolis. Qyteti i fisit Parsi nuk ishte qytet siç e kuptojmë ne këtë fjalë. Dari nuk jetonte atje.

Përkundrazi, Persepolis shërbeu si një seli e shenjtë, ceremoniale dhe diplomatike e perandorisë së tij, por edhe si vendi ku ruheshin thesaret e tij. Ngritja e platformës së madhe prej guri përpara një vendi të shenjtë të quajtur Mali i Mëshirës, ishte një akt i shenjtë. Çdo vit me rastin e Sulltan Nevruzit, Viti i Ri Persian, 27 fiset dhe kombet të mbretërisë dërgonin përfaqësuesit e tyre me sasi të mëdha ar, kuajsh, liri dhe dhurata të tjera.

Por stilet arkitekturore të Persepolis u kopjuan nga Egjipti. 400 vjet më vonë, në shekullin II Para Erës Sonë, pasi Republika Romake e mundi Kartagjenën dhe u bë dominuese e Mesdheut, dhe ndërsa Kina po lulëzonte nën Perandorin Han Vu, tregtia nisi të zhvillohej përgjatë Rrugëve të Mëndafshit pikërisht nëpër territoret e gjera nomade, midis Lumit të Verdhë në Kinë dhe Evropës.

Këta popuj nomadë kishin të përbashkët një atdhe, nëpër të cilin bridhnin me karroca të ngadalta dhe me rrota të rënda, duke drejtuat kuajt dhe bagëtitë në kërkim të kullotave. Përkundër pretendimit se nomadët e hershëm ishin primitivë dhe të izoluar, ne e dimë nga varret e udhëheqësve e tyre, se ata visheshin me rroba mëndafshi kinez, të zbukuruara me qimet e gatopardit.

Po ashtu uleshin në qilima persiane, përdornin xhamat e shpikur nga romakët, dhe prodhonin bizhu shumë të holla nga ari grek për të dekoruar veten dhe kuajt e tyre. Dhe nga këtu buronhipoteza që këta nomadë të ishin zotërit e një bote tregtare që solli mallra dhe tradita kulturore nga Deti i Kinës Lindore deri në brigjet e Oqeanit Atlantik në Perëndim.

Dhe mos harroni nga Lindja e Mesme erdhën ari, perlat, erëzat, kurat mjekësore, instrumentet muzikore, çeliku i farkëtuar dhe pëlhurat e qëndisura me ar. Nga Rusia erdhën argjendi, qelibari, gëzofët dhe luftëtarët. Nga Koreja, lëkurat e lundërzës dhe letra. Nga Evropa, leshi, shpata dhe qelqi.

Dhe nga Kina mëndafshi dhe porcelani, midis shumë produkteve të tjera. Rivlerësimi i “gjysmës tonë endacake”, na lejon të shohim se çfarë kemi mësuar nga njerëzit që jetojnë gjithnjë në lëvizje, dhe se sa shumë kemi përfituar nga bashkëpunimi. Po ashtu na lejon të shohim një mënyrë tjetër jetese, shumë të shkathët, fleksibël dhe në ekuilibër me natyrën.

Shënim: Anthony Sattin, autor i disa librave të njohur mbi historinë dhe udhëtimet, përfshirë “Portat e Afrikës” dhe “Lorenci i Ri”. Një anglo-amerikan, ai jeton midis Londrës, Anglisë dhe Italisë.

Marrë me shkurtime nga “Smithsonian Magazine” – Bota.al

Continue Reading

Lajmet

Himarë, humb jetën 65-vjeçari pasi dyshohet se u plagos nga shpërthimi i dinamitit gjatë peshkimit

Published

on

By

Një 65-vjeçar ka humbur jetën të enjten në zonën e Porto Palermos, në Himarë, pasi dyshohet se u plagos rëndë nga shpërthimi i një lënde plasëse që po e përdorte për peshkim, raporton KosovaPress.

Sipas Policisë së Shtetit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00, kur shtetasi me inicialet P.M., 65 vjeç, dyshohet se u lëndua nga shpërthimi i një lënde plasëse (dinamit) gjatë peshkimit.

I plagosuri u transportua menjëherë për trajtim mjekësor në Qendrën Shëndetësore të Himarës, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vazhdon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet edukatorja në Tiranë, dyshohet se ushtroi dhunë ndaj një fëmije 2-vjeçar

Published

on

By

Një edukatore e një kopshti privat në Tiranë është arrestuar në flagrancë, nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një fëmije 2-vjeçar,raporton KosovaPress.

Sipas njoftimit të Policisë së Tiranës, e dyshuara me inicialet B.H., 32 vjeçe, e cila punonte si edukatore në këtë institucion, dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj të miturit në ambientet e kopshtit ku punonte.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan në flagrancë shtetasen B.H., 32 vjeçe, me detyrë edukatore në një kopsht privat, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një të mituri 2-vjeçar, në ambientet e kopshtit ku punonte”, thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore, ndërsa policia ka bërë të ditur se po vazhdon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu nga Zubin Potoku: Mbetjet e gjetura janë me prejardhje njerëzore, të ruhet integriteti i hetimeve

Published

on

Ushtruesja e detyrës së presidentes së vendit, Albulena Haxhiu, ka vizituar lokacionin në fshatin Kalludër të Zubin Potokut, ku institucionet e Kosovës po zhvillojnë gërmime në kërkim të personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Haxhiu tha se në terren po angazhohen institucionet përgjegjëse për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.

“Sot, bashkë me nënkryetaren, ministren Bogujevci, jemi këtu në fshatin Kalludër, për të parë nga afër punën e ekipeve tona në kërkim të së vërtetës për personat e zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Më lejoni që së pari të falënderoj institucionet e Republikës së Kosovës për përfshirjen në këtë proces, secilin institucion në veçanti: nga Policia, nga Prokuroria, nga Komisioni për Personat e Zhdukur me Dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë, po ashtu nga IML-ja, por edhe secilin institucion tjetër që po e bëjnë angazhimin më të madh për të ardhur deri te e vërteta. Tash ajo çfarë është konfirmuar është që mbetjet janë me prejardhje njerëzore. Tani duhet të presim punën e institucioneve kompetente për ekzaminime dhe për identifikim”, ka thënë ajo.

Haxhiu, ka bërë thirrje që të ruhet integritetit i hetimeve.

“Ajo çfarë është e rëndësishme ta theksoj është që secili nga ne, institucionet e Republikës së Kosovës, përfshirë këtu edhe mediat, duhet të kujdesemi që ta ruajmë integritetin e hetimeve, sepse kjo është një çështje shumë e ndjeshme, e po ashtu të kemi konsideratë për familjet që presin informacione se çfarë po ndodh në këtë terren”, ka shtuar ajo.

Haxhiu tha se çështja e personave të zhdukur me dhunë mbetet plagë e hapur edhe më shumë se 25 vjet pas përfundimit të luftës.

“Ajo çfarë duhet të theksoj po ashtu është që personat e zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë — pra gjatë luftës së fundit në Kosovë — është plaga më e madhe me të cilën po përballemi edhe sot. Pra, përkundër faktit që kanë kaluar mbi 27 vite nga periudha e luftës, ne përballemi me pasojat e asaj lufte. Për sa kohë këtu po bëhet përpjekje maksimale për të kuptuar se ku janë personat e zhdukur me dhunë, vazhdojmë të përballemi me gjuhë urrejtjeje, me retorikë shoviniste, me mohim të krimeve, e po ashtu me pretendime me pretendime territoriale ndaj Republikës së Kosovës nga krerët e institucioneve në Serbi”, ka shtuar ndër të tjera Haxhiu./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Pacolli: Vazhdon rrënimi i objekteve pa leje në Ujman, deri tani 17 objekte janë shembur

Published

on

Ministrja në detyrë e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli, ka njoftuar se po vazhdon aksioni për rrënimin e objekteve të ndërtuara pa leje në pronat publike përreth Liqenit të Ujmanit.

Përmes një njoftimi, Pacolli ka bërë të ditur se deri tani janë rrënuar 17 objekte dhe vila në këtë zonë.

Ajo ka theksuar se aksioni do të vazhdojë edhe më tej dhe do të shtrihet në pjesë të tjera të Kosovës, me qëllim të mbrojtjes së pronës publike dhe zbatimit të ligjit.

“Ky aksion do të vazhdojë pa kompromis dhe do të shtrihet edhe në pjesë të tjera të Kosovës, me qëllim të mbrojtjes së pronës publike dhe zbatimit të ligjit”, ka shkruar Pacolli.

Aksionet për lirimin e pronave publike në zonën e Ujmanit kanë përfshirë edhe rrënimin e objekteve të tjera të ndërtuara pa leje, përfshirë vila dhe objekte të shfrytëzuara në pronën e ndërmarrjes publike “Ibër-Lepenci”.

Ndryshe sot, është rrënuar hoteli “Jezero”, i cili ndodhej në pronën e ndërmarrjes publike “Ibër-Lepenci” përreth Liqenit të Ujmanit.

Aksioni i rrënimit u realizua nga përfaqësues të “Ibër-Lepencit”, me asistimin e Policisë së Kosovës. /A.K/

Continue Reading

Të kërkuara