Published
3 years agoon
By
UBT newsNga Anthony Sattin
Një i ri ecën drejt meje me një kërrabë të varur mbi shpinë. Një tufë delesh ecin pranë tij, dhe e marrin për nga shtegu si një turmë fëmijësh të zhurmshëm. Një burrë i moshuar i ndjek nga pas, i lodhur nga vitet që ka mbi shpinë, por që ende mbahet, me një pushkë mbi supin emajtë.
Ai përdor gjuhën e tij fisnore për të drejtuar kopenë. Pas tij vijnë 2 gra të hipura mbi 2 gomerë. Mendoj se janë gruaja dhe vajza e tij. Ato duken së jashtmi si gra të forta. Gjithsesi jeta është e vështirë nën majat e maleve Zagros në Iranin perëndimor. Disa gomerë të tjerë bartin sendet e tyre, të grumbulluara brenda një harari të madh ngjyrë kafe, që është thururnga gratë, dhe që shumë shpejt do të ripërdoret si një strehë në hyrjes së tendës së tyre të ndërtuar me lëkurë dhie.
Në këto lartësi ka shumë pak pemë. Por bora ka shkrirë, dhe dominojnë kullotat me bar dhe shumë të shumëllojshme. Familja buzëqesh ndërsa zhvendos delet dhe dhitë e saj përgjatë shtegut që gjarpëron drejt terrenit shkëmbor.
Edhe unë u buzëqesh, i pushtuar nga emocioni i migrimit vjetor të fisit Bakhtiari nga fushat e ultësirës në male, në kërkim të kullotës verore. Këtu kudo është bukur. Rrezet e pjerrëta të diellit ngjyrosin malet ngjyrë rozë, dhe veshin si me ar gjithë sipërfaqen e përroit. Gjatë dy ditëve në vijim, familja nomade më njohu me luginën dhe njerëzit e fisit të tyre.
Ata më treguan për jetën e tyre, tokat fisnore, kafshët që mbarështojnë, fëmijët për të cilët kujdesen. A duhet t’i dërgojnë ata në një shkollë me konvikt shtetëror, apo t’i rrisin si nomadë pa asnjë arsimim bazë? Por edhe për shumë sfida të tjera, me të cilat përballet një komunitet baritor në shekullin XXI-të
Unë kam dëgjuar histori të ngjashme nga beduinët dhe berberët në Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme, ku kam kaluar shumë vite. Nga Tuaregët dhe Uodabit tek shtëpitë dhe bibliotekave prej balte të Timbuktusë. Nga Masait që jetojnë nëpër shkurret e kuqe të Afrikës Lindore; tek nomadët që jetojnë në buzë të shkretëtirës Tar në Indi.
Me të gjithë ata, biseda priret të fokusohet mbi të njëjtën çështje:atë të vazhdimësisë, të krenarisë për përkatësinë, mbi të qenit në harmoni me mjedisin e tyre, dhe të respektimit të asaj që ofron natyra. Gjithashtu, edhe tek vështirësitë e të bërit një jete nomade, sidomos kur qeveritë duan që të nguliteni në një vend të caktuar.
Këta njerëz më kujtojnë harmoninë që ka ekzistuar midis njeriut dhe botës natyrore. Ata e njohin mjedisin e tyre në një mënyrë që mund të fitohet vetëm nëpërmjet të jetuarit në kushte të barabarta me botën natyrore, dhe jo në dominim. Banorët e fisi Bakhtiar në Iranit, e dinë rëndësinë që ka toni i blegërimës së kafshëve që kanë në tufat e tyre.
Ata e kuptojnë kur kafshët janë të kënaqura, të uritura apo të kërcënuara. Ashtu siç dinë të lexojnë retë dhe aromat që përhapin erërat. Sa më shumë i shoh dhe dëgjoj, aq më shumë më kujtohet se ne të gjithë kemi jetuar dikur në këtë mënyrë. Rrënjët e fjalës “nomad” gjenden tek gjuhët e hershme indo-evropiane.
Ajo buron nga fjala nomos, e cila mund të përkthehet si “një zonë fikse ose e kufizuar” ose “kullotë”. Nga kjo fjalë-rrënjë u kaluan tek nomas, që do të thotë “një pjesëtar i një fisi baritor endacak”, dhe që nënkupton “dikë që kërkon një vend për të kullotur kopetë e tij”.
Më vonë, pasi u ndërtuan qytete dhe fshatra, dhe më shumë njerëz u vendosën përgjithmonëdiku, fjala nomad nisi të përshkruajë ata që jetonin pa mure rrethuese dhe përtej kufijve. Sot termi nomad përdoret nga njerëzit në dy mënyra shumë të ndryshme. Për disa nga ne, kjo fjalë bart një ndjenjë nostalgjie romantike.
Por shumë shpesh mbart një gjykim të nënkuptuar, se njerëz të tillë janë hajdutë, emigrantë, endacakë, njerëz në lëvizje e sipër apo edhe në arrati. Pra janë njerëz që nuk i njohim. Kjo e fundit, ka bërë që njerëzit që kanë një banim të përhershëm diku, të hedhin poshtë arritjet e popujve nomadë.
Edhe pse ne priremi ta shohim ndryshe historinë e tyre, historia e popujve nomadë nuk është as më pak e mrekullueshme dhe as më pak domethënëse se ajo e popujve që u ngulitën dikur përgjithmonë. Historitë e tyre të ndryshme dhe të jashtëzakonshme, janë vendosur në disa nga peizazhet më ekstreme të botës, dhe përgjatë një linje kronologjike që shtrihet që nga koha e fillimit të arkitekturës monumentale, në Gobekli Tepe në Turqi rreth vitit 9500 para Erës Sonë.
Kontributet e tyre kanë qenë thelbësore në marshimin e asaj që shumë historianë tradicionalisht e kanë quajtur qytetërim. Marrin rastin e Pars, një fis nomad indo-evropian që doli nga stepat e mëdha euroaziatike, dhe që u vendos në pllajën malore ku sot shtrihet Irani.
Nën një udhëheqës dinamik si Kiri në shekullin VI Para Erës Sonë, Pars vendosi kontrollin e një territori të madh nga Maqedonia deri në Luginën Indus, dhe nga Omani në gadishullin arabik dhe deri në Detin e Zi. Pra ai sundonte mbi rreth 40 për qind të popullsisë së botës.
17 vjet pas vdekjes së Kirit, një nga pasardhësit e tij, Dari I, një burrë nomad, mbretëria e të cilit nuk kishte qytete, ndërtoi një lloj të ri monumenti, të cilin grekët e lashtë e quanin Persepolis. Qyteti i fisit Parsi nuk ishte qytet siç e kuptojmë ne këtë fjalë. Dari nuk jetonte atje.
Përkundrazi, Persepolis shërbeu si një seli e shenjtë, ceremoniale dhe diplomatike e perandorisë së tij, por edhe si vendi ku ruheshin thesaret e tij. Ngritja e platformës së madhe prej guri përpara një vendi të shenjtë të quajtur Mali i Mëshirës, ishte një akt i shenjtë. Çdo vit me rastin e Sulltan Nevruzit, Viti i Ri Persian, 27 fiset dhe kombet të mbretërisë dërgonin përfaqësuesit e tyre me sasi të mëdha ar, kuajsh, liri dhe dhurata të tjera.
Por stilet arkitekturore të Persepolis u kopjuan nga Egjipti. 400 vjet më vonë, në shekullin II Para Erës Sonë, pasi Republika Romake e mundi Kartagjenën dhe u bë dominuese e Mesdheut, dhe ndërsa Kina po lulëzonte nën Perandorin Han Vu, tregtia nisi të zhvillohej përgjatë Rrugëve të Mëndafshit pikërisht nëpër territoret e gjera nomade, midis Lumit të Verdhë në Kinë dhe Evropës.
Këta popuj nomadë kishin të përbashkët një atdhe, nëpër të cilin bridhnin me karroca të ngadalta dhe me rrota të rënda, duke drejtuat kuajt dhe bagëtitë në kërkim të kullotave. Përkundër pretendimit se nomadët e hershëm ishin primitivë dhe të izoluar, ne e dimë nga varret e udhëheqësve e tyre, se ata visheshin me rroba mëndafshi kinez, të zbukuruara me qimet e gatopardit.
Po ashtu uleshin në qilima persiane, përdornin xhamat e shpikur nga romakët, dhe prodhonin bizhu shumë të holla nga ari grek për të dekoruar veten dhe kuajt e tyre. Dhe nga këtu buronhipoteza që këta nomadë të ishin zotërit e një bote tregtare që solli mallra dhe tradita kulturore nga Deti i Kinës Lindore deri në brigjet e Oqeanit Atlantik në Perëndim.
Dhe mos harroni nga Lindja e Mesme erdhën ari, perlat, erëzat, kurat mjekësore, instrumentet muzikore, çeliku i farkëtuar dhe pëlhurat e qëndisura me ar. Nga Rusia erdhën argjendi, qelibari, gëzofët dhe luftëtarët. Nga Koreja, lëkurat e lundërzës dhe letra. Nga Evropa, leshi, shpata dhe qelqi.
Dhe nga Kina mëndafshi dhe porcelani, midis shumë produkteve të tjera. Rivlerësimi i “gjysmës tonë endacake”, na lejon të shohim se çfarë kemi mësuar nga njerëzit që jetojnë gjithnjë në lëvizje, dhe se sa shumë kemi përfituar nga bashkëpunimi. Po ashtu na lejon të shohim një mënyrë tjetër jetese, shumë të shkathët, fleksibël dhe në ekuilibër me natyrën.
Shënim: Anthony Sattin, autor i disa librave të njohur mbi historinë dhe udhëtimet, përfshirë “Portat e Afrikës” dhe “Lorenci i Ri”. Një anglo-amerikan, ai jeton midis Londrës, Anglisë dhe Italisë.
Marrë me shkurtime nga “Smithsonian Magazine” – Bota.al
You may like
lajme
Bagdad: Sulm intensiv me dronë ndaj Ambasadës së SHBA-së
Published
3 minutes agoon
March 17, 2026By
UBTNews
Raketa dhe të paktën pesë dronë janë lëshuar drejt ambasadës së SHBA-së në Bagdad herët të martën nga zona të ndryshme rreth qytetit. Burimet irakiane të sigurisë e kanë përshkruar këtë sulm si më intensivin që nga fillimi i luftës së SHBA-së dhe Izraelit me Iranin.
Një dëshmitar i agjencisë Reuters pa të paktën tre dronë që lëviznin në drejtim të ambasadës. Sistemi i mbrojtjes ajrore C-RAM arriti të rrëzonte dy prej tyre, ndërsa një i tretë goditi brenda rrethimit të ambasadës, ku u panë flakë dhe tym.
Telefonat celularë të ambasadës amerikane ishin të fikur kur Reuters tentoi të kërkonte një koment. Milicitë e mbështetura nga Irani kanë sulmuar interesat amerikane në Irak si hakmarrje për luftën që filloi më 28 shkurt.
Të hënën, grupi i lidhur me Iranin, Kataib Hezbollah, njoftoi vdekjen e komandantit të tij të lartë dhe zëdhënësit. Ndërkohë, Forcat e Mobilizimit Popullor deklaruan se sulmet ajrore vranë të paktën tetë luftëtarë të tyre në qytetin irakian Al-Qaim, pranë kufirit me Sirinë.
Forcat irakiane të sigurisë janë vendosur në pjesë të ndryshme të kryeqytetit dhe kanë mbyllur “Zonën e Gjelbër” të fortifikuar të Bagdadit, ku ndodhen ndërtesat qeveritare dhe misionet diplomatike, përfshirë ambasadën e SHBA-së. /Reuters/
Kujtesë
DITARI: 17 mars 1999 – “Tre vëllezër të vrarë afër Istogut”
Published
9 minutes agoon
March 17, 2026By
UBTNews
17 marsi i vitit 1999 ishte edhe një ditë e re lufte në Kosovë. Lajme për tmerre nga të gjitha anët. Të vrarë, të plagosur, të keqtrajtuar, të dëbuar nga shtëpitë e tyre. Të gjithë shqiptarë. Aty-këtu edhe ndonjë aktivitet politik, në përpjekje për të ndryshuar diçka.
Lajmi më i rëndë i kësaj dite kishte të bënte me vrasjen e tre vëllezërve shqiptarë nga komuna e Istogut.
Ky është lajmi i plotë:
Në fshatin Tomoc të Istogut u gjetën të vrarë tre vëllezër: Brahim, Esat dhe Enver (Imer) Dervishaj
Sot në orët e mëngjesit, në rrugën Gjurakoc-Istog, në breg të rrugës afër varrezave të Shatrajve të fshatit Tomoc të Istogut, u gjetën të vrarë tre vëllezër: Brahim (30), Esat (20) dhe Enver Imer Dervishaj (16), nga fshati Zabllaq i komunës së Istogut.
Në vendin e ngjarjes doli policia serbe, e cila bllokoi rrugën për afër tri orë, si dhe vëzhguesit e Misionit Verifikues të OSBE-së me seli në Istog dhe në Pejë.
Bëhet e ditur se rreth orës 10:30 policia serbe i ka marrë trupat e tyre dhe i ka dërguar në spitalin e Prishtinës për obduksion.
Njoftohet gjithashtu se njëri nga viktimat ishte i prerë në fyt, kurse një tjetër ishte me duar të lidhura prapa me pranga.
Ndër lajmet e tjera nga terreni të kësaj dite ishin edhe:
Vushtrri: Forcat serbe edhe sot kanë filluar ofensivën kundër fshatit Beçuk;
Podujevë: Forca të reja serbe erdhën nga Serbia në Kosovë;
Fushë Kosovë: Forca serbe shkuan në drejtim të fshatrave Bellaqevc i Madh e Grabovc;
Mitrovicë: Brahim Zekaj nga Abria e Poshtme u dënua me 15 muaj burg;
Mitrovicë: Civilët e armatosur serb provokojnë banorët shqiptarë;
Forcat serbe kanë bllokuar dje spitalin e Mitrovicës;
Forcat serbe gjatë tërë natës kanë sulmuar tri fshatra të Mitrovicës;
Është rrëmbyer Sherafedin Ajeti, “koordinator kryesor” i ashtuquajturit “sigurim lokal” në Mitrovicë.
Ndërhyrje serbe në Bobaj të Bokës të Gjakovës – një i vrarë e 30 të plagosur;
Gjakovë: Të shtëna në fshatrat e brezit kufitar dhe arrestime të shumta;
Ardhje të reja të forcave serbe në Kosovë;
Prizren: Forcat serbe kanë rrethuar fshatin Kabash;
Varrosen nëntë luftëtarët e vrarë më 12 mars në luftimet në fshatrat e Vërrinit;
Kaçanik: Mbrëmë forcat e ushtrisë serbe rrethuan fshatin Laç;
Forcat serbe kanë demoluar objektin e SHF në Kërbliq të Kaçanikut;
Katër shqiptarë u dënuan nga gjykata serbe në Pejë;
Ardhje të reja të forcave serbe në Kosovë;
Prizren: Katër shqiptarë u dënuan me 22 vjet e 6 muaj burg;
Në Korishë vazhdojnë të shtëna sporadike dhe zhvendosje të popullatës shqiptare;
Istog: Tre civilë serbë tentuan ta kidnapojnë një të ri shqiptar;
Prizren: Policia serbe ia ofroi një nxënësi 5.000 DM për të vënë eksploziv në shkollën e tij;
Prizren: Procesi mësimor u ndërpre deri më 21 mars
“Cap Anamur”: Ushtria serbe ka bërë shrumb e hi fshatin Jeshkovë;
Suharekë: Forcat serbe po e granatojnë fshatin Grejkoc;
Katër viktimat e familjes Tafaj u varrosën nën breshërinë e granatave serbe;
Vushtrri: Ushtarët dhe policët serbë po djegin fshatrat: Beçuk, Pantinë e Oshlan.
Nga politika, lajmet kryesore kishin të bënin me përmbylljen e Konferencës së Rambujesë.
Lajmet në këtë temë ishin:
Paris: Delegacioni i Kosovës vazhdon takimet me përfaqësues të OSBE-së – pasdite konferencë shtypi e negociatorëve;
“Tajms”: Delegacioni serb ka në disponim 48-72 orë që të pranojë marrëveshjen për Kosovën
Beatris Lakost më nuk është zëdhënëse e OSBE-së;
Drashkoviqi është i bindur se Beogradi do ta mbrojë Kosovën në Paris “pranë tavolinës së gjelbër”;
Konferenca për Kosovën në Paris i afrohet fundit;
- Thaçi: “Qeveria e re do t’u përgjigjet të gjitha situatave që do të krijohen edhe pas 15 marsit në Kosovë”;
Solana: “Vetëm forcat e NATO-s mund të garantojnë që në Kosovë mos të përsëritet BH-ja”;
Vedrin: “Çasti i të vërtetës nuk është larg”;
Ishinger: Beogradi ka afat deri në fund të javës;
Paris: Negociatat për Kosovën mund të përfundojnë shpejt;
Paris: Megjithatë, negociatat për Kosovën mund zgjasin deri të premten;
Vendi
Lipjan: Arrestohen dy prindër, nuk u kujdesën për fëmijën e tyre të sëmurë
Published
1 hour agoon
March 17, 2026By
UBTNews
Dy prindër nga Lipjani janë arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për “shkelje të detyrimeve familjare”.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, rasti u zbulua pasi fëmija i tyre i mitur u dërgua në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK për trajtim mjekësor.
Hetimet e para tregojnë se gjendja e rënduar e të miturit ka ardhur si pasojë e mospërkujdesjes dhe mos-trajtimit të duhur nga ana e prindërve.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po vazhdon të trajtohet nga organet e drejtësisë.
“Është raportuar se është sjellë në QKUK- Prishtinë viktima mashkull kosovar i mitur, për shkak të gjendjes së tij jo të mirë, për shkak të mos trajtimit nga ana e prindërve të tij. Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Lajmet
Kurti pret në takim lamtumirës ambasadorin e BE-së, Aivo Orav
Published
18 hours agoon
March 16, 2026By
UBTNews
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në një takim lamtumirës Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav.
Gjatë këtij takimi, kreu i qeverisë shprehu mirënjohje të thellë për angazhimin dhe shërbimin e diplomatit evropian në Kosovë, që nga marrja e detyrës së tij më 1 shtator 2024.
Kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin Orav për bashkëpunimin korrekt, duke vlerësuar se përgjatë mandatit të tij, raportet ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian janë fuqizuar ndjeshëm, përkundër sfidave të shumta të periudhës.
Në mënyrë të veçantë, kryeministri potencoi përkushtimin e ambasadorit në procesin e lansimit të Instrumentit për Reforma dhe Rritje, si një hap kyç në rrugëtimin integrues të vendit.
Më tej, në fokus të bisedës ishin hapat e radhës që priten nga Brukseli në raport me Prishtinën zyrtare. Kryeministri Kurti theksoi rëndësinë që Bashkimi Evropian të vlerësojë progresin e arritur dhe të mundësojë marrjen e statusit të merituar të vendit kandidat për anëtarësim.
Në përmbyllje të takimit, Kurti i uroi ambasadorit Orav suksese në angazhimet e tij të ardhshme profesionale, duke e falënderuar sërish për kontributin e dhënë në avancimin e agjendës evropiane të Kosovës.
Bagdad: Sulm intensiv me dronë ndaj Ambasadës së SHBA-së
DITARI: 17 mars 1999 – “Tre vëllezër të vrarë afër Istogut”
Pakistani mohon sulmin në Kabull, Talibanët raportojnë mbi 400 të vrarë
Sfida e fortë në Romë për karatistët kosovarë
Dhunë në familje në Prishtinë e Pejë: Arrestohen dy gra dhe shoqërohet një burrë
5 libra shqiptarë që nuk duhet t’i humbisni këtë pranverë
Humbje për Agnesa Veselin në “Montenegro Cup”
Goditje për Neymarin, mbetet jashtë Brazilit
Sekuestrohen disa armë në Prishtinë, Podujevë e Drenas
Të kërkuara
-
Vendi3 months agoDizajneri grafik Berin Hasi ligjëron për studentët e Dizajnit të Integruar në UBT
-
Aktualitet3 months agoProfesori i UBT-së, Hazir S. Çadraku dhe bashkëpunëtorët publikojnë artikullin “Historia e Mbrojtjes së Shpellës në Kosovë” në SpeleoMedit Magazine
-
Lajmet3 months agoProfesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor në revistën prestigjioze ndërkombëtare të indeksuar në Scopus (Q1)
-
Lajmet3 months agoProfesori Lulzim Beqiri përfaqëson UBT-në në mobilitetin akademik në Technische Hochschule Lübeck
