Lajmet

Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?

Paracetamoli zakonisht përdoret për të trajtuar dhimbjet dhe ethet tek të rriturit dhe fëmijët.

Published

on

Paracetamoli është një mrekulli për shumë prej nesh. Ne e marrim atë për dhimbjen e kokës, dhëmbit dhe disa sëmundjeve.

Ai mund të trajtojë temperaturën e lartë dhe është gjithashtu një përbërës në një sërë ilaçesh për të ftohtin dhe gripin.

Por, si funksionon saktësisht?

Kur duhet të merrni paracetamol?

Paracetamoli zakonisht përdoret për të trajtuar dhimbjet dhe ethet tek të rriturit dhe fëmijët.

Megjithatë ai mund të trajtojë edhe probleme si:

Dhimbja e kokës

Dhimbjet muskulore

Artritin

Dhimbjet e dhëmbëve

Ftohjet

Dhimbjet e shpinës

Doza e zakonshme është një ose dy tableta 500 mg në të njëjtën kohë.

Ju mund të merrni paracetamol çdo katër deri në gjashtë orë ose deri në katër herë në ditë nëse është e nevojshme.

Mund ta merrni para ose pas ngrënies dhe nuk duhet të merrni më shumë se katër doza në 24-orë.

Kush nuk duhet të marrë paracetamol?

Disa njerëz duhet të jenë më të kujdesshëm kur marrin paracetamol dhe duhet të konsultohen me mjekun ose farmacistin e tyre për këshilla.

Kjo është veçanërisht e rëndësishme nëse më parë keni pasur një reaksion alergjik ndaj tij, keni probleme me mëlçinë, merrni ilaçe për epilepsinë ose tuberkulozin, konsumoni rregullisht sasi të mëdha alkooli ose merrni ilaçe të tjera.

Si funksionon ai në organizëm?

Çuditërisht, ende nuk e dihet saktësisht se si funksionon paracetamoli.

Ilaçet kundër dhimbjes në përgjithësi janë në gjendje të bllokojnë proceset që shkaktojnë ndjesinë e dhimbjes.

Dhimbja ndodh kur sinjalet elektrike udhëtojnë nga vendi ku ndjeni dhimbje tek nervat, më pas në palcën kurrizore derisa mbërrijnë në tru. Në tru ato japin sinjalin që diçka nuk po funksionon siç duhet.

Për shembull nëse digjni dorën nga një objekt i nxehtë reagimi juaj i menjëhershëm është të hiqni dorën prej tij. Megjithatë dhimbja është një proces i dobishëm që na mbron nga dëmtimet e mëtejshme. Gjithashtu kur pësoni një dëmtim në një zonë të caktuar të trupit, aty fillon të çlirohet një lloj kimikati që quhet prostaglandina. Ajo shton dhimbjen dhe krijon inflamacion në atë pjesë të trupit. Paracetamoli bën që trupi të ndalojë prodhimin e këtij kimikati duke pushuar dhimbjen.

Ai nuk ka efikasitet vetëm tek vendi ku ndjeni dhimbje por edhe në tru aty ku dhimbja perceptohet. Pra kur ndjejmë dhimbje është edhe për shkak se truri ka marrë këto sinjale dhe duhet të veprojë. Paracetamoli bllokon përçimin e këtyre sinjaleve në tru që shkaktojnë dhimbje.

Ekspertët shpjegojnë se paracetamoli gjithashtu ul ethet duke ndikuar në mesazhet kimike në zonën e trurit që kontrollojnë temperaturën e trupit./AgroWeb.org

lajme

Skandali me spiunazh kinez: Shefi i Nvidia-s, Jensen Huang, pranon aferën jashtëmartesore

Published

on

By

Jensen Huang, bashkëthemeluesi dhe drejtori ekzekutiv i gjigantit të inteligjencës artificiale Nvidia, është përfshirë në një skandal të madh personal dhe gjeopolitik pas raportimeve se ka pasur një marrëdhënësi jashtëmartesore me një grua të dyshuar si spiune e inteligjencës kineze.

Raportimet e New York Times bëjnë të ditur se shërbimet amerikane të inteligjencës kishin identifikuar Alice Huang (e njohur edhe si Huang Le), ish-ekzekutive në kompaninë e qendrave të të dhënave Megaspeed me seli në Singapor, si person të rekrutuar nga agjencitë kineze të zbulimit. Përgjimet e inteligjencës zbuluan komunikimet e saj me Huang, duke ngritur shqetësime të mëdha për sigurinë kombëtare.

Lidhur me ngjarjen, 63-vjeçari Huang ka reaguar me anë të një deklarate publike ku pranoi tradhtinë bashkëshortore, duke shprehur keqardhje të thellë ndaj bashkëshortes së tij Lori dhe dy fëmijëve të tyre:

“I kam qenë i pabesë gruas sime. Veprimet e mia e kanë lënduar atë dhe fëmijët tanë. Nuk ka asnjë arsyetim për atë që kam bërë. Më vjen thellësisht keq.”

Bordi i drejtuesve të Nvidia-s ka njoftuar nisjen e një hetimi të brendshëm, por për momentin ka konfirmuar besimin te udhëheqja e Huang, duke pasur parasysh edhe peshën financiare të kompanisë e cila kap vlerën e rreth 4.5 trilonë dollarëve. Skandali vjen në një periudhë delikate të rivalitetit teknologjik mes SHBA-së dhe Kinës, ku Nvidia luan një rol kyç në furnizimin e tregut global me çipa të avancuar të inteligjencës artificiale. /BBC/

Continue Reading

lajme

Moti sot në Kosovë: Reshje shiu, vranësira dhe mjegull në mëngjes

Published

on

By

Moti sot në Kosovë do të jetë kryesisht i vranët dhe i shoqëruar me riga të lokalizuara shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), në orët e hershme të mëngjesit në shumë zona të vendit parashihet të ketë prani të mjegullës, e cila mund të vështirësojë dukshmërinë në komunikacion.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 dhe 4 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale të ditës parashikohet të arrijnë nga 6 deri në 11 gradë Celsius. /E.A/

Continue Reading

lajme

Ndërpritet qarkullimi i trenave në Kosovë: Sindikata e Infrakos hyn në grevë, pezullohen të gjitha linjat

Published

on

By

Qarkullimi i trenave në Kosovë është ndërprerë sot, më 9 nëntor, si pasojë e grevës së paralajmëruar nga organizatat sindikale të Infrakos.

Ndërmarrja Trainkos ka njoftuar se treni me numër 4201, i nisur nga Prishtina në orën 07:50, është ndalur në Fushë-Kosovë pasi Infrakos ka ndërprerë ofrimin e shërbimeve infrastrukturore në orën 08:00.

Pas këtij treni, të gjitha linjat e tjera hekurudhore janë pezulluar deri në normalizimin e plotë të situatës.

Trainkos ka kërkuar mirëkuptim nga udhëtarët, duke theksuar se shërbimet e transportit do të rikthehen sapo të krijohen kushtet e nevojshme, ndërsa qytetarët do të njoftohen me kohë për çdo ndryshim. Punëtorët e Infrakos kishin paralajmëruar këtë grevë qysh gjatë protestës së mbajtur më 26 tetor para stacionit hekurudhor në Fushë-Kosovë.

Kërkesat e tyre kryesore përfshijnë indeksimin e pagave, përmirësimin e kushteve të punës dhe rritjen e sigurisë, duke drejtuar akuza ndaj bordit dhe menaxhmentit për mosplotësimin e tyre. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Kosovari Rexhep Rexhepi fiton çmimin kryesor “Aiguille d’Or” që njihet si “Oscari” i orëndreqjes

Published

on

By

Orëndreqësi me origjinë nga Kosova që jeton dhe vepron në Zvicër, Rexhep Rexhepi, ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm duke fituar çmimin prestigjioz “Aiguille d’Or” gjatë ceremonisë madhështore të Grand Prix d’Horlogerie de Genève (GPHG).

Ky çmim, i cili konsiderohet si “Oscari” i industrisë së prodhimit të orëve, ishte i hapur për të gjitha kategoritë. Rexhepi triumfoi me modelin e tij “Chronograph Flyback”, duke pasuar gjigantin e industrisë Breguet që e kishte fituar atë një vit më parë.

Ora fituese dallon për përmasat elegante dhe fushën në ngjyrë blu të errët të punuar me teknikën tradicionale Grand Feu, e frymëzuar nga kronografët e vjetër të orëve të xhepit. Çmimi zyrtar i orës fituese është 150 mijë franga zvicerane, rreth 160 mijë euro, mirëpo vlera e saj në tregun e koleksionistëve pritet të jetë dukshëm më e lartë. Rexhepi e nisi karrierën e tij si praktikant 15-vjeçar te kompania e njohur Patek Philippe, ndërsa sot udhëheq markën e tij të pavarur në Gjenevë.

 

Në këtë edicion të GPHG-së garuan 84 orë dhe mekanizma kohorë në 14 kategori të ndryshme. Fituesit u përzgjodhën nga një juri ndërkombëtare ekspertësh, ku për herë të parë organizatorët hoqën ndarjet gjinore duke prezantuar kategori të reja teknike si Essential Watch dhe Complication Watch.

Continue Reading

Të kërkuara