Kulturë

Si e kalojnë kohën e lirë njerëzit e suksesshëm?

Sikur vetëm 15 minuta të meditosh në ditë.

Published

on

Ndonjëherë teksa mendon se vetë je super i/e ngarkuar me rutinën e ditës, kur të mbetet pak kohë e lirë do thjesht të pushosh ose të dalësh e të qetësohesh. Mirëpo zgjedhje të tilla nuk janë efektive për personat e suksesshëm. Në këtë artikull mund të gjesh disa ide se si ta kalosh edhe ti kohën e lirë në mënyrë efektive.

1. Meditimi

Përfitimet e meditimit janë të mirëdokumentuara. Sikur vetëm 15 minuta të meditosh në ditë, do e kuptosh edhe vetë se sa shumë ka për të të ofruar paqe të brendshme dhe mendim të kthjellët.

2. Ushtrimet fizike

Ushtrimet fizike të mbajnë në formë, ulin mundësitë për sëmundje, të shtojnë energjitë dhe produktivitetin. Mbi të gjitha, mund të ushtrohesh në mënyra të ndryshme, ecje, vrap, not, palestër etj.

3. Të lexosh

Ndoshta lodhesh me dokumenta gjatë ditës në punë, por të lexosh është një ndër mënyrat se si personat e suksesshëm e kalojnë kohën e lirë. Leximi të mban në kontakt me fjalorin e pasur, gjuhën e shkruar saktëdhe të largon nga situatat aktuale të jetës tënde.

4. Pushimet

Nëse ke disa ditë pushim, qoftë edhe dy ditë, e mira është të udhëtosh e të pushosh në një vend tjetër. Tëudhëtosh të ndihmon të njihesh me kultura të reja, me njerëz të rinj, por edhe të qetëson mendërisht.

5. Kurset

Personat e suksesshëm e sfidojnë shpesh veten në shumë aspekte dhe gjatë kohës së lirë preferojnë tëndjekin kurse të ndryshme, mbi të gjitha në aspekte që nuk kanë lidhje me profesionin e tyre. Në këtëmënyrë ata jo vetëm aftësohen në një drejtim tjetër, por edhe nuk e mendojnë profesionin në kohën e lirë. Mund ta mendosh si ide, nuk është aspak e keqe.

6. Shpenzojnë kohë me familjen dhe miqësinë

Ka një ide të gabuar në qarkullim se individët e suksesshëm qëndrojnë mbyllur tërë kohën në zyrë dhe i kushtojnë pak kohë familjes dhe shoqërisë së tyre. Kohën e lirë ata e shpenzojnë pikërisht me personat mëtë dashur.

7. Punët vullnetare

Punët vullnetare janë një mënyrë mjaft e mirë për t’i ndihmuar personat në nëvojë. Janë gjithashtu njëmundësi e mirë për të njohur persona të tjerë. Nuk ka rëndësi se ku apo si e ushtron detyrën si vullnetar/e, mjafton të ofrosh njëfarë ndihme për personat që vërtet kanë nevojë. Kështu edhe vetë do të ndihesh mëmirë.

Continue Reading

Kulturë

Filmi shqiptar “Burri i shtëpisë” vlerësohet me çmim special në Festivalin e Barit

Published

on

By

Filmi shqiptar “Burri i Shtëpisë”, me regji nga Andamion Murataj, është shpërblyer me çmim special në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Bari (BIF&ST).

Juria vlerësoi në mënyrë të veçantë interpretimin e Drita Kaba Karagës, duke e cilësuar atë si të thellë dhe mbresëlënës. Filmi u vlerësua në seksionin “Meridiana”, duke u renditur ndër projektet më të spikatura të këtij edicioni.

Gjatë marrjes së çmimit, regjisori Andamion Murataj u shpreh i emocionuar për rikthimin në Bari pas shumë vitesh, duke theksuar se filmi nuk është vetëm shqiptar, por një bashkëprodhim shqiptaro-italian. Ai falënderoi bashkëpunëtorët dhe institucionet që mbështetën realizimin e projektit që në fazat e para.

Juria ndërkombëtare, e përbërë nga emra të njohur të kinematografisë, vlerësoi interpretimin e Karagës si një portretizim të fuqishëm dhe kompleks të një personazhi që sfidon normat, duke trajtuar tema si identiteti dhe amësia.

“Burri i shtëpisë” sjell në qendër historinë e një burrneshe në një shoqëri moderne shqiptare në ndryshim të vazhdueshëm. Performanca e Drita Kaba Karagës u konsiderua si një nga pikat më të forta të festivalit, duke u vlerësuar për mënyrën e natyrshme dhe të fuqishme të interpretimit të një personazhi kompleks.

Continue Reading

Kulturë

Filharmonia e Kosovës drejt debutimit në Berlin, mbahen provat e përbashkëta me korin gjerman

Published

on

Kori i Filharmonisë së Kosovës ka zhvilluar provat e përbashkëta me Konzertchor Münster për koncertin që mbahet sot.

Dy koret do të interpretojnë veprat “Requiem für Mignon” nga Robert Schumann dhe “Ballin Lartë!” nga Valton Beqiri.

Ky koncert shënon një moment të rëndësishëm për Filharmoninë e Kosovës, pasi për herë të parë Orkestra dhe Kori i saj do të performojnë në sallën prestigjioze të Filarmonisë së Berlinit në Berlin.

Continue Reading

Kulturë

Përmbyllet programi GENESIS, mbështetje për të rinjtë në animacion në Kosovë

Published

on

Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, mori pjesë në ceremoninë përmbyllëse të programit GENESIS, i cili synon fuqizimin profesional të të rinjve në fushën e animacionit dhe zhvillimin e këtij sektori në Kosovë.

Programi u realizua nga Anibar në bashkëpunim me Institut français du Kosovo dhe me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës, duke përfshirë trajnime, masterclass-e, mentorim dhe prezantime projektesh me mundësi edhe për promovim ndërkombëtar.

Gjatë ceremonisë përmbyllëse u prezantuan projektet e pjesëmarrësve dhe u shpërndanë certifikatat, ndërsa ministrja Bogujevci theksoi rëndësinë e këtij programi për zhvillimin e industrisë kreative dhe përkrahjen e të rinjve.

Ndërkohë, Anibar vazhdon të mbështetet nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit me një program trevjeçar, duke dëshmuar rolin e saj të rëndësishëm në skenën kulturore dhe kreative në vend.

Continue Reading

Kulturë

Premierë e suksesshme në Ditën Botërore të Teatrit: “Bidermani dhe Zjarrvënësit” në Teatrin Kombëtar të Kosovës

Published

on

Në Ditën Botërore të Teatrit, Teatri Kombëtar i Kosovës prezantoi premierën e shfaqjes “Bidermani dhe Zjarrvënësit”, duke i dhënë publikut një mbrëmje të veçantë artistike.

Nën regjinë e Agon Myftarit, vepra e Max Frisch-it u interpretua me mjeshtëri nga aktorët, duke trajtuar dilema të thella morale dhe ekzistenciale, dhe duke reflektuar mbi përgjegjësinë individuale dhe shoqërore përmes simbolikës së zjarrvënësve.

Shfaqjen e ndoqën ministri i Arsimit, Hajrulla Çeku, zëvendësministrja e Kulturës, Nora Arapi Krasniqi, zëvendësministrja e Kulturës, Tijana Veljković, si dhe kryesuesja e Këshillit të Teatrit Kombëtar, Visare Aliu.

Kjo premierë është edhe një dëshmi e energjisë krijuese dhe përkushtimit të aktorëve dhe të gjithë profesionistëve të teatrit, që vazhdojnë të sjellin vepra që nxisin reflektim dhe dialog.

Continue Reading

Të kërkuara